VOAL

VOAL

Laboratori i kokainës në Frakull, ‘arrest me burg’ për 10 të arrestuarit, mes tyre dhe vartësi i Ballukut

November 26, 2022
blank

Komentet

blank

Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

Seanca e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, më 2 shkurt 2023

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku ishte parashikuar të zhvillohej interpelanca e thirrur nga Partia Demokratike (PD) për lidhjet e ish-agjentit të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, me Shqipërinë.

Kjo seancë u zhvillua me tensione mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Grupi parlamentar i PD-së dërgoi Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente ditën e shtunë (28 janar).

Partia opozitare i kërkoi sqarime kryeministrit Edi Rama për cështjet se “çfarë është diskutuar me ish-zyrtarin e FBI-së dhe në cfarë cilësie e ka takuar atë; sqarime edhe në lidhje me biznesmin rus Oleg Deripaska; dhe përse qeveria shqiptare i ka dhënë koncensione dhe statusin e investitorit strategjik”.

Listës së gjatë të pyetjeve të opozitës u përgatit t’iu përgjigjej ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por një gjë e tillë nuk u pranua nga opozita.

Për shkak se deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, seanca u ndërpre dy herë, por as pas pushimit, situata nuk ndryshoi.

Deputetët demokratë përplasën tavolinat me duar si dhe bllokuan foltoren, ndërsa nuk munguan as fishkëllimat e bilbilave.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeljd Alibeaj tha se “fshehja dhe heshtja e kryministrit Edi Rama” tregon, sipas tij, “se ai është i inkriminuar”.

“Kryeministri ka detyrim politik, institucional dhe gjyqësor t’i përgjigjet kërkesës për interpelance personalisht dhe jo ta delegojë. Ai do heshtë, heshtja e tij tregon inkriminim e tij. Ajo çka do të jetë sjellja e opozitës është të ushtrojmë detyrat tona në bazë të institucioneve politike. Të durojmë që ai të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen, faktikisht ka ndodhur diçka. Sot ky vend nuk ka kryeministër. Ka dy seanca që nuk vjen dhe që nuk përgjigjet për një çështje”, tha Alibeaj.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj oozitës përmes rrejtit social Twitter.

“Abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo cështje po përdoret nga opozita.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, u arrestua më 21 janar. Ai akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pjesëmarrje në pastrim të parave, derisa ka punuar me biznesmin rus Oleg Deripaska, të cilin e ka ndihmuar të hetojë një oligark rival rus.

Arrestimi dhe akuzat ndaj tij sollën reagime të shumta në Shqipëri. Sipas aktakuzës nga gushti i vitit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare – i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”, prej të cilit ka marrë 225.000 dollarë.

Gjithashtuai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në lidhje me këtë çështjë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur qytetarët në protestë më 11 shkurt, ndërsa në opozita ka dorëzuar një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) dhe ka kërkuar të nisin hetimet.

blank

Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor për skandalin Rama – McGonigal

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debatet e forta ku kryefjalë është çështja ‘McGonigal’ dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndonëse duhet të ishte i pranishëm në sallë pasi kishte interpelancë me një grup deputetësh të PD-së, ka munguar, duke ia deleguar detyrën Spiropalit.

Ndërkohë mësohet se ky skandal ka mobilizuar deputetët e opozitës, të cilët janë bashkuar për këtë çështje, duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre.

Deputetet e opozitës, pa marrë parasysh grupet, kanë nisur të mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal-Rama. syri.net

blank

Skënderbeu përsëri me grip, nxjerr Elisën në interpelancë për McGonigal

Edi Rama ka vazhduar përsëri lojën me grip dhe ka nxjerr Elisa Spiropalin në interpelancën e lërkuar nga grupi i Alibeajt për çështjen McGonigal. Ai i është fshehur edhe njëherë kërkesës për të bërë transparencë lidhur me aktakuzën amerilane ku dyshohet se la korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së. Deputeti Gazmend Bardhi e kundërshtoi në seancë fshehjen e Skënderbeut pas Mamicës duke thënë: “Me të drejtën si i pandehur ai edhe mund të heshtë sepse çdo gjë që thotë mund të përdoret kundër tij, por me detyrimin si kryeministër ai nuk mund të fshihet pas Elisës. Zonja Spiropali nuk ka qenë në takimet me Mcgonigal, aty kanë qenë vetëm Rama, Duçka dhe Neza. Vetëm ata mund të dëshmojnë. Prandaj në interpelance duhet të paraqitet kryeministri”.

