Se sa të bukur dhe të këndshëm jemi nga jashtë, kanë vendosur Zoti dhe natyra, ndërsa sa të bukur, të dashur, të mençur dhe të këndshëm jemi brenda, vendosim vet, thotë një proverbë e njohur romake.
U mor vesh se gjurmët e këmbëve të një ushtari ose komandanti në frontin e luftës, mund të zhdukën fare një ditë, ndërkaq gjurmët e një intektuali, pedagogu, mësuesi ose arsimtari të mirë, nuk zhdukën kurrë. Ua thëm këtë si djalë ose bir mësuesi dhe drejtori shkollash shqipe në Kosovë.
Konfuci thotë se :” vlera e mësuesit, dhe pesha e qiellit, janë të pamatshme dhe t´pa krahasueshme. “
I dituri, trimi ose heroi, nuk shohin (shikojnë) kurrë në kalendar. Fusha e tyre është koha.
Njeriu i ditur dhe ekselent, parasegjithash është qenie që mendon, beson, rezonon, krijon, reflekton, navigon, koniukton, koniukturon, transcendenton, interferon.. që flet, komunikon dhe koperon me të tjerët për të mirën e gjithëmmbarëshme të individit dhe kolektivitetit.
Me kujtohet si sot Mësuesi im i dashur, Smajl Haradinaj.se si me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, me një tis të thellë gjaku në ballin e tij flamur, si dhe me do shikime të mprehta epike dhe kalorsiake që i rrëshqisnin nepër faqe, vetulla dhe çepalla: Në fillim të çdo ore, apo njësie mësimore, na shtinte (obligonte) për t’i mësuar, kënduar ose recituar përmendësh vargjet e Gjergj Fishtës, Asdrenit, Filip Shirokës, Ndre Mjedës, Naimit, Çajupit, Kristoforidhit, Pashko Vasës dhe rilindasve e kolosëve të tjerë shqiptar.
I pëlqente t’ia recitonim ose këndonim në kor vargjet: Krujë o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbeun, po na vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdheun…. Shqiptarët t’i shpëtojë nga zgjedha e rëndë e Turqisë, dhe ty të nderojë se je kreu i Shqipërisë.”
Ndërkohë që kam mësuar bukur shumë edhe nga kodi moral (etik) dhe pedagogjik i babait tim, Mehmet Shabanit. Për të gjitha këto ndonjëherë tjetër.
Çka (çfarë) dua të thëm me këtë shkrim?
Për bindjen ose mendimin tim, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t’i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën, diplomacinë, fenë (religjionin), artin, kulturën, letërsinë, arsimin, informimin dhe fushat (sferat) tjera të jetës në Kosovën e pasluftës. E sidomos luftërat ose përballjet e vazhdueshme në mes vlerave dhe antivlerave.
Aty janë edhe prurjet, tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me ndarjen ose “dihotominë” e zorshme (por të domosdoshme) të njeriut krijues ose inovatorë nga ndikimi i pushtetit dhe religjionit.
Pse (përse kjo tashti?
Sepse, si duket na u ngopëm para kohës me lirinë e zorshme dhe të kushtueshme. Nga ngeli liria në fytë.
Nuk i njohem dhe s´i kuptuar sa duhet pprocesët dhe fenomenët e bolshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës: Në radhë të parëfilozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: ontologjia ose metafizika, epistemologjia, antropologjia, gneseologjia, psikologjia, sociologjia etj, të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, ekzistencialiste, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.
Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm natyror, ordinar, ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.
Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme mbi të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, gjenealogjia, kosmologjia, mondalogjia etj.
Qenja, materia, krijesa dhe ekzistenca, janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.
Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin, transcendentalizmin etj.
Edhe epistemologjia ose teoria e njohjes e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.
Termi, apo nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër “gnosis” dhe “episteme” ( njohuri ose dituri globale ose universale).
Dhe, logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar:
Aty i kemi edhe estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.
Gjithashtu, edhe fenomenologjia ( fenomen-logjia ose logjika) është njohuri, studim ose analizë shkencore ose metodologjike mbi ngjarjet, zhvillimët, procesët ose fenomenët e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera. Mbase, një levizje, manifest, studim dhe narracion i ngritur dhe projektuar nga filozofi i njohur gjerman, Edmund Husserl, mbi të cilin kanë shkruar ose bërë fjalë edhe filozof, apo dijetar të tjerë renomativ si M. Scheler, M. Heideger, N. Hartman, A. Pfänder, D. von Hilderbrandt, H. Plesner, A. Reinach, E. Stein, L. Landgrebe, H. G. Gadamer (Gjermani), J. P. Sartre, M. Marlem Ponty, E. Levinas, P. Ricoeur, J. Didera etj. (Francë), A. Schütz, A. Gurwitsch, M. Farber, N. Chomsky etj. (SHBA-së), V. Sultic, D. Pejovic, E. Kale, A. Pazhanin, A. Buzhala etj. (Kroaci) dhe kështu me radhë. E tërë kjo, për t´u kthyer në esencën e gjërave ose çështjeve vet ( lexo: zurück zu den sachen selbst). Kjo për faktin e njohur se njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithanndej globit, akoma (ende) me shumë kanë nevojë për idealizmin, materializmin dhe ekzistencializmin, se sa për realizmin, prakticizmin dhe eksperimentalizmin.
