VOAL

VOAL

MBROTJA E BIODIVERSITETIT NË LIQENET E PRESPËS, OHRIT E SHKODRËS

May 24, 2015

Komentet

Media italiane – Kampet e refugjatëve do t’i menaxhojë kompania e hetuar për lidhje mafioze- Nga ALBA KEPI

Kompania ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ është përfshirë në disa hetime të antimafias dhe drejtësisë italiane për infiltrime mafioze, abuzim e keqpërdorim fondesh publike, e keqmenaxhim të qendrave të emigrantëve e kushte jo humane të strehimit të tyre.

“Pula që bën vezë floriri” e ka cilësuar e përditshmja italiane ‘La Repubblica’, lajmin e djeshëm të shpalljes së ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ si kompania fituese për menaxhimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

Pronari i saj, Camillo Aceto, prej vitit 2003 është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuza për infiltrime mafioze në dosjet “Mafia Capitale”, “Cara e Mineo”, për mashtrim e abuzim me fonde publike, etj.

Në hetimet e dosjes “Mafia Capitale”, përgjimet mes mafiozëve zbardhin bisedat e tyre ku shpreheshin se “me emigrantët bën më shumë para se me drogën”.

‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ rezultonte të jetë ende sot në partneritet me grupin “La Cascina”, e cila ishte në qendër të hetimeve të antimafias në operacionin “Mafia Capitale” më 2015 dhe u vu nën menaxhimin e jashtëzakonshëm të shtetit e dy administratorëve të nominuar nga qeveria për shkak të akuzave për bashkëpunim mafioz e për të shpëtuar vendet e punës së punonjësve të saj pas arrestimit të katër drejtuesve të kësaj kompanie.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Massimo Camminati i bandës ‘Magliana’ në Romë.

Hetimet e “Mafia Capitale” zbardhën një sistem korruptiv sipërmarrës, politik e institucional mes Bashkisë së Romës dhe kompanive publike për menaxhimin e strehimit e kampeve të emigrantëve.

Grupi “La Cascina” ka lidhje të forta dhe me botën katolike dhe vazhdon të jetë në partneritet me ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’.

‘Shqiponja e zezë’, ‘Çarter pushtetarësh’ në Aruba dhe nata holandeze e Ramës – Nga Basir Çollaku

 

Një avion çarter, me një dorë qeveritarë shumë të rëndësishëm ka fluturur pak vite më parë drejt Arubas, ku janë takuar me Artur Shehun. Aruba është një ishull në veri të Venezuelës,  i cilësuar si parajsa e Karaibeve, pjesë e Antileve holandeze, nën protektoriatin e kësaj mbretërie, që nga viti 1642, ndonëse më herët ka qenë koloni e spanjollëve dhe anglezëve.

Episodi ka dalë nga dosja “Black Eagle” në Bruksel. Por nuk ka vetëm kaq. Sky Encro e kësaj dosjeje, ka një kujtesë shpërthyese me të dhëna, duke sjellë bisedat, marrëveshjet e aktivitetet e paligjshme të bandës dhe ortakëve politikë në shumë vende, ku kryeson Shqipëria. “Shqiponja e Zezë”, është megadosje, ku një proces gjyqsor po zhvillohet në Belgjikë, me të dhëna të rëndësishme për emra shqiptarësh në pushtet, trafikantë ndërkombëtarë dhe politikanë, investime të shumta e pastrim parash.

Të dhënat hetimore, tashmë fashikuj seancash kanë informacione të rënda për drejtësinë. Janë afro 40 të pandehur kolumbianë dhe shqiptarë, për trafik kokaine, pastrim parash, investime në ndërtime e turizëm. Një prej avokatëve të të pandehurve, Nathalie Gallant deklaronte mediatikisht me 8 prill, kur nisi shqyrtimi gjyqësor, se janë së paku 3 miliardë euro investime në Tiranë e në dosje përmenden emra politikanësh shqiptarë.

Ndërsa prokurorja federale Julie Coduys është shprehur gjatë paraqitjes së aktakuzës në seancë, se ajo çfarë ka dalë deri më tani është maja e ajsbergut e dosjes dhe trafikut. Po në këto përgjime ka dalë edhe ora me vlerë 400 mijë euro dhuratë, për superqeveritarin shqiptar, që në publikime është përmendur si ministër. Vlonjati tashmë banues në Florida, Artur Shehu, si dhe Bashkim Osmani nga Kosova, akuzohen si krerë të kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Takimet me ekipin e pushtetarëve shqiptarë janë zhvilluar në këtë ishull, duke ndarë histori biznesi, me paratë e pamunguara nga bota e trafikut. Njerëzit në këtë kuvend ortakërie me krimin, kanë qenë persona me peshë në vendimmarrje për premtimet e përcaktuara në atë pikëpjeje, jo thjesht turistike. Ajo çfarë dihet nga investigimet ligjore të kryera është fakti se ky takim është filmuar nga autoritetet që ndiqnin pjesëtarët e takimit, në shënjestër të proceseve hetimore për trafik droge e pastrim parash. Afërmendsh drejtësia jonë, Prokuroria e Posaçme në shkëmbimet e shumta për ndihmë juridike, patjetër ka marrë dijeni për ngjarjen, e cila ka pasuar me zhvillime investimesh në Shqipëri, Tiranë dhe bregdet, sipas dakortësisë në Aruba.

