Ligjvënësit britanikë po kërkojnë një hetim për të përcaktuar nëse agjenci britanike të sigurisë kanë luajtur rol dhe cili është ky rol në përpilimin e një dosjeje të debatueshme me informacione zbulimi, të përgatitur nga një ish-anëtar i shërbimeve sekrete të vendit.
Në Londër po shtohen shqetësimet se akuzat e papërshtatshme të përfshira në dosjen me 35 faqe për Presidentin e zgjedhur amerikan, republikanin Donald Trump mund të ndikojnë tek marrëdhëniet mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ligjvënësit thonë se komisioni i zbulimit i Parlamentit britanik, duhet të hapë një hetim për të gjetur nëse shërbimet e zbulimit dhe ministrat, përfshirë kryeministren Theresa May, e kishin parë dokumentin e përgatitur nga Christopher Steele, një ish-anëtar i shërbimit britanik të zbulimit të huaj, MI6.
Ata duan të dinë gjithashtu nëse qeveria e kishte shqyrtuar dosjen, që përfshin informacion të papërshtatshëm dhe komprometues që mund të ishte përdorur për të diskredituar zotin Trump, nëse do të ishte i vërtetë, para se t’ia kalonin FBI-së.
Zoti Steele, bashkëpronar i një firme private të zbulimit me qendër në Londër u punësua me kontratë gjatë garës presidenciale amerikane nga kundërshtarët politikë të zotit Trump për të hetuar lidhjet e miliarderit me Rusinë. Zyrtarë të qeverisë britanike, kanë konfirmuar për Zërin e Amerikës ish agjenti i MI6, foli me zyrtarë të zbulimit britanik lidhur me hetimin e tij dhe kërkoi autorizimin e agjencisë, si çështje kortezie, para se t’ia dorëzonte FBI-së përfundimet e tij dhe të takohej me zyrtarë amerikanë të rendit për t’I diskutuar ato.
Britanikët janë shprehur të shqetësuar për qëndrimet e SHBA-së dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës. “The Guardian” shkruan se SHBA dhe BE po ‘kërcënon’ një aleat dhe se janë duke vepruar gabim me deklaratat e tyre të dhëna pas tensioneve në veri të Kosovës.
Më tej The Guardian shkruan se diplomatët britanikë janë të frikësuar se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin, do të lënë jashtë vëmendjes edhe problemin kryesor të këtyre tensioneve, përfshirë edhe kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në vitin 2013, duke i dhënë autonomi gjithë përfshirëse një asociacioni të komunave serbe.
Më tej prestigjiozja britanike citon edhe Mark Dickinson, ish-diplomat britanik në Kosovë, i cili ka kritikuar Lajçakun:
“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav] Lajçakut t’i kërkohet nga të gjitha anët për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij’? Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiç t’i shpëtojë. Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim që të ketë vetëm përsëritje.”bw
Udhëheqësi i ushtrisë mercenare Wagner u ka kërkuar autoriteteve ruse të hetojnë zyrtarët në ministrinë e mbrojtjes së vendit të tij.
Yevgeny Prigozhin akuzoi funksionarët e lartë në këtë departament për kryerjen e “krimeve” gjatë “përgatitjes dhe zhvillimit të “operacionit special ushtarak” kundrejt Ukrainës.
Ai ka qenë prej kohësh kritik i ashpër ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes, duke përfshirë taktikat e saj dhe trajtimin e furnizimeve me municione.bw
Një grua amerikane që e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për sulm seksual ndaj saj, ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse.
Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe, tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje.
Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993.
Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim, kjo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë”.
Reade kishte punuar si asistente e Bidenit kur ai ishte senator i Delaëare. Ajo mori vëmendje mediatike në vitin 2020, kur filloi fushata presidenciale e Bidenit, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në një korridor të Capitol Hill kur ajo ishte 29 vjeçe.
Ajo e akuzoi Bidenin se e kishte shtyrë për muri dhe ia kishte vendosur duart nën këmishën dhe fundin e saj.
“Kur zbrita nga avioni në Moskë, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë u ndjeva e sigurt dhe u ndjeva e dëgjuar dhe e respektuar”, raportohet të ketë thënë Reade gjatë një interviste me Sputnik, sipas citimit në The Guardian.
Ajo tha se u largua nga SHBA-ja pasi një politikan republikan i kishte thënë se ishte në rrezik fizik.
“Unë do të doja të aplikoja për nënshtetësi ruse, nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin… Unë premtoj se do të jem një qytetare e mirë”, tha Reade, duke shtuar se shpresonte ta mbante edhe shtetësinë e saj amerikane.
Reade ishte një nga disa gra që dolën publikisht në vitet 2019 dhe 2020 për ta akuzuar Bidenin për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme. Ajo tha se kishte paraqitur një ankesë, megjithëse nuk është gjetur asnjë procesverbal për këtë dhe është e paqartë nëse pretendimi i saj është hetuar zyrtarisht.