Lapsi.al

blank

Flori në Librazhd: Kompania minerare merr lejen për kërkim-zbulim ari

Vitin e shkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) nxori disa herë për shprehje interesi zona të ndryshme minerare. Dy prej tyre, që ranë në sy, ishin të lidhura me kërkim dhe zbulim ari në objektin Babje Librazhd dhe objekti Kaçinar në Mirditë.

Tashmë kompania që ka fituar të drejtën për objektin e parë në Librazhd ka avancuar më tej me procesin duke kërkuar që të pajiset me lejet përkatëse për të nisur aktivitetin.

Më konkretisht Buliding Construction që është edhe kompania që ka marrë të drejtën e kësaj zone minerare ka kërkuar të pajisjet me leje të tipit B për të vijuar me punën në terren.

Në dokumentin e saj kompania ka zbardhur skemën e kërkim-zbulimit të mineralit të arit, kryerjen e punimeve gjeologji-zbuluese që do të zënë vend në objektin “Babje të bashkisë Librazhd.

Kompania parashtron se këtë të drejtë e ka fituar dhe është njoftuar në datën 15 nëntor 2022 për zhvillimin e kësaj zone minerare.

Zona e projektit ndodhet në vend të pabanuar, Babja është fshati më i afërt me zonën e projektit sipas dokumenteve dhe ndodhet rreth 1 kilometër në jugperëndim të saj, ndërsa fshati Spathar, i cili ndodhet 1.5 kilometra në verilindje të objektit.

Kompania nuk referon nëse ka tregues për potencialin e zonës në të cilën do të kryejë kërkim-zbulim ari por nënvizon se punimet gjeologjike-kërkuese do të kryhen në dy faza.

Faza e parë do të jetë kryerja e kërkimit të mineralit të arit, rivlerësimit gjeologjik të zonës, marrja e mostrave, përpunimi i tyre dhe vlerësimi i tyre për kalimin e fazës dy.

Ndërkohë në fazën e dytë do të zërë vend kryerja e punimeve gjeologjiko-zbuluese si kanale, puse, shpime, galeri, Këto punime do të kryhen për një afat 3 vjeçar.

Zona minerare numër 3/1 apo objekti Babje ishte parashikuar në planin vjetor minerar fillestar në vitin 2021 për t’iu nënshtruar procedurave konkurruese.

Ajo arriti të jepej vetëm vitin e shkuar pas shpalljes në datë 7 korrik 2022. Sipërfaqja e zonës në kilometra katror është 9500 dhe plani fillestar i investimit në dokumentet e Ministrisë ishte përcaktuar 24.7 milionë lekë./N.Maho/ Monitor

blank

Në Tiranë çmontohen deri tani 220 kamera, nis hetimi i thelluar për 44 persona

Ka shkuar në 220 numri i kamerave të çmontuara, ndërsa ka nisur një hetim i thelluar për 44 persona. Policia njofton se operacioni i koduar “Fijet” po vijon në fazën e nëntë të tij ëhstë ëhstë shtrirë në të gjithë vendin.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të Tiranës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. syri.net

blank

Gazetarja: SPAK do regjistrojë procedim penal për skandalin Rama-McGonigal

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Task Force në Syri Tv, se SPAK do të nisë hetimet për skandalin Rama-McGonigal. 

Llabani iu referua takimit të kreut të SPAK, Altin Dumani me gazetarët dhe përgjigjet e dhëna prej tij për çështjen që ka tronditur opinionin publik.

