VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lukë Frrokaj, Kryetari i PSHDK-së Bern jep dorëheqjen pas koalicionit në Kosovë të PSHDK-së me PDK

By | May 17, 2017

Komentet

I dënuar për trafik droge, shqiptari i Kosovës ekstradohet me aeroplan special nga Zvicra

Një shtetas kosovar është ekstraduar dje nga Zvicra në Kosovë, ku do ta vuajë dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë burgim pasi është shpallur fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Shtetasi Sef Fetoshi dje është sjellë me aeroplan të Forcave Ajrore të Zvicrës. KALLXO.com mëson se aeroplanët civilë kishin refuzuar udhëtimin e Fetoshit. Shpenzimet e transportit i kishte marrë përsipër shteti zviceran.

Sipas aktakuzës, Sef Fetoshi, Blerim Vasolli dhe Xhevxhet Rashiti akuzoheshin se në maj të viti 2012, në hyrje të fshatit Fortesë (Bellacerkë), komuna e Rahovecit, në parkingun e objektit “Salloni Dasmave” së bashku me Astrit Zabraskan, i cili në atë kohë gjendej në arrati, kishin siguruar drogë të llojit marijuanë në 331 paketime në qese të plastikës në peshë të përgjithshme prej 352 kilogramë me qëllim që ta transportojnë-shpërndajnë dhe ta shesin në Itali e pastaj në Zvicër.

I ekstraduari Sef Fetoshi është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Mark Gjonaj dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar në betimin e tij si Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

Nuk është hera e parë që Mark Gjonaj mbledh shqiptarët e Diasporës bashkë në auditoret amerikane, por ato që do të mbahen mend dhe lenë gjurmën e ndritur në historinë tonë kombëtare janë dy betimet e tij, e para si Ansambleist i Shtetit të Nju Jorkut dhe e dyta si anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut.

Qindra shqiptarë dhe amerikanë mbushën auditoriumin në Herbert H.Lehman Eduacational Campus për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të z.Mark Gjonaj si këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut.

Çdo shqiptar dhe amerikan ndihej tejet krenar për z.Mark Gjonaj, sespse Mark Gjonaj ka ditur të fitoj zemrën e zgjedhësve të tij, por jo vetëm.  Mark Gjonaj është një politikan i thjeshtë dhe plot kulturë, komunikues me të gjitha nivelet si dhe një punëtor i jashtëzakonshëm. Të gjitha këto vlerësime u dëgjuan nga goja e zgjedhësve që ndalonin dhe flisnin para kamerave.

Amerikanja Karen Siegel, një grua e moshuar fisnike me një kapele të bukur në kokë ndaloi me shumë delikatesë pranë TV “Alba Life” dhe tha: “Unë e dua Mark Gjonaj, ai është gjithmonë pranë të moshuarve, puna e tij e jashtëzakonshme nuk njeh kohë”…

Në këtë ceremoni ishin të ftuara Ambasadorja e Shqipërisë në Washington Floreta Faber, Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku të cilat ishin në podium, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork Teuta Sahatqija, Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare dhe Ambasadori i Malit të Zi.

Moderatorja e ceremonisë ishte znj.Lisa Sorin.

Imami i qendrës Islamike shqiptaro amerikane Edin Gjoni bekoi hapjen e ceremonisë së inagurimit.  Nxënësit e shkollës së mesme Herbert Lehman interpretuan Hymnin Kombëtar Amerikan ndërsa Hymnin Kombëtar Shqiptar e këndoi Jessica Raja.  Me emocion dhe respekt të ve ç antë u prit në sallë hyrja e skuadrës me ngjyrë blu të cilët mbanin në duar flamujt e Kombit Amerikan, të Nju Jorkut etj si dhe Flamurin e  Kombit Shqiptar.

Personalitete të larta të politikës amerikane si senatori Jeff Klein, Markos Crespo, ansmambleistë të shtetit të Nju Jorkut, avokatë,  miq të afërt të z.Mark Gjonaj i uruan me fjalë miradie për detyrën e re dhe me besim të plotë se ai do të vazhdonte punën plot sukses.

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington lexoi përshëndetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku lexoi përshëndetjen e presidentit të Kosovës z.Hashim Tha ç i dhe të kryeministrit z.Ramush Haradinaj.

Me duartrokitje të nxehta u shoqërua familja e z.Mark Gjonaj si bashkëshortja e tij fisnike znj.Roberta dhe dy djemtë e tyre kur u ngjitën në skenë për të shoqëruar betimin e tij.  Sipas traditës amerikane betimi i politikaneve të lartë bëhet duke vendosur dorën mbi librin e shenjtë, Biblën.

Gjykatësja Llinet Rosado, anëtare e Gjykatës së lartë të shtetit të Nju Jorkut performoi ceremoninë e betimit.

Përshëndetja e z.Mark Gjonaj ishte me përulje për zgjedhësit, me falënderime për shqiptaro amerikanët dhe me besimin e madh tek Zoti.  Ai premtoi se do të vazhdojë të ndihmojë të gjithë qytetarët duke e shtuar dhe më shumë besimin e tyre.

Auditoriumi mori një pamje të bukur festive me ngjyrat mahnitëse të kostumeve shqiptare kur në sallë hyri grupi i valleve “Rozafati” të drejtuara nga Angjelina Nika.  Ata përshëndetën me valle me motive ë bukura shqiptare në nderim të Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj.

Ceremonia u mbyll me bekimin e Dom Pjeter Popaj, Famulltar i Kishës katolike “Zoja e Shkodrë” në Harstedale, New York.

Pas ceremonisë z.Mark Gjonaj dha intervistë për TV “Alba Life” me bashkëpunëtore zonjushen Rea Ulaj si dhe u morën intervista te mjaft aktivistëve të njohur të Diasporës si z.Ismet Kurti, z.Esad Gjonbalaj etj të cilët kishin ndihmuar në fushatën elektorale të zgjedhjes së tij në Bashki.

Zonja Vera Mjeku, njëkohësisht drejtore e stafit të z.Mark Gjonaj, falënderoi para kamerave të gjithë bashkëpunëtorët dhe vullnetarët që ndihmuan në fushatën elektorale dhe premtoi se do të vazhdojnë të punojnë më shumë për të pasur suksese të mëtejshme, Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj.

Dita e diel ishte një ditë nga më të veçantat, nga më emocionueset, ngase u ndjemë tejet krenarë si shqiptaro amerikanë kur nga podiumi i auditoriumit u dëgjua zëri i një shqiptaro amerikani të zgjedhur në nivelet e larta të politikës amerikane i cili po lë gjurmë të ndritura në historinë tonë kombëtare.

Dita e diel në Nju Jork ishte Dita e Mark Gjonaj si shqiptaro amerikani i parë i zgjedhur në Bashkinë e Nju Jorkut si dhe e Flamurit Kombëtar Shqiptar që qëndronte krenar përbri tij.

 

21 Janar, 2018

New York

 

 

 

Vdekja e dy motrave lezhjane në Zvicër, familja hap dyert e mortit

Vrasja e dy motrave nga Ishulli i Lezhës, Alma dhe Elda ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në vendin tonë. Familja Frroku ka hapur dyert e mortit, kurse disa pjesëtarë të familjes kanë shkuar në Zvicër për të tërhequr trupat e pajetë.

