Aktorja-ikonë e skenës teatrore dhe e kinematografisë Roza Anagnosti (Xhuxha), sot në moshë mbi 75-tat, ecën ashtu ngadalë, e menduar, me buzëqeshje të fisme, pakëz melankolike, me një bukuri të pashoqe, e përmalluar, e rrethuar nga plot kujtime…! Ngjit shkallët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. E ndjekin pas dhe e rrethojnë lulet e bahçeve shkodrane. Aroma, këto, që gjenden veç në Shkodër! Dhe janë për ty, Rozë!
Ashtu thjesht, pa bujë, dinjitetshëm e gjithë fisnikëri, kjo Zonjë nuk ka ardhur si herë të tjera në qytetin e saj. Ka ardhur ndryshe…! Ka ardhur me një mision. I përveçëm ky akt. Shkodrës, ku kaloi një pjesë të jetës së saj edhe artistike, me dashurinë e zemrës, ka vendosur që aktivitetin e saj magjik teatror shkodran, t’ia dhurojë. T’ia dhurojë me qytetarinë e saj që e karakterizon. Mbase duke shlyer një peng. Mbase duke lënë një amanet.
Fotografitë i ka mbledhur me kujdes nëpër vite. Pa u lodhur e pa u mërzitur. Siç janë nënat shkodrane. I ka vënë secilës fotografi një diçiturë. Më saktë i ka qëndisur me fjalë shpirti. Teatrit të qytetit të fëmijërisë e të rinisë po i lë edhe shkrimin e saj plot mall, që ka vlera të pazëvendësueshme. Arkivi mban emrin e nderuar: Roza Anagnosti. Aty fle dhe zgjohet një pjesë e jetës së saj të çmueshme.
Aty flenë dhe zgjohen fëmijëria, adoleshenca, babai, nëna, motra, vëllai, familja e gjyshit nga nëna, kushërinjtë e farë e fisi, mësuesit, shokët e shoqet, regjisorët, kolegët, miqtë, shkodranët…! Aty flenë e zgjohen ëndrrat, të cilat nëpër vite çelën, disa u vyshkën, të tjerat çelën përsëri siç çelin trëndafilat. Malli, kujtimet, buzëqeshjet, ëndrrat, bota e një vajze të bukur!.. Bota me një qiell ëndrrash!..
Arkivi, tashmë ka zënë vend në dhomën-arkivë të teatrit “Migjeni”. Në heshtje lëviz malli. Përmes mallit aktorja (Xhuxha) Anagnosti shuan mallin për Shkodrën. E përqafon. E puth. Fisnikëria dhe sharmi i Rozës i fali qytetit me mirësi një pjesë të kujtesës së saj. Tashmë, kujtesa e Rozës ka zënë vend në hapësirat e kujtesës teatrore e më gjerë të këtij qyteti, të cilin e dashuroi deri në dhimbje.
Ndoshta edhe përtej saj. Dhe e ka një arsye. Po i referohem shkrimtarit Stefan Cvajg, që thotë: “…, që të kuptohet rëndësia e thellë, e fshehur, e këtyre thesareve… dhe pasi t’i kuptosh, t’i duash, që të mrekullohesh prej tyre, të emocionohesh dhe të entuziazmohesh, për këtë duhet, së pari, të mësohesh t’i duash njerëzit, tiparet jetësore të të cilëve janë ngulitur në to përjetësisht”.
Arkivin e dhuruar nga Roza e krahasova me një kurorë. Është e kuptueshme. Roli i saj i parë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës ishte ai i Nurijes në dramën “Kunora e Nurijes” e Kolë Jakovës (1959). Roza, kur e interpretoi, nuk ishte më shumë se 15 vjeçe. Sigurisht, që Roza e ka të shënjuar në jetën e saj si një pikënisje, si një dashuri, si një…!