Në SHBA është marrë i pandehur ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal i cili u korruptua nga Edi Rama, por institucionet ligjzbatuese në vend vijojnë të mos veprojnë.

Sipas saj, Dumani ka thënë se shumë shpejt SPAK do të nisë një procedim penal i cili do të regjistrohet, gjë që do të thotë se do të merret person në hetim edhe Edi Rama.

“Në lidhje me takimin e sotëm gazetarët kanë qenë shumë kërkues sa i takon hetimeve për dosjen e FBI dhe inceneratorin e Tiranës, ku zoti Dumani, edhe pse diskret, ka deklaruar se po, në SPAK do të ketë shumë shpejt një procedim penal i cili do të regjistrohet dhe do të ketë një komunikim për mediat. Zoti Dumani nuk ka qenë shumë konkret në sqarimet për mediat, por ka deklaruar se shumë shpejt SPAK do të ketë një procedim penal në lidhje me këtë hetim që ka nisur paralelisht në SHBA. Pyetja ka qenë direktel: Kemi të bëjmë me akuza politike apo indicie? Dumani ka qenë shumë i kundesshëm në dhënien e informacioneve. Ka lënë të kuptohet se do të ketë një procedim penal, por se si do të jetë vijueshmëria dhe a do të kemi fakte penale të cilat do të mbërijnë me anë të letërporosive nga SHBA për personat shqiptarë që kanë lidhje me hetimin që është kryer në SHBA, mbetet për t’u parë”, u shpreh Llabani.

blank

Gazetarja Lala për Inceneratorët: Të përfshirë, zyrtarët më të lartë në vend

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjet e fundit si Inceneratorët, thirrja e Monika Kryemadhit në SPAK apo operacioni “Fijet.

Lala u shpreh se thirrja e Kryemadhit në SPAk ka ardhur si pasojë e fakteve të reja të publikuara prej saj, me pamjet me dron të kapura që nga momenti kur mbetjet hidhen në kosh e deri në groposjen e tyre, duke vërtetuar mos incenerimin e tyre.

“Nuk është hera e parë që thirret në SPAK për këtë çështjes. Ish- LSI ka bërë disa denoncime radhazi për këtë aferë.

Të njëjtët personazhe janë në të tre inceneratorët. Për dy orë kryemadhi dha dëshminë për Inceneratorin e Tiranës nën dritën e fakteve të reja.
Ditët e fundit ajo ka publikuar filmime se si mbetjet groposeshin në Sharrë dhe nuk ndodhte diferencimi dhe incenerimi i tyre.

Kryemadhi vërtetoi me prova dhe filmime të gjithë procesin deri në groposjen në venddepozitimin e mbetjeve.

Historia e Inceneratorëve nuk duhet të bazohet vetëm në provat e sjella nga politika. Është një histori e pastër korrupsioni. Nis nga tre njerëz, Mërtiri, Zoto dhe Gugallja.

Nëse më herët kemi folur për Gërdecin, 21 janarin vrasje shtetërore e nuk ka të ndëshkuar, edhe Inceneratorët është çështjes e pa hetuar dhe e pa gjykuar.

Ka pasur probleme. Ka një përfshirje të lartë shtetërore, e kemi të paqartë se kush janë njerëzit e përfshirë në këtë aferë.

Është i pasqaruar roli i Engjëll Agaçit, s’kemi një përgjigje nga SPAK, as për Gjiknurin, Veliajn apo Ahmetaj. Ka ardhur koha që SPAK ta çojë deri në fund këtë histori se ka prova ulëritëse për këtë aferë”, ka deklaruar ajo.

Lala ka folur edhe në lidhje me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani dhe atë që pritet të ndodhë me çështjet në hetim.

“Ka zgjedhur një mënyrë tjetër komunikimi me mediat. Kam parë qasje pozitive sepse po mban ca shënime për të përmirësuar dhe për të pasur një institucion kompetent.
K deklaruar se po bën analizë me secilin prokuror dhe u shpreh se do të ndërhyjë me udhëzime j detyruese.
Po sheh si prioritet çështjes me interes të lartë publik si Inceneratorët apo McGonigal.

