Mijëra militantë talibanë e rrethuan Kabulin teksa frika dhe paniku u përhapën në kryeqytet, banorët e të cilit u përgatitën për marrjen e qytetit me forcë dhe kthimin në një jetë shtypëse nën sundimin e grupit militant islamik.
Mes kaosit në rrugët e bllokuara dhe aeroportit të Kabulit të mbushur plot me njerëz, liderë kyçë qeveritarë dhe politikë, po mbanin negociata tensionuese me talibanët mbi transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore.
Por, presidenti Ashraf Ghani nuk u pa gjëkundi.
Ministrat e tij, me ngulm tentuan që të kontaktonin me të, por nuk arritën. Disa orë më parë, udhëheqësi afgan, fshehurazi kishte dalë nga Pallati presidencial në Kabulin qendror, së bashku me një grup të ndihmësve të tij më të afërt, kishte hipur në një aeroplan dhe ishte larguar drejt një shteti të panjohur dhe larg trazirave në shtetin e tij.
Ghani, që vetëm disa ditë më parë ishte zotuar se nuk do të largohej nga vendi, më 15 gusht iku pa u vërejtur, në orët më të nevojshme të vendit të tij.
Pavarësisht kësaj, ai madje nuk kishte informuar se po largohej nga vendi as anëtarë kyçë të kabinetit të tij, përfshirë edhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Bismillah Khan Mohammadi.
“Ata na i lidhën duart prapa dhe e shitën vendin”, shkroi Mohammadi në Twitter, derisa zyrtarët u habitën kur zbuluan se komandanti i tyre i përgjithshëm kishte ikur nga vendi.
“Mallkuar qoftë Ghani dhe banda e tij”, tha Mohammadi, duke iu referuar dy personave të afërt të presidentit – Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Hamdullah Mohib dhe Fazel Fazly, shefit të stafit të Ghanit – të cilët u larguan së bashku me të.
Abdullah Abdullah, një rival i kamotshëm dhe zyrtari numër dy i Qeverisë, tha se “Zoti duhet ta mbajë atë përgjegjës”.
Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah në Pallatin presidencial në Kabul më 28 korrik 2021.
Disa orë pasi u largua, Ghani shkroi në Facebook se ai u largua nga shteti për të parandaluar “gjakderdhje”. Disa media raportuan se ai fillimisht udhëtoi për në Taxhikistan ose Uzbekistan – edhe pse të dyja këto shtete mohuan një gjë të tillë – përpara se të udhëtonte drejt një shteti të tretë të panjohur. Vendndodhja e Ghanit është ende e panjohur.
Ikja e Ghanit nga Kabuli, teksa qyteti pa rezistencë ra në duart e talibanëve, shënoi fundin e trazuar, të polarizuar të shtatë vjetëve të tij në pushtet.
Analistët thonë se stili i udhëheqjes autoritare të Ghanit, 72 vjeç, i cili eliminoi hisedarët e tjerë kyçë të pushtetit, kontribuoi në rënien e shpejtë të forcave të sigurisë së Afganistanit dhe rënien e Qeverisë.
Talibanët filluan pushtimin e vendit që prej se nisën ofensivën ushtarake, e cila përkoi edhe me nisjen e tërheqjes së trupave të huaja më 1 maj. Grupi militant mori nën kontroll shumë qytete të vendit brenda një jave teksa forcat qeveritare u dorëzuan ose u tërhoqën.
“Udhëheqja e tij ndarëse dhe jopopullore ndikoi në menaxhimin dhe planifikimin e luftës”, thotë Ali Adili, hulumtues në Rrjetin e Analizave të Afganistanit, një organizatë e pavarur në Kabul.
Ghani disa herë hoqi nga puna dhe zëvendësoi udhëheqësin e sigurisë së vendit. Ai po ashtu la anash hisedarë të fuqishëm të pushtetit, përfshirë edhe ish-komandantët me ndikim që kishin pushtet në provinca, veçanërisht në provincat në veri të Afganistanit.
