VOAL

VOAL

LETRA E PROFETIT MUHAMET DREJTUAR MURGJËVE TË KRISHTERË

June 28, 2015

Komentet

“Po protestohet çdo ditë, qytetarët denoncojnë korrupsionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës”- Televizioni publik austriak: Tubimi i 4 korrikut, më i madhi që kur nisi lëvizja kundër qeverisë

Televizioni publik austriak ORF ka raportuar për protestat në Shqipëri, duke u ndalur tek ajo e 4 korrikut, duke e konsideruar si më të mandhen kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama që nga nisja e levizjes.


“Edhe gjatë fundjavës vazhdoi “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish kundër projektit gjigant të ndërtimit të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë të mbrojtur mjedisore. Së fundmi, zemërim ka shkaktuar edhe dhuna e policisë ndaj protestuesve”, thuhet ne shkrimin e ORF.

Österreichische Rundfunk- ORF

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, protesta e së shtunës në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ishte më e madhja që nga fillimi i demonstratave në fund të majit. “Protestat e Flamingove” nisën si një lëvizje mjedisore kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, një zonë e rëndësishme shumimi për flamingot.

Ndërkohë, protestat janë drejtuar edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit, të cilët prej javësh dalin çdo ditë në rrugë, denoncojnë korrupsionin në vend dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qeveria shqiptare prej kohësh përpiqet ta nxisë ekonominë përmes turizmit. Megjithatë, protestuesit e akuzojnë qeverinë se po mbështet investitorë të huaj, si familja Kushner, në “plaçkitjen” e vendit. Në pankartat e tyre lexohet shpesh slogani: “Shqipëria nuk është në shitje.”

10 mijë dhoma në një zonë të mbrojtur

Në projektin e ndërtimit janë përfshirë Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump. Familja Trump ka investuar në shumë projekte luksoze në mbarë botën.

Projekti pritet të jetë gjigant. Një kompani e Kushnerit synon të investojë 1.4 miliardë euro. Kompleksi do të përfshijë hotele dhe vila private, një marinë për jahte, restorante dhe objekte rekreative. Në total parashikohet ndërtimi i 10 mijë dhomave për turistë.

Protestat nisën pasi në një plazh të Zvërnecit u shfaqën papritur gardhe ndërtimi të rrethuara me tela me gjemba dhe eskavatorë.

Përshkallëzim para Parlamentit

Të enjten, shumë protestues u mblodhën për herë të dytë gjatë asaj jave para Parlamentit, për të penguar deputetët të hynin në ndërtesë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Protestuesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera, si edhe u përpoqën të çanin kordonët policorë. Sipas policisë, 15 efektivë u plagosën dhe 25 protestues u arrestuan.

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim

Organizata për të drejtat e njeriut Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHK) shprehu të shtunën shqetësim për përshkallëzimin e situatës gjatë protestave.

Sipas AHK-së, aktet e dhunshme të individëve nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia.

Aktivistët për të drejtat e njeriut deklaruan se policia përdori gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe goditi persona të shtrirë në tokë.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv.”

“Rruga drejt BE-së është penguar nga korrupsioni, jo nga protestat”- Mesazhi i fortë i Ditmir Bushatit: Ndryshimi është i pashmangshëm! Energjia e shesheve mund të shndërrohet në realitet politik!

NGA DITMIR BUSHATI


E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, në takime apo telefonata me miq anembanë botës, jam ndier krenarë për fjalët e mira që kam dëgjuar për Shqipërinë. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe në solidaritet.

Nuk ka imazh më të mirë sesa ai që krijohet pa para, por me shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë për vendin e vet.

Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota për modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit.

Së pari, shumica e protestuesve janë fëmijë të tranzicionit që nisi në vitin 1990 dhe nuk po gjen fund. Ata nuk janë rritur me frikën e komunizmit dhe as me paranojën e armikut të jashtëm. Prandaj, përdorimi i retorikës përçarëse prodhon efektin e kundërt. Në rajonin tonë, të vetmet vende që ende nuk e kanë kapërcyer brezin e udhëheqësve simbol të tranzicionit janë Shqipëria dhe Serbia, ndonëse për arsye krejt të ndryshme. Ndryshe nga serbët, shqiptarët e kanë të qartë se vendi i tyre i përket familjes europiane.