Për Inceneratorët, Dumani bëri të qartë se roli i tij po hetohet. Shoh qasjen e Dumanit veç problematikave, një qasje të drejtë. Çështjet që kanë vite që kanë kaluar janë të vështira për tu hetuar”, ka deklaruar gazetarja.

Sa i përket skandalit McGonigal, Klodiana Lala tha se është një histori që ka nevojë për një hetim të plotë dhe shterues. Megjithatë shtoi se kjo histori është e vështirë për tu hetuar pasi pjesa më e madhe e aferës ka ndodhur në SHBA.

“Nuk di çfarë e pengon SPAK. I kam dërguar Dumanit she SPAK kërkesë për informacion nëse është nisur një hetimi, ende nuk kam marrë një përgjigje. Kjo është një histori që ulëret, ka nevojë për një hetim shterues të plotë e gjithëpërfshirës.
Kjo nuk është histori qesharake apo furtunë në një gotë uji. Kjo duhet hetuar. Presim një reagim nga SPAK për këtë çështjes. Mendoj që është histori e vështirë për tu hetuar se pjesa më e madhe e aferës është kryer në SHBA.
Për të gjithë ne ka rëndësi të dihet roli i zyrtarëve të lartë të vendit tonë dhe kryeministrit që përmendet 14 herë në aktakuzë. Fakti që Rama e ka relativizuar dhe e ka kaluar me një Twitter, mua nuk më duket normale”, tha ajo.

Lala foli edhe mbi operacioni më të fundit të policisë shqiptare, operacionin “Fijet” për kapjen e kamerave të vendosura nga eksponentë të krimit në rrugët e vendit.

Ajo tha se policia ka bërë vetëm heqjen e kamerave por se nuk ka arritur të marrë në dorëzim serverat apo pamjet e filmuara prej tyre.

“Për mua nuk ka pasur asnjë surprizë.
Në disa dalje të miat publike e kam ngritur si shqetësim që vila luksoze monitorohen me kamera me rezolucion të lartë dhe me fushë të gjerë veprimi.
Kjo nuk ishte e panjohur për policinë, mjafton të kalojë në zonat ku jetojnë bosët.
Se përse nuk ka vepruar më parë, kjo është një shpjegim që duhet ta japë policia.
Kjo histori është pozitive por nuk mund të relativizojë çështjen McGonigal apo 21 janarin.
Kamerat janë vendosur nga dikush dhe kanë dhënë rezultate. Policia është në një pikë që marrim kamerat por jo serverin. Kamera që kontrollohen nga celulari dhe nuk janë marrë pamjet e regjistruara”, tha ajo.

blank

Ngjela: Nëse del i implikuar me çështjen e McGonigal, Ramën e ekstradojnë në SHBA

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” komentoi çështjen e McGonigal, duke u shprehur se në Shqipëri është kthyer në një novelë.

Sipas Ngjelës, opozita ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje me këtë çështje.

“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit. Meqë problem është me Ramën, thotë po e verifikojnë.  Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoi nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI për shefin e Shqipërisë?

 

Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë”, tha Ngjela, duke shtuar: “SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, u shpreh Ngjela.

Teksa ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD, avokati Ngjela u shpreh se Kushtetuta nuk lejon parti naziste apo raciste duke saktësuar se Gjykata ka folur njëherë për Partinë Demokratike.

“Kush po ruhet në këto momente, që të mos fusin në burg gjyqtarin që bëri paçavuren e parë. Atë ruajnë atë. Saliu lojën që ka bërë nuk e bën do më, është edhe non-grata nga Amerika”, tha ai.

blank

 

blank

“Butrinti do të fitojë”, deputetja e PD: Dorëzova padinë në Kushtetuese, koncesioni duhet të ndalet!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim për mediat njoftoi se ka depozituar në Kushtetuese padi për koncesionin e Butrintit.

Ajo gjithashtu theksoi se i është drejtuar Gjykatës me disa kërkesa dhe se Kushtetuesja i ka legjitimuar si palë.

