Gjyqtari Jesus Torres Martinez ka anuluar vendimin e Ligës së Spanjës që tifozët e Barcelonës të mos kenë të drejtë të shfaqin flamurin e Katalonias në finalen e Copa del Rey kundër Sevillas.
Andaj, mbështetësit e skuadrës kampione nga La Liga do ta kenë të lejuar të valojnë simbolet e Katalonias në ndeshjen e së dielës në stadiumin Vicente Calderon në Madrid, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, duke publikuar edhe arsyetimin e Martinezit për anulimin e vendimit paraprak.
Barcelona kishte kundërshtuar ashpër vendimin dhe paraqiti ankesë e cila ka dalë të jetë e suksesshme. Skuadra e Luis Enriques kërkon trofeun e dytë të këtij sezoni pas triumfit në La Ligë.
Kurse, Sevilla zhvillon finalen e dytë brenda më pak se një jave pas triumfit ndaj Liverpoolit në finalen e Europa League me rezultat 3:1 në Basel.
Komentet