Për fëmijët e tranzicionit, modeli i një jete normale nuk është Shqipëria e komunizmit. As ajo e kioskave dhe firmave poramidale. Dhe as ajo e betonit, që krijon marrëdhënie ndërvarësie midis pushtetit politik, fitimit dhe imagjinatës arkitektonike, por nuk prodhon mirëqënie shoqërore. Përkundrazi. Është Shqipëria e mundësive të barabarta dhe e zvogëlimit të hendekut të padurueshëm mes pritshmërive dhe realitetit. Është Shqipëria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk tjetërsohet.

Së dyti, gjatë këtyre javëve Shqipëria po përjeton një çlirim kolektiv emocional që nuk ndërmjetësohet nga partitë, udhëheqësit apo institucionet. Njerëzit nuk po protestojnë vetëm kundër arrogancës, personalizimit të tejskajshëm të pushtetit dhe aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias. Ata po përjetojnë ndjesinë e solidaritetit, dinjitetit dhe vetëdijen për interesin publik.

Një nga produktet më të rëndësishme të kësaj proteste, sado e larmishme të jetë ajo, është katarsisi shoqëror. Bashkë me të po krijohet edhe një bazë e re për një ushtrim më të besueshëm demokratik, që mund ta shndërrojë energjinë e shesheve në realitet politik.

Së treti, Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq simpati ndërkombëtare. Gjatë luftës në Kosovë, vëmendja ndaj vendit tonë lidhej kryesisht me bujarinë e shqiptarëve në strehimin e motrave dhe vëllezërve nga Kosova. Sot kjo vëmendje është për diçka krejt tjetër: për faktin se qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka asfiksuar konkurrencën dhe meritokracinë. Një model që është ndërtuar në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm: të parëve duke ua ngrënë kontributin, të dytëve duke ua rrënuar trashëgiminë.

Së katërti, pasqyrimi i përditshëm i protestave në Shqipëri nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke u përqendruar te shkaqet reale të zemërimit qytetar dhe te mobilizimi i diasporës sonë si kurrë më parë, është investimi më i mirë për imazhin tonë si popull dhe për rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Rruga jonë drejt BE-së është penguar pikërisht nga ato plagë kundër të cilave protestohet sot: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo që po ndodh sot është kundërprova më e fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqiptarët po kërkojnë jetësimin e standardeve europiane. Ata po luftojnë me këmbëngulje për demokraci, liri, barazi, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror. Po bëjnë atë që bëjnë qytetarët e përgjegjshëm në çdo demokraci europiane: projektojnë ndryshimin nga poshtë lart, drejt një modeli të ri për një Shqipëri të re.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, fryma e protestës nuk mund të shuhet, sepse ajo tashmë është më e madhe se zemërimi në rrugët e Shqipërisë apo në hapësirën digjitale. Mohimi i kësaj gjendjeje vetëm sa rrit koston e një ndryshimi që është i pashmangshëm. Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë atdhedashuri, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim.

“Mijëra qytetarë protestojnë çdo ditë kundër korrupsionit dhe mungesës së prespektivës” “Der Standard”: Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Gazeta gjermane “Der Standard” u ka bërë jehonë protestave antiqeveritare që kanë pushtuar sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët në Tiranë prej më shumë se një muaji. “Der Standard” shkruan se po zhvillohen protesta të përditshme ku, marrin pjesë mijëra qytetarë.

Media gjermane shkruan se në qendër të këtyre tubimeve janë shqetësimet për korrupsionin, rritja e kostove së jetesës, problemet në sistemin shëndetësor, pensionet e ulëta si dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë. Sipas raportimit, një nga kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu “Der Standard” shkruan se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar duke dënuar përdorimin e dhunës nga ana e policisë gjatë protestave dhe citon se  KShH kërkon nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv mbi pretendimet për tejkalim të kompetencave dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve gjatë tubimeve.

Der
Der

Artikulli i plotë:

Aktivistët shqiptarë për të drejtat e njeriut kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave që kanë vazhduar prej javësh kundër një projekti ndërtimi të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu të shtunën shqetësim për përshkallëzimin në rritje të situatës gjatë protestave.

Të enjten, gjatë përplasjeve të dhunshme para godinës së Parlamentit në Tiranë, u plagosën 15 policë dhe 25 protestues.