Veprimi dhurues i Artistes Roza Anagnosti, më kujton një tekst të lexuar shumë e shumë vite më parë, ku në mes të tjerave, shkruhej: “Kujtimet dhe historia janë të lidhura pazgjidhshmërisht, dhe i takojnë një realiteti të caktuar jete e jetese. Kujtimet janë gjithnjë në vetën e parë. Kujtimet janë një peshë e ngrohtë. Janë shumëçka nga ajo që jemi dhe kemi. Kur lexojmë kujtime është si të shëtisësh në një qytet tradicional. Kujtimet janë një botë mes ëndrrave dhe të së shkuarës.
Kujtimet janë zëri tjetër, që nuk dëgjohet nga të tjerët; janë dobësia jonë e pushtetshme”. M’u kujtuan këto pasazhe për kujtimet, teksa shfletoja me kujdes arkivin e Rozës. Fotografitë “flisnin” e komunikonin… Botë e magjishme! Shkrimi “fliste” dhe zëri i tij nuk shuhej. Eh, sa mall!.. Edhe fletët fëshfërinin si kujtime kohe. “Jeton një botë, një botë flet…” – i thashë vetes. Flet zëri i Artistes së Madhe Roza (Xhuxha) Anagnosti.
Zëri i fëmijërisë dhe vitet e rritjes…
Roza Xhuxha – Anagnosti ka lindur, më 27.10.1943, në Tiranë. I ati qe oficer karriere, ndërsa e ëma shtëpiake. Pas vitit 1944, familja Xhuxha vjen të jetojë në Shkodër. Në këtë qytet jetonte familja e gjyshit nga nëna. Në Shkodër, Roza përfundoi shkollën fillore, më pas të mesmen. Që e vogël shquhej si këngëtare dhe balerinë, të cilat do të rrezatonin në vitet që do të vinin. Ajo është mirënjohëse për jetë mësuesve të palodhur, si: Leonard Deda, Hilë Shahini, Tonin Harapi (në Shtëpinë e Pionierit); kompozitorit Prenkë Jakova (në Shtëpinë e Kulturës).
Dënimi i të atit, përjashtimi nga liceu
Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës së bukur, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike- me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave: Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish vijuar vetëm dy muaj mësimet.
Kjo është goditja e rëndë e ëndrrës së saj, por nuk u mposht dëshira për t’u arsimuar. Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”, por në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke çelur njëherësh dritën jeshile për t’iu futur rrugës së artit.
*****
Në kujtimet e saj, Roza shkruan: “… më cilësuan si një vajzë me talent në të ardhmen, ndonëse, më pas ëndrrat nuk i pata të lehta”. Dënimi i të atit, përjashtimi nga Liceu do të ishin tragjike për jetën e Rozës, e cila donte të bëhej artiste dhe kishte plot ëndrra. Mbi të, nënën dhe motrën do të rëndonin varfëria dhe pasojat e luftës së klasave. Roza vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Në të njëjtën kohë jepte dhe provimet me korrespondencë në Liceun Artistik (dega e artit dramatik). Në vitin 1965 diplomohet.
Një rreze drite e ftoi për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Bëhej fjalë për vitin 1958, kur ishte nxënëse në shkollën e mesme. E ftojnë në premierën e parë të Teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik, në pjesën “Kunora e Nurijes” e dramaturgut Kolë Jakova, me regji të Lec Shllakut. Në kujtimet e saj Roza rrëfen: “Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë, startoi jetën time në fushën e artit. U emërova aktore në trupën e Teatrit ‘Migjeni’. Tashmë rruga ime ishte hapur.
Do të isha protagoniste në mjaft role e në shumë spektakle të tjera, duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën ‘Nora’ të Andrea Skanjetit, që ishte dhe regjisor i saj. Me këtë rol fitova çmimin; ‘Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në Festivalin e dytë Kombëtar të Teatrove Profesioniste të Shqipërisë’”.
Në vitin 1961 babai i Rozës lirohet nga burgu. Artistja Xhuxha (Anagnosti) përveç skenës teatrore, pushton dhe ekranin. Ajo interpretoi plot role që shkëlqejnë në panteonin e teatrit dhe filmit shqiptar, por rrugëtimin e saj artistik që e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, nuk do ta harrojë…! Dhe mirënjohjen Roza nuk e harroi. Pas shumë e shumë vitesh ajo erdhi për të lënë “dëshminë” e saj përmes arkivit të pasur e lavdiplotë.
