“Malesori i Veriut eshte njeri fizikisht i bukur, i bukur pa naze: i gjate, i thate, i skalitur ne tipare te ashpra, burrerore ne te gjitha shprehjet e tij, i vetevetishem; instikti dhe veprimi i shperthejne pothuaj njeheresh, pa diafragmen e te menduarit. Eshte njeri i forte, prej shkembi: zor se dallohet nga flora dhe fauna qe e rrethojne. Edhe pse shume i varfer eshte zoteri i vertete, ka nje linje te tije elegante, nje dinjitet te tijin fizik, te pacenuar aspak nga varferia e te veshurit dhe thjeshtesia e jetes se tij.
Une mbeta i mallengjyer dhe befasuar perballe disa orendive te barinjve mirditore qe stolisin banesat e tyre:gjethe fiku te lakuriqesive spartane. Do te doja t’i blija disa syresh,por kur ua kerkova kete miqve te mi,ata nxituan te mi benin dhurate-e atehere mu desh te heshtja. Sepse ky bari i varfer i Veriut, ne mjerimin e tij eshte nje zoteri i vertete,ai eshte estet jo tregetar, nuk e kupton parane dhe per rrjedhoje nuk do dinte ç’te bente me te ,nuk shet por dhuron. Ndersa ti borgjez perendimor mbetesh i ndrojtur dhe plot nderime perballe kesaj bujarie krejt instiktive, te çilter dhe aspak per tu dukur. Dhe te vjen turp qe je njeri i qyteteruar…
Nje jete e tille e vetmuar dhe e ashper,e zhvillon tej mase personalitetin e ketyre njerzeve.Cdo njeri ka nje bote te veten dhe ne kete bote eshte despot absolut.
Duke iu afruar ndjen menjehere o ti europian i zvogeluar nga shoqeria,gjigandizmin e ketij qyteterimi primitiv duke iu nenshtruar pa pasur mundesine ta masesh dhe ta gjykosh…
Shqiptari i veriut ka virtytet e tij te veçanta qe jane virtyte homerike te guximit dhe trimerise.Per malesoret ashtu sikur per greket e hershem,forca dhe miresia jane nje gje e vetme,keshtu edhe ligesia dhe dobesia…