Tash që kur e kanë dëbu prej Kosove Boiken Abazin
me pretendimin se rrezikon rendin shtetëror
në një vend ku shtetin e ka kap dreqi
ca opinionistëve, internacionalistë, titistë, jugosllavistë, hiçista
të Kosovës
u ka shku mendja shterpë me promovu
urrejtjen ndërracore,
diçka e pame veç në diktatura fashistoide apo staliniste,
kur vëllai denonconte vëllain,
ku shqiptari fuste në burg shqiptarin
dhe shkonte deri aty sa e vriste shqiptarin, elitarin, europianin
këtyre internacionalistave, titistave, jugosllavistave, hiçistave
u ka shkrepë me e zëvendësu pushtuesin me shqiptarin matanë kufirit
këta ideologë idiotë të “kombit kosovar”
që s’ka lidhje me shtetin e Kosovës
por me nostalgjtë e tyne bajate jugosllave
kur ca futeshin në burg se shihnin ëndërra
me shtetin Amë
ndërsa këta qyqanët jetonin ëndërrën jugosllave
e as që u plaste për vëllazërit e një gjaku
matanë Murit të Berlinit ndërshqiptar
tash këta nostalgjikë-jezitë
i ka kapë malli për kohën e ndalume
kur shqiptarit nuk i lejohej të takohej me shqiptarin
e tash në Kosovën e thaqizume
ata kujtojnë se asht ba deti kos
e koha me i kthy shqiptarët në “kosovarë”
e pastaj me i ba “kosovarët”me i “urrye” shqiptarët !
Ne e dimë se diktatura komuniste ka ekzekutu fratricid
e kriminelët në Kosovës
këta që kanë me pagu në Gjykatën Speciale
janë frymëzu boll nga fratricidi
ndërshqiptar!
Fratricid asht vëllavrasje!
E ajo kohë nuk kthehet kurrë ma!
Sepse ndër shqiptarë ka ardhë koha me e pyetë njeri-tjetrin
kush e ka vra Ukshin Hotin, e me rradhë
kush e ka spiunu Adem Jasharin, e me rradhë!
kush ka mbjellë urrejtjen kundër Ibrahim Rugovës, e me rradhë!
kush i sheh shqiptarët e Shqipërisë si të tepërt, e me rradhë!
kush ka ndez urrjetjen brënda llojit, e me rradhë.
sepse të ndërsesh me u urrye brënda llojit
ky asht hapi i parë i fratricidit!
Dhe dihet tash se Krenat e Kosovës i kanë vra,
ata që kanë ndërsye urrejtjen e shqiptarëve ndër shqiptarë
me pretendime ideologjike
e pastaj me pretendimin thjesht
për të uzurpu pushtet!
Në shekullin XXI
kush mbjell urrejtjen ndërracore
këta soj zagarësh i kap ligji
këta lloj zagarësh duhej t’i ndalë shteti i Kosovës
hapni smartphon-ët dhe në Facebook do t’i zbuloni letshëm
se kush e mbjedh urrejtjen e “Kosovarëve” kundër “Shqiptarëve”,
apo të “kosovarëve” kundër shtetit amë
këta qyqanë që edhe shqipen e flasin sikur kanë traktorë në gojë
politikanët e korruptuar nuk janë kombi
s’janë arsye me e urry kombin dhe shtetin amë
sepse na paska zyrtarë të korruptuar
është njëlloj sikur me i ndërsy “kosovarët” me i urry “kosovarët”
dhe Kosovën
meqë midis tyne ka shtetarë mafiozë e kriminele
dhe opinionistë flliqanë si puna e tyne!
Nuk janë shqiptarët e shtetit amë që nxisin urrejtjen.
janë do “kosovarë”, biçimista, jugosllavista, hiçista
që në kohën e zero të thaqizmit i ka kapë deliri i madhështisë,
e po kujtojnë se po e detyrojnë Kosovën
me i zëvendësu Krenat e preme të Kosovës
nga fratricidi
me të këtyne që po i ndërsejnë shqiptarët me e urry veten!
Por Kosovës e
shqiptarëve nuk i ndin fare për ta e prej tyne !
Komentet