VOAL

VOAL

Lideri i Al-Kaidës bën thirrje për sulm ndaj SHBA-ve

July 10, 2015

Komentet

Rabini i vrarë dhe heroi arab

Bondi Beach është një vend ikonë në Sydney, një nga plazhet më të famshme në botë, i njohur për atmosferën e relaksuar, rërën e artë, detin blu dhe surfimin. Pikërisht aty, turma po festonte Hanukën, festën hebraike, nata e parë e një kremtimi shumë të pritur, një mbrëmje argëtimi për familjet. Por gjithçka u shndërrua në atentatin më të rëndë masiv në vend në gati 30 vjet, një nga sulmet më të përgjakshme kundër hebrenjve jashtë Izraelit në dekadat e fundit.

Mes të paktën 16 personave të vrarë ndodhej edhe rabini i Sydney-t Eli Schlanger, 40 vjeç, një i dërguar i lëvizjes Chabad Lubavitch, i cili kishte 18 vjet që shërbente atje. Për të thonë se ishte “një njeri i ngrohtë, plot energji dhe shumë i vlerësuar”. Të plagosurit janë 29, por bilanci mbetet provizor. Mes viktimave ka edhe një fëmijë nga një shkollë hebraike lokale, një vajzë 12-vjeçare dhe një shtetas izraelit.

Schlanger, i lindur në Angli, kishte organizuar së fundmi një event për të përkujtuar të dërguarit e Chabad-it të vrarë, përfshirë ata të sulmit të vitit 2008 në Mumbai. Dy muaj më parë, bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë një djalë.

Alex Kleytman, i mbijetuar i Holokaustit me origjinë nga Ukraina, u identifikua si një tjetër viktimë e masakrës. Bashkëshortja e tij, Larisa, tregoi: “Kishte ardhur në Bondi Beach për të festuar Hanukën; për ne ka qenë gjithmonë një festë shumë e bukur, për shumë vite. Qëndronim në këmbë dhe papritur u dëgjua ‘bum, bum’ dhe të gjithë u shtrinë përdhe. Në atë moment ai ishte pas meje dhe vendosi të afrohej. Donte të ishte pranë meje”. Çifti ka dy fëmijë dhe 11 nipër e mbesa.

Ishin momente frike dhe paniku. Nico, amerikan që jeton prej gjashtë muajsh në Bondi, po shkonte të takonte miq për të bërë surf kur dëgjoi “një seri shpërthimesh” dhe pa njerëzit të vraponin në të gjitha drejtimet. Fillimisht mendoi se ishin fishekzjarrë. Ai nuk e pa personin e armatosur, por thotë se të shtënat “dukej sikur ishin shumë afër”. Reagimi i tij ishte i thjeshtë: “Thjesht të vrapoja”. Iu duk se krismat zgjatën “një përjetësi”.

Fin Green, anglez, mendoi gjithashtu se kishte dëgjuar fishekzjarrë. Ishte në apartamentin e tij dhe doli te dritarja. Tregon se pa një burrë mbi tavanin e një makine të bardhë duke qëlluar. Disa njerëz po shembeshin përtokë. Të tjerë filluan “të vraponin dhe të bërtisnin”, duke u drejtuar nga pallati i tij. Green mbylli perdet dhe u fsheh në dollap.

Elizabeth Mealey, ish-gazetare, po darkonte në restorantin Icebergs në Bondi Beach kur dëgjoi të shtënat. “Njerëzit filluan të vraponin drejt plazhit, ishte panik. Disa qëndronin të ngrirë, pa e kuptuar çfarë po ndodhte, ishte e tmerrshme”. “Na u duk sikur u desh shumë kohë para se të dëgjonim një sirenë. Ishte një kaos i plotë”.

