Deputeti i PD, Tomorr Alizoti në takimin e rradhës me diasporën në Hamburg shprehu pakënaqësitë e tij me qeverisjen aktuale në vend.
Alizoti tha se Shqipëria sot është vendi it ë paushqyerve dhe të gjithë emigrantët janë këtu për një jetë më të mirë duket lënë pas çdo gjë.
“Është kënaqësi që ju shikoj të gjithve në një sallë kaq të madhe, është kënaqësi që jeni kaq shumë. Është edhe një lloj fatkeqësie që nuk mblidhemi në shtëpinë tonë, por mblidhemi rrugëve të botës. Ne vimë nga një ndër vendet më të bukura të Europës. Vëllezër dhe motra, jeta e shqiptarve ka qenë një jetë e dhimshme. Jeta e shqiptarit këtij kombi të vogël, por me dhimbje të mëdha. Vazhdon të jetë e dhimshme. Imagjioni kur lenë familjet tuaja dhe keni ardhur nëpër rrugët e botës.
Ne jemi ndër të paktët popuj në Europë që kemi lënë shtëpinë tonë, historikun tonë vetëm për tu ushqyer për një jetë më të mirë. Sot në Shqipëri ka njerëz që nuk mund të ushqen, Shqipëria është vendi i të paushqyerve. Jemi në një krizë të madhe ekonomike, politike dhe identiteti dhe ju jeni rrugëve të botës për një jetë më të mirë.” – tha Alizoti. sn