VOAL

VOAL

Lufta në Ukrainë hyn në shtëpitë e rusëve

September 22, 2022
blank

Komentet

blank

Zgjerohen protestat anti-qeveritare në Iran

RFE/RL

Protestat anti-qeveritare, të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin.

Policia iraniane paralajmëroi më 28 shtator se do ta përdorin “gjithë fuqinë” që kanë kundër protestuesve.

Videot e publikuara në rrjetet sociale gjatë natës treguan protestues të mbledhur në të paktën gjashtë qytete të Iranit, duke përfshirë edhe Tehranin.

Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Zyrtarët kanë thënë se ajo ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Shumë iranianë që jetojnë jashtë vendit njoftuan në mediat sociale se do të mblidhen në më shumë se 70 qytete në mbarë botën më 1 tetor në mbështetje të protestave në Iran.

Demonstrues në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën javën e kaluar në shenjë solidarizimi me protestuesit iranian.

blank

Shën Petersburg, rritet mbështetja për lëvizjen ruse kundër luftës në Ukrainë

VOA/Henry Ridgwell

Ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës ka ngecur përballë kundërofensivës ukrainase, tensionet janë rritur në të gjithë shoqërinë ruse. Pavarësisht nga shtypja e qeverisë, protestat dhe thirrjet kundër luftës po shtohen. Qyteti i Shën Petersburgut, një qendër e kundërshtimit të luftës, është sërish në krye të lëvizjes qytetare kundër zhvillimeve të fundit në vend.

Për disa vite, anëtarët e opozitës në asamblenë e qytetit të Shën Petersburgut janë mbledhur në këtë piceri sepse autoritetet nuk i lejojnë ata të hyjnë në sallën e bashkisë.

Javët e fundit, ky grup i vogël i anëtarëve të asamblesë së qytetit tronditi politikën ruse, duke paraqitur një peticion zyrtar për shkarkimin e presidentit rus Vladimir Putin.

“Vendosëm të përdorim një retorikë të re. Ne jemi deputetë liberalë dhe deri më tani jemi marrë më shumë me çështjet sociale. Në këtë peticion për largimin e Putinit, ne përqëndrohemi në faktin se ai i ka shkaktuar dëme thelbësore Federatës Ruse, jo një shteti tjetër, por qytetarëve të vendit tonë”, thotë Dimitri Paliuga, përfaqësues i Qarkut Smolny.

Kërkesa e tyre për të hequr presidentin rus nga pushteti bazohet në besimin e tyre se lufta në Ukrainë, që ai e quan një ‘operacion special ushtarak’, është një projekt personal i presidentit rus.

“Jam i bindur se nëse Vladimir Putini largohet nga posti i presidentit, ky ‘operacion special’ (në Ukrainë) nuk do të vazhdonte”, thotë zoti Paliuga.

Këta përfaqësues të opozitës tashmë janë gjobitur dhe ata e pranojnë se mund të përballen me akuza të mëtejshme penale.

“Shumë njerëz janë të shqetësuar për sigurinë tonë. Por dikush duhet të bëjë diçka”, thotë Dmitry Baltrukov, përfaqësues i Qarkut Smolny.

Peticioni ka nxitur gjithashtu shoqërinë civile të Shën Peterburgut të sfidojë në mënyrë të hapur qeverinë.

Në këtë lokal të vogël në Shën Petersburg, poetë të rinj mblidhen për të lexuar poezitë e tyre kritike për luftën e presidentit Putin në Ukrainë. Ata besojnë se ka ardhur koha të shprehin mendimet e tyre.

“Guximi i intelektualëve për të kundërshtuar luftën u jep njerëzve shpresë, u jep njerëzve motivim dhe forcë për të vazhduar përpjekjet kundër luftës pasi ata e kuptojnë se nuk janë të vetëm”, thotë Artur Yamaletdinov, poet dhe organizator i recitimit të poezive.

“Shumica e njerëzve edhe sot e kësaj dite qëndrojnë të heshtur. Por ndoshta kjo po ndryshon, sepse ne po shohim lajmet. Por do të duhet kohë”, thotë poeti Yury Zavorotniy.

Ekziston frika se këto veprime, sado të vogla qofshin, mund të çojnë në arrestime.

“Frika prek këdo, është një reagim normal. Vetëm idiotët dhe (udhëheqësi i opozitës ruse) Alexey Navalny nuk kanë frikë. Unë nuk jam Navalny dhe nuk jam idiot, kështu që po, kam frikë”, thotë poeti Dzhamil Nilov.

Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës ka përmbysur sigurinë globale dhe ka zhytur Rusinë në paqëndrueshmëri politike dhe sociale. Është e vështirë të parashikohen pasojat afatgjata të luftës në Ukrainë.

Miliona të rinj rusë, një brez i tërë, përballen me një të ardhme shumë të pasigurt.

blank

Rusi i kërkon shokut t’ia thyejë krahun me vare’ që të mos shkojë ne ushtri!

Një video tronditëse nga Rusia që tregon një person që i kërkon shokut të tij t’i thyejë krahun me varé për të shmangur rekrutim po bën xhiron e internetit.

blankNdërsa disa zgjodhën të largoheshin nga Rusia pas njoftimeve të Putinit, të tjerët zgjodhën të përdornin masa më drastike duke u përpjekur të lëndoheshin për të shmangur tmerret e luftës.

Siç shihet, në videon e publikuar nga Daily Mail, shoku i ushtarakut shihet duke e goditur me vare dhe më pas largohet nga zona ku ndodheshin.

Për momentin, është e paqartë nëse goditja përfundoi me thyerjen e krahut dhe nëse ai iu shmang rekrutimit të shpallur nga presidenti rus.

blank

Certifikata zyrtare zbulon shkakun e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria, sipas ekstrakteve nga certifikata e saj e vdekjes.

Certifikata thotë se ajo vdiq në 15:10 BST në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator – ajo ishte 96 vjeç.

Rekordet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën të enjten. Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.

BBC News konfirmoi vdekjen në orën 18:31 BST më 8 shtator pas një deklarate nga Familja Mbretërore.
Ajo deklaratë thoshte: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.bw

blank

Rusia do të aneksojë katër rajone të Ukrainës

RFE/RL

Kremlini njoftoi se do t’i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premten.

Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.

Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë.

Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Njoftimi i Kremlinit erdhi vetëm disa orë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë. Jemi të vendosur që ta bëjmë Kremlinin të paguajë çmim për këtë përshkallëzim të mëtejshëm [të situatës]”, u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshin ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që do ta privojnë Moskën nga 7 miliardë euro të ardhura.

Shtëpia e Bardhë, në anën tjetër, tha se SHBA-ja kurrë nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës.

Ajo, po ashtu, tha se po përgatit sanksione të reja ekonomike kundër Moskës, që do të imponojnë një “kosto të rëndë ekonomike për Rusinë”.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto përpjekje të paligjshme për aneksim”, u tha gazetarëve sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

blank

“Shanset për një Harmagedon bërthamor po rriten çdo ditë”, ideologu rus: Operacioni në Ukrainë ka përfunduar! Rusia është në luftë me Perëndimin

‘Sulmi në Ukrainë ka përfunduar dhe Rusia është në luftë me Perëndimin”, kështu është shprehur filozofi rus mbështetësi i liderit rus Aleksandër Dugin.

Ai ka theksuar se Rusia ka arritur në një pikë pa kthim në Ukrainë, duke shtuar se Moska ndodhet në një tjetër konflikt që sipas tij mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Kujtojmë se vajza e Aleksandër Dugin, Daria Dugina, u vra pak muaj më parë në një sulm me bombë që besohet se kishte në shënjestër të atin.

Fragmenti nga shkrimi i Duginit, duke iu referuar “luftës me Perëndimin”:

“Ditët e fundit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në balancën e pushtetit në Ukrainë. Duhet të kuptohen të gjitha aspektet e tij. Kundërsulmet e Kievit ishin përgjithësisht të pasuksesshme në rajonin e Khersonit, por fatkeqësisht të suksesshme në rajonin e Kharkovit. Situata në zonën e Kharkiv dhe tërheqja e detyruar e forcave aleate është pika e kthesës.
Duke lënë mënjanë efektet psikologjike dhe ndjenjat e justifikuara të patriotëve, duhet theksuar se në të gjithë historinë e operacioneve speciale ushtarake kemi arritur në pikën e pakthimit… Të gjithë tani po propozojnë masa emergjente për të ndryshuar situatën dhe disa nga këto propozime janë mjaft të arsyeshme. Pa pretenduar një çmim për origjinalitetin, këtu thjesht përpiqemi të përmbledhim argumentet dhe propozimet më të rëndësishme dhe t’i vendosim ato në kontekstin gjeopolitik global, ‘Lufta e Tretë Botërore’.

Jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore, në të cilën Perëndimi po na shtyn drejt saj.. Kjo nuk është më një frikë apo një pritje, është një fakt. Rusia është në luftë me Perëndimin në tërësi, me NATO-n dhe aleatët e saj (edhe pse jo me të gjithë – Turqia dhe Greqia kanë vendin e tyre, dhe disa vende evropiane, veçanërisht Franca dhe Italia, por jo vetëm që nuk duan të marrin pjesë aktive në lufta me Rusinë). E megjithatë, kërcënimi i një Lufte të Tretë Botërore afrohet gjithnjë e më shumë.

Nëse kjo do të rezultojë në përdorimin e armëve bërthamore është një pyetje e hapur. Por shanset për një Harmagedon bërthamor po rriten çdo ditë. Është absolutisht e qartë, dhe shumë udhëheqës ushtarakë amerikanë (si ish-komandanti i Forcave Amerikane në Evropë, Ben Hodges) shpallin hapur se Perëndimi nuk do të jetë i kënaqur edhe me tërheqjen tonë të plotë nga territori i ish-Ukrainës, ne do të përfundojmë në tokën tonë, duke këmbëngulur për “dorëzim pa kushte. Në 1991, Perëndimi ishte i kënaqur me rënien e BRSS dhe kapitullimin tonë ideologjik, kryesisht duke adoptuar ideologjinë, sistemin politik dhe ekonominë liberale perëndimore nën udhëheqjen perëndimore. Sot, vija e kuqe për Perëndimin është ekzistenca e një Rusie sovrane, madje edhe brenda kufijve të Federatës Ruse.

(BalkanWeb)

blank

Pas referendumeve, Moska kërkon më shumë

Bombardimi rus në Dnipropetrovsk vrau edhe një vajzë dymbëdhjetë vjeçare

Aneksimi i njëanshëm i territoreve të pushtuara në Ukrainë është sanksionuar, Kremlini gjithashtu dëshiron të pushtojë Odesën si dhe Kharkivin dhe të gjithë Oblastin e Donetskut – Shpërthimi i katërt në Nord Stream

 

VOAL- Ndërsa jehona e atyre që komuniteti ndërkombëtar i ka quajtur referendume farsë, të organizuara nga rusët në territoret e pushtuara të Ukrainës ditët e fundit, ende nuk janë shuar, Moska po planifikon të rimarrë një pjesë edhe më të madhe të 15% të territorit ukrainas që është e zënë për momentin.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov gjithashtu saktësoi të mërkurën në mbrëmje se Rusia do të vazhdojë të luftojë derisa të marrë kontrollin e plotë të Oblastit të Donetskut, i cili megjithatë është 40% në duart e ukrainasve dhe skenën e luftimeve intensive që i kanë lejuar këta të fundit të rimarrin terren dhe dhjetëra vende të lira në javët e fundit.

Megjithatë, burimet ruse evokojnë mundësinë që ushtria e Kremlinit po synon të pushtojë objektiva të mëdha si metropolin e Kharkiv, rajoni i të cilit është ende 6% i kontrolluar nga Moska dhe Odessa – e cila është bombarduar rëndë prej disa ditësh. dronët që u dha Teherani. Guvernatori i Odesës, megjithatë, është përgjigjur në media se Moska nuk do të jetë në gjendje të pushtojë qytetin e tij.

Ndërkohë, të enjten në Sheshin e Kuq në Moskë, u ngrit një tribunë me ekrane gjigante video dhe billborde ku shpalleshin “Donetsk, Luhansk, Zaporizhia, Kherson: Rusia!”, në prag të një fjalimi në të cilin kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, mund të shpallë aneksimin e katër zonave – ndër të tjera të pa pushtuara plotësisht nga ushtarët rusë -, banorët e të cilave të ikur ditët e fundit kanë treguar për njerëzit e detyruar të votojnë në rrugë nga zyrtarët shëtitës nën kërcënimin e armëve.

“Ata mund të shpallin çdo gjë që duan. Askush nuk votoi në referendum, përveç disa njerëzve që ndërruan anën. Ata shkuan nga shtëpia në shtëpi, por askush nuk doli,” tha Lyubomir Boyko, 43 vjeç, nga Golo Pristan, një fshat në Kherson Oblast. duart e rusëve.

