1.
Zbriti ZOTI në MYZEQE
Edhe bëri:olele!
Olele , se u mahnit
Të pa ty,MARGARITË!2.
Të pa ty,moj MARGARITË!
Që ishe porsi dritë
Me ty u mahnit dhe ZOTI
Qe e bukur si pikëloti
3.
Dhe kur erdhe në TIRANË
Seç u rrit e jotja famë
Dilje ti e tundej skena
Se ti kënaqje zemra.
4.
Ku ta gjej tënden buzëqeshje
Që me shpirt ti e jepje
Se e jepje ti me shpirt
Si në shpirt ndizej një dritë.
5.
Si në shpirt ndizej një dritë
Dëbon natën,sillje ditë.
Se kishe një shpirt të bardhë
Dimrin e ktheje behar.
6.
Tash ke shkuar në PARAJSË
ZOT.bie në gjunjë e me JU po flas:
-Ngjalle, se pa të është bosh skena
Qe ilaç që shëron zemra!
Tiranë, 3 shtator 2025