Nga materializmi jetojmë, ndërsa nga realizmi dhe idealizmi ekzistojmë.
Duhet veçuar këtu edhe Fenomenologjinë e Shpirtit “(“Phänomenologie des Geistes”) të George Vilhelm Friedrich Hegelit, e cila në radhë të parë ka për qëllim hulumtimin, studimin dhe analizën e njohur të konceptit, narrativit dhe fenomenit shpirtëror së bashku me sistemet e njohura të metafizikës, dialektikës, etikës, epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë dhe filozofisë politike. E mbi të gjithat, botën e jetës ( die lebenswelt), botën e natyrës (die naturewelt) etj.
Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë. Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.
Se këndejmi, nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.
Në instancë të fundit, gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, arsimimit, kulturës dhe edukatës.
Gjërat, apo çështjet e mëdha, gjithëmonë bëhen dhe zhvillohen nga nje mori gjërash me të vogla.
Kështu është edhe me luftën, politikën, diplomacinë, kulturën, informacionin etj.
Në këtë mes s’ka pse të bëjë përjashtim as Kosova, pavarësishtë nga periudha para apo pas lufte.
Ndaj, s’kanë përse (pse) të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kultures dhe informacionit.
Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, parasegjithaash është një çështje e psikologjisë dhe sociofilozofisë luftarake, politike, diplomatike, letrare kultuore etj
S’ka dyshim se krijimtaria letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e tjera shkencore, kulturore dhe artistike në përgjithësi, kane hisen e vet në jetën shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.
Por nuk bën t´i glorifikojmë dhe ekzagjerojnë ato deri në infinit ose pafundësi.
Arti, apo krijimtaria letrare, gazetareske ose publicistike, nuk janë hyjni, profeci, apo një dhuratë hyjnore, përkundër faktit se arti dhe talenti i lenë gjurmët e veta kudo.
Por, poetët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhën “demiurg”, apo të “zgjedhurit”(manekenët) e botës si në sfilatë mode ose pasarela.
Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale, editoriale e publike.
Në një shoqëri të dalë nga lufta si Kosova; është shumë e rëndësishme ngrehina e shtëpisë, për zëvendësimin e tendës ose kasollës së dikurshme.
Siç e kam cekur shpesh, sot, ndryshe nga dje, në Prishtinë editohen ose publikohen me dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjensi lajmësh dhe radio-televizonësh të pavarura e publike.
Por, në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional dhe kritik.
Kjo për faktin se as poza ose pozita qyqare dhe inferiore e heshtjes dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e “tabula rases” ose stadit të foshnjërisë fetare, kulturore, politike ose diplomatike” të homo politicusit kosovar, dhe asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konfomizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj dikujt, nuk na amneston para të ardhmës së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.
Dhe, aq me pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave, tok me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme pllakative dhe ataviste.
Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionitsi kudo nepër botë.
Ndaj, edhe nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amatorekske, po ashtu vjen, pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional…
Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, i ngjanë një maratone… Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrine në cak.
Në këtë rrerth vicioz ose biocenozë absurde, abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.
Edhe lliria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme. Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe të përmbajtjes. Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë brezave ose gjeneratave shqiptare.
Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.
Lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk ishte (nuk është) një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë.
Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur a shpjeguar faktet që shihen e dihen.
Në Kosovë, Serbia e imponoi luftën me logjikën nënshtrim a vdekje!
Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, djem e vasha, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme ose sublime.
Dr. Rugova dikur tha se ;Ushtarët dhe shkrimtarë, janë gjithëmonë pranë tokës.
U mor vesh se çlirimtarët ose kamandantët shqiptar asokohe kishin vetëm një aleat: Gatishmërinë supreme për të vdekur dhe bindjen se po vdesin për kauzën e shënjt të lirisë.
Mund t’i kujtohet dikujt ndoshta intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci që e quante Fat vdekjen për atdhe.
Ndonëse, personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, por këmbënguli tek fillimi që hedh në erë makinën e hedonizmit, mazohizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit.
Nuk bën të kalkulosh në mes viktimës dhe agresorit. Duke kaluar automatikisht në anën e të fortit ose fuqishmit, i cili në rastin konkret, është gjykata speciale në Den Hagë etj.
Njëra nga të drejtat dhe liritë themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, popull (komb) a shtet, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për t´a fituar dhe mbrojtut atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike etj.
Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës, shantazht, komplotit, bojkotit, linçimit, demonizimit, satanizmit, stigmatizmit ose skizmatizimit, si metodë e tejkaluar bolshevike ose jugokimuniste e zgjidhjes së problemeve.
Kjo arrihet përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e problemeve akute ose kronike, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinale ose kolaterale.
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.
Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhd shtetit, është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj. Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, politike dhe historike. Aty ku ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura shkencore dhe humaniste në sfond.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çkadoqoftë.
Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj, Shala etj…janë gjaku ynë që nuk falet dhe s´ harrohë dot.
Ndaj, askush nuk ka të drejtë morale as ligjore për t´i quajtur ose kualifikuar të tjerët si “pjellë turke, osmane arabe, ruse ose serbe”-vetëm se kane një mendim ose përceptim ndryshe ndaj luftës në Kosovë etj
Të gjithë njerëzit, apo personat e ndryshëm gjithandej globit, kanë të drejtën e jetës dhe ekzistencës në bazë të të drejtave dhe lirive të njohura natyrore dhe mbinatyrore.