Burimet nuk saktësojnë në fazën e tanishme datat dhe emrat të mbetur të fshehtë për publikun, por jo për prokurorët e agjentët në terren. Shehu ka mundur të bëjë investime në Vlorë dhe jo vetëm, ku një hotel me “themele në det”, e kompanisë së zotëruar prej tij “Adhenis ”, nuk duhet të jetë mundësuar pa bekimin e hollësishëm të Këshillit lejedhënës, Këshilli Kombëtar të Territorit, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Një rastësi e çuditshme në Holandë

Në mesnatën e 25-26 korrikut të vitit 2017, një incident i izoluar dhe jo fort sipërfaqësor mediatikisht përfshiu kryeministrin Edi Rama në Holandë, në një udhëtim të konsideruar jo zyrtar. Mediat kanë shkruar për shoqërimin e Edi Ramës në mjedise policore në aeroportin e Amsterdamit, pas ardhjes me çarter nga Tirana, një kontroll të detajuar për disa verifikime, pas kqyrjes standarde të pasaportës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto nga ky zhvillim në aeroport aso kohe.

FOTOALBUM- Mustafa Kruja me nipin e vogël, Eugjenin, pak ditë para largimit nga Shqipëria

VOAL- Në kuadrin e ciklit “Fotoalbum” sot po sjellim një foto historike ku nacionalisti i shquar, ish kryeministri Mustafa Kruja, ka dalë me nipin e vogël, Eugjen Merlika, në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë në gusht 1944, pak ditë para largimit nga Shqipëria.

Mustafa Merlika Kruja ndërroi jetë në mërgim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1958. Gjyshi dhe nipi nuk u takuan asnjëherë më.

Gjenerali Tahir Sinani ngeli në zemrat dhe mendjen e shqiptarëve, hero i Shqipërisë, Kosovës, Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut- Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ

 

Jeta e Tahirit

Tahir Sinani lindi me 25 Maj 1964 ne fshatin piktoreske Gri e Njesise Administrative Bujan, Bashkise Tropojes dhe ra deshmore me 29 Korrik 2001 ne vendin e quajtur “ Zabel ii Kukulit” afer qytetit te Gostivarit te Maqedonise se Veriut . Tahir arsimin e detyrueshem e kreu ne vend- lindje dhe te mesem drejtim agronomie ne qytetin Bajram Curri. Pas mbarimit te shkolles se mesme perfundoje ne Zall- Herr te Tiranes shkollen ushtarake ne drejtim te mbrojtjes se armeve kimike e Biologjike me rezultate te larta , duke u bere mjeshter i persosur i perdorimit
Te te gjitha llojeve te armeve. Keshtu ne moshen 22 vjecare emerohet instruktor i stervitjes te Divizionit ushtarak ne Bajram -Curr.Gjate luftes ne Kosove Tahiri emerohet oficer ne Kampin e Stervitjes ne Tropoje . Kontigjent te ushtareve qe pergatiteshin per lufte ne Kosove. Ai la gruen Shpresen dhe djalin Rezartin dhevajzat Rezarten dhe Rugoven u nisen per ne Kosove, keshtu ne Korrik 1998 me shoket qe i kishte stervitur ne Divjake te Kosoves dhe me pas ne qafen e Pagarushes, ku u zhvilluan 2 ore luftime , ku asgjesuan me sukses paramilitare serbe, te cilet popullaten per rreth i kishin tereviznare. Me keto raste Tahiri , i cili u dallue me heroizem te papare emerohet instruktor i stervitjes dhe komandante i Njesise Speciale “ Arberia” . Me vone dallohet Tahiri ne lufte per hapjen e koridorit te Koshares. Me vone Tahiri emerohet Komandant i Brigates te Zones Operative te Pashtrikut. Me 12 Qershor 1999 Tahiri me Brigaten e tij hyjne ne qytetin e Prizerenit. Tashme te gjithe thirrnin “ O ku je o Tahir Kosova” – Tahiri pasi pershendetet me koleget dhe duke marre bekimin e vellezerve Sahitin, Njazin, Canin, Rizan, Agimin, Skenderin, Besnikun dhe motres Ferides , niset per ne Luginen e Presheves- Serbi . Tahiri u u dallua ne luftrat e Dobrasit , Kanculit e Bujanovcit dhe te gjithe filluan te thirrnin –“ O ku je o Tahir Presheva”
Me vone Tahiri arriti ne Tamushe te Gostivarit Maqedonia e Veriut . – Tahir Sinani eshte komandant i brigates 116 “Xheme Gostivari” – Te gjithe tashme e thirren “ O ku je o Tahir Tetova! E bashk me shoket Brahim Ademi (TT) Naser Ademi , Hisa Faslin dhe Hyse Emini – Mira rane deshmore duke skuqur me gjakun e tyre zonen e Gostivarit me 29 Korrik 2001. Gjeneral Major Rexhep Selimi shkruan asakohe:
Rruga jone ka nis me shekuj
Shoke ju mos u ndalni
Nese doni tme kujtoni
Amanitin mbani
Une jam vec nje clirimtare
Keshtu me deshi liria
Mkan pas thene Tahir Sinani
Jam Tahir Shqipnija.
⦁ Ne te vertete Tahiri u lakue!
⦁ Tahir Tropoja !
⦁ Tahir Kosova!
⦁ Tahir Presheva!
⦁ Tahir Tetova !
⦁ Tahir Shqipnija!
Trupi i tij prehet ne varrezat e Deshmoreve ne Landovice- Prizren.