Por në këtë histori të errët urrejtjeje dhe intolerance ka edhe një hero. Quhet Ahmed. Ai arriti të çarmatosë njërin nga atentatorët në Bondi Beach. Skena ishte kjo: ai i afrohet nga pas agresorit që po qëllonte, i hidhet sipër dhe i merr armët. Atentatori pengohet dhe bie. Ahmed i drejton armën, por nuk gjen forcën për të qëlluar.

Ahmed është 43 vjeç, ka dy fëmijë dhe drejton një dyqan frutash. Aktiviteti në Bondi Beach kishte tërhequr më shumë se një mijë persona dhe pritej të kulmonte me ndezjen e një menorah-je të madhe, llamba me shtatë krahë, një nga simbolet më të lashta të fesë hebraike. / bota.al

U shpëtoi jetën dhjetëra personave në Sydney, kush është Ahmed al Ahmed, shitësi 43-vjeçar që çarmatosi autorin!

Babai i dy fëmijëve ende në spital

Shpesh mjafton vetëm një sekondë për të ndarë një njri të zakonshëm nga një hero që shpëton jetë njerëzish. I tillë ka qenë mesa duket edhe momenti kur 43-vjeccari Ahmed al Ahmed reagoi në mënyrë të shpejtë për të ccarmatosur një nga agresorët e masakrës të ndodhur në Sydney.

Australianët e vlerësuan si “hero” pas reagimit të tij të shpejtë gjatë ngjarjes në Bondi Beach të Sidneit, sulmi më vdekjeprurës në vend prej vitesh. Pamjet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale treguan 43-vjeçarin duke u përballur me një nga personat e armatosur ndërsa të shtënat po drejtoheshin drejt civilëve, një veprim që besohet se ka shpëtuar shumë jetë.

Videoja 15-sekondëshe tregon burrin të fshehur pas makinave të parkuara përpara se të vrapojë drejt personit të armatosur nga pas. Ai e kap atë për qafe, ia tërheq pushkën dhe e detyron të bjerë në tokë, përpara se t’ia drejtojë armën përsëri.

Mediat shkruajnë se Ahmed al Ahmed është një shitës frutash, baba i dy fëmijëve, ndërsa sipas raportit ai pësoi dy plagë me armë zjarri gjatë sulmit. Ai nuk kishte përvojë me armët dhe thjesht po kalonte pranë zonës kur vendosi të ndërhynte.

Në internet, ai u lavdërua gjerësisht për trimërinë dhe reagimin e tij të shpejtë. Kryeministri Anthony Albanese gjithashtu e përshkroi atë si një “hero”.

Policia tha se të paktën 11 persona u vranë në të shtënat, të cilat kishin në shënjestër komunitetin hebre gjatë një eventi të Hanukkah në Bondi Beach. Njëzet e nëntë persona u dërguan në spital, përfshirë një fëmijë.

Policia konfirmoi se kishte dy të dyshuar të njohur. Njëri është i vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në spital.

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Narges Mohammadi

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, është arrestuar në Iran, ku më parë ishte liruar përkohësisht për arsye mjekësore.

Avokatja e saj franceze, Shirin Ardakani, e konfirmoi informacionin për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Narges Mohammadi, 53 vjeç, e cila ishte burgosur pas dënimit të saj nga një gjykatë iraniane, mori Çmimin Nobel në vitin 2023 për “luftën kundër shtypjes së grave në Iran dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë”. Ajo ishte liruar përkohësisht në dhjetor 2024.

Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Paris, njoftoi gjithashtu në X se Mohammadi u arrestua gjatë ceremonisë në qytetin lindor të Mashhadit, së bashku me një aktiviste tjetër të njohur, Sepideh Gholian.

Khosrow Alikordi, 45 vjeç, kishte përfaqësuar në gjykatë persona të arrestuar gjatë shtypjes së protestave të vitit 2022. Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor dhe organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë hetim për vdekjen e tij.

Sipas Iran Human Rights, një organizatë me qendër në Norvegji, “ekzistojnë dyshime serioze se mund të bëhet fjalë për një vrasje nga shteti”.