Duke kujtuar filmin, Roza rrëfen përsëri: “Bashkëpunimi im i parë me regjisorin Hysen Hakani është në filmin ‘Toka jonë’. Ai mbetet në kujtesën time shumë i veçantë. Në këtë film Dhimitri ishte operator. Në këtë film ne u njohëm dhe në fund të tij u fejuam me Dhimitrin. Më pas krijuam dhe familjen tonë. Është një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Për mua ai ishte një rol shumë i bukur. Më pëlqente shumë.
Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor, ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës. Në ato vite kishim shumë pak regjisorë. Në fillim kam xhiruar filmin ‘Detyrë e posaçme’ me regjisorin Kristaq Dhamo. Më pas kam xhiruar me regjisorin Hysen Hakani, për të vijuar me xhirime me Viktorin dhe Dhimitrin, e në vijim filma të tjerë…! Po kujtoj një rol tjetër, atë të Files. Roli i Files ishte një karakter shumë i veçantë dhe, unë, pasi bëra kinoprovën, fitova. Në këtë film interpretonte ajka e aktorëve shqiptarë.
Përmend këtu aktoren Tinka Kurti që ishte fantastike dhe unë e ëndërroja në atë kohë. Në kohën kur u xhirua filmi isha vetëm 19 vjeçe. Në atë vit, kur unë kam bashkëpunuar me regjisorin Hysen Hakani, isha aktore në teatrin e qytetit të Shkodrës. Ai më kishte parë në teatër dhe më ftoi të bëja një kinoprovë…! Filmi ‘Ndërgjegjja’ ishte i këndshëm. Në këtë film isha në rolin e një mësueseje të re. Në film kishte skena dashurie të kohës së atëhershme, kishte romantizëm. Përderisa regjisori Hysen Hakani më mori sërish të interpretoja, besoj se kishte mbetur i kënaqur nga unë në këtë film”!
Rolet…
Roza (Xhuxha) Anagnosti vazhdon të ngjit shkallët e teatrit “Migjeni”. Kalon korridorin dhe i afrohet skenës…, skenës së njohur. Si një imazh, që papritur bëhet real e përmallues, nga arkivi që ka pranë vetes “zgjohen” personazhet që interpretoi…! Roza “dorëzohet”… dhe kujton interpretimet në vite, si te: “Dy binjakët Venecianë” (11.01.1959, në rolin e Kolombinës –dublante), “Kunora e Nurijes” (15.03.1959, në rolin e Nurijes. Roza këtë rol e ka luajtur 63 herë.)
“Trumpetjerja” (15.07.1959 roli: Zoja Paramanova), “Maskat” (02.07.1960, në rolin e Martës), “Nora” (28.12.1960, në rolin e Norës), “Histori irkutase” (05.04.1961, Zinka), “Gjuetarët e ujqërve”, (21.06.1961, Barbulla), “Këneta” (06.11.1961, R. Mushi), “Mësuesja” (07.03.1962, Mësuesja), “Bileta e llotarisë” (09.05.1963, Burbuqja), “Përtej pragut” (27.05.1964, Fata).
Dhe pas këtyre shënimeve të çdo fotografie të bërë me aq kujdes nga aktorja e mirënjohur Anagnosti, dua, përsëri, t’i referohem Cvajgut, i cili thotë: “Dorëshkrimet kanë, përveç të tjerash, edhe një rëndësi të jashtëzakonshme morale, sepse ata madhështish na kujtojnë që veprat, të cilat na magjepsin në formën e tyre të përsosur, janë jo vetëm prej dhuntisë së gjeniut, por edhe fryt i një pune sfilitëse, vetëmohuese. Ato na tregojnë fushën e betejës, ku shpirti njerëzor lufton me materien, luftën e përjetshme të Jakovit me engjëllin; ato na shpien në thellësi të mbretërisë së krijimit dhe na detyrojnë dyfish ta duam dhe nderojmë njeriun tek artisti, për hir të veprës së tij të shenjtë”.