Një zëdhënës i Bidenit tha se ai besonte se gratë “kanë të drejtë të dëgjohen”, por se incidenti i supozuar “absolutisht nuk ka ndodhur”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
“Ne e mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët… Ne besojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës”, tha Peskov në adresimin e përditshëm për media, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për “veprime provokuese”.
Rusia edhe përmes një reagimi të mëparshëm kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.
Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Kosovës dhe kanë cilësuar “hyrje me forcë” shkuarjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, si një hap i parë për të shtensionuar situatën.
Serbia ndërkaq ka kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.
Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre për të dërguar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dhunën në veri më 29 maj ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.
Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.
Senatori republikan, Lindsey Graham sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin pasi Rusia lëshoi të hënën një urdhër-arresti ndaj tij.
Kremlini lëshoi urdhrin e arrestit pasi Graham e akuzoi Rusinë për krime lufte dhe deklaroi se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën është ‘shpenzimi më i mirë monetar që ka bërë SHBA ndonjëherë’. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai tha se do t’i nënshtrohet gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë.
“Këtu është një ofertë për ‘miqtë’ e mi rusë që duan të më arrestojnë dhe gjykojnë pasi thashë se regjimi i Putinit janë kriminelë lufte: Unë do t’i nënshtrohem juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse e bëni edhe ju,” tha Graham.
“Ejani dhe prezantoni rastin tuaj. Shihemi në Hagë,” ai shtoi.
Graham deklaroi se ai e konsideron urdhrin e arrestit ‘distinktiv nderi’.
SHBA përllogarit se forcat ruse kanë vrarë rreth 42 mijë civilë ukrainas që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022. Zyrtarët thonë se gjithashtu janë vrarë 50 mijë forca ruse. syri.net
Kompania izraelite “Terror Alarm”, përmes një cicërime në Twitter të hënën mbrëma tha se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.
Kompania që lëshoi njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.
Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram, raporton KP.
Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.bw
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.
Teksa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.
“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, shkruan ajo. syri.net
MOSKË (AP) – Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi të hënën një urdhër-arresti për senatorin amerikan Lindsey Graham pas komenteve të tij në lidhje me luftën në Ukrainë.
Në një video të redaktuar të takimit të tij të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që u publikua nga zyra e udhëheqësit ukrainas, senatori Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, vuri në dukje se “rusët po vdesin” dhe e përshkroi ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara për vendin si “më të mirën që kemi shpenzuar ndonjëherë”.
Ndërsa senatori Graham duket se i ka bërë komentet në pjesë të ndryshme të bisedës, video e shkurtër nga zyra presidenciale e Ukrainës i vendos ato pranë njëra-tjetrës, duke shkaktuar zemërim në Rusi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi të dielën duke thënë se “është e vështirë të imagjinohet një turp më i madh për vendin sesa të ketë senatorë të tillë”.
Komisioni Hetimor, agjencia më e lartë e hetimit penal në vend, mori vendim për të hapur një hetim kundër senatorit Graham. Ministria e Brendshme më pas lëshoi një urdhër arresti për të, siç shihet dokumentet zyrtare, të pulikuara të hënën.
Senatori Graham është në mesin e më shumë se 200 anëtarëve amerikanë të Kongresit, të cilëve Moska u ndaloi hyrjen në Rusi vitin e kaluar.
Senatori Graham komentoi në Twitter, duke thënë: “lajmi se angazhimi im ndaj Ukrainës ka shkaktuar zemërimin e regjimit të Putinit, më gëzoi në masë jashtëzakonshme”.
“Unë do të vazhdoj të mbështesë lirinë e Ukrainës derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori ukrainas”, shkroi ai në Twitter. “Unë do të mbaj urdhr-arrestin e lëshuar nga qeveria e korruptuar dhe jo morale e Putinit si një simbol nderi”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Telefonata ime e fundit [me Putinin] është zhvilluar goxha kohë më parë”, i tha Scholz gazetës Koelner Stadt-Anzeiger në një intervistë të botuar më 26 maj. “Por unë planifikoj të flas përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”.
Udhëheqësit folën për herë të fundit me telefon në fillim të dhjetorit.
Gjatë asaj telefonate një orëshe, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë trupat e Moskës nga Ukraina, ndërsa udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për ndjekjen e politikave “shkatërruese”.
Gjatë një samiti në Japoni më 19 maj, krerët e vendeve të industrializuara të Grupit Shtatë (G7) njoftuan për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.
G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësit e G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se sanksionet e reja do të ndikojnë në “eksportet e makinerive industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.
Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar.
Një gjykatë apeli në Sao Paulo la të enjten në fuqi dënimin e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili ishte paditur për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj gazetarëve gjatë mandatit të tij (2019-2022).
Gjykata konfirmoi një vendim të shkallës së parë të qershorit 2022 , i cili shfajësoi Unionin e Gazetarëve Profesionistë të Shtetit të São Paulo (SJPSP), raportoi ky i fundit përmes faqes së tij të internetit. SJPSP kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Bolsonaro për “sulmet e tij të përsëritura” ndaj gazetarëve, për të cilat tha se përbënin “ngacmim moral sistematik” kundër “të gjithë” profesionistëve të medias.