“Dështimi i rezistencës në provincat veriore kundër talibanëve në javët e fundit ishte pjesërisht rezultat i eliminimit që Ghani u bëri figurave kyçe dhe dobësimit të strukturave të fuqive lokale”, tha Hameed Hakimi, një hulumtues në organizatën Chatham House me bazë në Londër.
Ngritja dhe rënia nga pushteti
Ghani, që ka mbajtur postin e ministrit të Financave, erdhi në pushtet më 2014 kur fitoi zgjedhjet presidenciale që u përshkruan me pretendime për mashtrim dhe vjedhje votash.
Ghani, një pashtun etnik nga provinca lindore Logar, gjithmonë ka qenë i kualifikuar që të mbante poste të larta politike në Afganistan. Ai ka punuar për Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuar dhe madje ka shkruar edhe një libër se si të rregullohen shtetet e dështuara.
Fotogaleri
Kaosi në aeroportin e Kabulit
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Por, atij i ka munguar mbështetja në bazë dhe qëndrimi i gjatë i Ghanit në Shtetet e Bashkuara i dha atij reputacionin se nuk i kupton afganët e zakonshëm.
Ai e rrethoi veten me ndihmës dhe këshilltarë të edukuar në Perëndim dhe e izoloi veten nga hisedarët kyçë lokalë.
Ghani gjithashtu është akuzuar se ka favorizuar grupe të caktuara etnike dhe ka rritur tensionet në mesin e shumë grupeve etnike që janë në Afganistan.
Hakimi e përshkroi Ghanin si një “populist klasik afgan”, që fliste atë që populli afgan dëshironte të dëgjonte.
“Populizmi i tij i cektë ishte pjesë e arrogancës së tij, si një njeri që beson se ka njohuri akademike edhe antropologjike të shoqërisë që ai dëshiron të udhëheqë”, tha ai.
“Ai gjithashtu ishte një president gjaknxehtë që nuk ishte në gjendje ta kontrollonte temperamentin e tij kur i paraqiteshin fakte me të cilat ai nuk pajtohej, ose më keq, kur sfidohej”, shtoi Hakimi.
Torek Farhadi, ish-këshilltar qeveritar që ka punuar me Ghanin, e përshkroi presidentin si një lider “të pasigurt”, që nuk ishte në gjendje të bënte kompromise apo të hiqte dorë nga pushteti.
“Lëvizjet e tij politike u kalkuluan në atë mënyrë që ai të mbante pushtetin”, tha Farhadi.
“Në këtë proces ai eliminoi shumë hisedarë, qoftë liderë tradicionalë apo teknokratë”, shtoi ai.
“E vodhi mundësinë për arritjen e paqes”
Ghani ka refuzuar që t’iu përmbahet kushteve të marrëveshjes për ndarjen e pushtetit që ai e nënshkroi më 2014 me rivalin e tij zgjedhor, Abdullah Abdullah. Kjo marrëveshje çoi në krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, që u karakterizua me ndarje të thella dhe grindje.
Ghani fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, që u përshkruan nga dalja e ulët në zgjedhje dhe nga pretendimet për mashtrim. Fuqitë e huaja dhe ato të brendshme i bënë thirrje atij që të shtynte zgjedhjet në mënyrë që të mbaheshin bisedime me talibanët. Por, Ghani refuzoi.
Më 2018, Shtetet e Bashkuara hapën bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët në Katar pa prezencën e Qeverisë afgane. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, palët nënshkruan një marrëveshje dypalëshe që i hapi rrugë tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.
Kjo marrëveshje minoi Qeverinë e Ghanit, që nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Kjo marrëveshje po ashtu kërkoi nga administrata e tij që të lirojë 5.000 luftëtarë talibanë. Ghani njëherë kishte hezitime për lirimin masiv, por më pas e pranoi, dhe liroi të burgosurit në atë mënyrë që çoi në vonesa mujore të bisedimeve të paqes.