Familja e dy motrave, Alma dhe Elda Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës, që u vranë në Zvicër është në zi. Familjarët nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë çuar në vrasjen e dy vajzave të tyre 38 dhe 31 vjeçare.

Në Lezhë opinioni është shokuar. Familja e vajzave ka hapur dyert e mortit pret e përcjell ngushëllues. Kurse vëllai i motrave ka shkuar atje ku ka ndodhur ngjarja për të tërhequr kufomat.

Ato u vranë në rrethana ende të paqarta nga bashkëshorti i 38- vjeçares Alma Frroku. 54- vjeçari Ruzhdi Buzhala nga Kosova është ndaluar nga policia.

Çifti jetonte prej gati 20 vjetësh në Zvicër dhe nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Ngjarja ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme./ABCNews

Flasin të afërmit e dy motrave të vrara në Zvicër: Alma dhunohej prej 18 vitesh

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë që ndodhi në Zvicër pak ditë më parë, ku një shqiptar vrau gruan e tij dhe motrën e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Mësohet se shtetasi nga Kosova, 54-vjeçari me inicialet R.B akuzohet se vrau gruan e tij Alma B, 38-vjeçe dhe motrën e saj Eldën, 31 vjeçe. Kjo e fundit kishte ardhur nga Franca, ku jetonte prej vitesh për të kaluar festat e fundvitit tek e motra, por aty gjeti vdekjen e dhunshme.

‘Blick.ch’ shkruan se familjarët e viktimave, që janë nga Lezha, pasi janë njohur me lajmin e kobshëm kanë udhëtuar nga Franca për në Zvicër. Kështu, Kreshniku, bashkëshorti i motrës së tretë të viktimave, i cili jeton edhe ai në Francë ka ngritur akuza ndaj baxhanakut të tij, i cili ndodhet tashmë pas hekurave. Albinfo.ch bazuar tek rrëfimet e Kreshnikut, shkruan se çifti jetonte bashkë prej 18 vitesh, ndërsa kishin tre fëmijë, dy vajza: 16 dhe 7 vjeçe si dhe një djalë, 14-vjeçar. Mes të tjerash Kreshniku pohoi se kosovari e dhunonte prej vitesh gruan e tij, aq shumë sa e kishte bërë disa herë për spital.

Po ashtu, ai tregon se e kishte mbajtur të mbyllur, duke mos e lejuar të socializohej në Zvicër dhe të mësonte gjermanishten. Ndonëse gruaja kishte tentuar që ta denonconte bashkëshortin disa hera, nuk kishte pasur asnjëherë guximin. Së fundi ajo e kishte bërë këtë para një viti dhe sërish para 5 muajsh, transmeton Albinfo.ch. Por, policia, sipas Kreshnikut, nuk kishte ndërmarrë asgjë. Ndërsa një burim i Albinfo.ch, një banor i zonës ku jetonte edhe çifti, thotë se e njeh autorin e dyshuar për vrasjen e dyfishtë dhe se e priste që mund të ndodhte diçka e tillë. Sipas tij autori i dyshuar për vrasjet ka qenë pensionist invaliditeti dhe me gjendje jo të mirë financiare e sociale. Ai ka qenë edhe më herët i martuar me grua nga Kosova, ndërsa Alma ishte gruaja e dytë e tij.

vrasja-aagau-768x453

Ndërsa televizioni regjional ‘Tele M1’ i Aargaut ka biseduar me fqinj të familjes, të cilët kanë pohuar se disa herë nga banesa e tyre është dëgjuar zhurmë dhe grindje. Ndërkaq, sipas tyre, këto zhurma janë shpeshtuar dhe intensifikuar javëve të fundit, që i bie, nga koha kur motra e re e zonjës së shtëpisë kishte ardhur mysafire. Madje një ekspert i kriminalistikës (komisar policor i pensionuar) thotë për Tele M1 se ardhja e saj mund ta ketë acaruar situatën aq sa kosovari të ndihej i provokuar. Ai pastaj shton se fakti se vrasja është bërë në kuzhinë dhe me një thikë. Tele M1 flet, po ashtu, se tre fëmijët e mbetur pa nënë dhe me babanë e burgosur, janë vendosur në një strehimore fëmijësh në Brugg ku ndodhen nën përkujdesjen e autoriteteve.

Publikohet fotografia e të dyshuarit për vrasjen e dy grave kosovare në Zvicër

Një 54-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kantonale e Aargaut, pak pasi në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, u gjetën trupat e pajetë të dy grave. 

Sipas informacioneve të para, raportojnë mediet zvicerane, dyshimet janë për një krim të kryer brenda familjes, pasi viktimat dhe i dyshuari dyshohet se janë në marrëdhënie familjare.

Polica ka njoftuar se më shumë informata rreth rastit do të japë pasdite, shkruan në shqip Gazeta Express.

‘Blick’ ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, nga momenti i arrestimit të tij nga Policia.

Çfarë ndodhi me privatizimin e Fabrikës së Autopjesëve,,Ramiz Sadiku,,në Pejë? – Nga Skënder Karaçica


Për privatizimin e ndërmarrjeve ekonomike, shoqërore dhe publike në Kosovë përmes AKP-së, shumëherë pati debate për lëshime, keqpërdorime të nduarnduarta të këtij aktiviteti. Për këto vite u privatizua tërë pasuria ekonomike e shoqërore në Kosovë e ndërtuar me mund të madh në sistemin e vetëqeverisjes dhe punës së bashkuar  në ish Jugosllavi.

Tashti në Kosovë pas privatizimit zhvillimi ekonomik ka marrë kahe të reja në planin e biznesit dhe të punësimit të qytetarëve tanë me rregullat dhe normat e reja të punës me standarde të njohura të ekonomisë dhe të tregut të lirë.

Në rrugëtimin e privatizimit në Kosovë dhe për Fabrikën e Autopjesëve,,Ramiz Sadiku,,në Pejë,për qudinë tonë jemi informuar në Amerikë për tërë rrjedhën e këtij aktiviteti nga AKP-ja dhe skandali që ka ndodhë do të jetë temë për debate në institucionet shtetërore të Kosovës.

Fabrika e Autopjesëve ,,Ramiz Sadiku,,në Pejë ishte njëra nga uzinat më moderne jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë,ndonëse tekonologjia e saj ishte e dyta më moderne në rajon,kështu me thoshte në një bisedë familjare në Çikago,prof.dr. në Fakultetin Teknik(emri është i njohur për ne).

Fabrika u privatizua dhe atë e bleu si thotë populli për ,,një kashore bukë,,një kompani nga Stambolli i Turqisë, e cila erdhi në Pejë i mori me vete tërë tekonologjinë milionshe që dikur kishte investuar programi zhvillimor për ,,viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës,,që akordohej nga ish Jugosllavia përmes ndërmarrjeve ekonomike dhe punës së bashkuar,ku gjete punë një numër i madh të punëtorëve nga kjo komunë dhe më gjerë.Tërë prodhimtaria teknikes së rëndë dhe plasmani ishin të siguruara në tregun botërorë.

