“Politika e sigurisë duhet të bazohet në realitet”, tha Sekretari i Shtetit për Politikat e Sigurisë
VOAL- Zvicra duhet të përgatitet për luftëra, edhe nëse mund të shpresojmë që ato të mos ndodhin kurrë. Kështu shprehet Sekretari i ri i Shtetit për Politikën e Sigurisë, Markus Mäder, në një intervistë të publikuar sot nga “SonngtagsBlick”.
“Sa më të përgatitur të jemi, aq më i madh është efekti parandalues”, shton Mäder, duke nënvizuar, pas pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë në Mynih, se Zvicra duhet të forcojë kapacitetin e saj mbrojtës dhe të thellojë bashkëpunimin me partnerët e saj.
“Ka arsye për shqetësim në Evropë,” shton ai, duke vënë në dukje se Rusia është një kërcënim real dhe Zvicra duhet ta bazojë politikën e saj të sigurisë në realitet. Ajo duhet të përballet me një botë “që ekziston, jo në një botë që do të donim të kishim”, sipas Mäder.
Sipas tij, rreziku më i madh për Zvicrën është një rend botëror që nuk bazohet më në rregullat dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, fushë në të cilën angazhohet Berna.
Ky angazhim u demonstrua edhe në mbështetje të konferencës së paqes në Ukrainë. Në mesin e janarit, ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd njoftoi se Zvicra është e gatshme të organizojë një ngjarje të tillë. “Ne po përgatitemi, duke e ditur se kjo është një detyrë sfiduese,” përfundon Mäder.rsi-ebb