Arkivi dhe fotografitë që “flasin” përmes shënimeve të Rozës…
– Roza me Dhimitrin. Roza me Mbretëreshën e skenës së Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Tinka Kurti. Roza me dy vajzat e shtrenjta, Junën dhe Erën. Roza – gjyshe. Roza – nënë për herë të parë. Roza gjatë xhirimit të filmit “Toka jonë”.
– Foto vajzërie e bërë nga Foto Marubi. – Gjatë Spartakiadës në Tiranë me shoqet e gjimnazit. – Me shoqet e gjimnazit në një ditë me borë.
– Në Shtëpinë e Kulturës, me kompozitorin Prenkë Jakova dhe balet maestrin Filip Gjergji.
– Në Shtëpinë e Pionierit, me mësuesen e baletit Leonora Dragusha. – Shfaqja “Kufitarët” (melodramë, muzika: Tonin Harapi, regjisor: Andrea Skanjeti). – Shkolla “Ndoc Mazi”, drejtuese kori Lajde Banushi (Koja), mësuesit e muzikës Kol Gjinaj dhe Leonard Deda. – Shfaqja “Mësimi i pyllit” (përrallë muzikore, muzika: Tonin Harapi, libreti: Gjovalin Çarkaxhija, regjisor: Andrea Skanjeti. Fituese e çmimit të parë në Takimin Kombëtar të pionierëve në Tiranë. Roza me rolin e lejlekut fitoi çmim).
– Fëmijëria. Roza 3-4 vjeçe. -Nxënëse në Shkollën “Ndoc Mazi”. -Me mësuese Verën dhe aktoren dhe këngëtaren Klea Shantoja.
– Në turne: Theth, Malësi e Madhe.
– Pjesëmarrja në estradë:
– Me grupin e estradës, me aktorët Hasan Smaja dhe Paulin Preka, me këngëtarin Ndrekë Gjergji, regjisorin Paulin Sekuj, etj.
– Filmi “Toka jonë” (sipas motiveve të dramës me të njëjtin emër të Kolë Jakovës. Skenari: Peçi Dado, regjisor: Hysen Hakani, kamera: Dhimitër Anagnosti. Koha kur Roza ishte ende aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës).
– Drama “Kunora e Nurijes”. Roli i parë si protagoniste në teatër i Rozës. – Me kostumin e Nurijes para Teatrit “Migjeni”. Roza është me rrobaqepësen e këtij teatri Zina Ashta. -Me aktorët: Klotilda Shantoja, Preng Lëkunda, Vitore Nino.
– Pjesa ruse “Mësuesja”, autori: Kallbakian, regjisor: E. Oktrova. Roza me piktorin dhe skenografin Lec Vuksani. -Roza me aktorin Pistol Soja. -Pas shfaqjes: me Lec Bushatin, Esat Oktrovën, Paulin Lacaj.
– Drama “Këneta”. Roza – Rina, Paulin Preka – Stavri Shkurti. Para shfaqjes, në kabinë, me aktoren Tinka Kurti.,
– Komedia “Bileta e llotarisë”. Roza me aktorin Paulin Preka.
– Drama “Nora”. Roza – Nora. Roza me aktorët: Bep Shiroka (Veli), Ndoc Sheldia, Paulin Lacaj, Lec Vuksani, Jonuz Dini, Vitore Nino, Lec Bushati, Lec Ndreka, Rrok Dajçi.
– Mbas shfaqjes me kolegë e teknikë: Hasan Smaja, Mici (Marija), Lec Vuksani, Teufik Duka, Osoja, etj., etj.
Prova e parë e përgjithshme e dramës “Nora” u dha më 26.12.1960. Teatri “Migjeni” i Shkodrës korri sukses me pjesën “Nora”, dramë në 3 akte, me dy tablo e Andrea Skanjetit, vënë në skenë nga vetë autori. Drama “Nora” u dha premierë më 28.12.1960.
