Lakrimarij quhet një shishe në të cilën
oborrtarët e Evropës mblidhnin lotë
fëmijësh për të zbukuruar fytyrat.
E nënat tona i mblidhnin lotët e tyre
për të pasur ç’të çojnë në varreza.
E përcolla trimin në luftë,
Vajta bleva shishen e lotëve
Dhe e ftova diellin në shtëpi.
Dhe i thashë të rrijë pranë meje:
Të më shohë e të shihemi,
Dhomën bosh mos e kem.
Të mos bëjë dritë kur qaj me lotë,
Gjersa shishen ta mbush plot.
Se pa to unë turpërohem
Kur t’vijë dita prapë takohem.
O, ti diell, që sheh kahdo,
Shishen sa herë e mbusha, trego
Dhe sa herë e zbraza, thuaj
Se unë prapë qaj për lotë
Se këto në varr t’ia çoj të zot.
(Përktheu Resul Shabani)
Komentet