Megjithatë, gjykata e Apelit përgjysmoi dëmin dhe interesin që ish-presidenti ishte urdhëruar të paguante, në 50,000 reale (9,250 euro), në vend të 100,000 që ishte dhënë në shkallën e parë. “Kjo fitore është një hap i madh për të gjithë profesionin e gazetarëve, pasi gjatë mandatit të Jaich Bolsonaro ka pësuar sulme të përsëritura”, theksoi kjo shoqatë e redaktorëve të shtetit të São Paulo.
Kur ishte në pushtet, zoti Bolsonaro akuzoi pamëshirshëm shtypin për përhapjen e lajmeve të rreme për mjedisin e tij për ta dëmtuar atë. Ai kishte pasur sukses në mënyrë të përsëritur kundër mediave dhe gazetarëve- veçanërisht grave. Avokatët e ish-presidentit argumentuan gjatë procesit se klienti i tyre nuk punon kundër profesionit në tërësi, por kundër individëve të veçantë.bw
Roman Anin është gazetar hulumtues rus që punon për Novaya Gazeta dhe është në mesin e themeluesve të medias së pavarur, iStories, që u krijua më 2020.
Ai ka ligjëruar lëndën e gazetarisë në Moskë dhe ka punuar për rrjete ndërkombëtare, përfshirë Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe në Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP). Gjithashtu, ai ka hulumtuar miliona dokumente, në hulumtimin që njihet si Letrat e Panamasë. Anin, po ashtu ka raportuar për udhëheqjen brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Më 2021, autoritetet ruse e shpallën atë “agjent të huaj”. Ai jeton jashtë Rusisë.
Anin bisedoi me Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë lidhur me rreziqet potenciale për Vladimir Putinin, që dalin si pasojë e vendimit të liderit rus për ta pushtuar Ukrainën, manovrat aktuale për pushtet nga persona sikurse shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, dhe kreu i Gardës Kombëtare ruse, Viktor Zolotov, dhe çfarë do të mund të sillte humbja eventuale e Rusisë në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë: Shumë ekspertë perëndimorë janë skeptikë për skenarin në të cilin Putin do të sfidohej apo do të rrëzohej nga pushteti nga persona brenda Rusisë. Nëse bazohemi në titullin e artikullit tuaj, që u publikua në janar në iStories, “Një luftë klanore për fronin e Putinit ka nisur”, ju nuk ndani këtë skepticizëm. Pse?
Gazetari rus, Roman Anin.
Roman Anin: Besoj se lufta klanore për fronin e tij ka nisur. Kjo nuk do të thotë se ata do të tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti. Putin është 70 vjeç, nuk është i ri. Kjo nënkupton se qarqet e tij e kuptojnë se herët apo vonë ai do të vdesë apo do të largohet nga pushteti. Ata e kuptojnë se duhet të punojnë për një skenar pas vdekjes së tij. Problemi i qarqeve të tij është se ata janë të ndarë, ata kanë luftuar vazhdimisht kundër njëri-tjetrit për vite të tëra, për qasjen ndaj Putinit, për mundësinë e ndikimit në vendimet e tij, për pushtet. Këto luftëra shpesh nuk ishin “të ftohta”.
Ka shumë shembuj. Për shembull, [anëtari i Këshillit të Sigurisë dhe drejtori i Gardës Kombëtare, Viktor] Zolotov, është njeri shumë i afërt me Putinin ose më saktë ka qenë një njeri shumë i afërt me të. Ai ka qenë truproja e tij, një person që kalonte shumicën e kohës me Putinin. Zolotov urren [drejtorin e FSB-së, Aleksandr] Bortinkov, dhe Bortnikov e urren Zolotovin, ata përplasen vazhdimisht. Kjo e bën të vështirë që ata të pajtohen për një pasardhës të mundshëm. Prandaj, unë mendoj se kjo rrit shanset që njëri prej tyre, apo një koalicion i tyre, do të fillojë të veprojë edhe para se Putin të vdesë apo para se të humbë pushtetin – vetëm për faktin se tani ata e kanë kuptuar se nuk duan të humbin më shumë kohë.
Radio Evropa e Lirë: Kur ju shkruani se beteja për fronin e Putinit veçse po zhvillohet, çfarë duan këta njerëz: ta zëvendësojnë Putinin apo t’i afrohen më shumë carit, për t’i përshpirtur në vesh?
