VOAL

VOAL

LAVROVI LAVDËRON SERBINË SE NUK I SAKRIFIKON RAPORTET ME RUSINË

May 15, 2015

Komentet

“Onkologjiku si krematoriumi i Aushvicit”- Qytetari i sëmurë nga kanceri prek me fjalimin e tij: Zoti e do që të mblidhemi më shumë, këtu ka hajdutëri dhe poshtërsi!

Një dëshmi prekëse dhe të fuqishme ka përlotur dhe elektrizuar mijëra protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

 

Një qytetar që tha se vuan prej tre vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën në podium, duke bërë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin Onkologjik, të cilin e krahasoi me kampet e vdekjes.

Ai e krahasoi situatën atje si një Aushvic e kamp përqendrimi, të kthyer në krematorium.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje! Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve! Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im o njerëz”, deklaroi ai i përlotur.

 

Më tej ai nxiti qytetarët shqiptarë që të vijonin misionin e protestës, për të mos u dorëzuar para presionit, duke e cilësuar godinën e Kryeministrisë si burimin e të gjitha të këqijave në vend.

“Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, deklaroi ai. Panorama

Protesta më e madhe që nga viti ’90! Pamjet me dron, ‘deti’ i qytetarëve para Kryeministrisë: Rama ik!

Mijëra qytetarë kanë zhvilluar ditën e sotme protestën e 7 të rezistencës ndaj qeverisë Rama.

Na pamje shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve të cilët kanë mbushur çdo cep të Bulevardit para Kryeministrisë.

Në pamje dallohen se qytetarët janë më shumë se në protestat a kaluara ç’ka konfirmon se tubimi ka gjetur masivitet.

Kjo është një ndër protestat më të mëdha që është organizuar në Shqipëri që nga viti 90.

https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV

Protestuesit në kor janë shprehur se në Shesh I ka nxjerr keqqeverisja e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të cilin kanë një thirrje specifike në çdo fjalim: Jep dorëheqjen sa më parë.

Edhe në fillim të tubimit, protestuesit janë shprehur se tashmë janë të qartë, kauza e tyre tashmë nuk është më vetëm Zvërneci, por largimi i qeverisë. gsh

Zemërimi qytetar “ndez” revoltën ndaj qeverisë! Bulevardi tejmbushet prej një javë, sot tubimi i radhës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot mbahet protesta e shtatë në Tiranë, ku qytetarët kanë mbushur bulevardin dhe kanë kërkuar revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Ajo që nisi si kundërshti për një projekt në një zonë të mbrojtur, tashmë ka “shpërthyer” në kërkesa për largimin e qeverisë Rama dhe shprehje e një pakënaqësie të akumuluar.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Protestat e organizuara kanë qenë një shembull qytetarie, ku nuk ka pasur incidente, madje është bërë shpesh thirrje për të mos rënë pre e provokimeve që mund të nxisin tensione.

Një incident i regjistruar ishte vetëm ai i dy ditëve më parë, ku policia kishte vënë gardh metalik për mos lejimin e kalimit të qytetarëve, dhe kur këta të fundit e shkulën barrierën, hodhën edhe ujë me piper drejt tyre.

bw

“O Bela do e vesh një vilë në emrin tim” SPAK zbuloi pronën e Ballukut në emër të Igli Tares, qytetarët pankarta ironizuese në protestë

Pankarta pikante ka pasur në 6 ditët e protestave masive në Tiranë ku kërkohet tashmë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në pankarta shpesh janë rreshtuar edhe aferat e qeverisë Rama, ndërsa një vend të “veçantë” ka zënë megaskandali me ish zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Ditën e djeshme qytetar mbante në duar një pankartë ironike në lidhje me zbulimin e fundit të SPAK, ku emri i Ballukut lidhet me atë të ish-drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare.