Organizata HRANA (Human Rights Activists News Agency), me qendër në SHBA, publikoi pamje të Mohammadi gjatë ceremonisë, ku ajo shihej mes mbështetësve pa shaminë e detyrueshme për gratë në hapësira publike në Iran.

Sipas HRANA, të pranishmit thërrisnin slogane si: “Rroftë Irani!”, “Luftojmë, vdesim, por nuk pranojmë poshtërim” dhe “Vdekje diktatorit”, gjatë ceremonisë e cila, sipas traditës islame, mbahet në ditën e shtatë pas vdekjes së Alikordit.

Pamje të tjera të transmetuara nga rrjete televizive në persisht, me seli jashtë Iranit, e tregonin Mohammadin teksa ngjitej në një automjet dhe nxiste të pranishmit të vazhdonin thirrjet./Boldnews

Si u arratis fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado nga Venezuela në Norvegji

 

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, u arratis nga Venezuela gjatë një udhëtimi të gjatë, të rrezikshëm dhe plotësisht të errët nate pa drita, sipas një amerikani që pretendon se ka udhëhequr operacionin për ta rikuperuar atë. Machado mbërriti në Oslo, por jo për dhënien e Çmimit Nobel.

Brian Stern, një ish-anëtar i forcave speciale amerikane dhe themeluesi i një organizate shpëtimi jofitimprurëse, e përshkroi misionin në një intervistë me CBS, të botuar pasi figura e opozitës venezueliane u shfaq në Oslo të Norvegjisë pas ceremonisë së Çmimit Nobel për Paqen , raportoi Nova.rs.

“Ishte e rrezikshme. Ishte e frikshme”, tha Stern, duke shtuar se ujërat e errëta dhe të trazuara ofronin vendin e përsosur për t’u fshehur.

Ai tha se e takoi Machadon në det të hapur, pasi ajo ishte larguar nga Venezuela, ku ishte fshehur që nga gushti i vitit 2024 për shkak të frikës së persekutimit nga regjimi i Nicolas Maduros.

Ajo u transferua në anijen e tij dhe filloi udhëtimin 13 deri në 14 orë drejt një vendi të panjohur, nga ku vazhdoi me aeroplan.

“Kushtet e detit ishin ideale për ne, por aspak uji në të cilin do të donit të ishit… sa më të larta të jenë valët, aq më e vështirë është për radarin të të shohë”, tha Stern.

Ai deklaroi se udhëtimi u zhvillua në errësirë ​​pothuajse të plotë, pa dritën e hënës dhe pa asnjë dritë në varka, ndërsa të gjithë ishin plotësisht të lagur në ujë dhe të ngrirë.

“Ajo ishte e lumtur, e emocionuar dhe shumë e lodhur”, tha Stern, duke shtuar se rreth dy duzina njerëz në ekipin e tij ishin të përfshirë drejtpërdrejt.

Përfaqësuesi Machado konfirmoi se fondacioni “Grey Dema Rescue” i Stern-it kreu operacionin.

Raportet e mëparshme të Wall Street Journal thanë se Machado mbante paruke dhe maskë kur doli nga vendi i fshehtë në periferi të Karakasit. Stern nuk donte të zbulonte detaje të pjesës tokësore të misionit për shkak të punës së ardhshme të organizatës së tij në Venezuelë.

Ai tha se operacioni u financua nga “disa donatorë bujarë”, pa përfshirjen e zyrtarëve amerikanë. Megjithatë, ai pranoi se ata po “bashkëpunonin në mënyrë joformale” me ushtrinë amerikane për të shmangur goditjen nga sulmet ajrore.

Machado tha se kishte mbështetjen e SHBA-së për t’u larguar nga vendi dhe ka njoftuar planet për t’u kthyer, por nuk dihet se si ose kur.

Stern tha se grupi i tij nuk do të marrë pjesë në këtë, sepse ata merren vetëm me nxjerrjen e njerëzve, jo me kthimin e tyre.