Kur bisedimet e brendshme afgane të paqes nisën në shtator të vitit 2020, Ghani u akuzua nga kritikët se me qëndrimin e tij në pushtet po shkaktonte ngecje të procesit dhe po e minonte atë.
Një person në Pakistan lexon gazetën, ku në faqen e parë është artikulli për pushtimin e Kabulit. Karaçi, 16 gusht 2021.
Pothuajse një vit më vonë, Ghani nuk e përjetoi arritjen e paqen në Afganistan, por në vend të kësaj ndodhi fundi i 20 vjet udhëheqjeje demokratike, teksa talibanët morën Kabulin.
“Ghani do të kujtohet si presidenti që ua vodhi mundësinë qytetarëve të Afganistanit që të arrinin paqe”, tha Farhad.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Evropës që të marrë përsipër shumicën dërrmuese të aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027, me qëllim që të zvogëlojë pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin mbrojtës të aleancës.
Sipas informacionit të cituar nga Reuters, propozimi i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Evropës përgjegjësinë më të madhe për mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027 ka ngritur shqetësime midis zyrtarëve evropianë, të cilët e konsiderojnë afatin jorealist.
Dëshira e Uashingtonit për autonomi më të madhe evropiane në sektorin e mbrojtjes u paraqit në një takim në SHBA, ku zyrtarët e Pentagonit thanë se progresi i Evropës në forcimin e aftësive të saj mbrojtëse që nga fillimi i pushtimit heroik të Ukrainës deri më tani nuk i ka kënaqur Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Pentagonit kanë paralajmëruar se nëse Evropa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë pjesëmarrjen në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s, sipas pesë burimeve që folën me ‘Reuters’.
Shtetet e Bashkuara duan që vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të zvogëlojnë varësinë e tyre nga mbështetja amerikane e mbrojtjes. Por disa zyrtarë evropianë thonë se afati i vitit 2027 është jorealist, pasi Evropa ka nevojë për më shumë burime për të zëvendësuar disa nga aftësitë mbrojtëse të SHBA-së.
Aleatët e NATO-s po përballen gjithashtu me vonesa në prodhimin e pajisjeve ushtarake, dhe disa nga armët dhe sistemet mbrojtëse më të përparuara amerikane do të duheshin vite për t’u dorëzuar nëse porositen sot. Në të njëjtën kohë, SHBA-të ofrojnë aftësi që nuk mund të blihen thjesht, të tilla si zbulimi, mbikëqyrja dhe mbledhja unike e inteligjencës, të cilat kanë rezultuar kritike për përpjekjet e luftës së Ukrainës.
Zyrtari i NATO-s, duke folur në emër të aleancës, tha se aleatët evropianë kanë filluar të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, por ai nuk komentoi mbi afatin e vitit 2027.
“Aleatët e kanë njohur nevojën për të investuar më shumë në mbrojtje dhe për të zhvendosur barrën e mbrojtjes konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Evropë”, tha ai.
Bashkimi Evropian ka vendosur një qëllim për ta bërë kontinentin të aftë për të mbrojtur veten deri në vitin 2030, duke u përqendruar në forcimin e mbrojtjes ajrore, dronëve, aftësive të luftës kibernetike dhe fushave të tjera.
Zyrtarët dhe analistët thonë se edhe ky afat është jashtëzakonisht ambicioz. Panorama
Rezultatet e studimit të vitit 2025 nxjerrin në pah vendet më të sigurta në botë dhe, sipas renditjes së re, pesë vendet më paqësore janë: Islanda, Irlandë, Zelanda e Re, Austri, Zvicër.
TIRANA– Me peizazhin politik kaq të paqëndrueshëm, është e dobishme të dini se sa i sigurt është destinacioni juaj i udhëtimit. Çdo vit, Instituti për Ekonomi dhe Paqe publikon Indeksin e Paqes Globale, një analizë gjithëpërfshirëse e sigurisë në botë.