“O Bela do e vesh një vilë në emrin tim”, thuhet në pankartë.
Lidhja e dyshuar mes Igli Tares dhe Belinda Ballukut ka të bëjë me një vilë në bregdetin Jon shqiptar, brenda një kompleksi turistik.
Banesa dyshohet se i është ofruar ish-zëvendëskryeministres si ryshfet për një kontratë të dhënë një kompanie ndërtimi në kohën kur ajo drejtonte shoqërinë e kontrollit të trafikut ajror Albcontrol. Për të humbur gjurmët e operacionit, vila është regjistruar në emër të Igli Tares, i cili, sipas hetuesve, do të kishte nënshkruar “një kontratë fiktive qiraje me ish-shefen e kabinetit të Ballukut”. Prokuroria pretendon se, de facto, banesa i përkiste ish-zëvendëskryeministres, e cila gjatë këtyre viteve e kishte përdorur atë së bashku me familjen e saj. bw

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek” Protesta që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! ‘Shpërthen’ zemërimi kundër qeverisë (FOTOT)

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot vetëm nga deklaratat politike sepse protestuesit po flasin me meme.

“Qoftë e bekuar pika që mbushi kupën” është ndoshta përmbledhja më e shkurtër e zemërimit të grumbulluar prej vitesh. Një fjali që tingëllon si urim, por që në fakt është aktakuzë për qeverisjen dhe politikën.

“Derisa vdekja të na ndajë” me çiftin politik të vendit është një tjetër goditje që nuk ka nevojë për analizë. Mjafton ta shohësh dhe kupton bllokimin e qarkullimit të elitave në vend dhe jo vetëm të elitave politike.

Pastaj vjen pyetja që shumëkush e ka bërë me zë të ulët dhe një protestues e ktheu në pankartë: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?” Një mënyrë elegante për të kujtuar se në Shqipëri fantazia më e madhe nuk është të bëhesh milioner, por të zgjohesh një ditë dhe të zbulosh se ke një vilë të regjistruar pa e ditur.

 

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Po aq therëse është edhe pankarta: “Shit Zeqinëne po deshe, jo Zvërnecin”. Një fjali që e përkthen cilësinë e të rinjve në Parlament me ato në shesh. Akuzë për meritokracine e munguar në partine në pushtet.

Ndërsa “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’ban ni lek” e ngre satirën në nivelin e tregut të lirë. Është ndoshta shpallja më e sinqertë ekonomike e javës.

Dhe në fund vjen pankarta që mund të kandidojë për skenar filmi: “Veç jep dorëheqjen, se burgun ta bën Ndrenika”. Një fjali që bashkon politikën, teatrin dhe humorin shqiptar në vetëm pak fjalë.

Kjo është një nga arsyet pse protesta po tërheq vëmendje, jo vetëm për shkak të numrave, por sepse ka gjetur një gjuhë që brezat e rinj e kuptojnë dhe e shpërndajnë. Në vend të molotovëve ka meme. Në vend të sloganeve të lodhura ka humor. Në vend të urrejtjes ka ironi. Dhe ndoshta ky është shqetësimi më i madh për pushtetin. Sepse nga guri mund të mbrohesh nga satira, pothuajse kurrë. Dhe historia na tregon se kur bëhesh për barcaleta punët janë mbërritur aty ku nuk mban më. bw

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve” Pankartat pikante në protestë, qytetarët: Atdheu nuk është në shitje! Edi Rama dorëhiqu

TIRANË- Qindra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Përveçse në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera. Në duar qytetarët mbajnë pankarta ku shprehin pakënaqësitë e tyre për qeverinë.

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Atdheu nuk është në shitje” “Edi Rama dorëhiqu”, “Koha është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”, “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”, “Shoqëria është e jona”, janë disa nga pankartat që mbajnë qytetarët.