“Nuk mendoj se ajo duhet të kthehet. Por ajo dëshiron. Maria është vërtet frymëzuese”, tha ai.

Me paruke dhe e maskuar – Operacioni i klasifikuar: Si u nxor Machado nga Venezuela nën hundën e Maduros

María Corina Machado nisi arratisjen e saj dramatike të hënën pasdite, e veshur me paruke dhe maskim, duke u larguar nga periferia e Caracas-it, ku kishte jetuar e fshehur për më shumë se një vit.

Qëllimi: të mbërrinte në Norvegji deri të mërkurën për të marrë çmimin Nobel për Paqen – një nga aktet politike më të guximshme të një udhëheqëseje opozitare në historinë moderne të Venezuelës.

Operacioni sekret, i përgatitur për rreth dy muaj, përfshinte një itinerar tepër të rrezikshëm: nga Caracasi në një fshat bregdetar peshkatarësh, nga aty me një skaf druri përmes Karaibeve, e më pas një fluturim privat drejt Oslos.

10 orë përmes postblloqeve ushtarake

Sipas një personi të afërt me operacionin, Machado udhëtoi për rreth 10 orë, duke kaluar 10 postblloqe ushtarake, çdo herë duke rrezikuar kapjen. Ajo mbërriti në bregdet rreth mesnatës, ku pushoi për pak orë para se të nisej drejt etapës më të rrezikshme: kalimit të detit.

Të martën në orën 05:00, Machado dhe dy bashkëpunëtorët e saj hipën në një skaf të thjeshtë prej druri, duke luftuar me erërat e forta dhe detin e trazuar në drejtim të Curaçao-s.

Rreziku nuk vinte vetëm nga autoritetet venezuelase. Në tre muajt e fundit, Ushtria amerikane kishte bombarduar mbi 20 mjete të ngjashme detare në Karaibe, duke vrarë më shumë se 80 persona që i akuzonte për trafik droge. Për këtë arsye, rrjeti venezuelas që po e ndihmonte Machado-n u koordinua me Ushtrinë amerikane.

“Ne njoftuam saktësisht zonën nga ku do të nisej, që të mos shpërthenin skafin”, tha personi i përfshirë në plan.

Ndërhyrja amerikane dhe prania ushtarake në rajon

Burime të ndryshme thanë se administrata Trump ishte në dijeni të operacionit, megjithëse niveli i përfshirjes së SHBA-ve mbetet i paqartë. Në të njëjtën kohë që skafi po lundronte drejt Curaçao-s, dy avionë amerikanë F-18 u futën në Gjirin e Venezuelës, duke bërë rreth 40 minuta manovra rreth itinerarit të mundshëm detar.

SHBA-të kanë vendosur në rajon edhe aeroplanmbajtësen USS Gerald Ford, të ngarkuar me dhjetëra avionë luftarakë – pjesë e një grumbullimi ushtarak që ka tensionuar më tej marrëdhëniet me Caracas-in.

Pushim në Curaçao dhe fluturimi final drejt Oslos

Machado mbërriti në Curaçao rreth orës 15:00 të së martës, e rraskapitur nga udhëtimi. Ajo qëndroi një natë në hotel dhe të mërkurën në mëngjes hipi në një avion privat drejt Oslos, siguruar nga një bashkëpunëtor në Miami.

Para ngritjes, ajo regjistroi një mesazh audio, duke falënderuar “aq shumë njerëz… [që] rrezikuan jetët e tyre” për t’i mundësuar arratisjen.

Udhëtimi i saj u mbajt aq sekret, saqë vetë Instituti Nobel nuk e dinte nëse Machado do të mbërrinte në Norvegji në kohë. Gjatë ceremonisë, kryetari i Komitetit Nobel, Jørgen Watne Frydnes, tha se ajo kishte kaluar “një udhëtim në kushte rreziku ekstrem”.