Edhe sot e kësaj dite,mbetët në dilemë dhe peshojë të kohës se si u ,,shit,,kjo fabrikë e njohur e teknologjisë së rëndë dhe ajo në vend që të nisë podhimin në Pejë,tërë teknologjia e saj u bart në Stamboll të Truqisë dhe këtu për ,,ekonominë e Kosovës,,mbetën vetëm muret e zbrazëta dhe punëtorët  në rrugë,kështu me thoshte prof.dr.i Fakultetit Teknik në Prishtinë dhe ekspert i kësaj fushe tekniko-teknologjike.

Çfarë ndodhi më tej me fatin e kësaj fabrike të njohur të Kosovës?Pasi mbërrinë në Stamboll tërë teknologjia më moderne e kësaj fabrike,udha e mafisë së ,,biznesit,,turk që erdhi dhe e bleu për një ,,kashore bukë,,nuk ndejti duarkryq.Ata në Stamboll shpejt kanë rënë në ,,supërbiznes,,me qarqet në Kragujevc të Serbisë dhe tërë teknologjinë që e patën ,,blerë,,në Fabrikën e Autopjesëve në Pejë ia shiti Fabrikës së automobilave në këtë qytet të Serbisë,prej nga në vitet e ,,investimeve për viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës,,ishte bartëse e ndërtiumit të kësaj fabrike në Pejë e dyta rajon.Privatizimi i jësaj fabrike u nisë në Pejë-Stamboll dhe teknologjia e saj u kthye në Kragujevc për të shtuar kahet e zhvillimit ekonomik të Serbisë dhe sipas shtypit të kohës aty gjetën punë me qindra punëtorë.Në Pejë
mbetën vetëm muret e zbrazëta të fabikrikës që edhe sot e kësaj dite,pakkush e di fatin se si ndodhi tërë (kolovajza)e lojës së ,,privatizimit,,të kësaj uzine moderne që në vend të prodhojë dhe të plasojë prodhimet të teknologjisë së rëndë të kërkuar në tregun botërorë,asaj i mbetën vetëm muret në qytetin e Pejës.

A ishte ky ,,privatizimi,,i Fabrikës së Autopjesëve në Pejë apo plaqkitje e rëndë që e bëri kompania nga Stambolli përmes AKP-së në Prishtinë,do të pyesnim institucionet e shtetit të Kosovës?Për këtë temë u bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit,
Qeverisë Haradinaj dhe zyrës së AKP-së në Prishtinë që rastin e ,,privatizimit,,të Fabrikës së Autopjesëve në Pejë të shqyrtojnë përmes rrugëve profesionale dhe institucionale rastin skandaloz dhe me pasoja të rënda për kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës.Për këtë rast të lënë në harresë dhe pas shpine të institucioneve tona,më mirë vonë se kurrë,do të thoshte një fjalë e popullit.

Skënder Karaçica

Kosovo und die Schweiz – die Schweizer Kirchen und Kosovo – Marcel Dietler, Pfarrer

 

Die Schweiz war eines der ersten Länder, welche Kosovo als unabhängigen Staat anerkannte. Seit  Oktober 1999 beteiligt sich die Schweizer Armee mit Swisscoy an der friedensfördernden Mission
Kosovo. Dass die Schweiz sich für Kosovo dermassen engagiert ist nicht selbstverständlich und hat  nicht zuletzt mit dem gemeinsamen Einsatz von evangelischen und katholischen Kirchen zu tun.

Behide Hasanaj & Marcel Dietler, Pfarrer

 

Behide Hasanaj hat ein Buch geschrieben, in welchem sie das Engagement der Schweizer Christen für ihre muslimischen Brüder und Schwestern beschreibt. Als Berner Pfarrer kann ich aus eigener Erinnerung vor allem auf den Einsatz der evangelischen und katholischen Christen im Kanton Bern hinweisen. In andern Kantonen, gerade auch in der Westschweiz, war der Einsatz jedoch ebenso intensiv. In der Stadt Bern waren vor allem zwei Kirchen bekannt für ihre Tätigkeit zugunsten der kosovoalbanischen Flüchtlinge: die Pauluskirche in der Länggasse mit Pfarrer Jakob Schädelin, wo wir die Sitzungen abhielten und Strategien entwickelten und die Johanneskirche, wo wir uns während der schwierigsten Monate jeden Abend mit engagierten Schweizern und Flüchtlingen unter meiner Leitung und der Leitung von Andreas Schmutz in allabendlichen Gebeten für den Einsatz. stärkten.

Das Einstehen der Schweizer Christen für die muslimischen Flüchtlinge widerlegt die Lüge, dass Schweizer Christen muslimfeindlich sind. Wir warnen vor Islamistischen Terroristen, aber für muslimische Menschen wie du und ich setzten wir uns mit unserem Leben ein. Das ist keine Übertreibung; denn für unseren Einsatz sind wir buchstäblich an Leib und Leben bedroht worden. Ich habe persönlich mehrere schriftliche und telefonische Morddrohungen erhalten und bin
eines Tages am Berner Bahnhof geohrfeigt worden.

Ich habe bereits gesagt, dass der Schweizer Einsatz für Kosovo nicht selbstverständlich ist und dass das Erkenntnis, dass die Schweiz sich in Kosovo besonders einsetzen sollte, ihren Anfang in den Kirchen gefunden hat.

Obwohl bereits mehrere Kriege in Ex-Jugoslavien stattgefunden hatten, hielt der Bundesrat die Rückführung der kosovoalbanischen Flüchtlinge für zumutbar und hatte deren Ausschaffung beschlossen. Im Kanton Bern stellten sich achtzehn Kirchgemeinden diesem Beschluss entgegen und boten den Flüchtlingen Kirchenasyl an. An die zweihundert Frauen, Männer und Kinder machten vom Kirchenschutz Gebrauch. Uns war klar, dass der Krieg auch in Kosovo jeder Zeit ausbrechen könnte. Junge zurückgeführte Männer wären sofort eingezogen worden.

Der evangelische Kirchenbund und die katholische Bischofskonferenz unterstützten das Kirchenasyl moralisch, nicht aber finanziell. Ein Heer von Freiwilligen kam für die Verpflegung, Kleidung, medizinische Betreuung und juristische Beratung auf. Selbstverständlich löste das Ärger aus. Es gab Menschen, die aus der Kirche austraten. Es gab jedoch auch Ausgetretene, welche beim Kirchenasyl mitmachten und wieder in die Kirche eintraten.

Das Kirchenasyl ist nicht identisch mit dem Verstecken von Flüchtlingen. Natürlich weiss ich von Leuten, welche Flüchtlinge versteckten. Auch bei uns im Pfarrhaus war ein junger Mann versteckt; heute ist er Schweizer Bürger. Die Namen der Flüchtlinge im Kirchenasyl dagegen waren den Behörden sehr wohl bekannt. Die Behörden behandelten das Kirchenasyl sozusagen mit Zuckerrohr und Peitsche. Täglich erhielten wir in den Kirchgemeindehäusern Besuch von der Fremdenpolizeit, welche überprüfte, ob die Träger dieser Namen, die ihnen bekannt waren, sich immer noch in der Kirche aufhielten. Das war die tägliche Peitsche.

