Pёrurohet nё Gjakovё vёllimi “Lulebozhuri i Dukagjinit” i autorit Servet Bytyçi
Gjakova e Hasi, kёto dy vende me emёr tё bujshёm nё historinё shqiptare, u bёnё sёrish bashkё, ashtu si dikur para ndarjes dhe copёtimit tё tokave shqiptare, kur ishin njё trevё e pёrbashkёt nё Malёsinё e Gjakovёs. E gjitha ndodhi falё vullnetit dhe bashkёpunimit tё shkrimtarёve e intelektualёve tё tё dy anёve, me rastin e pёrurimit tё vёllimit me poezi “Lulebozhuri i Dukagjinit” tё autorit Servet Bytyçi. Pallati i kulturёs “Asim Vokshi” nё Gjakovё, hapi dyert pёr zhvillimin e kёtij aktiviteti, nё tё cilin bashkuan duart dhe zemrat vёllezёrit e njё gjaku, njё gjuhe dhe njё historie.
Nё praninё e personaliteteve tё shumtё tё artit dhe kulturёs, tё fjalёs sё shkruar dhe poezisё nga mbarё Kosova dhe Shqipёria, u pёrҫuan motivet e bukura tё krijimeve poetike tё poetit Servet Bytyҫi, lindur nё Has e me banim nё Londёr.
Poetё e shkrimtarё, artistё e njerёz tё fjalёs sё shkruar, pёrfaqёsues tё dhjetёra shoqatave letrare nga mbarё trojet shqiptare, miq e tё afёrm tё autorit, nё fjalёn e tyre vunё nё pah vlerat artistike dhe poetike tё kёtij vёllimi poetik. Motive bozhuri, këngë malli, përkushtime dhe udhëtimet e mia, janё katёr nёndarjet e kёtij vёllimi poetik, tё botuar nga Klubi letrar “Gjon Nikollё Kazazi”.
Redaktorja e librit dhe organizatorja e aktivitetit, prof. Migena Arllati, duke folur pёr vlerat e botimit theksoi se autori nё vёllimin “Lulebozhuri i Dukagjinit” paraqitet me poezi subjektive dhe poezi pёrkushtuese. “Me krijime tё qeta e vargje tё matura, figura tё qarta e gjuhё tё ndjeshme, ai na sjell njё sistem poezie me tema tё mirёshkoqitura, ku pas endjes sё frymёzimit vargor, pason mesazhi i qartё. Duke respektuar muzёn e tij, duke respektuar poezinё, poeti respekton brendinё shpirtёrore e cila mbushet dhe kёrkon doemos tё shpёrthejё diku. Autori qёndron larg argumentimeve. Ai thjesht ndjen, konstaton dhe krijon. Krijimi pra, vjen si proces i reagimit tё tij ndaj natyrёs, shiut, ardhjes nё vendlindje, kujtimeve dhe mallit qё i shkakton e kaluara, njerёzit e dashur tё larguar nga kjo jetё ose larg prej tij gjeografikisht, por edhe simboli i dashurisё dhe i sё bukurёs tё cilёn ai si njeri me shpirt tё bukur ёshtё nё gjendje ta vёrejё dhe ta identifikojё kudo ku ajo ndodhet”, shkoqiti Arllati.
Ardhur enkas nga Tirana, kritiku Besim Cengu vuri nё dukje temat e rёndёsishme qё ngre autori. “Vendlindja, atdheu, largёsia nga toka qё e lindi, babai, shokёt dhe kolegёt, dashuria si lartёsim i shpirtit njerёzor, tё gjitha kёto janё motive qё e bёjnё poezinё e tij tё qёndrueshme dhe gjithmonё tё preferuar. Ai pёrmes poezisё sё tij trajton me mall prej poeti dhe emigranti njёkohёsisht, aspekte nga jeta e tij, aspekte nga vendlindja, aspekte nga tё qenurit emigrant, dhe tё gjitha kёto, veshur me art tё spikatur, me frymёzim prej poeti dhe me ndjenjё prej patrioti, qё edhe pse fizikisht larg nga Rrafshi i Dukagjinit, sёrish mendja dhe ёndrrat e pёrditshme e ҫojnё mu atje ku lindi dhe u rrit”.
Kryetari i shoqatёs “Bytyҫi” Agron Gjedia, duke pёrshёndetur takimin qё i vjen pёr shtati motos sё bashkimit dhe unifikimit kombёtar, u shpreh se autori ka sjellё para lexuesit njё libёr mjaft tё arrirё artistikisht dhe me shumё ndjenjё.
