Sot Arben Imami kishte dhënë një intervistë për kushtetutën dhe si duhet të jetë organizmi juridik i këtij vendi.
Kemi pasur kryeministër doktor dhe tani piktor, ndaj asgjë të keqe nuk ka të kemi edhe një konstitucionalist aktor. Ka bërë kushtetutën e këtij vendi, së bashku me Sabri Godon (ndjesë që i përmend emrin, por nuk ishte për atë punë), që kishte vetëm shkollën e mesme.
Faik Konica e quante këtë vend Zululand. Besoj që e përdorte këtë emër vetëm për shkak të kakofonisë akustike që shkakton. Pasi Zululandi në kohen kur mbretëronte Shaka Zulu, ka qenë një shtet shumë serioz. Me heshta druri dhe mburoja lëkure, bëri një shtet që e respektonin edhe evropianët. Bota që e njeh historinë e Zululandit nuk tallet me të. Ka kohë që përdor emrin e Shqipërisë, e cila në mes të Evropës, nuk lodhet së zgjedhuri karagjozët.
Komentet