Den Flüchtlingen und uns sollte Angst gemacht werden, dass wir damit rechnen müssten, dass eines Nachts die Polzei die Schutzbefohlenen mit Gewalt aus den Kirchgemeindehäusern holen würden. Das Zuckerrohr bestand darin, dass die Behörden uns erlaubten, die Kinder in die Schule zu schicken; sie mussten sich nicht Tag und Nacht im Kirchgemeindehaus aufhalten. Selbstverständlich standen hinter Zuckerrohr und Peitsche bei den Behörden verschiedene Menschen, solche, die gegen das Kirchenasyl waren und solche, die uns wohlwollend unterstützen, sogar unsere Gottesdienste besuchten und bei den Demonstrationen mitmachten. Innerhalb der Behörden setzte es heftige Diskussionen ab.

Ich bin selber mehrmals von Gemeinderätinnen und Gemeinderäten empfangen worden, einmal auch von einem Bundesrat. In solchen Gesprächen konnten wir auch herausspüren, ob ein polizeilicher Einsatz mit Gewalt möglicherweise bevorstand. An unseren Kordinationssitzungen in der Pauluskirche werteten wir aus, was wir spürten, vermuteten oder befürchteten. Zweimal ordneten wir an, dass die Flüchtlinge nicht in den Kirchgemeindehäusern, sondern in der Kirche schlafen mussten und zwar umgeben von Schweizer „Mitschläfern“.

Ich war selber einer der „Mitschläfer“. Am Fernsehen hatte ich vor laufender Kamera berichtet, dass ich im Falle einer Polizeitaktion die Gemeinde mit den Kirchenglocken wecken würde. Einige alte Damen hatten versprochen, im Falle von Glockenalarm in die Kirche zu eilen. Man hätte also zuerst die alten Damen in ihren Nachthemden wegtragen müssen, bevor man die Flüchtlinge hätte ergreifen können.

Nebst den täglichen Abendgebeten luden wir auch zu Gottesdiensten in der Heiliggeistkirche und dem Münster ein, welche u.a.von unseren Freunden innerhalb der Behörden besucht wurden. Hunderte von Gemeindegliedern nahmen an diesen Gottesdiensten teil und marschierten anschliessend mit Fackelnfriedlich protestierend durch die Stadt. Einmal sogar mit einem grossen runden Tisch als Aufforderung, mit uns die Lage in Kosovo neu zu überprüfen. Den Tisch liessen wir als Symbol vor dem Bundeshaus stehen. Mitten in der Nacht erbarmte sich ein Bundeshausangestellter des einsamen Tischs und holte ihn tatsächlich ins Bundeshaus. Was das Symbol ausgelöst hat, entzieht sich meiner Kenntnis. Immerhin bemühte man sich im Bundeshaus, herauszufinden, wem dieser Tisch eigentlich gehörte und brachte ihn freundlich an den Ursprungsort zurück. Später brach dann der Kosovo-Krieg aus; die Flüchtlinge konnten das Kirchenasyl verlassen und durften in der Schweiz bleiben.

Das Kirchenasyl gehört für meine Frau Vreni und mich zu einer der intensivsten, nervenaufreibendsten, aber auch beglückendsten Tätigkeiten in unserem Pfarrer-Leben. Wir sind froh und dankbar, dass die Kosovoalbanerin Behide Hasanaj ihr Buch geschrieben hat. Behide war selber nie Flüchtling, aber eine von vielen freiwilligen Mitarbeiterinnen. Ihre Gesundheit ist nicht mehr die beste, was eine Folgeerscheinung der damaligen Stresssituation sein dürfte.

Me rastin e përurimit të librit : « NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » shkrimi nga znj.Fatime Kalimashi kushtuar veprimtaresë për bamirësi znj. Behide Hasanaj, në formë jetëshkrimi

Fatime Kalimashi

Behide Hasanaj, një grua me virtyte të larta njerëzore, humane dhe e devotshme. Ajo që e bënë të veçantë Behiden, është dashuria për njerëzinë, dhembshuria dhe humanizmi drejtë njerëzores, drejtë lirisë së shprehjes dhe të qenurit në ekzistencë.
Ajo si femër e dalluar, e sinqertë, me moral të pastër, me zemër të madhe, e bën të fortë për ti dalur në ndihmë atdheut, vendit që ajo i përket, pra Kosovës. Ajo qysh në fëmijëri dinte dhe ndjente gjërat sikur të rriturit, sepse ajo lindi si e tillë dhe gjithnjë luftonte për të drejtat e njeriut, ajo si grua, si nënë dhe si luftëtare sfidoi gjithë problemet dhe doli fitimtare me çdo kusht vetëm për vetëm që ishte e drejtë ndaj vetës dhe Zotit, prandaj tek Behidja shihet vet forca e saj shpirtërore duke u bazuar nga fëmijëria e saj, familja dhe populli i shumëvuajtur.
Ajo u lind dhe u rrit në një familje fisnike dhe bujare, ajo u edukua nga prindërit se si duhet dashur atdheun, si duhet dashur dhe ndihmuar njerëzit , ngase kështu thotë edhe Zoti. Behidja u betua para familjes dhe Zotit se ajo do të punojë dhe veprojë për ta ndritur Kosovën dhe popullin e saj, fëmijët që i rriti me shumë mund dhe sakrificë dhe që ajo luante rolin e nënës dhe babait, tezës dhe hallës, edukatores dhe gjithçka që atyre iu deshtë, pra ajo në mungesën e gjithçkaje bënte të pamundurën për ta, mandej ajo mori edhe rrugën e mërgimit, drejtë Zvicrës, për tu integruar si qytetare, si në shoqëri ashtu edhe në bamirësi. Ajo në fillim punoi për t’ju siguruar jetën fëmijëve të saj, pastaj vazhdoi të punojë edhe për të tjerët.
Ajo organizonte, themelonte shoqata, integronte të huaj, ndihmonte njerëzit, ajo nuk dinte të bënte dallime sepse njerëzit si Behidja, janë të rrallë, ato lindin për të mos vdekur kurrë, siç edhe kemi rastin me të, që përmes punës së saj 4 dekadëshe ajo nuk u dorëzuar kurrë, punoi si vullnetare para, gjatë dhe pas luftës.
Behidja qysh në atë kohë si një femër e guximshme mori në sy kurbetin për ta ndihmuar dhe dal zot popullit të saj të shumëvuajtur, ajo tregonte historikun e popullit të saj, ajo kërkonte me çdo kusht bindshëm që Zvicra, ta njoh Kosovën, ta ndihmon popullin e saj, ajo e vendosur dhe këmbëngulëse që nuk ju trembej as syri kërkonte të drejtat e saj, të drejtat e njeriut dhe me çdo kusht u bë edhe themeluese e shoqatës “ Nëna Terezë”, dhe shumë shoqatave tjera, si dhe anëtare internacionale për të drejtat e njeriut. Vlen të theksohet se puna e saj 37 vjeçare, dallon në çdo pikëpamje duke mos harruar luftën në Kosovë, që ajo i doli në ndihmë në çdo aspekt, si në financa, në ushqim, veshmbathje, ilaçe e deri në strehimin e të plagosurve, në strehimin e të dhunuarave, fëmijëve jetim dhe të gjithë ata që patën nevojë për ndihmë.
Behidja rrezikonte edhe me jetën edhe me familjen, por për të nuk vlente asgjë më shumë se populli i saj dhe liria e Kosovës. Behide Hasanaj, nuk kursej asgjë ajo që nga viti 1983 e deri në vitin 2016, bëri gjithsejtë 284 udhëtime, për t’ju dalur në ndihmë edhe shteteve tjera siç ishin Sarajeva, Kroacia, Mali I Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ajo gjithë këto udhëtime i bëri me autobus, makinë, traget dhe avion.
Behidja çdo herë deklaron ndihmën e miqve të saj zviceran. Zvicra për të është vendlindja e dytë sepse aty kishte gjetur familjen dhe shoqërinë, a ty kishte gjetur besimin dhe përkrahjen, lirinë e shprehjes dhe mbështetjen për ndihmë.
Behidja dhe populli i saj e falënderojnë shtetin Zviceran dhe i janë shumë mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës. Behide Hasanaj, falënderon edhe Gjermanin dhe shtetet tjera të cilat i dolën në ndihmë Kosovës, që kur ajo apeloi institucionet shtetërore.
Behidja bëri bujë në të gjitha vendet e botës duke kërkuar ndihmë për popullin e saj. Behidja ishte dhe do të mbetet model i gjithë njerëzimit, të gjithë ata që kishin rastin ta takojnë vetëm njëherë Behiden jam e bindur se do t’ia kanë lakmi për të mirë, andaj puna dhe vepra e saj na bënë të mburremi dhe krenohemi për jetën dhe veprën e saj, gjë që na bënë edhe ndeve të ndihemi shqiptar.
Me respekt,
Fatime Kalimashi