Veprimet e dhunshme të individëve nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia, deklaroi Komiteti. Sipas organizatës, protesta ka qenë kryesisht paqësore dhe incidentet e veçuara nuk duhet t’u atribuohen të gjithë demonstruesve. Policia kishte përdorur gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe kishte goditur persona të shtrirë në tokë.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv”, theksuan mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Demonstrata të përditshme

Që nga fundi i majit, në Shqipëri zhvillohen protesta të përditshme kundër ndërtimit të planifikuar të një hoteli luksoz në zonën e mbrojtur natyrore të Zvërnecit, në bregdetin jugperëndimor të vendit. Projekti lidhet me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Projekti i ndërtimit ishte prezantuar që në vitin 2024. Protestat kundër kompleksit turistik nisën pasi në fund të majit në plazhet e Zvërnecit u shfaqën tela me gjemba dhe buldozerë.

Ndërkohë, demonstratat janë shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë: njerëzit protestojnë çdo ditë kundër korrupsionit, rritjes së kostos së jetesës, problemeve në sistemin shëndetësor, pensioneve të ulëta dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë. Gjithnjë e më shpesh dëgjohen edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion” Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Transmetuesi publik belg “VRT” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga nisja e karrierës së tij politike.
Kjo media i ka përgatitur një profil të plotë ku përfshihet edhe periudha kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe po ashtu profesionit të kryeministrit si piktor. Në shkrim përshkruhen edhe vizitat dhe takimet e tij me liderët botërorë ku shfaqet si një politikan karizmatik.

Media Belge
Media Belge

Por në artikull theksohet se pas imazhit të reformatorit dhe politikanit karizmatik fshihet një politikan, i cili ka shtypur lirinë e medias dhe që është nën akuza të vazhdueshme për përfshirje në korrupsion.
“VRT” shkruan se ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion, nërsa vetë Rama i mohon akuzat.
Në pjesën dedikuar protestave shkruhet se qytetarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Por, pas atij imazhi të reformatorit, artistit dhe politikanit karizmatik, fshihet edhe një politikan që vitet e fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika. Sipas kundërshtarëve të tij, tepër shumë pushtet politik është përqendruar rreth figurës së tij.

Edhe liria e medias është nën presion në Shqipëri. Mediat kritike përballen me presione dhe Rama është përplasur edhe me organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, e cila e ka ulur Shqipërinë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Rama është përndjekur prej vitesh edhe nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe favorizim të njerëzve të afërt.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Vetë Rama i mohon të gjitha akuzat.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni dhe ndikimi politik mbeten probleme serioze në Shqipëri, veçanërisht në projektet e zhvillimit urban.

Prandaj nuk është aspak çudi që i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, i cili nisi si protestë kundër një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugë, të shtunën për të 35-ën herë radhazi, pikërisht në ditëlindjen e Edi Ramës.

Ata e akuzojnë kryeministrin se u jep përparësi investitorëve të huaj mbi interesat e vendit. Rama, megjithatë, beson se resorti luksoz do ta forcojë edhe më tej sektorin tashmë në rritje të turizmit.

Ndërkohë, pakënaqësia nuk drejtohet më vetëm kundër projektit të kompleksit me 10.000 dhoma të lidhur me familjen Trump. Protestuesit tani kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit,” raporton media belge.

“Shqipëria nuk është në shitje” “Huffington Post”: Protesta po rritet, mobilizimi s’ka qenë kurrë kaq i madh! Kërkohet largimi i Ramës

Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST

“Shqipëria nuk është në shitje”

 

 

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në atë që konsiderohet protesta më e madhe deri më tani kundër projektit të resortit luksoz në Zvernec.

Demonstrata, e zhvilluar më 4 korrik, shënoi ditën e 35-të radhazi të lëvizjes së quajtur “Revolucioni i flamingove rozë”.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur të Zvernecit dhe zhvillimin e ishullit të Sazanit si destinacion turistik luksoz.

Protestuesit kundërshtojnë projektin, duke argumentuar se ai rrezikon ekosistemin e zonës, veçanërisht lagunën që shërben si habitat dhe pikë migrimi për flamingot rozë dhe shumë specie të tjera shpendësh.