“Ne kemi paraqitur kërkesë për të thirrur ekspertë. Është me rëndësi që gjykata të dëgjojë zërin e ekspertëve që e duan Butrintin”, u shpreh Zhupa.

Deputetja e PD, ndërsa theksoi se Butrinti përfaqëson historinë, tha se koncesioni është një aferë dhe se është e domosdoshme që për këtë çështje të merren në pyetje ekspertë.

 

Deklarata e plotë:

blank

 

Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncesionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncesioni.

blank

 

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncesion duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deputetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ajo që sot dua të ndalem me ju, janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese. Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyq♪7sor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.
Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen anti-kushtetutes të koncesionit Butrintit.
Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncesionin anti-kushtetues.
Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues. Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehsohen duke thënë që koncesioni i Butrintit është anti-kushtetues.

blank

“Ministria e Financave pagoi 418 mijë euro për firmën e bashkëshortes së tij”, BIRN: Rama dhe Tony Blair në një marrëdhënie klienteliste

Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministri komunist shqiptar Mehmet Shehu – përballur me rrezikun e arrestimit dhe burgosjes – vrau veten.

Sot, si rikujtesë, në oborrin e vilës nën pronësi të qeverisë gjenden statujat e Leninit dhe Stalinit si dhe një Zis 69, një automjet që ishte i parapëlqyeri i policisë sekrete të kohës së Komunizmit “Sigurimi” për arrestimet në mes të natës.

Gjithkush sot mund të vrasë mendjen se çfarë mendoi Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kur pa këtë dekor ndërsa u mikprit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 19 prill të vitit të kaluar.

Pak gjë u komunikua në publik mbi takimin. Gjithsesi, dy muaj më vonë, Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, TBI, publikoi një ofertë pune për këshilltar në Tiranë, në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve të qeverisë shqiptare përmes aplikimit të teknologjisë dhe novacionit.

Tre muaj më vonë, në shtator 2022, TBI shpalli një vend tjetër të lirë pune – për një këshilltar të lartë për kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që Blair, i cili la zyrën në vitin 2007, ka punuar me Ramën. Kur socialistët erdhën në pushtet më 2013, Blair u punësua si këshilltar.

Se çfarë nënkupton një punë e tillë, kjo është e paqartë, për shkak se kontratat nuk janë të disponueshme për publikun. Por, si qeveria shqiptare ashtu edhe Blair thonë se shërbimi vjen falas.

Gjithsesi, ish-kryeministri britanik nuk është i vetmi Blair që punoi për qeverinë shqiptare. Përgjatë të njëjtës periudhë, një kompani ligjore e drejtuar nga bashkëshortja e tij Cherie, mori qindra mijëra euro nga qeveria për shërbime të dhëna. Një përkim i tillë vërehet se ka ndodhur edhe në Serbi.

Ekspertë vendës thonë se kjo, dhe mungesa e transparencës në lidhje me kontratat me TBI, duhet të bëjnë që të bien kambanat e alarmit.

Në rastin e Shqipërisë “kjo e vë z. Rama dhe z. Blair në një marrëdhënie klienteliste,” thotë Rigels Xhemollari, një aktivist anti-korrupsion dhe drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, një organizatë me bazë në Tiranë.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë kërkimore në Tiranë, i tha BIRN: “Në një praktikë normale të shtetit të së drejtës i gjithë ky proces do të duhej hetuar.”

“Deklarata e vetme e qeverisë, se konsulenti nuk ka përfituar financiarisht nga shteti shqiptar është e pamjaftueshme, spekullative dhe krijon edhe më shumë dyshime mbi përmbajtjen e kontratës dhe llojin e angazhimit.”

TBI dhe Omnia Strategy, kompania e Cherie Blair, e cila ofron shërbime të specializuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe arbitrim, mohuan të kenë konflikt interesi.