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të

Në tubime janë parë edhe flamuj amerikanë të ngritur krah flamurit kombëtar shqiptar, një detaj ky që, përkundrazi, tregon një simbolikë pro-perëndimore dhe jo refuzim të aleancës strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve me SHBA-në./Dosja.al

“Mes jush ka shumë dashuri” Aktori Mehdi Malkaj përlotet në protestë: Kanë fshirë qelbësirllëqet mbi kurrizin tonë, por sot…

TIRANË Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe rezistencë ndaj qeverisë. Malkja iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thash përse nuk e nndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli ëhstë fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qendrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre,” tha Malkaj./Dosja.al

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

TIRANË- Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocional gjatë protestës së zhvilluar në bulevard, duke deklaruar se pjesëmarrja e saj lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e Shqipërisë. E prezantuar si Anxhi, ajo tha se kishte zgjedhur të ishte në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë dhe për brezat e ardhshëm.

Qytetarja theksoi se vendi u përket shqiptarëve dhe brezave që do të rriten në të, duke kundërshtuar projektin që ka nxitur reagime dhe protesta në Zvërnec. Në përfundim të fjalës së saj, protestuesja bëri thirrje për anulimin e projektit.

“Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë. Anulo projektin,” deklaroi ajo./Dosja.al

Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare. Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ja 5 kërkesat për qeverinë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet të mbushet edhe këtë të premte me mijëra protestues, në atë që konsiderohet protesta e gjashtë radhazi kundër projektit të “Zvërnecit” dhe politikave të qeverisë.

Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrje në tubimin që do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Kujtojmë se dje u prezantuan 5 kërkesa nga “Lëvizja e Re Qytetare” për Ramën:

1-Dorëheqjen e Qeverisë
2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare. gsh

  • foto galeri

“Hendeku mes Shqipërisë dhe BE shumë i madh”- Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat apo pushimet

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024.

 

Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm.

Në to përfshihen pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, konsumimi i rregullt i mishit ose peshkut, një javë pushime larg shtëpisë, zotërimi i një automjeti, zëvendësimi i mobilieve të konsumuara, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, mundësia për të shpenzuar një shumë të vogël për veten, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet.

Të dhënat tregojnë se rreth 35% e popullsisë në Shqipëri (34.8%) jetonte në kushte të privimit të rëndë material dhe social në vitin 2024, niveli më i lartë në Europë.

Shifrat tregojnë se hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian mbetet shumë i madh. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.

Shqiptarët kanë shumë mungesa jo vetëm në raport me vendet e BE-sw, por edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Maqedonia e Veriut e ka privimin material në nivelin e 11.6%, Serbia 10.3% dhe treguesi është pak më i lartë në Mal të Zi, me 12.3%. Nuk ka të dhëna për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.

Në krahasim me vitet e mëparshme, norma e privimit material ka ardhur në ulje (në vitin 2018, treguesi ishte gati 46%), sërish ajo mbetet të paktën dy herë më e lartë e i dyti pas nesh.

Më pak europianë në vështirësi se një dekadë më parë

Në nivel të Bashkimit Europian, numri i personave që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social ka rënë nga rreth 41 milionë në vitin 2015 në 27.5 milionë në vitin 2024.

Mesatarisht në BE, rreth 6.3% e popullsisë shfaq nivel të lartë të privimit material, me kryesimin që e mbajnë Rumania (16.8%), Greqia (14.9%), Bullgaria (15%) dhe niveli më i ulët është në Poloni (2%), Holandë (2.6%), Austri (2.9%), Çeki (2.6%).

Si matet treguesi i privimit material

Treguesi i privimit material, sipas përkufizimit të Eurostat, mat mungesën e detyruar të disa elementeve që konsiderohen të nevojshme dhe të dëshirueshme për një jetë të përshtatshme.

Ai mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elementët e mëposhtëm:

  1. pagesën e qirasë, faturave, kësteve të blerjeve me pagesë të shtyrë ose kësteve të kredive të tjera;
  2. mbajtjen e banesës mjaftueshëm të ngrohtë;
  3. përballimin e shpenzimeve të papritura;
  4. konsumimin e mishit, pulës, peshkut ose alternativave vegjetariane çdo dy ditë;
  5. një javë pushime larg shtëpisë;
  6. aksesin në një makinë ose furgon për përdorim personal;
  7. zëvendësimin e mobilieve të konsumuara;
  8. zëvendësimin e rrobave të konsumuara me disa të reja;
  9. zotërimin e dy palëve këpucë të përshtatshme;
  10. shpenzimin e një shume të vogël parash çdo javë për veten;
  11. pjesëmarrjen në aktivitete të rregullta argëtuese;
  12. takimin me miq ose familjarë për një pije apo vakt të paktën një herë në muaj;
  13. lidhjen me internet.