Rezultatet e studimit të vitit 2025 nxjerrin në pah vendet më të sigurta në botë dhe, sipas renditjes së re, pesë vendet më paqësore janë: Islanda, Irlandë, Zelanda e Re, Austri, Zvicër.
Të pesë vendet e para renditen lart sepse kanë institucione të qëndrueshme, korrupsion të ulët dhe infrastrukturë që funksionon mirë, atë që hulumtimi e quan tregues pozitivë të paqes, duke i bërë ato destinacione ideale për udhëtime.
Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 30-të (dy vende më lart nga viti i kaluar) dhe SHBA-të renditen në vendin e 128-të, duke ruajtur pozicionin e tyre menjëherë poshtë Mozambikut, Afrikës së Jugut dhe Kenias.
Në vitin 2020, Islanda ishte në vendin e parë, me Zelandën e Re, Portugalinë, Austrinë dhe Danimarkën që plotësonin pesë vendet e para. Studimet vjetore shpesh vënë në dukje se shumica e këtyre vendeve më të sigurta në botë janë gjithashtu vende që shfaqen rregullisht në listat e vendeve më të mira për t’u vizituar.
Kanadaja, Singapori, Republika Çeke, Japonia dhe Zvicra ishin ndër dhjetë vendet e para atë vit. Në vitin 2025, Singapori, Portugalia , Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda tani janë ndër dhjetë vendet e para.
Sigurisht, ka kuptim; një botë më pak paqësore çon në rritje të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe një ulje të ndjeshme të PBB-së globale. Nëse njerëzit janë të preokupuar me luftimet ose të shqetësuar për jetën e tyre, ata nuk mund të krijojnë art, të ndërtojnë shtëpi, të drejtojnë biznese ose të presin familje që vijnë për vizitë.
Ku renditet Shqipëria?
Në rajon, vendin më të mirë e mban Mali i Zi, i cili renditet në pozicionin e 34-t. Maqedonia e Veriut, e pozicionuar në vendin e 51-të, qëndron gjithashtu përpara Shqipërisë. Pas Shqipërisë renditen Bosnje-Hercegovina në vendin e 59-të, Kosova në vendin e 63-të, si dhe Serbia, e cila mbyll listën rajonale në pozicionin e 64-t./ Dosja.al
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë brenda dy javëve kalimin në fazën e dytë të planit të tij të paqes për Gazën, raportoi televizioni izraelit Channel 12, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë. Sipas burimit, njoftimi mund të bëhet para Krishtlindjeve, pak përpara takimit të planifikuar midis Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në SHBA.
Sipas raportimit, SHBA dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po zhvillojnë bisedime me Hamasin për një marrëveshje që do ta detyronte organizatën të heqë dorë nga kontrolli në Gaza dhe të nisë procesin e çmilitarizimit, dy pika kyçe të fazës së dytë, të pazgjidhura që nga armëpushimi i tetorit.
Marrëveshja parashikon që Hamasi të dorëzojë fillimisht armët e rënda, si raketa dhe predha, e më pas të heqë dorë gradualisht edhe nga armët e lehta. Pranimi i këtyre kushteve nga Hamasi do të jetë parakusht për fazën e dytë të planit, e cila përfshin edhe tërheqjen e forcave izraelite nga zona të caktuara përgjatë të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”.
Një zyrtar i lartë amerikan tha për Channel 12: “Jemi afër momentit të së vërtetës. Hamasi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga pushteti dhe të nisë çmilitarizimin në këmbim të tërheqjes së IDF, ose të refuzojë dhe të përballet me pasojat.”
Plani parashikon gjithashtu krijimin e një Këshilli të Paqes të drejtuar nga Donald Trump, i cili do të mbikëqyrë administrimin e Gazës, si dhe formimin e një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi për sigurinë e territorit.
Trump pritet ta drejtojë Këshillin së bashku me rreth dhjetë liderë nga vende arabe dhe perëndimore. Nën Këshill do të funksionojë një komitet ndërkombëtar i udhëhequr nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe nga këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të shoqëruar nga figura të tjera globale.