Po ashtu, nё emёr tё shoqatёs tropojane “Gjeladin Gosturani”, Arben Malvataj pёrshёndeti pёrzemёrsisht tё pranishmit, duke vёnё nё dukje se janё krijuesit dhe intelektualёt ata qё tashmё kanё shkrirё pengesat dhe hendeqet mes njё populli tё ndarё mizorisht nga politikat e padrejta tё kohёrave.
Vёllimi me poezi “Lulebozhuri i Dukagjinit” pёrshkohet nga njё fill i bukur lirik, ku pёrmes gjuhёs sё pastёr, tё thjeshtё dhe kuptimplote, tё kuptueshme dhe tё pasur figurativisht, shprehet ndienja e pastёr artistike, gjё tё cilёn vetёm poezia mund ta bёjё. Nga forma e ndёrtimit tё tij, ky vёllim sjell njё veҫori qё rrallё e gjejmё. I ndёrtuar si njё piedestal me katёr shtylla kryesore dhe mbёshtjellё me titullin mjaft tё gjetur artistikisht “Lulebozhuri i Dukagjinit”, nё kёtё botim gjejmё ndoshta njё vazhdimёsi tё shumё poezive tё letёrsisё sё hershme shqiptare, ku diku – diku hasen motive naimiane, shirokiane etj.
Mes shumё emocionesh dhe pasi puthi flamurin kombёtar, 90 vjeҫari tropojan Shaban Nokshiqi doli nё foltore dhe tha se kombi shqiptar nuk do tё vdesё kurrё derisa tё ketё tё rinj qё e duan tokёn dhe gjuhёn e tyre, sikurse poeti Servet Bytyҫi e plot tё tjerё, tё cilёt ndonёse jetojnё larg vendlindjes, e duan dhe japin pёr shqiptarinё. Po aq i mallёngjyer ishte edhe Ali Musa sipas tё cilit nuk ka mision mё tё shenjtё se identifikimi me gjuhёn dhe vendit tё cilit i pёrket.
Ndёrsa Muharrem Kurti, nё emёr tё Klubit Letrar tё Gjakovёs “Gjon Nikollё Kazazi” u shpreh se jeta artistike nё Gjakovё gjithmonё ka qenё e pasur dhe e larmishme falё njerёzve punёtorё qё e duan dhe lёvrojnё artin, edhe pse nё rrethana aspak tё lehta pёr kulturёn. Ai vuri nё dukje se pёr fat tё keq, Mitingu i Poezisё nё Gjakovё sivjet nuk po mbahet nё muajin maj sikurse ёshtё mbajtur tradicionalisht, dhe kjo vjen pikёrisht pёr shkak tё mosmbёshtetjes financiare nga ana e Ministrisё sё Kulturёs, por megjithatё falё njerёzve tё kulturёs jeta kulturore e qytetit nuk ёshtё shuar por pёrkundrazi ka gjalluar me disa aktivitete tё pavarura. Takimi promovues u pasurua me recitime nga letrarё tё rinj dhe poetё tё ndryshёm, ndёrsa nё fund, vetё autori Servet Bytyҫi shprehu mirёnjohjen e tij tё thellё pёr mikpritjen dhe gjithҫka tjetёr. Ai bёri tё ditur se “Lulebozhuri i Dukagjinit” ёshtё promovuar verёn e shkuar nё Krumё ndёrsa tani nё Gjakovё, pasi vetёm kёshtu libri pёrjeton bashkimin si njёrin ndёr thekset e tij kryesore letrare. Duke falenderuar ekipin e tij pёr bashkёpunimin, Bytyҫi tha se fjala dhe vepra janё njё vlerё e vetme e cila nuk mund tё qёndrojё ndarazi. “Kёto poezi janё shpёrthime tё miat tё cilat kisha dёshirё t’i ndaja me lexuesit dhe miqtё ndaj sot jua dhuroj kёtё vёllim, duke treguar pasionin tim ndaj letёrsisё, qoftё nё krijime a pёrkthime. Ndjehem mirё qё ju kam dhёnё diҫka nga vetja, sikurse ju qё mё dhatё miqёsinё dhe kohёn tuaj”, pёrmbylli Servet Bytyҫi kёtё takim tё ngrohtё dhe tё larmishёm nё fjalё e emocione.



Komentet