Demonstruesit marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa mbanin edhe figura gjigante të flamingove rozë. Një grup protestuesish solli simbolikisht edhe një tortë prej betoni, në referencë me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja protestuese ka fituar vëmendje ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, kundërshtimi ndaj projektit është shndërruar në një simbol të pakënaqësisë ndaj mënyrës së menaxhimit të investimeve strategjike dhe mungesës së transparencës nga qeveria shqiptare.

Çështja ka mbërritur edhe në institucionet evropiane. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, e cila drejton një komision hetimor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ka paralajmëruar se negociatat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të ndikohen nëse qeveria nuk respekton standardet mjedisore të BE-së.

Në një deklaratë për The Guardian, Strik theksoi se ndërtimi i një kompleksi kaq të madh në një zonë të mbrojtur përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rishqyrtojë projektin, duke vlerësuar se prioritet duhet të mbetet procesi i integrimit evropian.

Projekti, me një vlerë të raportuar prej rreth 4.6 miliardë dollarësh, është përballur me kundërshtime që prej prezantimit të tij në vitin 2024, ndërsa vala e fundit e protestave nisi pas vendosjes së gardheve dhe hyrjes së makinerive të ndërtimit në zonën bregdetare në fund të muajit maj.

“Nëse aleatët tuaj hetohen për korrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?” – Gazetari i BBC zbulon episodin me kryeministrin: Rama hapi sytë kur e pyeta!

Gazetari dhe korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey ka zbuluar përmes një postimi të tij një episod gjatë një interviste me kryeministrin Edi Rama, teksa ai dhe qeveria e tij përballen prej më shumë se një muaji me një protestë masive qytetare, që i kërkon dorëheqjen.

  • foto galeri

Sipas De Launey, “Edi Rama hapi sytë dukshëm”, kur u pyet nëse “duhet të shqetësohen për të”.

Gazetari shton më tej se “nuk e kishte fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar”, por në lidhje me hetimet për korrupsion ndaj aleatëve të tij më të afërt.

Ai vijoi duke thënë se teksa ka tituj se protestat në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushnerin, “në të vërtetë pas tyre fshihet shumë më tepër. Madje, pothuajse gjithçka”.

De Launey tregoi se e pyeti Ramën “nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?” bw

PAMJE MAHNITËSE- Protestuesit ‘veshin’ Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Përveç flamujve kuqezi, në shesh kanë valëvitur edhe flamuj amerikanë, në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

 

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin në ditën e 35-të të protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç shihet edhe në pamje, Tirana është ‘veshur’ kuq e zi dhe mes turmës së protestuesve ka spikatur një tjetër akt simbolik.

Protestuesit kanë shpalosur flamurin gjigandi kuq e zi mbi Piramidë dhe një banderolë me mbishkrimin: Ju erdhi fundi.

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesit 'veshin' Piramidën kuq e zi,

Përveç flamujve kuqezi, në shesh kanë valëvitur edhe flamuj amerikanë, në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa flamingot, të shndërruara tashmë në simbol të kësaj lëvizjeje, kanë qenë sërish të pranishme përgjatë gjithë protestës./Dosja.al

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesit 'veshin' Piramidën kuq e zi,

 

Associated Press: Mijëra në shesh kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit – rrëzohet busti i Ramës, tortë prej betoni për 62-vjetor

Një demonstratë masive u zhvillua për natën e 35-të radhazi në kryeqytetin e Shqipërisë, të shtunën, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e përkohshëm të qeverisë së tij, reformë kushtetuese dhe fundin e korrupsionit.

Pamjet e publikuara nga mediat tregonin mijëra njerëz duke marshuar përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës drejt Sheshit Skënderbej. Nuk ka pasur një verifikim të pavarur për numrin e protestuesve.

Demonstratat e përnatshme nisën për shkak të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur natyrore, i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, por më pas u shndërruan në protesta më të gjera kundër qeverisë dhe korrupsionit. Protestuesit brohorisnin: “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

Marshimi ishte i mbushur me simbolikë. Një bust i madh i Edi Ramës u vendos dhe më pas u rrëzua me ndihmën e një litari, një gjest që kujton rrëzimin e statujës së diktatorit komunist Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991, një ngjarje që përkujtohet çdo vit më 20 shkurt.