Në nivel operacional, parashikohet krijimi i një komiteti teknokratësh palestinezë me 12–15 anëtarë, të pa lidhur me Hamasin apo Fatahun, të cilët do të merren me administrimin e përditshëm. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Gaza, ndërsa të tjerë pritet të mbërrijnë nga jashtë.
Deklarata të forta ka dhënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Aleancës, ku mungoi Mark Rubio. Rutte iu përgjigj mesazhit kërcënues të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili deklaroi se “nëse Evropa do luftë, Rusia është gati”.
“Putin mendon se mund të na lodhë, por ne nuk shkojmë askund. Sot është edhe një provë tjetër se ai gabon”, u shpreh Rutte. Sipas tij, veprimet e Kremlinit vetëm sa forcojnë vendosmërinë e NATO-s për të mbështetur Ukrainën dhe për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Shefi i NATO-s theksoi se aleanca mbetet “plotësisht mbrojtëse”, por paralajmëroi se është “gati të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur një miliard qytetarët e saj dhe territorin e saj”.
Rutte nuk ngurroi të lavdërojë edhe Donald Trump, duke thënë se “ishte i vetmi në botë që arriti të thyejë ngërçin mbi luftën në Ukrainë”.
Ai pranoi se NATO nuk ka një “Plan B” nëse negociatat dështojnë, luftimet vazhdojnë dhe SHBA ndalon furnizimin me armë për Kievin. Megjithatë, Rutte u shpreh se nuk duhet menduar për këtë skenar, pasi SHBA “ka qenë shumë konsistente” në mbështetjen për Ukrainën, ashtu si edhe aleatët e tjerë.
Shefi i NATO-s shtoi se pritet që vendet evropiane dhe Kanadaja të rrisin angazhimin e tyre. Dy të tretat e anëtarëve të Aleancës, sipas tij, kanë premtuar furnizime të reja përmes listës së prioriteteve të Ukrainës (PURL), me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4 miliardë dollarësh.
Rutte bëri të ditur se edhe Australia dhe Zelanda e Re do të kontribuojnë në këtë fond, si partnerët e parë joanëtarë të NATO-s që i bashkohen PURL. Panorama
VOAL- Takimi i së martës në Kremlin midis delegacionit amerikan dhe Vladimir Putin nuk arriti të sjellë përparim të rëndësishëm në çështjen ukrainase. Bisedimet pesë-orëshe nuk arritën një marrëveshje, veçanërisht për çështjet territoriale.
“Mund të flasim për një bllokim të konsiderueshëm”, shpjegon Andrea Vosti, korrespondent i RSI në Uashington. “Pretendimet territoriale të Moskës, të cilat në këmbim të paqes kërkojnë të gjithë Donbasin, dhe garancitë e sigurisë për Kievin mbeten pikat kryesore të ngërçit”, tha ai për Radiogiornale.
Edhe pse këshilltari i Putinit, Kirill Dmitriev, i quajti bisedimet “të dobishme dhe konstruktive”, duket se nuk ka pasur përparim të rëndësishëm. Një tjetër këshilltar i presidentit rus, Yuri Ushakov, deklaroi se “paqja nuk është më afër, por as më larg”.
Putin duket i vendosur të mos i nënshtrohet presionit të SHBA-së. “Ai është gati të luftojë një dimër tjetër sesa të pranojë një kompromis të ulët”, thekson Vosti, “sidomos tani që Ukraina është në mbrojtje dhe trupat e Moskës po fitojnë terren përgjatë frontit”.
Donald Trump, nga ana tjetër, po tregon shenja padurimi. Presidenti amerikan mbështetej në lidhjen e tij personale me Putinin për t’i dhënë fund luftimeve, por ambiciet e udhëheqësit rus e kanë komplikuar situatën. Administrata amerikane ka ofruar stimuj të tillë si rikthimi i Rusisë në G8 dhe lehtësimi i sanksioneve, por pa sukses.
