(Poezitë e krijuesit dhe disidentit,Ymer Adem Llugaliu,postmortem i boton në vazhdime Voal.ch,i editorëve Skënder dhe Elida Buçpapaj )
LLAPJANI
Ball i atdheut,
ball ndër furtuna
la me shiun e kuq,
qindis me breshën predhash,
flakrue në shkreptima rrufesh,
shpinën pa ia kthye Boreut,
qerpikun pa e lëviz,
gishtin pa e dridh
Llapit rrugë i ke hap me rrjedh
ndër poret e Fushës,
nga gushti shkrumue
ujin me derdh.
Dhe përsëri vetë je përcllue në vapë
i harruem në errësi,
edhe vetveten ke godit
me pushkën e ndryshkun
me naiven krenari.
Rrëshen-Mirditë,1972