Roman Anin: Është shumë e thjesht. Ata duan të shpëtojnë jetën e tyre, asetet, jetën e familjarëve të tyre. Ata e kuptojnë se pasi Rusia ta humbë luftën – sepse askush në mesin e tyre nuk beson më në fitore – do të jetë pika e nisjes së kësaj lufte për fron. Dhe kushdo që e humbë betejën, do të humbë gjithçka, pushtetin, asetet…. Imagjinoni, presidenti i ardhshëm i Rusisë është dikush nga klani i [Nikolai] Patrushevit, që është shef i Këshillit rus të Sigurisë Kombëtare, një prej trupave më të mëdhenj qeveritar në shtet. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë luftuar kundër tij gjatë gjithë këtyre viteve nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë asetet e tyre, apo edhe jetën apo lirinë e tyre, dhe ata e kuptojnë këtë gjë. Prandaj, unë mendoj se kjo do të bëjë që të ketë luftë për pushtet. Ata do të luftojnë për jetën e tyre.
Sepse problemi tjetër është se ata kanë ngecur në këtë anije, për shkak të sanksioneve, për shkak të përfshirjes së tyre në krime të ndryshme. Ata nuk mund të largohen nga shteti. Ata nuk mund thjesht të thonë “Në rregull, le ta tradhtojmë Putinin dhe të ikim diku”. Ata janë bllokuar në Rusi. Dhe imagjinoni, gjarpërinj të bllokuar brenda një shisheje, dhe që të gjithë ata e urrejnë njëri-tjetrin.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendon vetë Putini për këtë luftë për pushtet? Një interpretim është se ai po tenton që t’i vendosë njerëzit e tij të afërt kundër njëri-tjetrit në mënyrë që vetë të qëndrojnë i fortë dhe të tjerët të dobësohen.
Roman Anin: Para luftës, kjo vërtetë ishte pjesë e strategjisë së tij. Ai adhuron që të sillet si një gjykatës në këto lloj betejash brenda qarqeve të brendshme. Sot, puna nuk qëndron më kështu sepse këto përplasje publike midis [ish-truprojës dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny] Prigozhin dhe [ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei] Shoigu, midis Prigozhinit dhe [liderit të Republikës Çeçene, Ramzan] Kadyrov, definitivisht nuk e bëjnë pushtetin e Putinit më të fortë. Është e kundërta, këto përplasje po e bëjnë më të dobët. Problemi i Putinit është se ai është një politikan që vazhdimisht ka frikë të marrë vendime, që preferon të qëndrojë duke mos bërë asgjë dhe të presë derisa problemi disi zgjidhet vet.
Radio Evropa e Lirë: Ky është një vlerësim i çuditshëm për një person që mori vendim për të pushtuar fqinjin e tij.
Roman Anin: Por, këto janë lloje të ndryshme vendimesh. Sepse ai besoi, kur e mori atë vendim, se do të ishte një luftë shumë, shumë e lehtë. Ata besuan se do ta pushtonin Ukraina për tri ditë. Prandaj, ai realisht nuk po rrezikonte asgjë.
Vendimi për të bërë diçka brenda klanit të tij [është diçka tjetër] dhe realisht Putin nuk ka shumë zgjidhje. Nëse lexoni deklaratat publike të Prigozhinit dhe të shumë liderëve të tjerë, të ashtuquajtur patriotë, ata veçse kanë nisur që ta kritikojnë atë. Ata veçse kanë nisur të thonë se Putin po e tradhton shtetin. Këto janë akuza shumë serioze, dhe Putin ose do të veprojë vetë – që nënkupton të nisë represionin ndaj ish-aleatëve të tij – ose do të bëhet tepër vonë. Ky është një vendim shumë i vështirë. Është qesharake që këto lloj vendimesh për të janë më të vështira sesa vendimi për ta pushtuar Ukrainën. Dhe ai nuk e ka marrë këtë vendim. Por, unë besoj se teksa po u afrohemi zgjedhjeve presidenciale, aq më shumë duhet që ai të veprojë, dhe besoj se do të jemi dëshmitarë të represionit ndaj ish-aleatëve të tij.
Radio Evropa e Lirë: Një tjetër vendim që ai ka mundur ta marrë, por nuk e ka marrë, është emërimi i ndonjë pasardhësi. Pse nuk e ka bërë këtë?
Roman Anin: Besoj se nuk e ka bërë pasi nuk ka ndonjë figurë të mirë. Ai e di se klani i tij është i ndarë dhe është shumë e vështirë të gjendet dikush që do t’iu shërbejë të gjitha klaneve. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka zgjedhur një pasardhës sepse vërtetë është i frikësuar për lirinë e tij dhe jetën e tij. Ai ka frikë nga humbja e pushtetit. Mendoj se pendesa më e madhe që ai mund të ketë këto ditë është që nuk ka një djalë, që do të ishte pasardhësi i tij natyral… Pesë vjet më parë, unë shkrova një artikull për truprojat e tij, se si ata nisën të merrnin pozita në agjenci të ndryshme, veçanërisht në shërbimet sekrete. E pyeta njëri nga truprojat, “pse po e bën këtë Putini?”. Përgjigja ishte shumë e thjesht: “Sepse ai u beson këtyre personave. Këta persona për 20 vjet kanë qëndruar prapa tij me armë dhe nuk e kanë vrarë”. Gjetja e një pasardhësi është vërtetë një vendim i rrezikshëm, sepse si mund të jetë ai i sigurt që pasardhësi i tij nuk do ta tradhtojë një ditë pasi të bëhet president? Prandaj ai është i frikësuar dhe jam i sigurt se Putini do të synojë edhe një mandat presidencial.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë kjo luftë për pasardhësin e Putinit për vetë trashëgimin e tij, me të cilin Putin është i fiksuar?
