Nga Lushnja në ‘Foltoren’ me demokratët dhe simpatizantët e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qytetarët nuk do ta pranojnë më diktaturën e krimit dhe korrupsionit, siç e quajti qeverinë “Rama”.
Lideri historik i PD deklaroi se ‘Foltorja’ do ta kthejë PD-në në një forcë vigale të lirisë dhe fitores.
Berisha tha qeveria Rama do të përmbyset.
“Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz. Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin., Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria. Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës. Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën”, u shpreh Berisha.
Berisha: Muzeu sekret 6 mln € i ‘Ndrikull Piramidës’ dhe mafia e plehrave, garë e çmendur si të vjedhin
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në adresë të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me tenderin sekret 6 mln euro, për ndërtimin e një Muzeu ushtarak në periferi të Tiranës.
Lideri historik i PD akuzoi edhe mafien e plehrave siç i quajti ai impiantet e inceneratorëve, ndërsa Shqipëria është mbuluar nga plehrat.
480 mln euro tha Berisha janë paguar për inceneratorët. Ndërsa shtoi se qeveritarët dhe ministrat jnë në garë si të vjedhin.
“Tani na del Muzeu sekret i ‘Ndrikull Piramidës’. Na qenka në Bërzhitë një Muze 6 mnln euro për ushtrinë. Një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin. Merrni 480 mln euro djegësat, ku është djegësi i Fierit. Plehrat i dogjën duke helmuar qytetarët e Fierit dhe Myzeqesë. Ku është djegësi i Tiranës? Shqipëria mbytet nga plehrat sepse mafia e plehrave i ka shndërruar ato në miniera floriri për t’u pasuruar në kurrizin tuaj”, tha Berisha.
Berisha: Po shkatërrohet familja me prindi 1 e prindi 2, Basha s’flet asnjë fjalë
Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e mbajtur në Lushnjë, foli për faktin se po tentohet që me ligj të kemi termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Berisha thekson se po shkatërrohet familja, duke shtuar se përpos Ramës, edhe Basha ka miratuar ligje të tilla skandaloze.
“Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2. Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adaptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.
Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.
Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist nga kryetari pa parti, thirrja për të rinjtë
Nga Lushnja, ish-kryeministri Sali Berisha iu referua edhe shpalljes së zgjedhjeve nga PD për kryetar të Forumit Rinor.
Lideri historik tha se ky vendim është një akt stalinist dhe i turpshëm, pasi FRPD nuk është levë e partisë, por forum dhe si i tillë funksionon i pavarur nga PD.
Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë ‘Foltoren’.
“Duke ardhur këtu, shoh lajmet që ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD, në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhet në FRPD. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë tek ne nuk janë leva të partisë janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime, por kanë vendin e tyre, kanë pavarësinë e tyre. Në këtë formë siç ka vepruar sot kryetari pa part, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë një njeri i vetëm. Këto mund t’i bënte diktatori, por edhe ai ndiqte ndonjë diktaturë. Ndaj iu bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore siç po e marrin çdo ditë e më shumë. Kjo Foltore është për të shndërruar PD-në në shtëpinë e lirisë, synon të vendosim rregulla demokratike brenda nesh, të vendosim vullnetin tuaj, votën tuaj, vendimin tuaj si themel të veprimtarisë së PD”, tha Berisha.
Berisha: Po shkatërrohet familja me prindi 1 e prindi 2, Basha s’flet asnjë fjalë
Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e mbajtur në Lushnjë, foli për faktin se po tentohet që me ligj të kemi termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Berisha thekson se po shkatërrohet familja, duke shtuar se përpos Ramës, edhe Basha ka miratuar ligje të tilla skandaloze.
“Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2. Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adaptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.
Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.
Berisha akuza Bashës: Ka marrëveshje me Ramën për ta shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Lushnja se Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por akuzoi edhe Edi Ramën se vodhi ato.
Berisha iu referua deklaratës së Bashës kur e cilësoi procesin si ‘masakër elektorale’, por nuk i kontestoi zgjedhjet dhe vrapo pas karriges së tij.
Ai tha se Basha ka marrëveshje me Edi Ramën për ta shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’.
“Kryetari pa part jo vetëm që nuk mbrojti votën, jo vetëm që nuk denoncoi, nuk thirri partinë që ta nxirrte në shesh për këtë terror, por vrapoi si tinëzar pas karriges së tij se pati frikë se po i marrin karrigen. Tradhtoi ju, votën dhe mundin tuaj. Tradhtoi PD-në dhe sot në vend të luftës për masakrën elektorale ka marrëveshjen për të shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’. A vjen te ju ai? Jo, ka frikë nga ju. Kur nuk vjen tek ju, si do ta përmbysë Edi Ramën? Ai është një peng i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.
Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.
Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?
LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.
Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?
LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.
“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë se qeveria e Ramës e ka bërë atdheun të ndrysur.
“Ju zonja dhe zotërinj që jeni nëpër makina, po të jeni vërtet qytetarë të mirë i fikni makinat dhe bashkoheni me ne. Ne nuk protestojmë vetëm per veten, por për të gjithë. E keni vënë re që kemi një atdhe të ndryshur? E dini pse është bërë atdheu i ndrysur? Sepse ky qelbësira i ka braktisur, i ka zhdukur të gjithë rininë, s’ka si të jetë atdheu i gëzuar. I ka zhdukur.
E keni vënë re që atdheu është i rrudhur? Pse është i rrudhur? Sepse ky i ka shitur copë-copë atdheun, s’ka si të jetë i tëri. I rrudhur do të jetë. Çfarë do të bëjmë zonja dhe zotërinj? Çfarë do të bëjmë? Rinia, ajo që ka mbetur këtu. Çfarë do të bëjmë? do të rrimë, do të bëjmë sehir, të shohim si copëtohet atdheu?
Shit detin, jepi detin Greqisë, 12 milje det. Jemi këtij tjetrit, Trump, një ishull të tërë, sikur të kenë vdekur Shqiptarët.
Unë nuk besoj që jam shqiptari më i mirë, por besoj që jam shqiptar i mirë, këtë nuk e diskutoj. Dhe unë e dua atdheun tim dhe do flas për atdheun tim. O qelbësira, që jeni mbyllur atje nëpër zyra. Dilni këtu, ballafaqohuni. Na mbushni mendjen që ju e keni mirë dhe ne jemi gabim. Ju martë mortja ju martë, të gjithëve!”, tha aktori Malkaj. sn
Komentet