Një vështrim i shkurter me rast përurimi të librit: « NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » nga Behide Hasanaj – Përgatitur nga Abas Fejzullahi

më datën 2017-12-16 në Langendorf /S0

JETËSHKRIM, SI DITAR DHE DOKUMENTAR
Në jetën e përditshme organizohen dhe bëhen përurime të ndryshme nga krijimtari të ndryshme. Në të shumtën e rasteve pjesëmarrësit e ftuar e të pranishëm në përurim, flasin për veprën që përurohet, nëse kanë pasur rastin me u njohur me veprën apo lexuar ate, për të paraqitur vështimin lidhur me veprën që përurohet.

Me rastin e përurimit të librit:
« NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » nga autorja Behide Hasanaj, përgatitur nga redaktorja Arta Nikçi- Berisha, ndërsa Lektor për Gjermanisht: Göpf Berweger dhe Prof. Dr. Dr. Basil Schader .
Libri, ka 846 faqe dhe është ndarë në tetë (8) kapituj, të shoqëruar me shumë fotografi dhe dokumentacion me të dhëna e dëshmi lidhur me veprimtarinë e bamirësisë.
Nëse me kujdes lexohet dhe analizohet përmbajtja e librit:
« NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » lexuesi ose të interesuarit për të studiuar dhe hulumtuar vërtetësinë e të dhënave lidhur me bamirësi, do të kenë mundësinë me vërejtë të dhënat e paraqitura, lidhur me zhvillimin e veprimtarisë bamirëse në kohë dhe hapësirë, të z. Behide Hasanaj, si dhe bashkëpunimin e saj me njerëz të vullnetit të mirë për bamirësi, me organizata të ndryshme bamirëse dhe institucione të ndryshme të këtij drejtimi e të ngjashme në shtetin Zvicëran, ku dhe ka zhvilluar veprimtarinë kryesore, falë mirëkuptimit dhe përkrahjes nga institucionet përgjegjëse të Zvicrës.
Pasi që në libër janë paraqitur të dhëna për shuma dhe forma të ndryshme të ndihmave në kohë dhe hapësirë në rrethana e kushte të jashtëzakonshme të krizës së krijuar në Ballkan nga luftratë e zhvilluara, me rreziqe të shumta edhe për jetën e veprimtarëve të bamirësisë, ku janë krijuar kriza njerëzore-humanitare, të shkaktuara nga luftratë pushtuese që ka bërë Serbia, ndaj popujve jo serb dhe territoreve të tyre…!
Librin e pasurojnë shumë fotografi, të cilat dëshmojnë për veprimtarinë e bamirësisë, siç thuhet shpesh se një fotografi fletë më shumë se 100 apo 1000 fjalë.
Fotografitë e shumta përfshirë në libër, paraqesin tmerret e luftës, dhunës dhe barbarisë nga pushtuesit serb, që shërbejn si dëshmi e dokumentacion, që Zonja Behide Hasanaj i ka dorëzuar në Arkivin e Kosovës, që kanë shërbyer e shërbejnë për punëtorët e arkivit, për të paraqitur dhunën dhe gjenocidin serb ndaj popullit shqiptarë në trojet e tyre vendore, kjo vërtetohet në pjesën e fundit të librit.
Shkruhet e flitet nga të tjerë për bamirësinë si veprim njerëzorë me vlera të përgjithshme, por të merresh dhe të veprosh drejtpërdrejtë me bamirësi është diçka krejt tjetër në praktikë, andaj këtë veprimtari e kryejnë vetëm ata të cilët e ndiejnë në shpirt dashurinë për tu ndihmuar atyre që kanë nevojë për ndihmë e në veçanti për skamnorët, të sëmurët, të pa aftit e të dhunuarit etj.
Bamirësi është edhe një fjalë e mirë, dhe një lule kur ja dhuron një të sëmuri, por kur ja shpëton jetën një të plagosuri apo ofron ushqimin një ushtari në luftë, apo një skamnori nga uria, kjo është shumë njerëzore, dhe këto të dhëna mund t`i lexoni në librin e z. Behide Hasanaj.
E veçantë në librin e z.Behide Hasanaj është:
Falënderimi që i bënë bashkëpunëtorëve me të cilët ka bashkëpunuar dhe falënderimi i veçantë për bamirësi për shtetin Zvicëran, për ndihmën e dhënë në hapësirat e Ballkanit përfshirë Kosovë në veçanti .
Si përfundim:
Libri me përmbajtjen e saj që ka, mund të merret si dokumentarë, ditarë dhe jetëshkrim.
Nga Abas Fejzullahi
2017-12-16
Solothurn

TRI PËRURIMET E LIBRIT: «NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE» DHE FILMIT DOKUMENTAR PËR BAMIRËSI KUSHTUAR ZNJ. BEHIDE HASANAJ – Përgatitur nga Abas Fejzullahi

Përcjellja e filmit dokumentar nga pjesëmarrësit në Bernë më 2017-12-02

BISHZ-së, veprimtarinë organizative në drejtimin e kulturës e përmbylli me organizimin e dy përurimeve të librit: « NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » nga Behide Hasanaj dhe Shfaqjen e filmit dkumentar „Në udhën e shenjtërimit“ nga regjisori N. Lleshi, kushtuar bamirësisë për znj. Behide Hasanaj, me datën 2017-12-02 në Bern dhe 2017-12-16 në Solothurn.

Një gjallëri dhe freskim e veçantë gjatë përurimmit ishte pjesëmarrja e nxënesve të SHSH nga Ostermundigeni-Bern, me mësuesen e nderuar Ida Jashari, me paraqitjen e tyre me recitalin JETA në gjuhën shqipe dhe gjermane, nga autorja Gonxhe Bojaxhiu- Shenjtorja Nëna Terezë dhe pjesa mjaft interesante me melodi të gërshetuara për mrekulli nga instrmente të ndryshme muzikore, që u mirëpriten dhe u duartrokiten nga pjesëmarrësit në shenjë nderimi për freskinë dhe gjallërinë që ja shtuan këtij përurimi.