Interpretuan: Roza Xhuxha (Nora), Lec Bushati, Vitore Nino, Preng Lëkunda, Ndrekë Prela, Tinka Kurti, Paulin Lacaj, Violeta Sekuj, Antoneta Fishta, Bep Shiroka, Paulin Preka, Jonuz Dini, Fejzi Spahia, Lec Ndreka, Pistol Soja, Rrok Dajçi, Rrok Sheldia. Asistent regjisor, “Artisti i Merituar” Adem Kastrati. Piktor: Lec Fishta. Muzika nga Prenkë Jakova. Inspektor skene: Çesk Vuksani. Sufler: Leo Prela. Dritat: Teufik Duka e Shaban Prizreni. Marangozë: Lec Prendi e Ndoc Karma. Punëtorë skene: Maliq Sejdini, Osman Gruda, Fehmi Gokovi, Isuf Këltyra. Rekuizitë: Marije Curani. Roza Xhuxha në kujtimet e dramaturgut e regjisorit Andrea Skanjeti
“Drama u shfaq në Shkodër 37 herë dhe disa herë në Tiranë. Do të qëndronte edhe më gjatë në skenë, po të mos shkëputej nga teatri “Migjeni” Roza Xhuxha, e cila u martua në Tiranë me një djalosh me perspektivë të artit tonë skenik. Me gjithë kërkimet e bëra nga regjisori për ta zëvendësuar, drejtoria nuk mori bezdinë të lodhej në këtë drejtim. Rolin kryesor të dramës “Nora” e luajti me sukses të madh aktorja 15 vjeçare Roza Xhuxha, e cila kishte debutuar në rolin kryesor të dramës së Kolë Jakovës, duke qenë jo më shumë se 15 vjeçe. U morën edhe shumë fotografi edhe me sipar të hapur që u shfrytëzuan nga shtypi ndër botime gazetash, revistash të vendit e të huaja, në gjuhë të huaja, si dhe në ekspozita të rastit. …
Dhe aktorja e re Roza Xhuxha “Nora” e Këlmendit… tregoi: “Një ditë para se të dilja në skenë për Norën e ndjeja veten të shqetësuar. Rashë në shtrat shumë herët, por gjumi nuk më zuri veç në orët e vona. Pa gdhirë mirë isha zgjuar. – “Po tani si e ndjeni veten”? – e pyetën fill pas mbarimit të shfaqjes. Aktorja, veshur akoma me kostumin e nuses së Këlmendit e që merrte frymë me të shpejtë nga lodhja e lojës dhe nga emocioni, i qeshi tërë fytyra. “Tani! … Faleminderit shumë spektatorëve që duartrokitën dramën tonë…”!
Artistja e Madhe Roza (Xhuxha) Anagnosti zbret shkallët e teatrit, ngadalë-ngadalë. Si një ikonë. Kthen kokën pas…, si për t’i thënë, përsëri, diçka teatrit… Teatri “Migjeni” shfaqet me madhështinë e tij. Trëndafila të rinj kanë çelur dhe janë shumuar para syve të saj. Aroma e luleve shkodrane si një porosi gjysheje e shoqëron dhe e përcjellë ëmbëlsisht në çdo hap që hedh. Trëndafilat lëvizin ngadalë petalet si krahë fluturash dhe e ngjatjetojnë si një urim i bukur Roza (Xhuxhën) Anagnosti. Kështu ndodh në jetë, prej së vërteti… Si ky çast i papërsëritshëm. Magjia e Rozës i bën “të flasë” edhe trëndafilat, sepse “Dorëshkrimet zotërojnë një forcë magjike…”. Nga Xhahid Bushati

Vitet ikin dhe thinjat shtohen, por kujtimet, malli dhe respekti per shoket dhe miqte qe ke perjetuar se bashku kohen e arte te rinise ne bankat e shkolles veç rritet si deti me baticat e tij..tamam si valet e Adriatikut buze pyllit me pisha, ku ju sot jeni mbledhur ne pervjetorin e 70-te te diplomimit….Ju uroj te gjitheve shendet dhe mbarsj…Ndersa mikut dhe shokut tim te kahershem Zeqir, DY urime per dy festat ne nje dite….!GEZUAR!