“Kompania ligjore e zonjës Blair ka përfaqësuar Qeverinë e Shqipërisë shumë herë dhe i ka të gjitha të drejtat ta bëjë këtë,” tha TBI për BIRN. “Kjo është një praktikë ligjore që nuk ka të bëjë fare me punën e TBI.”

Omnia Strategy tha: “Puna e Omnias, në Shqipëri ose gjetkë, nuk ka të bëjë me punën e TBI.”

Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Punët fitimprurëse të arbitrazhit të Omnias

Blair themeloi TBI më 2016, duke ofruar shërbime konsulence për qeveritë në mënyrë që të “ndihmojë udhëheqësit politikë që të ndërtojnë shoqëri të hapura, gjithëpërfshirëse dhe me mirëqenie në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur,” sipas faqes së saj të internetit. Në vitin 2021, ajo kishte 437 të punësuar, zyra qendrore në Londër dhe tre qendra ndërkombëtare në Akra, Singapor dhe San Francisko.

Një organizatë jofitimprurëse, instituti realizoi një xhiro prej 81 milionë paundësh më 2021. Shumica e punës financohet nga fondacione private, të cilat, deri prillin e kaluar, përfshinin Këshillin Evropian për Tolerancë dhe Ripajtim, ECTR, themeluar nga miliarderi rus Moshe Kantor. TBI i ndërpreu marrëdhëniet me ECRT, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, kur Kantor u vendos nën sanksione në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin.

Më herët, më 2020, Blair u përfol si një ndërmjetës potencial mes Serbisë dhe Kosovës për një marrëveshje të braktisur për shkëmbime territoresh dhe sqarim marrëdhëniesh mes tyre.

John Bolton, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për ish-presidentin Donald Trump, i tha BIRN në një intervistë se Blair, i cili ishte në pushtet më 1999 kur Britania mori pjesë në bombardimet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur gjatë luftës në Kosovë – kishte ofruar të shërbente si “ndërmjetës informal” mes të dy palëve. Rama u raportua në atë kohë të ishte mbështetës në marrëveshjen për shkëmbim territoresh, një pretendim që ai e mohoi me forcë.

Puna e fundit e Blair në Shqipëri përkoi edhe me atë të bashkëshortes: të dhënat e Thesarit të Shqipërisë, të para nga BIRN, tregojnë se ministria e financave e vendit bëri tre pagesa te Omnia Strategy mes 13 dhe 19 shtatorit 2022, për një total prej 418 mijë eurosh.

Të dhënat nuk specifikojnë se për çfarë u bënë këto pagesa ndërsa Omnia Strategy konfirmoi se i ka marrë paratë, pa dhënë shpjegime se për çfarë. Kompania ligjore me bazë në Londër ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në një numër çështjesh arbitrazhi para gjykatave ndërkombëtare.

E para, më 2012, pa Omnia Strategy duke përfaqësuar Shqipërinë në një mosmarrëveshje me një kompani me bazë në Amerikë, me një faturë shërbimesh ligjore me vlerë 300 mijë euro.

Më 2015, kompania mori 645,000 euro nga Qeveria e Shqipërisë për këshillime ligjore mbi një mosmarrëveshje konteaktuale me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe kompania vendëse S2. Pastaj më 2018, Omnia Strategy u punësua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë për një mosmarrëveshje investimi me kompaninë italiane Valeria Italia S.r.l, për të cilën u pagua 200 mijë euro.

“Omnia u punësua nga Shqipëria me meritë, të veprojë në çështje të referuara pas një procesi prokurues konkurrues dhe më pas dorëzoi rezultate pozitive në të treja çështjet,” tha për BIRN Omnia Strategy në një përgjigje me shkrim për këtë lajm.

Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Zëdhënësi i TBI konformoi se organizata vijon të punojë me qeverinë e Serbisë, falas.

“As Tony Blair dhe as instituti nuk marrin para nga qeveria e Shqipërisë apo ajo e Serbisë për këtë punë.”

Puna e konsulencës ka tërhequr më herët kritika nga aktivistë të të drejtave të njeriut.