 

 

 

 

 

 

 

5 Maj 2024

Mengjesi i 5 Majit i gjeti veteranet dhe pasardhesit e tyre te varrezat e deshmoreve ne Bajram – Curr. Pas hymnit kombetar per kete feste madheshtore foli zevendes kryetari i veteraneve te Tropojes Gzim Prengzi. Gjithashtu moren pjese Kryetari i veteraneve Tropojes Zeqir Hasanpapa , kryetari i Partis socialiste Tropojes Egzonshkurti, nenkryetaret e Bashkise Tropoje Kujtim Rexha dhe Abedin Kerrnaja si dhe nen prefekti i Qarkut Kukesit Altin Bebati. Ne fund u bene homazhe dhe vendosen buqeta me lule prane varrezave te Deshmoreve.
….. 5 Maji 2024 ne oren 12 u be organizimi per te perkujtuar jeten dhe vepren e Heroit Legjendar Tahir Sinani ne Qytetin Bajram -Curri.

Ceremonin e hapjes e bëri Kryetari I Bashkisë Bajram Currit Rexh Byberi .
Isht Kryeministri I Kosovës tani Deputet Ramush Hajredini foli për bashkpunimin dhe heroizmin e pashoq të Tahir Sinanit .Gjithashtu ai I dërzoi djalit Tahir Sinanit Rozartit një dekorat për Heroizmin e Tahirit .

Deputeti I Parlamentit të Maqedonisë Veriut dhe Kryetar I PDI –së Ali Ahmeti foli për luftrat dhe heroizmin e Tahir Sinanit në Maqedonin e Veriut .

Ish Kryeministri I Shqiprisë tani Deputet Pandeli Majko solli kujtimet për përgaditjen e lart si ushtarak të Tahir Sinanit.

Fjala ish Kryetarit të Kuvendit te Maqedonisë së Veriut tani Kryeministër I Qeverisë Telat Xhaferi u mirëprit me duartrokitje dhe brohritje nga të pranishmit .
Në emër të familjes të Tahir Sinanit përshëndeti vajza e tij Rugova të pranishmit.

Përveç Molësorëve të Malësis të Gjakovës morën pjesë me dhjetra ish Oficera dhe Gjenerata dhe pjestar të UÇK-së nga Kosova ,Metvegja ,Maqedonia e Veriut dhe Diaspora .
Punimet I ndoqën edhe Deputetët nga Kosova Fatmir Lima,Time Kadria dhe Hajdar Beqa si dhe Përfekti I Qarkut Kukësit Agron Geca .

Gjithashtu ish Deputeti I Kuvenit të Shqipërisë , tani Kryetar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj mori mirnjohje për kët organizim .
Këngët e vallet vazhduan pa kufi . Koçidenc ishte se në qytetin e Bajram Currit ishte organizuar me,4,5 dhe 6 maj 2024 Sofra Dardane me pjesmarrës nga gjitha trevat Shqiptare dhe Diaspora , e cila I dha një larmi të papar ndonjeher .

Në fund u bë shpalosja e monumentit të heroit Tahir Sinani në Bronx ja arritur nga skulptori I mirënjohur Kosova Ylber Krasniqi .
Me dhjetra buqeta dhe kurora me lule u vendosen tek monumenti I Heroit Tahir Sinani , ku bie në sy një kuror madhështore e vendosur nga Zenun Aliaj në emër Komitetit
Veteranve të Tropojes .
Heroizmi I Gjeneral Tahir Sinanit do të ngelet gjithmon në zemrat dhe ,mendjen e Shqiptarëve .

IBRAHIM HAJDARMATAJ
ANËTAR I KOMITETIT KOMBETAR TE ORGANIZATES SE VETERANEVE DHE PASARDHEVE LANÇ “ NDERI I KOMBIT”

Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!- Nga Florim Zeqa

Secili njeri që frymon në sipërfaqën e tokës, burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjenë tek paradhësit e tij, tek mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e kush tjetër frymëzimin e gjenë tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij.

 

Burimi i qëndresës

 

Unë i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjejnë tek parardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij!

Burimi i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi, Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi, për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!

I frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligshtuar në torturën fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.

Disa herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e kohës!

 

Idoli i veprimtarisë time politike

 

Secili njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtëorë për t’u marrur me veprimtari atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.

