VOAL – BERNË, 4 QERSHOR – Vazhdon me ritëm të plotë mbledhja e drethezave (luleshtrydheve) në Zvicër: në treg sivjet do të arrijnë rreth 700 tonë, shkruan voal.ch, sipas komunikatës së sotme të Shoqatës Zvicerane të Frutav, cituar nga ats.Më 2015 sasia e këtyre frutave vendëse i kaloi 7 300 tonë dhe në vitin rekord 2014 u mblodhën 8 700 tonë, duke e “përmbytur” tregun. Drethezat kultivohen në një sipërfaqe 5 200 hektarësh në Zvicër, një hapësirë që rritet çdo vit prej 2010-ës. Zona më e madhe e kultivimit të drethezave është rrafshnalta berneze dhe ato të Turgaut dhe kantonit të Zyrihut.

Drethezat zvicerane zënë një të tretën e konsumit të popullsisë helvetike me këtë frut. Dy të tretat vijnë nga jashtë. Vitin e shkuar u impoetuan 14 442 tonë dretheza nga jashtë me një vlerë 45 milionë franga.

Këo frute, përbërë 90 për qind nga uji, përmbajnë vetëm 40 kilokalori për 100 gramë. Në 100 gramë dretheza janë 60 miligramë vitamina C, pra, më shumë se në portokalle, thekson Shoqata Zvicerane e Frutave. Në dretheza janë të pranishëm acidi folik, kalciumi, magnezi dhe potasi.