Meqenëse protesta e së shtunës përkoi me 62-vjetorin e lindjes së Ramës, disa protestues mbanin edhe “torta ditëlindjeje” të bëra prej betoni, si një aludim për projektet e shumta të ndërtimit. Gjithashtu, protestuesit kënduan në mënyrë ironike edhe këngën “Gëzuar ditëlindjen” për Ramën.

Disa protestues mbanin tullumbace në formën e flamingove rozë, një referencë ndaj zogjve që, sipas protestuesve, rrezikohen nga projekti për ndërtimin e resortit. Demonstratat prej kohësh janë quajtur “Revolucioni i Flamingove Rozë”.

Pas rreth dy orësh protestë, një grup i madh protestuesish marshoi drejt një komisariati policie, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së së enjtes pranë Parlamentit.

Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat e komisariatit, ndërsa policia përdori një automjet ujëhedhës për të shpërndarë turmën. /AP/

“Shteti bëri sot një tjetër turp!” – Gazetari Salianji: Mbylli kufirin me Kosovën për të mos lejuar shqiptarët që të vinin këtu! Ata nuk pyesin për trarët e Edi Ramës

Gazetari Renaldo Salianji deklaroi se qeveria e Edi Ramës bëri sot një tjetër turp, duke thënë se ka mbyllur kufirin me Kosovën në tentativë për të mos lejuar shqiptarët nga atje për t’iu bashkuar revoltës masive qytetare.

Gjatë fjalës para mijëra protestuesve, ai deklaroi se shqiptarët e Kosovës nuk pyesin për trarët e Edi Ramës për të qenë pranë vëllezërve e motrave në Shqipëri. Gazetari ironizoi gjithashtu qeverinë teksa tha se nuk ka zjarrfikëse për të shuar zjarret, por makina uji për të shpërndarë protestuesit paqësorë.

Pashë një gjysh, baba dhe nip që po vinin në protestë. E kuptoni se sa e trishtë që tre breza të kenë të njëjtën dëshirë, sa e trishtë duhet të jetë për një politikan që ta urrejnë që nga fëmijët e deri te pensionistët. Sot shteti shqiptar ka bërë një tjetër turp.

Në panik e sipër, ka mbyllur kufirin me Kosovën me shpresë që shqiptarët e Kosovës të mos vinin këtu. Shqiptarët nuk kanë pyetur për kufirin e Jugosllavisë dhe jo për trarët e Edi Ramës për të qenë pranë njëri tjetrit. Ata e gjetën rrugën dhe janë këtu sot në shesh me ne.

Ky shtet nuk ka zjarrfikëse për të fikur zjarrin gjatë verës, por ka makina uji për të shpërndarë protestuesit paqësorë. Sikur ata që janë blerë ata makina që hedhin ujë mbi protestuesit të ishin përdorur për të blerë zjarrfikëse sot do të kishim më shumë pyje dhe më pak politikanë të korruptuar.”, tha ai. gsh

“Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave” – Deutsche Welle: Shqiptarë nga vendi dhe diaspora kërkuan largimin e Edi Ramës në protestën e 35-të

Në protestën e 35-të kombëtare, shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, i cili këtë 4 korrik feston edhe 62-vjetorin e lindjes.

Mes flamujve kombëtarë dhe pankartave nuk munguan as simbolet ironike. Protestuesit sollën një tortë ditëlindjeje, një arkivol me mbishkrimin “vdekje politike”, si edhe instalacione të tjera simbolike, përmes të cilave shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike në vend.

Mesazhet nga protesta

Aktivistë, aktorë, gazetarë dhe qytetarë të ndryshëm morën fjalën gjatë protestës, duke përcjellë mesazhe për situatën në vend.

Mes tyre, aktori i njohur Mehdi Malkaj iu drejtua qytetarëve me një mesazh për rëndësinë e vendit, duke theksuar se atdheu duhet të jetë mbi gjithçka. “Për dashurinë jap jetën, por për Atdheun jap dashurinë” – deklaroi ai, mes brohoritjeve të protestuesve.

Ndërkaq, aktori Arben Bajraktaraj kritikoi qeverinë dhe kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve të ditëve të fundit.