Çmimin e mori vajza e saj, Ana Corina Sosa, e cila deklaroi para të pranishmëve: “Ajo do të kthehet në Venezuelë shumë shpejt”.

Pas Oslos: Evropë, SHBA dhe një betejë e re politike

Machado pritet të pushojë disa ditë në kryeqytetin norvegjez. Ka jetuar në izolim total, me pak ushqim dhe pa kontakt fizik me njerëzit për gati 16 muaj.

Pas një jave, ajo synon të nisë një tur evropian për të kërkuar mbështetje për kauzën venezuelase dhe më pas të udhëtojë drejt Washington-it, sipas bashkëpunëtorëve të saj.

Ndërkohë, në Oslo, ndërsa të ftuarit uleshin për darkën zyrtare me pesë pjata të shërbyera me servisin special të Nobelit, detajet e arratisjes së saj po qarkullonin mes diplomatëve dhe zyrtarëve të SHBA-ve dhe Venezuelës.

Në ndërtesën historike të Grand Hotel, Machado u shfaq më pas para mbështetësve, nga ballkoni – një moment simbolik, pas një udhëtimi që sfidoi regjimin venezuelas dhe përforcoi statusin e saj si figurë qendrore të opozitës.

Reagimi i regjimit Maduro

Në Caracas, zyrtarët shpërthyen në akuza. Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez e cilësoi arratisjen si “shfaqje të dështuar” dhe akuzoi Machadon për bashkëpunim me SHBA-të në “grabitjen e pasurive të Venezuelës”.

Prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab, ka paralajmëruar se udhëheqësja opozitare do të konsiderohet “e arratisur” nëse nuk kthehet, duke lënë të hapur mundësinë që Machado të mos lejohet më të hyjë në vendin e saj.

A do ta dëmtojë apo forcojë opozitën largimi i saj?

Edhe pse largimi nga vendi mbart rrezikun e izolimit politik – siç ka ndodhur me udhëheqës të tjerë venezuelas në mërgim – figura të opozitës besojnë se Machado do të jetë edhe më e fuqishme nga jashtë, e aftë të lobojë, të mobilizojë mbështetës ndërkombëtarë dhe të shtyjë për më shumë presion ekonomik e diplomatik ndaj Maduros.

Ajo e ka përkrahur publikisht ndërtimin ushtarak amerikan në rajon dhe ka deklaruar: “Maduro e nisi këtë luftë, dhe Presidenti Trump po e përfundon”.

Putini përkrah Maduron: Rusia mbështet Venezuelën kundër presionit të jashtëm

Kremlini njoftoi se Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, duke i shprehur mbështetjen e Moskës në një kohë kur qeveria venezueliane përballet me presione të shtuara nga jashtë.

Maduro është nën presion të intensifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Donald Trump, të cilët kërkojnë largimin e tij nga pushteti, ndërkohë që Uashingtoni ka rritur praninë ushtarake në rajonin e Karaibeve.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin dhe Maduro riafirmuan angazhimin për vazhdimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe diskutuan për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë dhe energjisë.

Luna al Shibl – SHERRI I MADH I GAZETARËVE SPIUNË Nga Xhafer Shatri

Keto ditë po qarkullon një video që pasqyron veprimtarinë dhe fundin tragjik të njërës prej gazetareve më të njohura arabe.

Ajo quhej Luna al Shibl, siriane me kombësi dhe gazetare e dikurshme e Al Jazira-s.

Pas kësaj Shtëpie të njohur të informacionit, ajo kthehet në Siri dhe punon për televizionin kombëtar.

Më vonë, bëhet këshilltare speciale e kryetarit sirian Bashar al Asad dhe me ndikim shumë të madh politik në vend.

Pas dështimesh të mëdha në përballje me Izraelin, Bashar, Al Asad informohet nga shërbimet iraniane, se këshilltarja e tij në fakt është agjente e Mosadit, prandaj, me 5 korrik 2024, në moshën e saj 49 vjeçare, ajo vdes në një aksident të kurdisur komunkacioni.