“Trump është i ngopur me këtë luftë”, thekson Vosti. Gjatë një takimi të kohëve të fundit të kabinetit presidencial, udhëheqësi amerikan e quajti situatën “një katastrofë”, duke specifikuar se Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë më ndihmë të pakthyeshme për Ukrainën.
“Për presidentin amerikan, edhe lufta në Ukrainë tani është bërë një transaksion ekonomik”, përfundon korrespondenti ynë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë vendosur t’i mbajnë konfidenciale detajet e diskutimeve mbi Ukrainën.
Prandaj, paqja në Ukrainë duket ende larg, me Putinin të vendosur në qëndrimet e tij dhe Trumpin gjithnjë e më të frustruar nga mungesa e përparimit në negociata.
Kanadaja është lejuar të bashkohet me programin e financimit të mbrojtjes të BE, SAFE, njoftuan liderët e të dyja palëve. Ky veprim vjen ndërsa pjesa më e madhe e Perëndimit armatoset kundër agresionit rus.
BE dhe Kanadaja njoftuan të hënën se ishte arritur një marrëveshje për të lejuar Otavën të marrë pjesë në instrumentin e financimit të mbrojtjes së Evropës SAFE, prej 150 miliardë eurosh (174 miliardë dollarë).
Në një deklaratë të përbashkët, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri kanadez Mark Carney e përshkruan marrëveshjen si “hapin tjetër në bashkëpunimin tonë gjithnjë e më të thellë dhe një simbol të prioriteteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Kanadasë”.
Çfarë tjetër thanë udhëheqësit e BE dhe Kanadasë?
“Në këto kohë trazirash gjeopolitike, SAFE është një mjet për të rritur bashkëpunimin, për të përmbushur objektivat e mbrojtjes dhe për të shpenzuar më me efikasitet, duke adresuar njëkohësisht urgjencat afatshkurtra dhe nevojat afatgjata”, deklaruan Von der Leyen dhe Carney në deklaratën e tyre.
“Së bashku, ne do të krijojmë zinxhirë furnizimi mbrojtës elastikë midis industrive tona në një kohë vendimtare për sigurinë globale”, pohuan ata.
Çfarë synon të bëjë SAFE?
Programi SAFE (Veprimi i Sigurisë për Evropën) synon t’u ofrojë kredi anëtarëve të tij me kushte të favorshme për blerjen e përbashkët të armëve me partnerë të tjerë. Kreditë do të garantohen nga buxheti i BE.
Programi u krijua në një kohë kur BE kërkon të forcojë industrinë e mbrojtjes në përgjigje të kërcënimit ushtarak në rritje të Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara duket se po tërhiqen nga solidariteti i tyre tradicional i mbrojtjes me Evropën.
Vendimi i Kanadasë për t’u bashkuar me projektin vjen ndërsa ky vend po përpiqet gjithashtu të zvogëlojë varësinë për mbrojtjen nga fqinji i saj, duke pasur parasysh ftohjen në rritje të administratës Trump.
Edhe pse blerjet e përbashkëta të armëve të bëra me ndihmën e SAFE duhet të kenë të paktën 65% të komponentëve të tyre të prodhuar brenda 27 shteteve anëtare të BE-së, shteteve jo-anëtare, si Kanadaja, mund t’u lejohen përjashtime. Britania e Madhe gjithashtu kishte njoftuar dëshirën për t’u bashkuar me programin SAFE, por në fund u tërhoq për shkak të kuotës së hyrjes që kërkohej nga vendet pjesëmarrëse./DW
Zyrtarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner (dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump), u takuan me kreun e Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev, në qendër të Moskës, përpara bisedimeve të tyre me Presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas një burimi të cituar nga CNN, Witkoff dhe Kushner ecën nëpër Sheshin e Kuq të Moskës dhe më pas hynë në Kremlin për bisedimet e tyre të planifikuara me presidentin rus.
