Nje deshmi per At Mati Prennushin…ne lidhje me Ded Gjo’ Lulin.
Qëndrimi i klerit ndaj kryengritjes së Malësisë ka qenë dashamirës e mbështetës pa rezerva për trimat dhe prijësin e dashur Dedë Gjo’ Luli.
Klerikët e Malësisë, duke theksuar nevojën që të rezistonin me bashkëkombasit e vet të arratisur dhe popullsisë së dëbuar, u larguan sëbashku me ta dhe qëndruan në Mal të Zi. Midis tyre ishte famullitari i Kastratit atë Mati Prenushi. Pas disa viteve, në kohën kur atij i bëhej gjyqi komunist, i pyetur nga hetuesia që zhvilloi gjyqin, pikërisht aty ku kishte qenë redaksia e revistës “Hylli i Dritës”, tha: “Përveç muzikës me sakrifica të mëdha kam përshkruar nga antikuari i bibliotekës edhe të gjitha veprat që flitshin për Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Të gjithë këto vepra janë këtu edhe sot në bibliotekën françeskane. Kur u ktheva në Shqipni kam shkue famullitar nepër male. Kam marrë pjesë aktive në kryengritje bashkë me malësorët e prim prej Dedë Gjo’ Lulit në vitin 1911 dhe kam ndejë disa kohë me popullin i strehum në Mal të Zi…” (Zef Pllumi libri me kujtime “Rrno për me tregue”, vëll.II 1944-1951).

http://www.forumishqiptar.com/threads/65165-6-Prill-1911-ngritja-e-flamurit-komb%C3%ABtar-n%C3%AB-kalan%C3%AB-e-De%C3%A7i%C3%A7it
Në vitin 1911, At Matia bashkë me At Buon Gjeçaj janë të dy tek maja e Bratilës përkrah Dedë Gjo Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut të palosun në gjoksin e Tyre.
“Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiqit, afër Tuzit. Até e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e Tij“[3]
- ^Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq. 150, University of San Francisco, USA.
Komentet