Njëkohësisht me aksidentin arrestohet edhe i vëllai i saj, gjeneral i ushtrisë siriane.

Burime të ndryshme të informacionit disa aksione spektakolare të Mosadit, siç ishte likuidimi i krerëve të shërbimeve sekrete iraniane dhe të satelitëve të tyre arabë, ia atribuojnë Luna Al Shibl.

Pa dashur të bëj çfarëdo analogjie, për dallim nga Luna e famshme, në mediet shqiptare ka përplotë argatë të dreqit që, siç thoshte një Shoq i Moçëm, Aga Shyqë, me u kokorizë, kokorizen te na e besa edhe na glacojnë n’shpi publikisht, por voenë e bëjnë tjetërkund dhe për tjetërkënd.

 

NATO po konsideron të godasë e para Rusinë

NATO po shqyrton për herë të parë mundësinë e një goditjeje parandaluese kundër Rusisë, si përgjigje ndaj sulmeve hibride që Moska po kryen ndaj vendeve anëtare.

Lajmi është konfirmuar nga admiral Giuseppe Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të Aleancës, në një deklaratë për Financial Times, duke shënuar një kthesë të pazakontë në mendësinë strategjike perëndimore.

Sipas gazetës, disa diplomatë të Evropës Lindore po kërkojnë që NATO të mos mjaftohet më me “shprehje shqetësimi”, por të japë një reagim të prekshëm dhe proporcional ndaj provokimeve ruse.

Dragone pranoi se veprimet parandaluese mund të konsiderohen si vetëmbrojtje në rrethana të caktuara, por nënvizoi se një qasje e tillë “shkon përtej mendimit tradicional”.

Ai shtoi se Aleanca duhet të marrë në konsideratë veprim të vendosur: “Ndoshta duhet të veprojmë më agresivisht se kundërshtari. Pyetjet që mbeten janë të natyrës juridike dhe të kompetencave: kush do ta kryejë një goditje të tillë?”.

Tensionet e shtuara brenda NATO-s pasqyrojnë shqetësimin në rritje se sulmet hibride të Rusisë mund të rrezikojnë sigurinë kolektive dhe të kërkojnë një qasje më të ashpër se deri më tani.

Nato considers being ‘more aggressive’ against Russia’s …

 

Pikë për pikë, plani për t’i dhënë fund luftës: Rusia mban Krimenë dhe Donbasin, Ukraina mbetet jashtë NATO-s, zgjedhje pas 100 ditësh”

Detajet e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , të zbuluara nga Nexta, duke cituar deputetin ukrainas Oleksiy Khondcharenko, po dalin në dritë një nga një.

Sipas dokumenteve të zbuluara, plani për një armëpushim në Ukrainë përfshin një sërë marrëveshjesh strategjike për të rivendosur paqen në rajon. Marrëveshja prek si çështjet territoriale ashtu edhe ato ushtarake, ndërsa prezanton masa ekonomike që synojnë rindërtimin e Ukrainës dhe rivendosjen e pozicionit ndërkombëtar të Rusisë.

Siç shkroi më parë Financial Times, amerikanët po ushtrojnë presion mbi Volodymyr Zelensky që ta nënshkruajë marrëveshjen deri më 27 nëntor , Ditën e Falënderimeve në SHBA.

Në detaje, pikat kryesore të marrëveshjes janë si më poshtë:

Çështjet Territoriale

📍 Krimea, Donetsku dhe Luhansku ( domethënë Donbasi ) njihen de facto si pjesë e Rusisë.

📍 Khersoni dhe Zaporizhia mbeten në një status “të ngrirë”.

📍 Disa territore bëhen zona sigurie të demilitarizuara nën kontrollin rus.

📍 Të dyja palët zotohen të mos ndryshojnë kufijtë me forcë.