“50 vjet dhunë. Boll më! Pushteti i ka mbyllur sytë, i ka mbyllur veshët. Mërgimi nuk është atdheu ynë” – u shpreh aktori. Fjalën e mori edhe një emigrant i ardhur nga Shtetet e Bashkuara, i cili tha se ishte kthyer në Shqipëri pas 30 vitesh për t’iu bashkuar protestës.

“Kjo është protesta më paqësore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftuan dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë” – u shpreh ai.

Të dielën marshim në mbështetje të protestuesve të arrestuar

Protesta e së shtunës vjen pas tensioneve të shënuara të enjten (02.07.2026) para Parlamentit, ndërsa brenda zhvillohej seanca plenare. Protestuesit hodhën vezë, gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Pas përfundimit të seancës, protestuesit bllokuan daljet e Parlamentit, duke penguar largimin e deputetëve. Përplasjet vijuan më pas në disa rrugë të Tiranës. Sipas policisë, 18 persona u shoqëruan pas incidenteve, ndërsa të lënduar pati si mes protestuesve, ashtu edhe mes efektivëve të policisë.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe të dielën. Ata kanë bërë thirrje për një marshim para Gjykatës së Tiranës në shenjë solidariteti me protestuesit e arrestuar, të cilët pritet të dalin para gjykatës në orën 09:00 për caktimin e masës së sigurisë. /DW

“Revolucioni i flamingove merr hov” – BBC jehonë protestave masive në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Media britanike prestigjioze BBC i ka kushtuar një artikull protestave masive në Shqipëri, të cilat kërkojnë prej më shumë se një muaji largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

BBC

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të flasë edhe për shkollat, vendet e punës dhe standardet e jetesës – dhe kërkon që ai të japë dorëheqjen.

Zogjtë shtegtarë rozë u bënë simbol i tubimeve të natës në Shqipëri, sepse ata mblidhen në Lagunën e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë qytetit bregdetar të Vlorës.

Një grup investitorësh ndërkombëtarë – përfshirë dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner – duan të zhvillojnë një vendpushim luksoz aty pranë dhe qeveria u ka dhënë atyre statusin e “investitorit special”.

  • foto galeri

Qeveria e Ramës thotë se një vlerësim i ndikimit në mjedis as nuk ka filluar, por në vend janë parë gardhe dhe buldozerë.

Protestat lokale në shkallë të vogël rreth ndikimit të mundshëm në mjedis u përhapën në nivel kombëtar një muaj më parë, kur një video e rojeve private të sigurisë duke rrahur një protestues u përhap në mediat sociale. Incidenti është konfirmuar nga kryeministri.

Zemërimi tani është përhapur, duke sjellë shqetësime më të gjera në lidhje me mënyrën se si po zhvillohet Shqipëria – dhe si po qeveriset ajo.

“Jam këtu për shkollat ​​tona”, i thotë BBC-së një protestuese e re e quajtur Helena.

  • foto galeri
  • “Jam këtu për spitalet tona, jam këtu për infrastrukturën tonë, jam këtu për familjen time që është jashtë [Shqipërisë] dhe donte të ishte këtu. Dhe për të gjitha këto, jam kryesisht këtu për veten time, sepse dua të qëndroj në vendin tim dhe nuk dua të largohem.”

Rama dhe Partia e tij Socialiste kanë qenë në pushtet prej 13 vitesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Horizonti i kryeqytetit, Tiranës, është transformuar, me një mori kullash të projektuara kryesisht nga arkitektë ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, industria e turizmit ka lulëzuar – duke transformuar imazhin ndërkombëtar të vendit dhe duke përbërë më shumë se një të pestën e PBB-së.

Ndoshta më mbresëlënësi nga të gjitha është se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm drejt anëtarësimit në BE. Nga një fillim i qëndrueshëm në vitin 2022, ajo është në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat e pranimit deri në fund të vitit të ardhshëm. Nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor, vetëm Mali i Zi është më përpara – dhe ka qenë në bisedime për një dekadë më gjatë.

Por kjo nuk e prish shumë çështjen e protestuesit të shquar Fatos Lubonja. Shkrimtari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut shërbeu 17 vjet në një kamp pune të detyruar gjatë sundimit të diktatorit famëkeq komunist, Enver Hoxha.

Tani, pretendon ai, qeveria aktuale mbështetet nga “oligarkët, krimi i organizuar, media dhe ndërkombëtarët e korruptuar” – dhe bumi i ndërtimeve nuk është gjë tjetër veçse pastrim parash.