Roman Anin: Këto ditë është bërë e qartë se cila do të jetë trashëgimia e tij dhe roli i tij historik. Në historinë e Rusisë dhe të botës, është e qartë tashmë, ai do të vazhdojë të jetë më i përafërt me Hitlerin, si një prej diktatorëve më të këqij, një prej personave që nisi një prej luftërave më mizore në Evropë. Ai dëshironte të jetonte në historinë ruse dhe të botës midis Pjetrit të Parë dhe Katerinës së Madhe. Por, ai tashmë do të jetë diku midis Hitlerit dhe Qaddafit.
Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për ata që janë në garë për fronin e tij dhe të nisim me atë më famëkeqin, që padyshim është Prigozhini. Kush është “gjyshi i lumtur” me të cilin po tallej Prigozhin në videon e tij të fundit? A e ka pasur fjalën për [shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery] Gerasimov, siç pretendoi ai më vonë, apo për “gjyshin e bunkerit”, siç e quan ai vazhdimisht Putinin që kur ka nisur lufta?
Roman Anin: Jam absolutisht i sigurt se e kishte fjalën për Putinin, e jo Gerasimovin. Pikë së pari “gjysh” është nofkë për Putinin dhe të gjithë e dinë këtë. Prigozhin nuk e zgjodhi këtë nofkë aksidentalisht. Pastaj, sigurisht, ai e kupton se Gerasimov zyrtarisht është përgjegjës për atë që ata e quajnë “operacion të posaçëm ushtarak”, por të gjitha vendimet e mëdha sigurisht që merren nga Putini. Vendimi për t’i dërguar ose jo armë dhe municione Wagner-it nuk merret nga Gerasimovi, por nga Putini.
Ajo që është më e rëndësishmja dhe më interesantja në kuadër të kësaj lufte klanore dhe Prigozhinit ishte deklarata e tij publike [në po të njëjtën video] që ishte pikërisht e njëjta deklaratë… se ata do të largohen nga Bahmuti më 10 maj. Të gjithë i kushtuan vëmendje vetëm pjesë së parë të deklaratës së tij. Por, për mendimin tij, pjesa e fundit ishte më e rëndësishme. Ajo se çfarë tha ai ishte se “ne do të largohemi më 10 maj, dhe do të presim derisa populli rus të ketë nevojë për ne, që ne besojmë se do të ndodhë shumë shpejt nëse shikoni sesi liderët tanë po veprojnë”. Qartësisht ai po i referohej një lloj revolucioni, puçi, apo diçka të ngjashme. Ai e sheh Wagner-in si një lloj grupi ushtarak që përfaqëson interesat e shumicës së rusëve dhe nëse rusët kanë nevojë për të, ata do të jenë të gatshëm. Kjo është një deklaratë e rrezikshme që askush nuk e vërejti. Por, unë besoj se Putini dhe njerëzit e tij në Kremlin vërtetë kanë lexuar mes rreshtave.
Radio Evropa e Lirë: Nëse është kështu, a ka vërtetë leverdi Putini që ta lejojë Prigozhinin të bëjë diçka të tillë pa u ndëshkuar? Ka pasur edhe një deklaratë tjetër, kur Prigozhin tha se “ne duhet të reduktojmë humbjet tona, të konsolidojmë fitoret tona dhe të ngrijmë luftën në Ukrainë”. Njerëzit në Rusi janë dënuar me burg për deklarata më të buta se kjo.
Roman Anin: Absolutisht. Sërish, këto deklarata dobësojnë pushtetin e Putinit… Është shumë interesante sepse ata varen shumë nga njëri-tjetri. Prigozhin udhëheq 50.000 njerëz në seksionin më të rëndësishëm në vijën e frontit. Nëse ata largohen, do të jetë fundi i luftës, ose të paktën do të jetë një humbje serioze për ushtrinë ruse. Prigozhin varet nga Putini sepse ata [luftëtarët e Wagner-it] nuk mund të luftojnë pa municion, pa armë. Prandaj, besoj se Putini është duke ëndërruar më shumë sesa [presidenti ukrainas, Volodymyr] Zelensky që Prigozhin të vdes atje. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë problem të Putinit.
*Video: Sa e rrezikon Putinin shefi i Wagner-it?
Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë thotë kjo për vetë Rusinë që një ish-abuzues i grave, një bandit, që tani është shndërruar në një person që tallet duke mbajtur në duar një çekiç, e i cili po garon për vendin kryesor të pushtetit? Këtu ne kemi shembuj nga historia, precedentin e Stalinit, i cili ishte një grabitës bankash.