Përkundrazi, Rusia pretendon se votimi ishte vullnetar, në përputhje me atë të së drejtës ndërkombëtare dhe pjesëmarrja ishte e lartë. Referendumet dhe aneksimet janë refuzuar globalisht, siç janë refuzuar nga Rusia në vitin 2014 për të sanksionuar blerjen e njëanshme të Krimesë, e cila nga Kievi dhe aleatët e saj është konsideruar gjithmonë si territor ukrainas.

Në terren, forcat ukrainase dhe ruse janë të angazhuara në luftime të rënda, veçanërisht në rajonin e Donetsk, ku guvernatori lokal tha se gjashtë civilë u vranë të mërkurën nga bombardimet nga ushtarët rusë. Gjithashtu të mërkurën, forcat ajrore ukrainase kreu 16 sulme, duke dëmtuar ose shkatërruar një numër të mirë të pozicioneve ruse, ndërsa forcat tokësore shkatërruan dy poste komanduese, tha një zëdhënës ushtarak.

Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk, tha se tre persona u vranë nga raketat ruse të enjten, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare dhe më shumë se 60 ndërtesa u dëmtuan. “Shpëtimtarët e nxorrën foshnjën nga shtëpia e shkatërruar ku ajo po flinte kur një raketë ruse e goditi, por ajo vdiq menjëherë pas”, tha guvernatori.

Në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit ukrainas, 14 persona u plagosën në vend të kësaj nga një shpërthim i një depoje municionesh të lidhura, sipas menaxherit lokal, me një “gabim njerëzor”, por supozohet se ishte një sulm i Ushtria e Kievit.

Rrjedhja e katërt u gjet në tubacionet e gazit Nord Stream

Një total prej katër rrjedhjesh gazi u zbuluan pasi shpërthimet ndodhën përgjatë linjave të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2, sipas Rojës Bregdetare Suedeze. Dy nga këto katër humbje janë në zonën ekonomike suedeze. Në të njëjtën kohë, sizmologu Björn Lund nuk përjashton që të ketë ndodhur një shpërthim i tretë. Këtë e raportojnë gazetat suedeze.

Gjermania shprehu frikën të mërkurën në mbrëmje se tubacionet mund të mos funksionojnë më kurrë. Vlerësimi lidhet pikërisht me faktin se të dy linjat e infrastrukturës që lidhin Rusinë me Evropën u dëmtuan rëndë nga shpërthimet e dyshimta në ishullin danez Bornholm, në Balltik, për natyrën e të cilit qarkullojnë hipoteza të ndryshme: sulmi nga një nëndetëse, dron detar apo edhe shpërthime për shkak të ngarkesave TNT.rsi-Elida Buçpapaj

blank

Arrestohet vajza e ish-presidentit iranian

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani. 6 shtator 2018

RFE/RL

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën akuza të panjohura.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi më 27 shtator se Hashemi u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për “nxitje të trazirave.

Para arrestimit, Hashemi kishte thënë se autoritetet i referohen protestave që kanë tronditur Republikën Islamike në 12 ditët e fundit si “trazira” dhe “kryengritje”, me qëllimin për t’i shtypur ato.

“Ajo që [autoritetet] duan të përcjellin është se këto nuk janë protesta, janë trazira, por në fakt janë protesta”, tha Hashemi në një audio regjistrim të siguruar nga Shërbimi Iranian i REL-it,

Hashemi tha se shumica e protestuesve janë të rinj, të cilët kanë kërkuar të drejta në lidhje me “çështjen e hixhabit dhe pikëpamjen e talibanëve për çështjet e grave dhe ato sociale”.

“Kjo tregon se të rinjtë tanë duan një të ardhme, duan të kenë një jetë. Ata nuk po përpiqen të rrëzojnë regjimin, megjithëse mund të shkojë në këtë mënyrë”, shtoi ajo.

Protestat në Iran janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Ajo ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme.

Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Veç Iranit, demonstrues në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit iranian.

blank

“Shpërthimi në Nord Stream, akt sabotazhi i inskenuar nga Rusia”, mbrojtja britanike: Mjeti shpërthyes u hodh në det mbase muaj më parë, ja si aktivizohet

Disa shpërthime të mëdha nënujore, të krahasuar me një lëkundje të fortë sizmike, ndodhën të hënën në lindje të ishullit danez të Bornholm.

