Sipas te dhenave te mediave , vizita e sotme ministrit te mbrojtjes se Greqise himarjotit Dendias ( siç e pohoi ai origjinen e tij)veç te tjerash kishte ne axhende edhe problemin shume te diskutuar mes vendeve sic eshte ceshtja e marreveshjes se detit me Greqine dhe dergimi i saj ne gjykaten e Hages.
Mirepo ka nje problem qe anashkalohet dhe ky eshte fakti se ne gjykate shkohet per zgjidhjen e mosmarreveshjeve jo per te paraqitur dakordesite.
-Opinioni publik ,nga te dy anet e politikes po degjon se ne kohe te ndryshme ato kane rene dakord me palen greke qe marreveshjen e detit ta dergojne ne gjykaten e Hages.
Ketu ka ne fakt nje nonsens dhe ja perse:
-Se pari marreveshja e detit me Greqine ne kohen e qeverisjes se PD ne me te shumten e pikave te saj eshte kundershtuar dhe bere NUL nga gjykata kushtetuese e vendit.
– Se dyti Marreveshja e rinegociuar ne vitet 2018 ishte relativisht me e plote ,por ne 2020 ajo nuk u mor parasysh dhe palet duke shperfillur vendimet e gjykates kushtetuese dhe duke e mbajtur jashte vemendjes se publikut ,vendosen ta dergojne ne Hage , duke mos pasqyruar verejtjet e gjykates kushtetuese dhe ekspertizen nga eksperte te njohur, madje dhe te vete prej disa anetareve te ish grupit negociator dhe praktikisht ajo vetem emrin kishte per ndarjen e shelfit kontinental dhe realisht nuk e percaktonte ate , por ishte e demshme per Shqiperine pasi sipas ish kryetarit te Gjykates Kushtetues z. Xhezair Zaganjori, kufiri detar i Greqise i afrohej brigjeve te Sarandes.
Ne keto kushte eshte absurde qe çeshtja te shkoje ne gjykaten e Hages ( pse jo te Hamburgut, qe eshte e specializuar per ceshtje te tilla), pa u bere transparente mosperputhja dhe mosmarreveshjet ndermjet paleve , te cilat te mund ti zgjidhe gjykata.
-Pretendimi se gjithcka eshte bere per interesa te nje pale te trete ( nenkupto Turqia) eshte jo realist.
Ne se Turqia eshte futur ne kete ceshtje ka bere mire ,pasi ka frenuar zgjerimin e Greqise ne det , ku preken kufijte tane detare qe krijon nderkohe precedentin e shtrirjes se Greqise dhe ne disa ishuj ende te diskutueshem qe jane prane brigjeve turke.
Nuk ka asnje gje te keqe kur interesat e nje fuqie rajonale perputhen me interesat tona kombetare.
-Ende nuk eshte e qarte a e ka plotfuqishmerine ekipi negociues nga Presidenti i Republikes , pasi me sa kemi mesuar me pare ka patur anetare te rendesishem te atij ekipi qe kane dhene doreheqje te parevokueshme. Nuk mund te negociosh pa siguruar plotfuqishmerine nga Presidenti .
-Eshte me interes qe opinioni publik te sqarohet ne se kemi te bejme me diskutimin ne teresine e delimitimit te hapesires detare ndermjet dy vendeve dhe cfare arrihet nga ky delimitim , dhe a do te njohe Greqia edhe kufirin tokesor me Shqiperine ,percaktuar ne protokollin e Firences 1925 , te cilin e ka pranuar e firmosur, por qellimisht nuk e ka ratifikuar per te mbajtur ngritur ceshtjen e paqene te Vorio Epirit, e cila eshte ushqim i perditshem per qarqet shoviniste greke, por edhe per qeverite e majta e te djathta greke, sa here qe kerkojne koncensione ndaj vendit tone .
Ne se do te kishte nje dakordesi, pa vajtur ne Hage do te gjente zgjidhje gjeja me themelore, siç eshte percaktimi i zonave ekskluzive ekonomike (ZEE ) te cilat rregullohen kryesisht nga Kombet e Bashkuara permes Konventes se OKB -se mbi te Drejten e Detit.
Greket pretendohet qe i kemi miq te mire, atehere si nuk merresh vesh me mikun dhe e çon çeshtjen ne Gjykatë?
Ne keto kushte do te ishte produktive dhe me interes kombetar te mos nxitohet per ta çuar ceshtjen ne Hage( ku greket kane pervoje te madhe ne kesi rastesh , sigurisht dhe njohje e kredi me shume se ne) , por te filloje procesi nga e para konform ligjeve nderkombetare dhe frymes se Kushtetutes tone,ne kushtet e nje transparence te plote e ku palet te mund te gjejne kompromisin pa vajtur ne dyert e gjykatave nderkombetare.
Dhe se fundi : Nikos Dendias mund te jete me origjine nga Himara, por atij i duhet thene ne sy ,se Himara eshte shqiptare dhe jo greke. Minoritetin te shkoje ta gjeje ne Dropull apo ne Vurg te Delvines.
-Nga ane tjeter shqiptaret besoj jane te ndergjegjshem se rruga per ne Bruxel , nuk kalon nga Athina .
25.05.2026