SYRI dhe opozita shqiptare e kanë denoncuar disa herë emrin e Amant Josifit, ish-zyrtarit të lartë shqiptar, që akuzohet se me skemën e tij të mashtrimit ka zhvatur miliarda euro nga qytetarët europianë.
Ky ish-zyrtar i lartë njihet për lidhjet e tij të ngushta me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama.
Por këtë herë, BIRN sjell një investigim të gjerë që tregon se si rrjeti i ngritur nga Amant Josifi e ktheu Tiranën në kryeqytetin e skemave mashtruese për qytetarët europianë.
“Ky ish-zyrtar i lartë shqiptar akuzohet se ka mashtruar 235,942 qytetarë evropianë nëpërmjet skemave të investimeve fiktive…” shkruan kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta, teksa boton shkrimin e gazetares Klodiana Lala.
Mashtrimi mendohet se kap shifrat e miliarda eurove.
Edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar nga francezët, Josifi jo vetëm që nuk u arrestua në Shqipëri, por u lejua të largohej nga vendi.
I gjithë ky mashtrim ishte gatuar në kohën kur Josifi shërbente si këshilltar për NATO-n në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur ajo drejtohej nga Olta Xhaçka.
Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, kompaninë Pegasus Communcations Shpk.