LAPSH “ Naim Frashëri” në Bern me nxënësit e Ostermundigenit me recitalin Jeta

Në Solothurn më 2017-12-16 gjatë përurimit të dytë, pjesëmarrësit, pasi që shiquan filmin dokumentar dhe përcollen me vëmendje vështrimet lidhur me librin, pothuajse të gjithë muarren pjesë në bashkëbisedim lidhur me librin dhe filmin. Paraqiten mendimet, vlerësimet dhe pikëpamjet e tyre, perms pyetjeve të parashtrua dhe pergjegjeve të marra gjithnjë tue ju përmbajtur kohës së pararapar për bashkëbisedim.

Pyetjeve të parashtruara në të dy gjuhët ju pergjegj znj. Behide Hasanaj, e gjatë bashkëbisedimit morren fjalën dhe paraqiten vlerësimet për filmin e librin si dhe folën fjalë miradije dhe përgëzuan znj.Behide Hasanaj për veprimterinë e saj 38 vjeçare në drejtimin e bamirësisë. E përgëzuan që të gjithë, për forcen dhe vullnetin e saj të vazhdueshëm.

Znj. Behide Hasanaj në mesin e pergjegjeve tha:” Se për bamirësi, s`ka nevojë të ketë shkollë e fakultet, sepse bamirësia burimin e ka nga shpirti i njeriut që ka elemente e dhunti për bamirësi , tregoi se këtë ajo e ka pasur qysh nga fëmiria…”

Në foto nga e majta në të djathtë: Bardhec Berisha, Zymer Tahiraj, Miftar Rexhaj, Hamzë Morina,Agim Gerbavci, Ahmet Xhigoli, Abas Fejzullahi, Behide Hasanaj, Maja Cichon  dhe katër fotot e fundit të familjes së rapsodit të mirënjohur Hekuran Rexhepi me kravat majtas bashkëshortja… djathatas vajza … dhe djali në fund.

Shkrimin e priftit , Marcel Dietler, Pfarrer e lexoj znj. Maja Cichon  në gjuhën gjermane, e cila i pershendeti pjesëmarrësit në gjuhën shqipe, dhe parashtroj pyetje znj.Behide Hasanaj dhe mendimet dhe vlerësimet e saja i paraqiti ne gjuhën gjermane që u mirëpriten nga pjesëmarrësit.

Ishin interesantë bisedat dhe vlerësimet e bëra nga Zymer Tahiraj, Hamzë Morina, Ahmet Xhigoli, Hekuran Rexhepi dhe Bardhec Berisha, lidhur me filimin dhe vështrimet për librin të cilat i përcjelli vazhdimisht kamramani Frrok Kolaj I cili ishte dhe përgjegjësi kryesor për anen e përgatitjeve teknike Freski të veçantë I dha përurimit rapsodi Hekuran Rexhepi me këndimin e këngës kushtuar atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare të madhit Anton Çettës.

Në vijim vështrimi, jetëshkrimi dhe fotoalbumi që pasqyrojnë rrjedhen e përurimeve të librit që u përurua në ktë fund viti.

DINASTIA STRAUSS Nga Edlira Dedja

« … Shpesh herë, kur kërceja muzikën tragjike të Strauss-it me partneren time, na duhej të ndalonim për të ndjekur më mirë rrjedhën e kësaj ëndrre të frymëzuar. E jo vetëm kaq, por ndonjëherë mendonim se ishte sakrilegj të lejohej që melodi të tilla të shërbenin si pretekst për kënaqësi fizike. »
Alexsandre Dumas

Shumë kompozitorë kanë provuar të kompozojnë valse, por vetëm një emër mbetet simbol i kësaj gjinie dhe ai i takon familjes Strauss.

Emri Strauss, ose më mirë i familjes Strauss do të mbetet përgjithmonë i lidhur me atë që quhet “muzika vjeneze” ose më saktë, me valsin, këtë kërcim të rafinuar e të hijshëm (tre të katërta, si e quajmë ne muzikantët). Më shumë se një familje, ky emër mund të quhet një dinasti e vërtetë, e cila mbretëroi për më shumë se pesëdhjetë vjet në të gjitha oborret mbretërore të Europës, ashtu si mbretëron edhe sot në të gjitha zemrat e qytetarëve të saj.

Në Vjenë janë organizuar ballo të shumta ku merrte pjesë arisokracia, shpesh e maskuar me kostumet e kohës, sidomos gjatë shekullit të 18-të. Në këtë periudhë, valsi kishte ende vështirësi të evidentohej si zgjedhje e kësaj shtrese, pasi konsiderohej si një kërcim vulgar dhe i pahijshëm, për arsye se partnerët kërcenin ngjitur me njëri-tjetrin. Do të duhej ende kohë, ndoshta deri në fillimet e shekullit të 19-të e falë Strauss-it, babait të parë të kësaj dinastie, që valsi të bëhej kërcimi kryesor i salloneve, duke marrë kështu emrin e mbretit të kërcimeve.

Gjatë shekullit të 19-të, familja Strauss mbretëroi me valsin e saj mbi të gjitha kërcimet e tjera e jo vetëm në Vjenë, por në gjithë Europën.

E sot është krijuar një traditë e bukur, pasi këto vepra interpretohen çdo vit mjeshtërisht në koncertin e famshëm të Vitit të Ri që organizohet në Vjenë, në vëndlindjen e kësaj muzike të mrekullueshme e të papërsëritshme.

Pak histori :


Johann Strauss, babai (1804-1849
Johann Strauss, i biri (1825-1899)
Josef Strauss, djali i dytë (1827-1870)
Eduard Strauss, djali i tretë (1835-1916)

Johann Strauss-i (babai) (1804-1049), i cili lindi dhe jetoi (deri sa vdiq në moshën 45 vjeçare) në Vjenë, ishte i pari që i dha format e fisnikërisë këtij kërcimi të ri që quhet «vals».
Djalë i një familje të thjeshtë hotelierësh, mbetur jetim në moshë shumë të re, ai luajti për vite të tëra si violinist në orkestrën e një birrarie të njohur vjeneze që vizitohej nga shumë turistë të huaj (midis të cilëve edhe nga Chopin-i dhe Wagner-i i ri), të cilët mbetën të hipnotizuar nga kjo risi që quhej «vals vjenez». Gjatë kësaj periudhe, Johann Shtrausi kishte nisur të kompozonte valset e tij, nën shëmbullin e një kompozitor tjetër austriak me emrin Lanner. Por ndryshe nga të tjerët, ai u përpoq të thyente tiraninë e ritmit të masave ¾, duke ndryshuar edhe gjatësinë e frazave muzikore. Krijimet e tij filluan të tingëllonin ndryshe; ato kishin shumë më tepër shkëlqim, pasi orkestrimi i tyre ishte konceptuar në një formë tjetër. Kompozitori i ri kishte futur përdorimin e sinkopeve dhe variacionet ritmike. Kështu, me orkestrën që luante veprat e tij, e cila përbëhej nga njëzet e tetë muzikantë, Strauss-i vizitoi Berlinin e më pas Parisin, ku iu dha mundësia të interpretonte krijimet e tij edhe përpara mbretit Louis-Philippe. Gjatë turneut të tij në Londër, ai ngjalli admirimin e një tjetër kompozitori të njohur, Hektor Berlioz-it. Por kur u kthye përsëri në Vjenë, Sstraus-i konstatoi me pakënaqësi se djali i tij i madh, Johann-i, për të cilin kishte parashikuar një karrierë në fushën e biznesit, po ndiqte me sukses hapat e tij në muzikë.