«Ne duam ta shtyjmë drejtësinë të hetojë», thotë ai, duke treguar me gisht ndërtesat e reja gjigante që rrethojnë sheshin qendror Skënderbej në Tiranë.

“Nëse i shihni të gjitha këto rrokaqiej, del se ky është një plan nga krimi i organizuar, plus oligarkët, plus funksionarët e shtetit.”

Duke pushuar për një moment të qetë në zyrën e tij në mes të pasdites – përpara se të fillonin protestat e natës – Rama i karakterizon protestat si një shenjë të një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike.

Por disa nga aleatët e tij më të ngushtë politikë janë vënë nën hetim nga prokurorët e antikorrupsionit të Shqipërisë (SPAK), përfshirë ish-zëvendësin e tij dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Pra, a duhet të shqetësohen edhe shqiptarët për integritetin e kryeministrit?

“E kam thënë që nga dita e parë: Dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt”, thotë Rama. “Drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca.

“Dhe kam thënë gjithashtu se ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit.”

Por anëtarja më e re e parlamentit të Shqipërisë ka vendosur që bashkëpunimi me Partinë Socialiste nuk është më zgjidhja. Rama e zgjodhi me kujdes 25-vjeçaren Marjana Koçeku si kandidate për zgjedhjet e vitit të kaluar, pasi ajo krijoi reputacionin si një aktiviste mjedisore në qarkun verior të Shkodrës.

Tani ajo është larguar nga partia, duke thënë se rinia e saj nënkuptonte se “nuk mund të qëndronte aty, të duartrokiste qeverinë dhe të bënte sikur nuk po ndodhte asgjë”. Ajo shton se Rama është një pjesë e madhe e problemit.

“Ai nuk i frymëzon më njerëzit – dhe mendoj se kjo e çoi atë në një krizë të madhe legjitimiteti. Më duhej pak kohë për të kuptuar se përtej këtyre fasadave të bukura që duken kaq të bukura dhe të shndritshme, realiteti nuk është i njëjtë. Dhe njerëzit po e kuptojnë këtë çdo ditë e më shumë.”

Për momentin, duket se ka një qëndrim të përmbajtur. Protestuesit nuk do të shkojnë askund – dhe as Rama. Pra, flamingot ka të ngjarë të mbeten një pamje e njohur në rrugët e Tiranës. bw

“Nuk kemi plan të ulemi në tryezë, jo negociata me Ramën”- Këshilla e aktivistit Murataj për kryeministrin: Dorëhiqu, bëja dhuratë vetes për ditëlindje! Deri në shtator do të shpëtojë Balluku, s’të çon dot më tutje

Aktivisti Erjon Murataj ka deklaruar se protestuesit nuk kanë ndërmend që të ulen në një tryezë për të negociuar me kryeministrin Rama.

I ftuar në News24, aktivisti përsëriti qëndrimin e palëkundur të dorëheqjes së kryeministrit Rama. Madje e këshilloi që dorëheqjen kreu i qeverisë t’ia bëjë dhuratë vetes për ditëlindje.

Po ashtu ai theksoi se protesta e nisur 35 ditë më parë do të ketë sukses për shkak të qytetarisë.

“Ne nuk kemi plan të ulemi në tryeze. Vendimi numër një i grupit të punës dje në pikat e përcaktuara në Kuvendin Kombëtar është nuk ka negociatë me Edi Ramën. Vetëm dorëheqje. Ke ditëlindjen, jep dorëheqjen dhe bëja dhuratë vetes këtë gjë. Deri në shtator do të shpëtojë Belinda, nuk të çon dot më tutje”, tha Murataj.

Teksa komentoi deklaratat e një dite më parë të kreut të SPAK, Klodian Braho, aktivisti tha: “Ky është moment historik. Dje Klodian Braho në historikun e drejtësisë shqiptare ka bërë histori, duke ua thënë në sy që deputeti nuk duhet të ketë imunitet”.

Murataj bëri thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar që edhe Policia e Shtetit të shmangë çdo provokim.

“Problemi është i thjeshtë, protesta do ketë sukses duke shpërfaqur qytetari dhe vlera evropiane. Policia e Shtetit nuk duhet të provokojë”, tha Murataj.


Send this to a friend