Roman Anin: Vërtet nuk mendoj se ka shembuj, të paktën në historinë moderne, të një shteti të tillë. Ndonjëherë i mbylli sytë dhe imagjinoj që jam në vitin 2007, dhe një skenarist nga Hollywood-i vjen dhe më thotë: “Shiko, këtu është një libër apo një skenar i jashtëzakonshëm që thotë se Rusia do të nisë një luftë kundër Ukrainës, Putin qëndron në bunkerin e tij për dy vjet, ushtaraku kryesor është një ish-kriminel që rrihte gratë dhe i grabiste. Ai po rekruton dhjetëra mijëra të burgosur dhe ata do të vriten në frontet e luftës, dhe Rusia do të bëhet shteti më i izoluar, diku midis Iranit dhe Koresë së Veriut”. Do t’i thosha këtij skenaristi se është i çmendur. Por, ky është realiteti. Ne folëm për trashëgiminë e Putinit. Kur ai u bë president, Rusia ishte një prej shteteve më të zhvilluara, një prej shteteve më elite në botë. Ku është sot? Është tragjedi, sigurisht, pikë së pari për Ukrainën. Por, po ashtu është tragjedi ajo çfarë Putini i bëri Rusisë: Ai e ktheu shtetin dhjetëra e dhjetëra vite pas, dhe nuk e di se sa kohë do t’i duhet shtetit që të rimëkëmbet apo nëse ka gjasa që të rimëkëmbet.
Radio Evropa e Lirë: Nëse Prigozhin vërtetë ka ndonjë plan të madh në mendje, si do ta bindte ai popullin rus?
Roman Anin: Duhet ta pranojmë se ai është një person shumë i talentuar sa i përket marrëdhënieve me publikun dhe ai veçse po e shet idenë që “shikoni se si këto lopë të trasha nga Rublevka, një prej pjesëve më të pasura të Rusisë, po e tradhtojnë shtetin. Ata po na i dërgojnë djemtë tuaj në vijat e luftës pa asgjë. Ata kanë vjedhur gjithçka. Djemtë tuaj po vdesin atje. Unë e di se si ta fitoj luftën, por këta tradhtarë nuk po më lejojnë, nuk po na lejojnë që të fitojmë”. Dhe rusët po i besojnë kësaj ideje. Ai po bëhet gjithnjë e më popullor. Sepse ai praktikisht po thotë të vërtetën, ose po thotë diçka që rezonon me rusët. Sepse, fatkeqësisht, shumica e rusëve e mbështesin luftën, ose të paktën jo vetë luftën, por ata këto ditë po mendojnë se “nëse ne e nisim luftën, atëherë nuk ka shanse që ne ta humbim atë, ne do ta çojmë deri në fund”. Idetë e Prigozhinit rezonojnë me rusët.
Radio Evropa e Lirë: Ai po ashtu është i vetmi që mundet, deri në njëfarë mase, të pretendojë se ka arritur një sukses në Ukrainë, krahasuar me të tjetër.
Roman Anin: Pikërisht. Këtë po e thonë edhe ukrainasit. Këtë po e thonë edhe ekspertët perëndimorë. Dhe popullata në Rusi po thotë se ushtria e tij private është më efektive sesa ushtria zyrtare.
Radio Evropa e Lirë: Duke pasur parasysh këtë, kë shihni që do të fitonte në një duel midis Prigozhinit dhe Shoigut e Gerasimovit?
Roman Anin: Vërtetë varet se çfarë do të ndodhë pas dhe gjatë ndonjë kundërofensive ukrainase. Gjërat mund të nisin të ndryshojnë dhe të zhvillohen shumë shpejt, dhe unë kam frikë se ne jemi një hap para nisjes së kaosit të vërtetë në Rusi – përveç nëse Putin vendos të tërheqë trupat, të mbyllë shtetin, të shpallë diktaturë ushtarake, të arrestojë të gjithë armiqtë e tij dhe të transformojë shtetin në një Kore të Veriut…
Radio Evropa e Lirë: Nëse ai vendos të veprojë kështu, a do të ishte në gjendje ta bënte?
Roman Anin: Këtu qëndron problemi, mendoj se ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai po shpreson që të ndodhë një mrekulli. Ai nuk po bën asgjë. Ai duket sikur është bllokuar në bunkerin e tij. Prandaj ai kritikohet. Nëse lexoni kanalet më të famshme “Z”, ato thonë: “Ku është lideri ynë? Cili është plani ynë? A do të fitojmë?”. Ai ka frikë ta bëjë këtë, prandaj unë mendoj se ai nuk do të zgjedhë këtë rrugë. Në njërën anë, unë kam frikë, në anën tjetër shpresoj që një kundërofensivë e suksesshme do të nisë luftën e nxehtë mes elitave, këtë kaos.
