Nastradini vendosi të bëhet shitës turshish. Ai bleu një gomar dhe pajisjet e tjera të duhura nga një shitës i moçëm i turshive. Të nesërmen ai doli nëpër rrugë dhe filloi të shesë turshi. Meqë gomari ishte me përvojë në shitjen e turshive, sa herë që kalonin pranë një shtëpie ku Nastradini shiste turshi, ai pëlliste. Nastradini donte të thërriste “Turshi për të shitur”, por gomari nuk ia linte asnjëherë radhën. Sa herë që Nastradini e hapte gojën për të thirrur, gomari pëlliste. Nastradini e ndëshkoi disa herë gomarin, por nuk bëri dobi. Një ditë, ai ishte në nje pazar plot me njerëz dhe, sa po bëhej gati të thërriste “Turshi për të shitur”, gomari filloi të pëlliste. Nastradini u inatos pa masë. Ai u kthyr dhe i tha gomarit:
“Kush po i shet turshitë? Ti apo unë?”
Komentet