Marrëveshjet Ushtarake

📍 NATO nuk do të vendosë trupa në Ukrainë.

📍 Avionët luftarakë të NATO-s do të stacionohen në Poloni.

📍 Vendoset një dialog sigurie midis SHBA-së, NATO-s dhe Rusisë, duke përfshirë krijimin e një grupi pune SHBA-Rusi.

📍 Rusia sanksionon ligjërisht një politikë mos-agresioni ndaj Ukrainës dhe Evropës.

Masat Ekonomike dhe Zhvillimi i Ukrainës

📍 SHBA-të dhe Evropa lançojnë një paketë të madhe investimesh për rindërtimin e Ukrainës.

📍 100 miliardë dollarë asete ruse të “ngrira” janë ndarë për rindërtimin e Ukrainës, ku SHBA-të marrin 50% të fitimeve.

📍 Evropa kontribuon me 100 miliardë dollarë shtesë.

📍 Asete të tjera ruse të “ngrira” do të financojnë projekte të përbashkëta SHBA-Rusi.

📍 Po krijohet një Fond për Zhvillimin e Ukrainës, i cili do të mbështesë investimet në infrastrukturë, burime dhe teknologji.

Lidhur me Rusinë

📍 Sanksionet hiqen gradualisht.

📍 Rusia kthehet në G8.

📍 Po vendoset bashkëpunimi ekonomik afatgjatë SHBA-Rusi.

Energjia dhe Lehtësirat Speciale

📍 Termocentrali Zaporizhia operon nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me energji elektrike të ndarë 50-50 midis Ukrainës dhe Rusisë.

📍 SHBA-të po ndihmojnë në rivendosjen e infrastrukturës së gazit natyror të Ukrainës.

Zbatimi dhe Mbikëqyrja

📍 Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

📍 Mbikëqyrja kryhet nga “Këshilli i Paqes”, i cili kryesohet nga Donald Trump .

📍 Shkeljet sjellin sanksione.

📍 Me nënshkrimin e marrëveshjes, hyn në fuqi një armëpushim i menjëhershëm dhe forcat ushtarake të të dyja palëve tërhiqen në pozicionet e rëna dakord.

Çfarë fiton dhe humbet secila palë

Ukraina

  1. Mbetet përgjithmonë jashtë NATO-s, me këtë dispozitë të sanksionuar ligjërisht në Kushtetutën e vendit.
  2. Forca të armatosura të kufizuara, pa regjim bërthamor.
  3. Garanci sigurie nga SHBA-të – por me kushte.

Territoret

  1. Krimea, Donetsku, Luhansku njihen de facto si ruse.
  2. Khersoni dhe Zaporizhia mbeten “të ngrira” përgjatë vijave në frontin e luftës, pasi status quo-ja është vendosur pas pothuajse katër vitesh lufte – në praktikë, kjo do të thotë edhe humbje të reja territoriale për Ukrainën.
  3. Krijimi i një zone sigurie të demilitarizuar nën kontrollin de facto rus.

Rusia

  1. Premtime për “mos-agresion” dhe një angazhim ligjor për këtë.
  2. Kthim gradual në G8.
  3. Sanksionet hiqen hap pas hapi.

“Fitimet” e Kievit

  1. 200 miliardë dollarë për rindërtim (përfshirë 100 miliardë dollarë nga asetet e “ngrira” ruse).
  2. Rihapja e termocentralit bërthamor të Zaporizhias nën mbikëqyrjen e IAEA-s, me energji elektrike të ndarë 50-50.
  3. Investime të rëndësishme nga SHBA-të dhe BE-ja dhe krijimi i një Fondi Zhvillimor.

Gjithashtu parashikohet

– Shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve të rrëmbyer.

– Zgjedhjet në Ukrainë 100 ditë pas nënshkrimit.