Tek ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam parë guximin dhe largëpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj popullit tonë.

Tek këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim Rugova.

Ndjehem krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të krenarisë kombëtare.

Rugova ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqesore me mençuri e udhëhoqi dhe mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete SHBA-të, aleancën më të fuqishme uashtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të BE-së.

 

Lufta çlirimtare kulminacion i rezistencës paqësore

 

Pa rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqesore u bën edhe parapërgatitjet për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.

Përgjatë rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.

Si pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipërcekura, sot populli ynë është transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa ndjenja kombëtare.

Vendin e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.

Ndarjet partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më askënd pa interes.

Përderisa në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.

Si pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe plaçitjeve të formave më ç’njerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e vrasjeve brenda popullatës sonë.

 

Shkaktarë kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto 25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.

PËRSE TRUMPI PO NDRYSHON QËNDRIM MBI UKRAINËN- Nga FEDERICO RAMPINI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Sot Joe Biden nënëshkruan ligjin e sapo votuar nga Kongresi, që rifinancon ndihmat amerikane tre Vendeve: Ukrainës, Izraelit, Taivanit. Më nevojtari hëpërhë është Ukraina, në vështirësi të mëdha përballë përparimit rus dhe në mungesë të gjithshkaje: municione, pjesë këmbimi, armë të çdo lloji. Kjo mbështetje amerikane është me muaj e vonuar, sepse mbahej peng nga Kongresi nga qëndresa e partisë republikane.
Përse këto qëndresa u ndërprenë menjëherë? Përse Speaker of the House, pra kryetari I Dhomës, Mike Xhonson, republikan, ka zbllokuar paketën e ndihmave e ka pranuar një kompromis me demokratët?
Mbrapaskenat e këtij sqarimi janë të rëndësishme, edhe sepse japin ndonjë element për të parashikuar se çfarë politike të jashtëme do të bëjë Amerika mbas 5 nëntorit, nëse do të fitonte Donald Trumpi.
Shpjegimi i parë për kthesën e Xhonson-it e përmbledh kështu: klasa drejtuese është ende. Kryetari i dhomës së deputetëve i është nënështruar një rrethimi të pandërprerë nga ana e drejtuesve ushtarakë e shërbimeve të fshehta. Nga drejtuesit e Pentagonit tek CIA, tek të tjerat agjensi të inteligjencës, ka patur një punë sistematike informimi, bindjeje e trysnie kundrejt tij: i kanë shpjeguar se si e përse ajo ndihmë duhej t’i jepej Ukrainës, çfarë do të ndodhte sikur të mos ishin ato ndihma, cilat do të kishin qenë ato pasojat ogurzeza të një fitoreje përfundimtare të Putinit në sigurinë e vetë Shteteve të Bashkuara, veç atyre të gjithë aleatëve evropianë.
Klasa drejtuese ushtarake, e inteligjencës e e politikës së jashtëme, është më e shumta dypartiake ose e pavarur. Ka lidhje të fuqishme e historike me bazën republikane ku gjinden pellgje të rekrutimit tradicional të forcave t’armatosura. Shkurt Xhonsoni u gjend përballë një zjarri pengues të fuqishëm, i është vënë në dorë një arsenal argumentësh kaqë të efektëshëm në dobi të Ukrainës, që e ka bindur. Përballë një trysnie kaq të efektëshme Xhonsoni madje ka vënë në llogari edhe mundësinë e mosbesimit të parlamentarëve të tij të krahut vetëpërjashtues, ka pranuar të kalonte ligjin me ndihmesën përcaktuese të demokratëve.
Po problemi Trump? Ish presidenti kishte penguar ndihmat Ukrainës duke kalëruar rrymën vetëpërjashtuese të opinionit publik. Edhe kur ishte në Shtëpinë e Bardhë – pra para mësyemjes ruse të 2022 – ai kishte shprehur mosbesim e rezerva në drejtim të çështjes ukrainase. Por nëse Trumpi do të kishte dashur t’a pengonte haptas Xhonsonin , do të mund të nxiste ndërmjet besnikëve të tij një kryengritje shumë më të gjërë se ajo që u bë, deri në dorëheqjen e Speaker of the Hous. Dje ish presidenti madje e ka mbrojtur duke e përcaktuar si një “njeri të mirë që po zotohet në maksimum” dhe, madje duke i vënë gishtin Evropës që simbas Trumpit “për Ukrainën duhet të bëjë më shumë”.
Xhonsoni ka patur dinakërinë të vizitonte ish presidentin në vënd qëndrimin e tij të Mar-a-Lagos në Florida e arriti të ketë një lloj asnjanësie të heshtur mbi vendimin që do të votohej në Dhomën e deputetëve. Me afrimin e zgjedhjeve Trumpi duket se është bërë më pak armik i Kievit.
Nga rrethi i ish presidentit kanë filtruar shpjegime të ndryshme në mediat amerikane. Nga një anë edhe Trumpi i është nënështruar trysnisë së klasës drejtuese ushtarake – së cilës ai gjithmonë i ka blatuar respekt e vlerësim – që i ka sqaruar dëmet e një fitoreje ruse. Klasa drejtuese ushtarake dhe e inteligjencës i kanë shpjeguar gjithashtu se nëse Ukraina qëndron, do t’i takojë pikërisht Trumpit, (në rast të rizgjedhjes së tij në 5 nëndor) të bëhet ndërmjetës mes Putinit e Zelenskit për një pushim zjarri madje edhe për marrëveshje paqeje. Kjo e miklon Trumpin, i parasheh një rol “historik”, e në të njëjtën kohë e bën të detyrueshëm një zgjatje të qëndresës ukrainase.
Së fundi dikush i ka shkrepur në mëndje Trumpit mundësinë që ndihmat bujare e të çmueshme amerikane Kievit në t’ardhmen mund të shndërrohen në hua. Ukraina megjithë shkatërrimet e luftës mbetet një vend i pasur në rezerva natyrore. Mbasi të pushojë lufta e të fillojë rindërtimi mund të paguajë ata që e kanë mbështetur. Një Trump i rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë do të mund të kalonte nga praktika e dhuratave n’atë të borxheve, duke kënaqur bazën e tij zgjedhore që pret ndërlidhje me parullën Amerika First: para së gjithash interesat amerikane.
Trumpi do të kishte përfituar nga shërbimi i një miku e shemëri të tij, senatorit republikan Lindsey Graham, që në një vizitë të fundit në Kiev i ka parashtruar idenë e borxheve Zelenskit që e ka gjetur me vënd.
Të gjitha këto çojnë në një përfundim: kanë filluar manevrat e mëdha ndërmjet republikanëve tradicionalë për të siguruar që një Trump II të mos jetë skajshmërisht shkatërrues i rendit botëror, sigurisë së Perëndimit, mbrojtjes së aleatëve. Në të njëjtën kohë një Trump II, në ndryshim nga Bideni do të ofronte një hapje të shpejtë të bisedimeve me Putinin.
Janë elementë për t’u mbajtur para sysh, që kanë tërhequr vëmëndjen e gjithë kryeqyteteve të botës, ndërmjet qeverive mike dhe armike që kërkojnë të shtrihen mbi skenarët e mbas 5 nëndorit.