Më 2013, Hugh Williamson, drejtor për Divizionin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Human Rights Watch, tërhoqi vëmendjen te një kontratë dyvjeçare me vlerë 16 milionë paundë në Kazakistan dhe kritikoi Blair për mosshprehjen e shqetësimeve në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi autokratik i presidentit të atëhershëm të vendit Nursultan Nazarbayev.

Të dhëna gjyqësore tregojnë se Omnia Strategy ka përfaqësuar më herët edhe qeverinë e Malit të Zi në një mosmarrëveshje me Addiko Bank AG mbi një ligj për konvertimin e kredive të dhëna në franga zvicerane.

Kompania ka përfaqësuar gjithashtu edhe kompaninë ukrainase Sardich, e cila ngriti padi duke kërkuar 350 milionë euro kompensim nga Maqedonia e Veriut pasi humbi një kontratë koncesionare minerare më 2019./Reporter.al

blank

Fabrikat e birrës po shqyrtojnë transferimin e prodhimit në Serbi

Pas “alarmit” të Shoqatës së Prodhuesve së Birrës Vendase për mbylljen përkohësisht të disa fabrikave në vend, operatorët paralajmërojnë për transferim të prodhimit në Serbi.

Arsyeja mbetet kostoja e larte nga dyfishimi i akcizës nga 1 janari dhe shtrenjtimi i lëndës së parë (birra malto dhe ambalazhimi), që solli rritjen e çmimeve të birrës vendase më shumë se ajo e importit.

Një prodhues pohoi për “Monitor” se do të shohë mundësinë e zhvendosjes së fabrikës drejt Serbisë, pasi investimi është më i leverdishëm nga kostot prodhuese dhe subvencionet nga shteti.

“Me politika rritje taksash, siç ishte akciza që u barazua me nivelin e importuesit, vendosje gjobash, kontrolle pafund dhe pakuptim të tatimeve, doganave dhe AKU, do të shohim mundësinë e hapjes së fabrikës në Serbi. Për të vetmit që ndiejmë keqardhje janë punonjësit tanë. Situata në sektorin prodhues të birrës ka hyrë në krizë.”

Përveç rritjes së akcizës, nga 1 janari prodhuesit u goditën edhe nga rritja e çmimit të birrës malto të importit. Më 1 janari 2022 çmimi i birrës malto të importuar ishte 420 euro/Ton, ndërsa nga 1 janari 2023 po shitet dyfish më shtrenjtë (duke përfshirë edhe rritjen e çmimit pas nisjes së Luftës Ukrainë-Rusi).

Më herët, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve shqiptarë, Stefan Pinguli, thote se për shkak të shtrenjtimit të kostove, mungesës së shitjes nga zgjerimi i tregut të birrës së huaj me çmim të ulët disa fabrika mbyllën prodhimin për muajt janar-shkurt. Pinguli shtoi se dyfishimi i akcizës rrezikon të zhdukë prodhimin shqiptar, për shkak të shtimit të peshës së birrës së importit. Sipas tij pesha e importit rrezikon të arrijë deri në 80% të tregut.

Për 2022 sipas të dhënave të Doganave prodhimi i birrës vendase u ul lehtë 2% në krahasim me 2021, ndërsa importet u rritën 4%. Pesha e importeve në konsumin e birrës për 2022 është 56% nga 44% që ishte rreth 1 dekadë më parë.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Ndryshimet e ligjit të akcizës u shoqëruan me debate të forta nga grupet interesit. Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase bëri disa herë thirrje në seancat dëgjimore të komisioneve parlamentare se masa e re fiskale do të falimentonte sektorin dhe rrezikon të nxjerrë 1,000 persona të papunë.

Nga Ministria e Financave u argumentua se ky diferencim ka favorizuar prodhuesit vendas, si dhe bazuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka krijuar dhe hapësira për shmangie nga detyrimet e akcizës.

“Gjithashtu, ka bërë që prodhuesit e vegjël të mos tentojnë të rrisin prodhimin me qëllim ruajtjen e nivelit të ulët të akcizës”, citohet në relacionin e ligjit të parashikuar.