– Amnisti e plotë për të gjithë pjesëmarrësit në luftë.

bw

Trump thotë se pret të ketë një marrëdhënie afatgjatë ‘fantastike’ me Xi

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takua ne në Busan, Republika e Koresë me Presidentin kinez Xi Jinping.

Sipas CGTN – Presidenti Trump tha se ishte shumë i nderuar që takoi përsëri mikun e tij të hershëm.

“Është një nder të jem me një mik timin për një kohë të gjatë.

Do të zhvillojmë disa diskutime me presidentin shumë të shquar dhe të respektuar të Kinës”, tha ai.

Trump vuri në dukje se të dy palët kishin arritur tashmë konsensus në shumë aspekte dhe prisnin të bënin përparim të mëtejshëm.

“Presidenti Xi është një udhëheqës i shkëlqyer i një vendi të madh”, shtoi ai.

“Unë besoj se do të ndërtojmë një marrëdhënie fantastike për një periudhë të gjatë kohore dhe është një nder t’ju kemi me ne.”/CGTN

Mesazhet e ushtarëve të Luftës së Parë Botërore gjenden brenda shishes në një plazh australian

Dy mesazhe në një shishe të shkruara nga ushtarë australianë në fillim të udhëtimit të tyre drejt Francës në Luftën e Parë Botërore, janë zbuluar më shumë se një shekull më vonë në bregdetin e Australisë.

Familja Brown e gjeti shishen Schweppes në plazhin Wharton pranë Esperance, Australia Perëndimore, gjatë një pastrimi plazhi më 9 tetor. Brenda kishte letra me laps nga ushtarët Malcolm Neville, 27 vjeç, dhe William Harley, 37 vjeç, të datuara më 15 gusht 1916.

 

Anija e tyre me trupa, HMAT A70 Ballarat , ishte nisur nga Adelaide tre ditë më parë, me destinacion Frontin Perëndimor. Neville u vra në betejë një vit më vonë; Harley i mbijetoi luftës, por vdiq në vitin 1934 nga kanceri që familja e tij besonte se kishte ardhur nga helmimi me gaz në llogore.

Neville i kërkoi gjetësit që ta dorëzonte letrën e tij te e ëma në Wilkawatt, Australia Jugore. Harley, nëna e të cilit kishte vdekur, tha se gjetësi mund ta mbante të tijën. “Uroj që gjetësi të jetë mirë, ashtu siç jemi edhe ne”, shkroi ai. Neville i tha të ëmës se “po kalonte shumë mirë”, duke shtuar: “Anija po lundron, por ne jemi po aq të lumtur sa Larry”.

Deb Brown beson se shishja mbeti e varrosur në dunat e rërës për më shumë se një shekull përpara se erozioni bregdetar ta ekspozonte. Megjithëse ishte e lagur, shkrimi ishte i lexueshëm, duke i lejuar asaj të kontaktonte familjet e të dy ushtarëve./ Euronews.

Për herë të parë që nga 7 tetori, Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në zonat jugore

Për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Izraelin jugor do të hiqet.

Sipas gazetës Times of Israel, “Situata e veçantë” i ka lejuar Komandës së Brendshme të ushtrisë të kufizojë tubimet dhe të mbyllë zona të caktuara. Ajo u shpall mëngjesin e 7 tetorit në të gjithë vendin, por që atëherë ka mbetur në fuqi vetëm në jug. Urdhri do të skadojë nesër dhe, për herë të parë në më shumë se dy vjet, nuk do të ketë “situatë të veçantë” aktive në Izrael.

“Kam vendosur të miratoj rekomandimin e IDF-së dhe të heq situatën e veçantë në frontin e brendshëm për herë të parë që nga 7 tetori”, tha Katz në një deklaratë. Ai shtoi se “vendimi pasqyron realitetin e ri të sigurisë në jug të vendit, të arritur falë veprimeve vendimtare dhe të vendosura të trupave tona heroike kundër organizatës terroriste Hamas gjatë dy viteve të fundit”.


Send this to a friend