“Corriere della Sera”, 23 prill 2024 E përktheu Eugjen Merlika

Aforizmi i ditës – 8 maj 2024

If you do not think about your future, you cannot have one.

John Galsworthy

Nëse nuk mendoni për të ardhmen tuaj, nuk mund ta keni një të tillë.

John Galsworthy

Blushi: Po vjen dita, të korruptuarit do t’i arrestojnë vetë qytetarët!

Sekretari i përgjithshëm i PL-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi nga protesta e opozitës pohoi se do të vijë momenti kur qytetarët do të arrestojnë vetë të korruptuarit.

Ai tha për mediat se nuk ka blind që mund të mos shpojë zemërimi i popullit.

“Nuk ka blind që nuk shpohet nga zemërimi i popullit. Durimi i qytetarëve po merr fund. Po vjen dita që do të jetë populli që do të arrestojë Veliajn dhe të korruptuarit e tjerë. Ne nuk kemi asgjë me Policinë e Shtetit. Ata po dhunohen çdo ditë nga një kryeministër dhe qeveri banditë. Jepeni fund vjedhjeve. Ne nuk tërhiqemi. Do të vijë dita që do ta kapë prej zverku atë lepurushin që fshihet në zyrën e tij.”, tha Blushi.

(BalkanWeb)

Qytetarët heqin gardhin metalik: “Kemi ardhur me duar në xhepa, jo me skafandra”

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe kanë kërkuar të bisedojnë me anëtarët e policisë mbi arsyen se përse nuk lejohen të futen në bashki.

Disa qytetarët shihet se hedhin molotovë dhe përpiqen të shkulin gardhin metalik.

Teliti: Kemi ardhur me duar në xhepa jo me skafandra, ejani të flasim.

Ndërkohë qytetarët kanë arritur të largojnë gardhin metalik edhe pse ditën e sotme ai ishte i përforcuar.bw

Këlliçi: Sot Rama e pushkatoi politikisht Veliajn

Është tensionuar protesta para Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij Belind Këlliçi, ka zbuluar se ka nënshkruar sot kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Ai shtoi se nuk i intereson nëse kryeministri Edi Rama e pushkatoi politikisht kryebashkiakun e Tiranës, por i interesojnë milionat e vjedhura.

Këlliçi: Jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten. Bandit ordiner që shpërdoroi taksat e qytetarëve.

Ai ka tyrpëruar kombin tonë. Ky hajdut që e nisi karrierën e tij politike me një mashtrim sikur u martua me kursimet e pensionit të nënës së tij.

I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj.
Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Janë arrestuar qytetarë se po rregullonin gardhin apo shtëpinë. I bëj thirrje SPAK; sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës. Ndërkohë drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka depozituar në Kuvend ka përmendur 11 herë emrin e kryebashkiakut Veliajt, por Drita Premçi e amnistoi. Drita Premçi ke dy rrugë; ose do të bjerë Erion Veliaj, ose Altin Dumani.bw

VIDEO- Humb ndjenjat një polic në protestën para bashkisë, përfundon në spital

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat.