Pasi u emërua drejtor i Ballove të oborrit e më pas shef i muzikës së Regjimentit të Parë të Gardës Civile të Vjenës, Strauss-i I (babai) kompozoi Marshin e famshëm të Radetzky-t, për të festuar fitoren e gjeneralit me të njëjtin emër mbi kryengritësit italianë, në 1848. Por krijimi i kësaj vepre i kushtoi sulme shumë të dhunshme nga qarqet republikane. Kështu, një vit më vonë vdiq nga ethet e skarlatinës. Funerali i tij ishte madhështor dhe u shoqërua nga turma të mëdha njerëzish në Vienë.

Në veprat që la pas, ku numërohen mbi njëqind e pesëdhjetë valse, njëzet e tetë galope, katërmbëdhjetë polka, nëntëmbëdhjetë marshe e tridhjetë e pesë kuadrilje, (më i njohuri ndër ta është valsi «Jehonat e Loreley-t»), thuhet se shumë prej tyre i atribohen gabimisht djalit të tij të madh, Johanit II.

Johann-i II (i biri)

Nëse i referohemi librit të Alain Duault, « JOHANN STRAUSS, ati, biri dhe shpirti i Valsit» për të mësuar pak më shumë rreth historisë së kësaj familjeje, kuptojmë se ajo përmbledh një shekull të tërë histori (babai lindi më 1804, Johani II vdiq në 1899), e pikerisht atë pjesë që ne e quajmë periudhë romantike, pasi u shqua nga një zhvillim i jashtëzakonshëm i mjeteve shprehëse të shkrimit orkestral, duke i dhënë kështu një stimul të mëtejshëm gjinisë së valsit.

Ky libër mund të konsiderohet si një një test i vogël analitik që edhe pse nuk paraqet një interes të vërtetë kronologjik mbi jetën dhe krijimtarinë e kësaj familjeje, mund të ngjallë kureshtjen për mënyrën se si bëhet paralelizmi midis Vjenës së fundshekullit të kaluar, së cilës i jepen ngjyrat e një parfumi të zbehtë perandorak, jashtëzakonisht të rafinuar e sensual – kundrejt puritanizmit të fasadave të një Perandorie tjetër, siç ishte Anglia e asaj kohe, ku korseja e veshjeve dhe e kostumeve mashkullore dukej sikur pëllciste nga vallëzimi sublim i muzikës së Shtrausit (babë e bir): këtij valsi “aq djallëzor” me ritëm «tre të katërta».

Libri gjurmon historinë e kësaj epoke dhe evolucionin e saj nën penën e gjenisë së kësaj dinastie, prej së cilës lindën kryevepra si: «Danubi Blu» (1866), «Valsi i Perandorit», i cili mund të konsiderohet nga ana tjetër edhe si një manifest i vërtetë estetik i Vjenës Perandorake të Frac Jozefit dhe gruas së tij, “Sissi”.

Autori zhytet në aventurat e një dinastie të pasur me episode e ngjarje, tërësisht e denjë për libretin e operetës « La Chauve Souris » (një nga veprat më të rëndësishme të Johann Straus, birit, përfunduar në vitin 1874) : Babai është një violinist i çuditshëm e aventurier, sa gjenial aq edhe i shfrenuar në qejfet e tij, deri sa tradhëton hapur bashkëshorten legjitime, Anën, nënën e Johanit të ri, Jozefit dhe Eduardit, me një fshatare të pagdhendur të quajtur Emili, nga e cila pati po ashtu, 3 fëmijë të tjerë.

Një moment tjetër që duhet cituar nga libri është edhe përshkrimi i situatës së krijimit të një prej veprave më të rëndësishme të Johann Strauss-it, atit të dinastisë. Duke dashur të festojë pajtimin me familjen e tij, menjëherë pas kthimit të Marshallit të famshëm nga Italia, Johann-i I kompozoi Marshin e famshëm të Radetzky-t, muzika e të cilit tingëllon edhe sot si një ringjallje e frymës së asaj epoke. Por fatkeqësisht, pak kohë pas krijimit të kësaj kryevepre, Johann-i vdes në mjerim e turp, larg familjes së tij e në krahët e Emilsë. Ishte shtatori i vitit 1849 dhe ai kishte vetëm 45 vjet…

Libri trajton edhe fenomenin Johann-i II, djalin e madh të familjes Strauss, i cili afirmohet nëpërmjet krijimeve të tij të mrekullueshme që në moshën 19 vjeçare, duke u bërë po aq i njohur sa i ati. Madje karriera e tij merr një ngritje të tillë, sa që shumë shpejt e kurorëzon atë me emrin e Mbretit të ri të Valsit. Njohja me publikun e gjërë dhe momenti që i dha shtytjen vendimtare karrjerës së Johann-it II, duke i mundësuar konkurim me emrin e të atit, u bë falë një koncerti të vitit 1844 në një nga Kazinotë e Vjenës me emrin Dommayer. Autori i librit shkruan se Strausi i ri prezantoi për herë të parë në këtë koncert kompozimet e tij, duke luajtur vetë e duke drejtuar njëkohësisht orkestrën, me një pasion të jashtëzakonshëm dhe me një ritëm të papërmbajtshëm.

Rivaliteti mes Atit dhe Birit tashmë ishte bërë i njohur, pasi Anna, nëna e Strauss-it të ri kërkonte me çdo kusht të hakmerrej ndaj bashkëshortit të pabesë nëpërmjet karrieres së djalit të saj të talentuar. Ajo e mbështeti violinistin e ri, e inkurajoi dhe e stimuloi me të gjitha fuqitë e saj. E kjo garë e tendosur midis të dyve, do ta rrëzonte përfundimisht Johann-in e I, atin e dinastisë dhe babin e Straussit të ri.

Jozef Strauss

Autori i librit na shoqëron me tregimin e tij, si duke ndjekur ritmin e muzikës së një valsi, që herë gjallërohet e herë dobësohet. Nëpërmjet muzikalitetit të fjalës së tij, të krijohet përshtypja se edhe ti bëhesh pjesë e këtij vallëzimi që instiktivisht të tërheq në mënyrë progresive të rrotulloshesh së bashku me të, ashtu si edhe me ritmet e Johann-it të ri që shpejt i kushtohet tërësisht kompozimit. Ai thellohet më tej në këtë krijimtari dhe e zhvillon, duke krijuar zhanrin e valsit simfonik, i cili i jep trajta madhështore kësaj gjinie orkestrale.
Nga ana tjetër, Strauss-i i ri e bind vëllain e tij Jozefin, një inxhinier të pasionuar me profesionin që ushtron, ta lërë mënjanë vokacionin e tij dhe të marrë përsipër drejtimin e orkestrës Strauss, që do të thotë turnetë, koncertet si dhe kompozimet e reja (Jozef Straussi ka lënë pas mbi 283 partitura, por talenti i vërtetë i tij është përpunimi i veprave dhe interpretimi i tyre). Mbingarkesat, duhani, alkooli, pagjumësia si dhe jeta plot tension … i shkurtojnë jetën Jozefit, i cili vdes tragjikisht gjatë një koncerti në Varshavë, në moshën 43 vjeçare.

