Ka reaguar në rrjetin social kryetari i LDK Lumir Abdixhiku rreth pretendimeve të gjashtë deputetëve që nuk do ta votonin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të republikës së Kosovës.
Tani ata pretendojnë të marrin partinë. I kanë bërë petullat me ujë, sikur thotë populli. Kujtim Shala me u bo kryetar i LDK e Hykmete Bajrami kandidate për kryeministre në zgjedhjet e ardhme!
Të gjitha pretendimet e tyre nuk kanë asnjë bazë legjitime.
Janë pretendimet më absurde, nga mendje aspak racionale, pasi Lumir Abdixhiku brënda 6 muajve është votuar dy herë si kryetari i LDK në dy Kuvende te Jashtëzakonshme të partisë.
LDK nuk merret dot me dhunë, por vetëm me votë dhe Abdixhiku e ka votën dhe besimin e forumeve të LDK për ta udhëhequr partinë.
Ja reagimi i Abdixhikut:
“S’rrotullohet shteti për një ambicie.
Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!
LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.
Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”