Por, kam frikë se dikush edhe më i keq mund ta fitojë këtë betejë. Dhe kjo do të ishte një sfidë e vërtetë për Perëndimin. Si do të veprojë Perëndimi? Sepse, imagjinoni, Prigozhin fiton betejën, dhe tani shteti, që ka arsenalin e dytë më të madh në botë të armëve bërthamore, është në duart e një krimineli famëkeq, një kriminel që është edhe më i keq se Putini, një kriminel i çmendur, një sadist, një person që i pëlqen të torturojë dhe vrasë njerëz. Dhe shpresoj që Perëndimi ka plan se si do të veprojë nëse dikush si Prigozhini apo Girkini [Shënim i redaksisë: Igor Strelkov, që ka luajtur rol në aneksimin e Krimesë më 2014 dhe ka mbështetur separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës] ose kushdo tjetër që fiton luftën [për pushtet].
Fatkeqësisht, nuk ka njerëz të arsyeshëm brenda elitës, në mesin e atyre që kanë pushtet. Liberalët janë shumë të dobët. Ka disa liberalë në mesin e rrethit të Putinit – njerëz sikurse [strategu i kamotshëm i Kremlinit, Sergei] Kiriyenko, njerëz sikurse [Aleksei] Kudrin, sikurse [Anatoly] Chubais – por këta persona nuk kanë pushtet fizik. Në një shtet të dështuar – dhe për mendimin tim Rusia është bërë shtet i dështuar – personi që ka armët më të mëdha fiton, që kanë pushtet fizik… dhe ata që nuk janë të frikësuar që t’i përdorin ato. Këto forca liberale, si brenda rrethit të Putinit dhe në përgjithësi në Rusi, fatkeqësisht nuk kanë fuqi të tillë, prandaj nuk mund ta përdorin.
Radio Evropa e Lirë: Edhe Ramzan Kadyrov, “akademiku i shquar çeçen”, siç e keni portretizuar ju në artikujt tuaj, ishte i gatshëm të zëvendësonte trupat e Wagner-it me detashmentin e tij Akhmat, në Bahmut. Cilat janë ambiciet reale dhe joreale që mund të ketë Kadyrov në këtë luftë për pushtet?
Roman Anin: Mendoj se shumica e ekspertëve disi i ekzagjerojnë ambiciet e tij. Nuk mendoj se ai ka ambicie për t’u bërë president apo diçka tjetër. Nëse shikoni se çfarë po bën ai në Republikën [Çeçene]e tij, ai po emëron familjarët e tij në poste të mëdha shtetërore. Është qesharake. Besoj se ai ka emëruar mbi 30 ose 25 anëtarë të familjes së tij në postet më të rëndësishme në Çeçeni.
Radio Evropa e Lirë: Një qasje monarkike?
Roman Anin: Pikërisht. Sipas meje, ai vetëm dëshiron të jetë aty ku është tani: lider i Çeçenisë, të mbretërisë së Çeçenisë, një person që mund të bëjë çfarë të dojë në Çeçeni dhe të vazhdojë të marrë para federale. Është një shtet i jashtëzakonshëm brenda një shteti që financohet nga të gjithë rusët. Çeçenia, sipas meje, mbi 90 për qind varet nga paratë që vijnë nga buxheti federal. Prandaj, nuk mendoj se ai ka ndonjë ambicie tjetër veçse të qëndrojë në pushtet dhe të vdesë në fronin e tij, dhe t’ia japë pushtetin një prej familjarëve të tij.
Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për një figurë tjetër. Kemi një mori klanesh, sikurse ai i [sekretarit të Këshillit të Sigurisë, Nikolai] Patrushev, [miliarderit, Yuri] Kovalchuk, [oligarkut, Igo] Sechins, e kështu me radhë. Si i vlerësoni shanset e tyre për marrjen e drejtimit të shtetit?
Roman Anin: Sigurisht, që të gjitha këto figura janë të ndryshme. Besohet se – mendoj se është fakt – Kovalchuk është njeriu i dytë më i fuqishëm në shtet. Ai është një prej njerëzve më të afërt të Putinit, dhe definitivisht ishte ai që e dinte për pushtimin, dhe ndoshta ishte ai që ndikoi në këtë vendim. Nuk e dimë, por kështu mendojnë shumica e ekspertëve. Njëkohësisht, këta persona konsiderohen si miqtë më të vjetër të Putinit, sikurse Sechin, [drejtuesi i konglomeratit të mbrojtjes, Rostech, Sergei] Chemezov, Kovalchuk. Po ashtu, ka shumë përplasje mes tyre. Për shembull, [drejtuesi i Transneft, Nikolay] Tokarev, që ka shërbyer së bashku me Putinin në Gjermani si pjesë e KGB-së, vazhdimisht përplaset me Sechinin, i cili po ashtu është një mik i vjetër i Putinit. Në disa raste, këto përplasje kanë rezultuar në raste penale kundër personave të tjerë. Personat brenda qarqeve të brendshme nuk mund të iniciojnë raste penale ndaj njëri-tjetrit, prandaj ata iniciojnë raste të tilla ndaj njerëzve të tretë apo katërt, vartësit e bëjnë këtë dhe kjo nuk ka ndryshuar. Burimet po më thonë se këto përplasje janë intensifikuar gjatë vitit të fundit, sepse torta është bërë më e vogël, ata e kuptojnë se rreziqet janë të larta, dhe, sigurisht, ata duan të mbrojnë klanin e tyre në mënyrën më të mirë dhe duan të dobësojnë klanet e tjera. E gjitha kjo po zhvillohet pas perdeve. Por, më e rëndësishmja, shumicën e tyre ne nuk i shohim.