E gjithë kjo histori episodesh, me ulje-ngritjet e prapaskenat e saj, sa të lavdishme aq edhe të zakonshme e banale, është transformuar në partiturën e jetës së një dinastie të lavdishme, të cilën e ndjekim me aq kureshtje e padurim çdo 1 janar – dikush drejtpërsëdrejti e dikush nëpërmjet transmetimit me Mondovision. Kjo partiturë, që me kalimin e kohës është veshur me petkun e magjishëm të fisnikërisë vjeneze, është kthyer sot në një ritual, madje mund të quhet edhe një meshë masive klasike, ku marrin pjesë miliona njerëz nga të pesë kontinentet… Ditët e sotme, muzika e Johann-it At e bir përfaqëson majën më të lartë të valsit simfonik, muzikën e mrekullueshme, aq të dlirë e të pasur në lejtmotive, që sot ka njohur moshën e saj të artë.

Vëllai xheloz – Eduardi ose « Bukuroshi vjenez »

Karriera muzikore e Eduard Strauss-it është bërë e njohur sidomos për konkurrencën me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj. Si dirigjent i muzikës vallzuese por jo si krijues që la gjurmë në fondin e artë të saj, popullariteti i tij është lënë në hije në krahasim me atë të dy vëllezërve të tjerë.
Edhe 100 vjet pas vdekjes (2016), Eduard Strauss-i do të kujtohej si i biri i Johan Strauss-it të parë, si vëllai i Johan Strauss-it të dytë e si babai i Johan Strauss-it të tretë : pra, si pinjoll i familjes më të famshme të valsit vjenez. Duke qënë koshient për mungesën e talentit krijues, Eduardi zgjodhi stilin e tij dhe u specializua në krijimin e polkës të shpejtë, njohur me emrin “polka-schnell”. Nga ana tjetër, ai trashëgoi emrin e «Edit të bukur» për shkak të pamjes tërheqëse.

Në librin e Alain Duault, « JOHANN STRAUSS, ati, biri dhe shpirti i Valsit», përmendet edhe Eduardi, vëllai i vogël i familjes Strauss, i cili shfaq një xhelozi të sëmurë e të pakontrollueshme ndaj gjenisë së vëllait më të madh, Johann-it, që megjithatë, i beson drejtimin e orkestrës Strauss pas vdekjes së Jozefit. (Është pikërisht koha kur Johann-i vendos të martohet me këngëtaren e famshme Henrietta Trefftz e cila e frymëzoi për faqet më të bukura të krijimtarisë së tij : valset e mëdha sinfonike “Danubi blu”, “Jeta e artistit”, “Tregimet e pyllit vjenez », “Të duash, të pish e të këndosh », “Valsi i Perandorit », etj.)

Eduard Strauss

Më i riu i vëllezërve Strauss, Eduardi lindi në Vienë në mars të vitit1835. Shkollimi i tij ishte mjaft solid e për këtë arsye, fillimisht vendosi ti kushtohej karrierës diplomatike. Por meqënëse kontakti me vëllezërit e tij më të mëdhenj ishte i vazhdueshëm e muzika e tyre argëtuese kishte një ndikim të madh tek ai, Eduardi vendosi ta braktisë vokacionin e parë e të ndjekë të njëjtën rrugë si ata, të bëhej kompozitor. Kështu, Johanni i besoi drejtimin e orkestrës së tij e për herë të parë, Eduardi u shfaq në publik në prill të vitit 1862. Shumë shpejt, pamja e tij tërheqëse dhe finesa e jashtëzakonshme në podiumin e dirigjentit i dhanë nofkën e “Edit të bukur” të Vienës, duke e transformuar në prototipin e fëmijës së përkëdhelur të kapitalit austriak. Gjithnjë i ngrohtë e i sjellshëm me ata që e rrethonin, ai prezantonte në çdo koncert veprat e tij, duke qënë i vetëdijshëm për nivelin e tyre të dobët si dhe për talentin e tij që linte për të dëshiruar, në krahasim me gjeninë e dy vëllezërit më të mëdhenj. Megjithatë, në vitin 190, në kohën kur shpërndau orkestrën Strauss (disa vjet pas vdekjes së Johanit II), ai numëronte rreth treqind vepra, pjesa më e madhe e të cilave ishin polka.

Në vitin 1907, Eduardi dogji shumë partitura e midis tyre mbi 100 vepra të Johanit që kishin mbetur dorëshkrime, ende të pabotuara. Këto fakte i përmënd në kujtimet e tij, të cilat nisi ti hedhë në letër pas largimit nga skena, burim ky i rëndësishëm informacioni si për të, ashtu edhe për anëtarët e tjerë të familjes. Më pas, Eduardi emërohet drejtor i Ballove të oborrit (ashtu si më parë babai e vëllai i tij i madh, Johann-i) e pas disa turneve në Gjermani dhe Amerikë, ai tërhiqet për rreth 15 vjet nga jeta publike, deri sa mbyll sytë në dhjetor të vitit 1916.

Duhet përmëndur po ashtu se nga martesa e tij me Maria Klenkhart, Eduardi pati dy djem, Johann Strauss-in III dhe Josef Eduard Strauss-in. Djali i tij i madh, Johann Strauss III, siguroi vazhdimësinë e reputacionit muzikor të familjes Strauss gjatë shekullit të 20-të.

Shumë episode të tjera mbushin faqet e këtij libri tërheqës mbi dinastinë e kësaj familje, si p.sh. vdekja tragjike e Henriettes, gruas së Johann-it si dhe martesat e tjera të tij, pak a shumë të lumtura. Por një nga faktet më mbresëlënëse është hakmarrja e tmerrshme e Eduardit ndaj të vëllait, me djegien e mbi 100 veprave ende të pabotuara, pas vdekjes së tij.

Autori e konsideron familjen Strauss si një klan vëllazëror ku ndërthuren pasionet dhe konfliktet personale të një qyteti si Vjena, në të cilin vite më pas Frojdi do të furmulonte teorinë mbi funksionimin, shkaqet, pasojat dhe simptomat e patologjive të ndryshme në psikikën e njeriut …

Nga kjo pikëpamje, historia bëhët edhe më interesante, sepse nën ritmin e Valsit, kësaj morie tingujsh të frymëzuat nga shpirti njerëzor, dyshimet e njeriut mbi impulset e pakuptueshme të psikikës së tij shndërrohen në një mori notash e ritmesh të magjishme që krijojnë harmoninë sublime të universit të tij.

Vienne – Neuchâtel, janar 2018

Sherr masiv mes shqiptarëve, zviceranëve e serbëve, 4 të plagosur dhe 7 të arrestuar

Një sherr dhe rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit. Katër persona kanë mbetur të plagosur me dëmtime serioze dhe janë dërguar në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e sherrit.

Konflikti ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.

Shkaku i sherrit nuk dihet dhe për këtë kanë nisur hetimet. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe. Të gjithë të përfshirët në konflikt janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeçare.

Përveç mjekut të emergjencës dhe sanitetit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësiti i zjarrfikësve.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.