-Z. Abdixhiku na flet për dinjitet, për besë, për peshën e fjalës.
– Por çfarë peshe ka fjala, kur përdoret për të mbuluar një refuzim të hapur ndaj vullnetit të qytetarëve?
– Si mund të flitet për etikë politike, kur në prapaskenë ndërtohen aleanca me ata që e kanë vënë këtë vend në gjunjë përmes krimit të organizuar, korrupsionit dhe kapjes së shtetit?!
-Refuzimi i takimit konsultativ nga ana e Z. Abdixhikut nuk është akt dinjiteti, por është konfirmim i nënshtrimit ndaj logjikës së vjetër politike qe kontrollon Shiku.
-Z. Abdixhiku frika nga ndryshimi dhe drejtësia, po shperfaqe gjendjen tende dhe lidhjet e tua me parapolitiken e PDK ..
– Është nënshtrim ndaj atyre që sot nuk i shohim në institucione, por i ndiejmë si hijet e errëta që udhëzojnë nëpër letra të shkruara me fjalë të mëdha por me qëllime qe kane synim sherbimin ndaj Vuçiçit te cilin tanime as populli i vet nuk do me ..
-Hashim Thaçin, ju vetë e akuzonit për vrasjen e figurave politike dhe ushtarake të LDK-së..
Nuk na the kur ishe ne Hage ta vizitosh dhe pse e mban fshehte viziten nese ke shkuar?!!
– E megjithatë, për pushtet, keni bërë koalicione me të.
-Dhe në vitin 2019, vetë ti, Lumir Abdixhiku, ke hyrë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të marrë “izën” e tij që të futesh në koalicion me Albin Kurtin, pse mbaje fshhehte kete ‘vizite’ naten vone …
-A nuk është kjo fytyra e vërtetë e hipokrizisë politike?
-Ti atëherë ishe njeriu i Hashim Thaçit.
-Sot, je vegël e Edi Ramës..
-Por në asnjë moment nuk ke qenë i LDK-së së Ibrahim Rugovës.
-Ti nuk je produkt i kësaj partie, ti je infiltruar në të për ta shkatërruar nga brenda dhe këtë po e bën me zell të paturpshëm.
-SHIK-u dhe kriminelët e tij nuk ju penguan kurrë për të bërë marrëveshje.
-Edhe pse sot kreu i SHIK-ut dhe shefi i tij janë nën akuza për vrasje politike për ty, kjo tragjedi nuk përbën as reflektim, as pengesë.
-Sepse ti nuk udhëhiqesh nga parimet, por nga urdhrat.
– Nuk të pengon vrasja e ‘bashkëpartiakëve’ të tu por të pengon një fjalë e fushatës elektorale që e ka thënë Albin Kurti.
-Kjo tregon gjithçka për ty.
-Ti nuk ke hallin te besa, as te pesha e fjalës.
-Hallin e ke se urdhrat e SHIK-ut duhet t’i zbatosh.
– Dhe këtë po e bën në dëm të demokracisë, edhe në dëm të vendit.
-Sepse Republika nuk është pronë e askujt as e Lumir Abdixhikut Dorsa Kices-Xhelili qe si tandem kani kapur partine e mbetur te Ibrahim Rugoves.
-Është shtëpia e qytetarëve që kanë folur qartë për një rrugë ndryshe, nese nuk e respekton verdiktin popullor , nje verdikt tjeter do te hedh ty jashte skenes politike.
-LDK ka rastin të zgjedhë të qëndrojë në krah të popullit, apo në krah të së kaluarës që po përpiqet të rikthehet nën petkun e unitetit, dhe krimit te organizuar nga bandat e veshura me petk politik.
-Sepse mosveprimi juaj sot, është përgjegjësia juaj nesër – para qytetarëve dhe historisë.