Si pasojë e shpërthimit tubacionet prej betoni të Nord Stream pësuar dëmtime, çka shkaktoi edhe rrjedhje të mëdha gazi. Shpërthimet ndodhën në ujërat ndërkombëtare, pak përtej territoreve të Danimarkës dhe Norvegjisë, dhe valët tronditëse u ndjenë deri në 800 milje larg.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar BE dhe NATO, të cilat kanë fajësuar Rusinë, duke i quajtur shpërthimet, një akt i pastër sabotazhi. Edhe Polonia dhe Ukraina e kanë quajtur Moskën fajtore për shpërthimin në detin Baltik.

Një burim i mbrojtjes britanike pretendon se shpërthimet ishin të paramenduara dhe të planifikuara dhe se janë kryer duke përdorur një pajisje shpërthyese të hedhur në det javë më parë.

The Times raporton se burimi nga Britania pretendon se skenari më i mundshëm është që Rusia të kishte lëshuar mjetin shpërthyes nga një anije e vogël, e tipit të anijeve të peshkimit, javë mbase edhe muaj më parë.

“Ata mund të qendrojnë në ujë për muaj të tërë derisa ato që i kanë vendosur të marrin marrin vendimin për ti shpërthyer”, tha burimi.

Pajisja mund të “ndizej” duke përdorur një burim akustik të një frekuence të caktuar, i cili hidhet në ujë në momentin që merret vendimi për ta shpërthyer.

Björn Lund, një anëtar i rrjetit sizmik suedez, i tha transmetuesit shtetëror SVT se do të nevojiteshin më shumë se 100 kg dinamit ose TNT për të shkaktuar shpërthime kaq të mëdha.

Të dy tubacionet po rrjedhin gaz në Detin Baltik pasi pësuan dëmtime të rënda, duke shuar çdo shpresë të mbetur që Nord Stream 1 të kthehet në shërbim këtë dimër dhe potencialisht duke i lënë të dy tubacionet jashtë funksionit për një kohë të pacaktuar.

Kremlini këmbënguli sot se ishte “marrëzi dhe absurde” të fajësohej Rusia për ngjarjen.

“Është mjaft e parashikueshme dhe budallallëk t’u japësh zë këtyre narrativave absurde,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Presidentit Putin , Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se rrjedhjet e gazit dhe dëmtimi i tubacioneve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 – të cilat kushtojnë 21 miliardë paund dhe janë rrugët e vetme direkte e transportimit të gazit nga Rusia drejt Perëndimit, do të sillte pasoja negative për vetë Moskën.

“Të dy degët ishin të mbushura me gaz, gati për pompim dhe ky gaz është shumë i shtrenjtë. Tani ky gaz po zhduket në ajër”, tha Peskov.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, tha mbrëmë se rrjedhjet ishin shkaktuar nga një veprim sabotazhi dhe paralajmëroi për një përgjigje më të fortën e mundshme nëse infrastruktura aktive evropiane e energjisë sulmohet.

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se nuk do të ishte në “interesin e askujt” sabotimi i linjave të Nord Stream.

Ekspertët ushtarakë përjashtuan përdorimin e nëndetëseve konvencionale, duke thënë se uji në Detin Baltik nuk ishte mjaft i thellë për vendosjen e nëndetëseve të mëdha me aftësi të specializuara zbulimi.

Ndërkohë, gazetar gjermane Tagesspiegel, duke cituar burime qeveritare ka raportuar se agjencitë gjermane të sigurisë kanë frikë se Nord Stream 1 do të bëhet i papërdorshëm përgjithmonë pas rrjedhjeve të mëdha nga Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik.

Nëse rrjedhjet në dy linjat e Nord Stream 1 nuk riparohen shpejt, vëllime të mëdha uji të kripur do të depërtojnë në tubacione dhe do të shkaktojnë korrozion, citon gazeta.

Shenja e parë e rrjedhjeve erdhi në orët e para të së hënës, kur sizmografët suedezë regjistruan valë tronditëse të magnitudës 2.3. Anijet që kalonin në lindje të Bornholmit vunë re më pas flluska që ngriheshin në det.

Faqja gjermane e lajmeve Der Spiegel raportoi mbrëmë se CIA kishte paralajmëruar Gjermaninë për një sulm të mundshëm rus ndaj tubacioneve gjatë verës. Ndërsa shefat ushtarakë britanikë kanë paralajmëruar prej vitesh se Rusia mund të përpiqet të ndërpresë kabllot e komunikimit nënujor.