Biznesmeni rus, Yuri Kovalchuk, që besohet se është njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi.
Radio Evropa e Lirë: Në artikullin tuaj, ju në njëfarë mënyre i ndani këta persona në tri kampe kryesore. Një prej tyre thatë se ishte “i etur për gjak”, ku bëjnë pjesë njerëz sikurse Prigozhin dhe të tjerë. Kampin e dytë e keni përshkruar si “të privilegjuarit”, ku përfshihet rrethi i brendshëm i Putinit, sikurse oligarkët dhe njerëzit e sektorit të financave. Ndërkaq, ju thatë se ka edhe një kamp tjetër të “patriotëve”, pra njerëz që duan të largojnë personat që kanë pushtet në Kremlin për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, por po ashtu ata duan ta fitojnë luftën. Si po zhvillohet kjo garë?
Roman Anin: Opsioni më i mirë për Rusinë – jo vetëm për Rusinë, por edhe për Ukrainën dhe mbarë botën – do të ishte nëse do të fitonte klani i “të privilegjuarve”. Çfarë dua të them është se brenda rrethit të brendshëm të Putinit – nuk ka njerëz të mirë, që të gjithë janë të korruptuar dhe që të gjithë janë të përshirë në krime të ndryshme – ka disa persona që janë më të arsyeshëm sesa Prigozhin dhe Strelkov. Nëse koalicioni i këtyre personave e kuptojnë se në fund ata mund ta ndalin luftën dhe mund të ndryshojnë gjithçka në Rusi shumë shpejt. Imagjinoni situatën ku ky koalicion klanesh e dorëzon Putinin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe premton se “ne do të tërheqim të gjitha trupat nga Ukraina në kufijtë e vitit 1999, do t’i japim Ukrainës garanci të sigurisë dhe në këmbim Perëndimi të na japë garanci për sigurinë tonë, të aseteve tona, të anulojë të gjitha sanksionet dhe të nisim gjithçka nga fillimi”. Besoj se Perëndimi, që veçse është i lodhur nga kjo luftë, do të pajtohej me këtë, sepse do të nënkuptonte fitore për Ukrainën, fundin e luftës dhe nisjen e një raporti të ri me Rusinë. Ky do të ishte skenari më i mirë. Vërtetë shpresoj që një koalicion, i atyre që ne i quajmë “të privilegjuar”, sa më shpejt ta kuptojë këtë. Në të kundërtën, Rusia do të mbetet diku midis Prigozhinit dhe Strelkovit. Dhe, ky nuk është një opsion i mirë.
*Video: Putin, në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare
Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh nëse Ukraina e fiton luftën në fushëbetejë?
Roman Anin: Ne të gjithë shpresojmë se kështu do të ndodhë, që Ukraina të fitojë në fushëbetejë. Kjo do të nënkuptonte nisjen e kaosit në Rusi dhe nisjen e kësaj “lufte të klaneve” për të cilën folëm…. Nisjen e Smuta-s [Shënim i redaksisë: Kjo është referencë për të ashtuquajturën Koha e Trazirave në historinë ruse që përfshin ngjarjet në periudhën 1598-1612]. Dhe më pas ne do ta shohim se kush do ta fitojë këtë luftë. Ne nuk mund të parashikojmë skenarë se çfarë do të ndodhë më pas, sepse përfshihen shumë aspekte: nga një kaos i plotë dhe transformimit të Rusisë në një shtet sikurse ndonjë shtet afrikan me banda dhe luftime të vazhdueshme në rrugë, deri te transformimi në një shtet demokratik pas 20 apo 50 vjetësh. Nuk e di. Do të varet se kush do ta fitojë luftën për fronin.
VOAL- Frika e një dështimi të SHBA-së trondit tregjet financiare. Nga Azia në Evropë, bursat mbyllen të gjitha në të kuqe: Kontinenti i Vjetër djeg 227 miliardë euro me Milanon në fanellë të zezë, që mbyll seancën me 2.39% dhe sheh 14 miliardë të bëhen tym.
Rëndë është edhe Wall Street, ku sytë e investitorëve janë përqendruar te Shtëpia e Bardhë, ndërsa prapaskenat përgatitin për më të keqen.
Negociatat mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, vazhdojnë edhe nëse një marrëveshje është ende larg.
Ndërkohë, 1 qershori është identifikuar nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen si një ditë e mundshme X e mospagimit, dita e saktë në të cilën Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos jenë më në gjendje të respektojnë angazhimet e veta financiare. rsi-eb
Komentet