Elementët 1 deri në 7 lidhen me nivelin e familjes, ndërsa elementët 8 deri në 13 lidhen me nivelin individual. bw

Protesta për Zvërnecin- Nga dorëheqja e qeverisë te anulimi i ligjit për investitorët strategjikë, qytetarët paraqesin 5 kërkesat e panegociueshme

Në ditën e pestë të protestave në Tiranë kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec, një prej protestuesve ka paraqitur pesë kërkesat që i cilësojnë si të panegociueshme.


Ai bëri të ditur se kërkesat fillojnë nga dorëheqjen e qeverisë, te anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, për trashëgiminë kulturore shqiptare, si edhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve.

Ndër të tjera, ai theksoi se lëvizja përfaqësohet nga një grup nismëtarësh dhe një grup koordinues, të cilët, sipas tyre, janë të vendosur ta çojnë kauzën deri në fund.

Protestuesi: Pas pesë ditësh protesta të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosmërinë e sovranit për të mos u ndalur deri në përmbushjen e kërkesave tona të panegociueshme, ju njoftojmë se:

Kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup nismëtarësh dhe një grup koordinues patriotësh me integritet dhe me vlera të larta intelektuale e shoqërore. Gra dhe burra dinjitozë, të rinj e të reja të vendosur për ta çuar këtë kauzë deri në fund dhe, në përputhje me vullnetin e sovranit, do të vijmë të marrim vendimet e duhura në kohën e duhur.

Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj rrezikut të madh në të cilin ndodhet vendi ynë. Sipas bindjeve tona, vendimet e qeverisë dhe të gjithë kësaj klase politike 35-vjeçare kanë cenuar interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë, duke i vënë pasuritë dhe të ardhmen e vendit në shërbim të interesave dhe politikave të tyre të ndyra private.

Për të qartësuar ju dhe opinionin publik shqiptar, dhe mbi të gjitha për të hequr çdo hije dyshimi apo përpjekje për baltosjen e kësaj lëvizjeje me baza të forta patriotike, deklarojmë se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauze të përbashkët kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Në vijim paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të Shqipërisë dhe të interesit kombëtar:

  1. Dorëheqjen e qeverisë
  2. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
  3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve
  4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
  5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare

“Ky do na vjedhë të ardhmen”- Pankartat e veçanta të protestës: Ta sjellim në Surrel, pelikanin kaçurrel! “Anullo projektin, për shpirt të teze Utës…”

 

Edhe sot në protestën e pestë kundër ndërtimeve në Zvërnec mijëra qytetarë u mblodhën përpara Kryeministrisë.

protesta 9

Ata kërkuan anulimin e ccdo projekti që prek Zvërnecin, sakaq kërkuan dhe largimin e Ramës dhe qeverisë.

Disa prej pankartave nga protesta:

protesta per zvernecin pankarta (1)

 

protesta per zvernecin pankarta (2)

 

protesta per zvernecin pankarta (3)

 

protesta per zvernecin pankarta (4)

 

protesta per zvernecin pankarta (5)

 

protesta per zvernecin pankarta (6)

 

protesta per zvernecin pankarta (7)

 

protesta per zvernecin pankarta (8)

 

protesta per zvernecin pankarta (9)

 

protesta per zvernecin pankarta (1)

 

protesta per zvernecin pankarta (2)

 

protesta per zvernecin pankarta (3)

 

protesta 1

 

protesta 2

 

protesta 6

 

protesta 8

 

protesta 5

 

protesta 4

gsh


Send this to a friend