Lajmi konfirmohet për BalknaWeb nga gazetari Osman Stafa.

Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij e më tej është larguar nga ambulanca.bw

“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë!

AFRIM IMAJ


“Të komunikojmë me popullin për rezultatet e gjyqit të Kadri Hazbiut dhe pjesës tjetër të grupit armiqësor, po në asnjë mënyrë me pamje filmike”.

Në vijim të fjalës në takim me sekretarët e Komitetit Qendror, më 5 shtator 1983, Enver Hoxha shfaqet sa autoritar, aq dhe diktues. Për të, aq sa i rëndësishëm është informomi i opinionit për ecurinë e procesit të bujshëm, po aq i tillë duhet të jetë kujdesi për të shmangur keqkuptimet dhe debatet pa fund mbi një çështje kaq delikate. “Gjyqi i Kadri Hazbiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, shprehet kreu i regjimit, u mbajt me dyer të mbyllura, pasi janë trajtuar aty shumë sekrete ushtarake dhe të Sigurimit të Shtetit, ndaj nuk mund të publikojmë në televizion asnjë informacion prej tij”. Reagimi i Hoxhës vjen menjëherë pas propozimit të Hekuran Isait, i cili ka shfaqur mendimin që me kasetat e regjistruara gjatë seancave gjyqësore të përgatitet një dokumentar i zgjeruar dhe të transmetohet nga televizioni publik.

I qartë në bindjen e tij për të bllokuar çdo publikim nga gjyqi i Hazbiut dhe të tjerëve, kreu u Partisë rreket t’u mbushë mendjen të tijve me argumente nga më të ndryshmet. “Jo me film, sqaron ai, duke refuzuar idenë për shfaqjen e pamjeve nga gjyqet e bujshme, se figura bën të lindin diskutime, e njerëzit të thonë ‘e kanë kurdisur këtë, e kanë regjistruar, e kanë manipuluar, e kanë copëtuar’”. Sidoqoftë, shqetësimi i liderëve si do të bindet opinioni për veprimtarinë armiqësore të grupit tradhtar, mbetet dhe më tej, pavarësisht se aty për aty ata dakordësohen me variantin e komunikatës zyrtare të Gjykatës së Lartë. Madje, edhe vetë Hoxha nuk e fsheh merakun e tij për sqarimin e popullit, megjithëse në fund vendos për të përshtatur variantin e përdorur në rastin e gjyqit të Beqir Ballukut. Në numrin e sotëm po publikojmë pjesën e procesverbalit të mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qendror, ku debatohet mbi arsyet pse u zhvillua me dyer të mbyllura gjyqi i Kadri Hazbiut dhe mënyrën e publikimit të vendimeve të tij…

dokument

DOKUMENTI

RAMIZ ALIA: Unë mendoj se më mirë do të jetë të jepet vetëm komunikata që do të përgatisim se, duke e bërë të njohur çështjen me televizor kudo, lëre një herë, së pari, që do të duhet një goxha kohë sa të përgatitet filmi, po edhe nuk ka pse të merremi ne me këtë punë. Së dyti, një gjë e tillë, organizimi për të informuar njerëzit edhe në këtë mënyrë, mund të lërë të kuptohet sikur ne u themi atyre: “Hajdeni tani t’ju bindim me këtë”. Po përse të veprojmë kështu? Populli ynë është i bindur për këtë tradhti, ai ka besim të plotë te Partia, prandaj pse ta reklamojmë aq shumë këtë çështje? Unë mendoj t’i bëjmë të njohur njerëzit tanë me të shkruar, nëpërmjet informacionit të Gjykatës së Lartë që është një akt zyrtar.

ENVER HOXHA: Pse ta reklamojmë thua ti, po “që të njihen këta armiq edhe me figura, t’i shohin njerëzit”, do të thonë.

Mirëpo figura bën të lindin diskutime, shumica e të cilave sigurisht që do të jenë pozitive, po do të ketë edhe nga ata njerëz që nuk janë dakord me këtë gjyq. Kështu që për figurat që do të nxjerrim, disa mund të thonë “e kanë kurdisur këtë, e kanë regjistruar, e kanë copëtuar”.

RAMIZ ALIA: Dhe, në fakt, ashtu do ta bësh filmin, se ne nuk mund ta lëmë Fiqret Shehun të flasë dy orë në televizor, vetëm pjesë të veçanta nga deponimet e saj do të japim.

HEKURAN ISAI: Këto i dinë patjetër të gjithë njerëzit që kanë qenë në gjyq.

FOTO ÇAMI: Çështjet më themelore që Fiqret Shehu i pranon, i dinë armiqtë. Këta mund të kenë thënë edhe ndonjë gjë tjetër në gjyq, po ama këto janë kryesoret dhe këto i kanë pohuar.

HEKURAN ISAI: Mendime janë këto.