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit nga rritja e akcizës është rreth 260 milionë lekë shtesë.

blank

Monitor

blank

Thellohet skandali- Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

Edi Rama nuk e ka ndalur për asnjë moment veprimtarinë e tij antiligjore duke paguar e shpërblyer lobistë ndërkombëtarë, oligarkë dhe mafiozë, për të mbuluar skandalet e panumërta të qeverisë së tij. 

Në vitin 2018, deputeti i PD, Ervin Salianji do të denonconte me disa audiopërgjime se si vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë dhe bënte pazare droge. Ai kishte rënë në kurthin e përgjimeve të Albert Veliut i njohur ndryshe si “Babale”.

Edi Rama, në vend që çështjen t’ia linte drejtësisë, ndërhyri duke orientuar keq hetimet, jo drejt të inkriminuarit, por për tek kallëzuesit e krimit. Çështje e cila vijon edhe sot e kësaj ditë nëpër gjykatat e Edi Ramës. Kush e mban mend, i kujtohet se Edi Rama brenda natës bëri analizat e zërit të Geron Xhafës dhe arriti në përfundimin se nuk kishim të bënim me vëllanë e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Rama nxitoi të dilte para opinionit publik e të thoshte se personi që bënte pazare droge dhe trafiku lëndësh narkotike drejt Italisë, nuk ishte Geron Xhafaj.

Edi Rama në vitin 2018: Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën. Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiali. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore. Nuk jemi absolutisht përpara as edhe një prove kompromentimi të ministrit të Brendshëm, por jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik dhe të atij ndërkombëtar. 

Por Edi Rama nuk ndërhyri pa qëllim. Ai e kishte përgatitur skenarin dhe lobistët iu përgjigjën në kohë rekord.

Syri.net ka mësuar se ekspertizën e zërit të Geron Xhafës e ka bërë pikërisht Louis Bladel. Laboratori ndërkombëtar anglez të cilit i është referuar Edi Rama 5 vjet më parë është as më shumë e as më pak lobisti Bladel me instrumentet e tij korruptivë dhe manipulativë.

Jo më kot Edi Rama i ka paguar Louis Blades, paraardhësit të Charles McGonigal në postin e shefit të kundërzbulimit të FBI, plot 375 mijë dollarë për një shërbim që nuk dihet nëse është dhënë vërtetë dhe çfarë ka përfituar shteti shqiptar. Apo edhe shumat e tjera si ajo e 225 mijë dollarëve për McGonigal për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës. Kjo është vetëm pjesa e dukshme, por mendohet se afera arrin në miliona dollarë.

Në 2018 kur edhe u denoncua çështja “Babale”, kompania Ernst and Young, drejtuar dhe menaxhuar nga Luis Bladel, lidhi një kontratë me shtetin shqiptar ku do të bashkëpunonte me agjencitë vendase kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal. Kjo citohet nga vetë kryeministri Rama, në një postim në faqen zyrtare të kryeministrisë të datës 28 maj 2018, ku Rama nuk ka kursyer as vlerësimet për Bladel.

Kjo marrëveshje vjen si produkt i darkës sekrete mes Edi Ramës, Chales McGonigal, Agron Nezës dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 mars, e vetëm pak javë më vonë, Bladel vjen në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Syri TV ka siguruar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku pikërisht për këtë kontratë janë gjetur shkelje.

Sipas raportit të KLSH, kjo VKM është sigluar sekret dhe kap vlerën e 375 mijë eurove, të cilat janë marrë nga Fondi Rezervë dhe Fondi i Kontigjencës e nga auditimi është konstatuar mangësi në dokumentacionin, apo me shkelje në përdorimin e tij, në 63% të vlerës.

Pra, të gjitha, kontratat, bashkëpunimi i agjencive për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal, rezultojnë farsë, Rama i ka paguar miliona lekë për interesat e veta publike, për të mbuluar skandalet qeveritare dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë përmes këtyre lobistëve zyrtarë të FBI.


Send this to a friend