(BalkanWeb)

blank

Uashingtoni: Qytetarët amerikanë të largohen nga Rusia!

Protestat në Moskë pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm

Kërkesa u bë pas mobilizimit të pjesshëm të vendosur nga Putin – Moska nuk do të lëshojë më pasaporta për ata që duhet të kryejnë shërbimin ushtarak

 

VOAL- Uashingtoni u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen “menjëherë” nga Rusia në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës në Moskë. Një komunikim që vjen në kuadrin e mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin për të vazhduar operacionet ushtarake në Ukrainë.

Deklarata u drejtohet veçanërisht atyre me shtetësi të dyfishtë pasi – argumenton ambasada – me mobilizimin, Moska mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane, të parandalojë aksesin në ndihmën konsullore, largimin nga vendi dhe t’i detyrojë ata të ofrojnë shërbimin ushtarak. Për t’u larguar nga vendi, megjithatë, ambasada kërkon të mbështetet në opsionet e kufizuara të transportit tregtar që janë ende të disponueshme.

Polonia dhe Bullgaria po bëjnë gjithashtu thirrje që qytetarët e tyre të largohen nga vendi

Polonia dhe Bullgaria – shkruan Guardian – ftojnë gjithashtu qytetarët që të largohen urgjentisht nga Rusia. Ministria e jashtme e Bullgarisë tha se “u kërkon qytetarëve të saj që të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe rekomandon që ata të konsiderojnë largimin nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur, duke përdorur mjetet e transportit aktualisht në dispozicion”.

Ministria e Jashtme polake ka lëshuar një deklaratë të ngjashme, raporton televizioni publik polak Tvp, duke deklaruar se fluturimet me Rusinë janë pezulluar dhe duke inkurajuar të gjithë qytetarët e mbetur të largohen: “Në rast të një përkeqësimi drastik të situatës së sigurisë, mbyllja e kufijve. ose rrethana të tjera të paparashikuara, evakuimi mund të rezultojë të jetë i penguar ndjeshëm ose madje i pamundur.

Asnjë pasaportë për ata që marrin pjesë në mobilizim

Për më tepër, Rusia nuk do t’u lëshojë më pasaporta atyre që marrin pjesë në mobilizim. Një vendim i marrë pas largimit të shumë personave nga vendi, “Nëse një shtetas është thirrur në shërbimin ushtarak apo ka marrë thirrje, pasaporta ndërkombëtare nuk do të jepet”, shkruan në ueb-portalin informativ të qeverisë. rsi-eb

blank

Nis fluturimin avioni i parë i pasagjerëve, tërësisht elektrik

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell. Kompania izraelite, Eviation Aircraft, nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta. Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation, për CNN Business.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare. Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027.gsh

blank

Mbi 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan prej thirrjes për mobilizim

Makina me rusë në rrugë drejt Kazakisanit.

RFE/RL

Rreth 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan këtë javë, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët kazakë.

Shumë burra po tentojnë të ikin nga shteti drejt shteteve fqinje, pas vendimit të Putinit.

Kazakistani dhe Gjeorgjia, të dyja vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve.

Ata po i kalojnë në këto dy shtete përmes makinave, biçikletave, apo edhe në këmbë.

Ata që kanë viza valide drejt Norvegjisë dhe Finlandës, kanë marrë edhe rrugët drejt tyre.

Biletat për fluturime me aeroplanë janë shitur shpejt, pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300.000 persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion.

Këto raportime kanë rritur shqetësimet mes rusëve, andaj ata kanë marrë rrugë për të ikur nga shteti.

Ministri i brendshëm kazak, Marat Akhmetzhanov, ka thënë se autoritetet nuk do t’i kthejnë në shtëpi rusët, përveç nëse ka fletarreste ndërkombëtare për ta.

Presidenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar Qeverisë së tij që t’iu ndihmojë rusëve që po kalojnë kufirin “për shkak të situatës së pashpresë”.

“Ne duhet të kujdesemi për ta dhe të garantojmë sigurinë e tyre. Kjo është çështje politike dhe humanitare. I kam kërkuar Qeverisë që të marrë masat e nevojshme”, ka thënë Tokayev, duke shtur se Kazakistani do të bisedojë me Rusinë për këtë temë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.


Send this to a friend