SIMON STEFANI: Ne nuk kemi ndonjë shqetësim që populli të mos na besojë, shoku Enver.

HEKURAN ISAI: Këtu nuk është çështja e shqetësimit, se popullit do t’ia themi si qëndron çështja, po vitin e kaluar ne dhamë me incizim disa pjesë nga pohimet e Fiqret Shehut në hetuesi. Këtë nuk e bëmë sekishim ndonjë shqetësim, se nuk do të na besonin njerëzit.

SIMON STEFANI: Ne e bëmë njoftimin me incizim jo për shqetësim, por se dhamë, në radhë të parë, fjalën e shokut Enver “Tablo sinoptike…” që e punuam në tërë Partinë, me kuadro e me punonjës.

ENVER HOXHA: Tjetër punë se unë i dija të gjitha ato që ka deponuar Fiqret Shehu në hetuesi, por, në të vërtetë, nuk vazhdova dot as gjysmë ore ta dëgjoja, megjithëse ajo fliste rrjedhshëm fare, me oratori. Ka edhe elementë kundër nesh, të cilët mund të thonë se “kjo është përgatitur të flasë kështu” dhe, në fakt, ajo fliste mirë, hesber fare, me gjuhën brisk, është e zonja në të folur. Mua më duket se mund ta lëmë me kaq, sikurse e kemi menduar, të japim vetëm informacionin që po përgatit Gjykata e Lartë për këtë çështje. Si thoni ju?

RAMIZ ALIA: Edhe unë për këtë jam, ta lëmë me kaq.

HEKURAN ISAI: Mirë, mirë, si ta gjykoni edhe ju.

RAMIZ ALIA: Unë e bisedova këtë çështje me Hekuranin, i thashë këtij që të fillojnë të punojnë një çikë në këtë drejtim për t’i nxjerrë këto çështje, po nuk është shumë e favorshme të veprojmë kështu.

ENVER HOXHA: Atëherë mjafton të marrë dijeni populli për këtë gjyq në rrugën që thamë.

HEKURAN ISAI: Për ta marrë vesh populli e ka marrë.

ENVER HOXHA: Po do t’i thuhet edhe zyrtarisht me këtë material, se nuk kanë marrë vesh çdo gjë të tërë.

FOTO ÇAMI: Në informacionin që do të japim ne, duhet të përdorim edhe disa fakte nga ato që armiqtë i kanë pranuar vetë.

ENVER HOXHA: Po, po, këta kanë pranuar që kam bërë këtë dhe kam bërë atë. Me këtë mënyrë ky informacion do t’u vejë zyrtarisht të gjithëve nga ana e Gjykatës së Lartë. Prandaj efektin e bën edhe mënyra që thamë. Pastaj ka rëndësi çështja që kjo punë të mos vazhdojë gjatë dhe të merren njerëzit me këtë çështje, jo ky tha kështu, jo po nuk tha ashtu etj. Edhe kjo anë duhet parë. Që këta kanë qenë plehra, të poshtër, tradhtarë, e ka formuar mendimin populli, prandaj “sikter”, do të thonë njerëzit, “u bë shumë mirë që u dënuan, vetëm se ne duhet të jemi shumë vigjilentë, të nxirren mësime” dhe kjo duhet të dalë mirë në informacion, se ka edhe njerëz që mund të thonë: “Po mirë, ku ishin këta të tjerët, pse nuk i panë këto gjëra?”. Pastaj ka nga ata që nuk i dinë të tëra situatat dhe nuk ka se si t’i dinë, prandaj nuk e kuptojnë si duhet këtë zhvillim dialektik të historisë së Partisë sonë, mendimet, diskutimet, fërkimet që kemi pasur me këta armiq për gjithfarë problemesh, për të cilat jemi vënë shumë herë në kundërshtim, po disa herë edhe nuk jemi vënë në kundërshtim me ta, sepse nuk gjykonim që vepronim si armiq, sikurse i shikojmë tani. Opinioni këtë zhvillim është e zorshme ta kuptojë.

Ka njerëz të tjerë që mund të thonë: “Po mirë, këta na flasin neve për vigjilencë, po për vete kanë qenë vigjilentë, apo nuk kanë qenë? Si duket nuk kanë qenë vigjilentë, se, po të ishin, do t’i kishin zbuluar me kohë armiqtë”, thonë këta dhe lënë mënjanë çështjen që në këtë veprimtari ishin brenda Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu, që çështjen e Beqir Ballukut e mbyllën, nuk e lanë të dilte qartë etj.

Popullit do t’i thuhen arsyet e vërteta, që vigjilencë në të vërtetë ka pasur, por ka mjaft faktorë këtu që pengonin zbulimin e identifikimin e këtyre armiqve më përpara. Sigurisht, kur është çështja për të bërë një kritikë, kjo është e lehtë të bëhet, por, po t’i thuash atij që bën kritikën: “Bënte ç’bënte Komiteti Qendror i Partisë, merrte vendim ose nuk merrte vendim kundër këtyre, ti që na i kishe parë këto, përse nuk erdhe të sinjalizoje Partinë për çka po ndodhte me këta njerëz?”.

