Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Kavajës.
Fisnik Qosja kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bindshëm bashkinë e Kavajës kundrejt Redjan Kralit të PS me rreth 52% të votave, ku përgjatë gjithë numërimit ai ka qenë në avantazh.
Qosja ka marrë 11 761 vota ose 52%, ndërsa Krali 10 903 vota.
858 vota është diferenca mes kandidatëve.
Kjo epërsi e madhe votash ka bërë që në kampin opozitar të shpërthejë festa në rrugët e qytetit të Kavajës edhe më herët ku Qosja doli dhe i përshëndeti simpatizantët jashtë KZAZ-së.
Redjan Krali ende pa mbaruar numërimi i plotë i votave duke parë diferencën, ka takuar kandidatin e opozitës duke e uruar dhe është larguar.
Vetë Fisnik Qosja ka thënë se kjo votë plebishitare për ndryshimin është kundër këtij regjimi.
Simpatizantët kanë ngritur përpara bashkisë flamurin e PD-së në shenjë simbolike. syri.net