Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndër të tjera Rubio thekson se vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresin udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, shkruhet në mesazhin e Rubios./Dosja.al