Zeqo,
Me behet zemra mal kur degjoj se je mire me gjithe familjen tuaj.
Nuk cuditem per fjalet e zgjedhura shokeve te klases. Personaliteti jot, vlerat tuaja bejne krenar cdo mik tendin pra edhe mua.
Ju uroj gjithe te mirat e botes dhe jete te lumtur gjithe familjes tuaj.
Shpresoj se nje dite do vij me keto “pensionistet” e KQ te Rinise e do pime nga ndonje teke raki sebashku dhe te kujtojme “bemat” tona te monizmit e sidomos te demokracise.
Shume respekte e perqafime per Ju e Sabrien,
Desja
Hej ZOT, ne doren tande pca ra :
-Ma merrni ZEQIRIN e ma bani njeriun ma te lumtur ne kete bote jo se nuk eshte por ma bani edhe ma shume.
-Ma merr e ma larteso jo se nuk eshte i lartesuem por e dua larte e ma larte edhe me shume.
-Hej zot bane te me duan mue jo se nuk me don por nuk ngihem me te. Gjysen e botes e ke rrok , por dua qe ta perlajne te gjithe.
A e di ti Zeqir Lushaj qe te gjithe shoket, miqet e jaranat qe ti ka ngjitur i madhi zot ty, te jane borxheli per ate qe ke bere ti per ta.?
Ti je shpirti dhe frymezuesi i gjithe shoqrise .
UNE PA TY JAM JETIM.
Nga zemra ju uroje gezim e lumturi ty dhe Sabries , ciftit ma te mrekullueshem ma te dashur e ma humani te ksaje bote.
ZOTI JU BEKOFTE.
Nga Halit Myftari.
Zeqiri si gjithnje edhe sot eshte shume puntor e vizionar.
Duke e falenderuar per pritjen ate dhe Sabrien, ju urojme nje jete te lumtur, sa me te gjate e plot me energji vitale.
JU UROJ EDHE SA DEKADA TE TJERA TE FESTONI BASHKE DHE GJITHMONE TE LUMTUN!
JU UROJ SHNDET DHE KUSHTE EKONOMIKE PER NJE JETE MA TE MIRE SI PER JU, ASHTU
EDHE PER KE KENI MA PER ZEMER! NDIGJOFSHA GJITHMONE MIRE PER JU!
ME SHUME RESPEKT !
Pershendetje Zeqir !
Vitet ikin por tek ju nuk kane lene gjurme ne asnje aspekte. Ne cdo kohe na jep kenaqesi me shkrimet dhe librat tuaja brilante qe kane lexues te shumte ne gjithe boten nga te gjitha moshat. Me aktivitetin qe organizove tani me shoket e pedagogjikes , nga fotot qe pashe ne takimin tuaj dukeshit te gjithe te lumtur per rrugen qe keni bere nder vite.
Pedagogjikja te beri mesues dhe te hapi rrugen e arte qe pershkove ne vite ,qe vetem ju ditet ta pershkruani aq bukur . Edhe si mesues ne vitet e rinise shkelqeve si mesues dhe si njeri. Ai mesuesi i ri sec kishte nje sharm qe i beri per vete te gjithe ata qe paten fatin ta takonin qofte edhe njehere. Edhe sot pas gjysme shekulli e kujtojne me shume respekt . Dhe s’ kish si ndodh ndryshe se genet mbeten te tilla , nga i jati tek i biri , biles e lartesove me shume ate .
Nuk eshte e lehte te leshe Ameriken qe per cdo njeri eshte enderr qendrimi atje dhe te vish dhe te fillosh edhe njehere nga e para dhe ne ato permasa ,te ndertosh me pune e djerse ate mrekulli qe keni ndertuar ju.
