Lulzim Basha, ne ate stan oligarkesh qe u pasuruan gjate 8 viteve te qeverisjes se PD, eshte dhe mbetet personi me i pershtatshem per ringritjen e PD.
4 vjet ne opozite Basha me shume u perball me djallezine, hipokrizine, arrogancen dhe flirtin me pushtetin te ” senatoreve” inatçore te te pabeseve brenda Pd. Bash ne pikun e fushates kur oligarket se pane veten ne lista kerkuan doreheqjen e Bashes, nje gje e paprecedente ne historine e pluralizmit shqiptar.
Keta birbo ne vend qe te dilnin ne fushate per Pd , slane gur pa levizur dhe kishe e xhami pa u lutur qe Pd e Basha te humbiste zgjedhjet ndonese ne kushtet qe ishte Basha, shto ketu dhe disa xhaketa te reja qe ishin mall skarco si ata te vjetrat, rezultati i Pd duhet konsideruar i pritshem. Si doqofte Pd si aset i madh kombetar duhet ti kthehet idealeve te braktisura te dhjetorit nga oligarket e pashpirt dhe te rinise nje beteje te fuqishme politike per tia shkurtuar ditet pushtetit megalloman , por kallp dhe qartesisht te kompromentuar te te majteve alias neokomunisteve shqiptare.
Une besoj se Basha i ka te gjitha kapacitetet per ta udhehequr kete lufte duke larguar perfundimisht ata qe i futen gure nen rrota dhe duke bashkuar te gjitha resurset e kapacitetet e se djathtes reale shqiptare!
Komentet