HEKURAN ISAI: 400 dëshmitarë kanë dalë deri tani dhe me fakte konkrete flasin kundër këtyre armiqve.

ENVER HOXHA: Pra, kur ti krijove bindjen se Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu me shokë ishin agjentë, pse nuk vajte më lart? Detyra si komunist të shtynte që edhe më lart të veje, deri në Komitetin Qendror të Partisë, ku të tregoje se kështu më ka ndodhur mua me këtë çështje. Pra, kur vjen puna për ne, këta njerëz thonë që ne duhej të ishim më vigjilentë dhe kjo duhej të shtohej kundër këtyre akteve armiqësore, po lënë mënjanë faktin që këta armiq kanë qenë shumë të djallëzuar, përveç që kanë përfituar edhe nga rrethanat. Nga cilat rrethana? Se kanë qenë në udhëheqje, kanë shkuar edhe me shpresë se do të shkonte lishio veprimtaria e tyre.

RAMIZ ALIA: Se i përshtateshin vijës ata. Se ashtu u interesonte edhe agjenturave.

ENVER HOXHA: Dhe, kur erdhi koha që nuk mund t’i përshtateshin dot më, atëherë shpërthyen në mënyrë të çorganizuar, se i kishte çorganizuar më parë Partia.

HEKURAN ISAI: Po, se ishin gjithë ata njerëz të tyre që qenë goditur më parë.

ENVER HOXHA: Dhe nga të gjitha goditjet që kanë ndodhur, kanë menduar se do të bëhesh edhe lidhja e veprimtarisë së tyre nga ana e Partisë, kështu që do të zbuloheshin. Megjithatë mundën të shpëtonin nga rrethanat, nga qenia e tyre në udhëheqje, po edhe nga frika, pse duhet të njohim që edhe frikë shumë kishin për vete që nuk vepronin, se gjykonin që si do ta shpjegonin në popull krimin që do të bënin.

Gjithë synimi i tyre ishte të vritej Enveri. Ne e kemi përgatitur këtë situatë, mendonin ata, dhe këtë ngjarje do ta shpjegojmë në popull, pastaj do të marrim masa kundër të gjithë atyre që janë me Enverin, se kështu i klasifikonin ata njerëzit që ishin kundër tyre.

Është e mjaftueshme që ne të bëjmë vetëm informacionin që thamë, mendoj unë, për ta bërë popullin të qartë mbi këto ngjarje.

Ne, gjithashtu, do të tregojmë në informacion edhe për armiqësinë e tradhtinë e atyre që dolën në gjyqin që u bë me dyer të mbyllura, por, meqenëse çështjet, me të cilat kishte të bënte ky gjyq, kanë karakter ushtarak dhe janë delikate për Sigurimin e Shtetit, do të shpjegojmë që ky gjyq nuk mund të bëhej me dyer të hapura.

Rëndësi ka që të gjitha faktet argumentojnë dhe vërtetojnë plotësisht veprimtarinë e këtyre armiqve si agjentë, provokatorë dhe tradhtarë. Edhe populli e pranon se çështjet që lidhen me këta armiq kanë karakter ushtarak, prandaj nuk mund të gjykoheshin hapët. Informimi me anën e televizionit, natyrisht është i mirë, krijon edhe kuriozitet, se të tërë duan të shohin si u zhvillua gjyqi, megjithatë është më mirë të veprojmë si thamë. Nuk e di ç’thoni ju për këtë variant?

FOTO ÇAMI: Po të informohet populli me televizion, kjo punë do të bëhet vetëm në një rreth të ngushtë dhe në salla të mbyllura, nuk mund të bëhet në shkallë të gjerë…

RAMIZ ALIA: Pastaj informimi me televizor vetëm i zhvillimit të gjyqit që u bë me dyer të hapura, do të ngjallë diskutime e pikëpyetje për gjyqin e dytë. Njerëzit do të pyesin: “Përse u bë me dyer të mbyllura?”.

HEKURAN ISAI: Po ne do t’ua themi arsyen për këtë.

RAMIZ ALIA: E di, e qartë është, po informacion do të japim vetëm për gjyqin me dyer të hapura, nuk do të japim asgjë për të tjerët.

ENVER HOXHA: Jo, për të tjerët nuk do të japim asgjë.

RAMIZ ALIA: Tani nuk e kam fjalën për njerëzit e ndershëm dhe besnikë të Partisë, po duhet parë ç’mund të thonë edhe ata që kanë lakra në kokë. “Mirë, xhanëm, do të pyesin këta, e kuptojmë që s’na e dhanë zhvillimin e gjyqit, po pse nuk na i dhanë të paktën si fytyra të tjerët, armiqtë që u gjykuan në gjyqin e dytë me dyer të mbyllura, si Kadri Hazbinë, Feçor Shehun etj., që të shikonim një çikë se çfarë do të thoshin, qoftë edhe një ose dy fjalë. Kaq duam ne të dëgjojmë nga goja e tyre, nuk i duam të gjitha të tjerat që kanë pohuar”


Send this to a friend