Ju uroj qe te jeni mire dhe t’ na jepni kenaqesi me ato shkrime te bukura qe te lene gjithmone shije te embel .E falenderoj edhe zotin Leke Rica per kete shkrim
Zeqir Lushaj “mbylli sezonin turistik” te keti viti ne menyren ma te mire, duke i bashkuar e gostite ne shtepine e tij, ne Shengjin, shoket dhe shoqet e gjenerates nga Pedagogjikja “Shenjaze Juka”, Shkoder, te diplomuar para nje gjysem shekulli. Kesi evenimenti di, do dhe realizon vetem njeri e miku i madh, zemra dhe shpirti i shoqerise, Zeqir Lushaj, po me perkrahjen dhe punen e palodhshme e pa pertese te fisnikes e zonjes se nderuar Sabrije, bashkeshorte se mrekullueshme te Zeqirit.
Organizohen takime te tilla te gjeneratave neper hotele, restorante e kafiteri, por se organizohen e mbahen ne shtepi, kete mun ta beje vetem kalibri i Zeqir Lushajt, qe ka dhe kultivon traditen e mikpritjes bujare, te trasheguar prej te pareve..
E marr me mend se cfare knaqesie keni perjetuar ne ate ndeje, ate ambient e ate atmosfere mikpritje bujare te qiftit Zeqir e Sabrije Lushaj. Kam pasur nderin te jem mysafir i tyre dhe e di cfare pritje te perzemert e cfare muhabeti e respekti i bejne mysafireve te zotet e asaj Shtepie aq te madhe, por keta e kane edhe zemren ma te madhe se Shtepine, ne ate vend te zgjedhur.
Pershendes qiftin Zeqir e Sabrije Lushaj, gjithe Familjen e tyre, si dhe shoket e shoqet e gjenerates qe ishin mysafire ne ate shtepi.
Falemnderit z.Lek Ndue Rica per kete reportazh me tekst e fotografi nga ai takim i gjenerates. Uroj te takoheni edhe shume here, pa mungua asnjeni.
Isuf Rexhepi Daje Zeqir e lexova ,u prashita , u vadita , e kjo qe vjen pa na pyetur fare ,Duhet respektue , Lute festen more Shosh ……. E vjen nje dite e gjithkush plaket , ……, Falenderoj Zotin per shendetin e mire ne te gjitha pjeste e shqisat e trupit , me 49 vjet pune , 3 vjet ushtri e vazhdoje punen normal ,Te perqafoje daje Zeqiri ,Ju uroje si ty dhe Sabries ,shendet e jetgjatesi , Te lumtur e me dore e kame deri ne fund sic thote populli , Naten e mire,
Isuf Rexhepi Daje Zeqir e lexova ,u prashita , u vadita , e kjo qe vjen pa na pyetur fare ,Duhet respektue , Lute festen more Shosh ……. E vjen nje dite e gjithkush plaket , ……, Falenderoj Zotin per shendetin e mire ne te gjitha pjeste e shqisat e trupit , me 49 vjet pune , 3 vjet ushtri e vazhdoje punen normal ,Te perqafoje daje Zeqiri ,Ju uroje si ty dhe Sabries ,shendet e jetgjatesi , Te lumtur e me dore e kame deri ne fund sic thote populli , Naten e mire,
E lexova me vemendje kte reportazh , e kur arrita ne fund u ndjeva e privilegjuar ,qe edhe une e ze nje vend te vogel ne sofren e miqeve te njeriut te nderuar shkrimtarit poetit e gazetarit , zotit Z.Lushaj e te familjes se Tij. Vazhdova me tej duke lexuar edhe komentet nga te cilat kuptova se: _Jane vlerat dhe virtytet e larta njerezore ato qe e bejne njeriun te shnderrohet ne nje ylle per miqte e tij , duke ndricuar ne te gjithe , dhe kjo ndodhe vetem te njerez tejet te rradhe si Zeqir Lushaj.
Miqte tane te dashur Zeqir e Sabrie,
Jeni me te mire se sa shkruan zoti Rica. Ai paste faqen e bardhe qe shkroi per Ju. Ju rrofshi e trashegofshi te lumtur e te gezuar dhe shume e shume pervjetore te tjere.
Me dashuri, familja Qamili, Tr.