Ndërkohë, ata u filmuan duke ecur pranë Sheshit të Kuq dhe më vonë duke hyrë në Kremlin, sipas agjencisë së lajmeve TASS dhe gazetës Izvestiya.
Më herët, ata drekuan në një restorant në Moskë, të vlerësuar me yje Michelin, përpara se të shkonin në Kremlin për bisedime, të cilat pritet të përqendrohen në propozimet amerikane për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, thanë burime ruse. gsh
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog (djathtas), dhe kryeministri Benjamin Netanyahu. (Fotografi nga arkivi).
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë të hënën se do të përqendrohet vetëm tek “interesat më të mira të Izraelit” kur ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta falur për akuzat për korrupsion.
“Do të shqyrtohet në mënyrën më të drejtë dhe më të saktë. Unë do t’i marr parasysh vetëm interesat më të mira të Shtetit të Izraelit dhe të shoqërisë izraelite”, tha Herzog në një deklaratë.
Netanyahu njoftoi të dielën se kishte paraqitur kërkesën për falje, duke thënë se çështjet e gjata gjyqësore po e copëtonin Izraelin.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i shkroi muajin e kaluar Herzogut, duke i kërkuar ta falë Netanyahun.
Netanyahu i ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion.
Ai dhe bashkëshortja e tij Sara akuzohen në një rast se kanë pranuar më shumë se 260.000 dollarë në formë dhuratash luksoze si puro, bizhuteri dhe shampanjë nga miliarderë në këmbim të favoreve politike.
Kryeministri akuzohet gjithashtu se ka kërkuar të negociojë mbulim më të favorshëm mediatik nga dy media izraelite në dy raste të tjera.
Meqenëse çështjet kanë nxjerrë në pah përçarje të thella në shoqërinë izraelite midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij, Netanyahu tha se po kërkon që të falet në mënyrë që t’i “ulë tensionet dhe ta promovojë pajtimin që vendit tonë i duhet kaq shumë”.
Netanyahu e ka mohuar vazhdimisht fajësinë në rastet gjyqësore dhe nuk e pranoi fajësinë as të dielën kur njoftoi se i ka kërkuar presidentit ta falë.
Ai doli para gjykatës në Tel Aviv, ku protestues pro dhe kundër tij brohoritën slogane. Disa prej protestuesve ishin të veshur me uniforma ngjyrë portokalli të stilit të të burgosurve.
“Ai duhet të gjykohet si çdo qytetar tjetër në Izrael”, tha për AFP protestuesja Paula Keusch.
Por, demonstruesi pro Netanyahut, Rafael Shamir tha: “Nëse e mira e vendit e çon Netanyahun të kërkojë pezullimin e gjyqit, atëherë unë e mbështes atë”.
Në Izrael, falja tradicionalisht është dhënë vetëm pasi procedurat ligjore kanë përfunduar dhe i pandehuri është dënuar.
Avokatët e Netanyahut argumentuan se presidenti mund të ndërhyjë kur është në rrezik interesi publik, si në këtë rast, me synimin për të shëruar ndasitë dhe për të forcuar unitetin kombëtar.
VOAL- Negociatat për të arritur një marrëveshje paqeje për Ukrainën kanë rinisur. Të dielën, delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni u takuan në Florida për të provuar të zgjidhnin çështjet më komplekse. “Bisedimet ishin pozitive, por mbetet shumë për t’u bërë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Ka shumë palë të përfshira dhe Rusia, sigurisht, duhet të jetë pjesë e ekuacionit. Ne kemi qenë në kontakt në nivele të ndryshme me palën ruse dhe gjithashtu kemi një kuptim të mirë të pikëpamjeve të tyre.
Sot, të hënën, Presidenti ukrainas Zelensky do të udhëtojë përsëri në Paris për të fituar mbështetje të mëtejshme evropiane, ndërsa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, pritet të takohet përsëri me presidentin rus në Moskë nesër.
Për të mësuar më shumë, Radiogiornale kontaktoi gazetarin dhe kontribuesin Davide Maria De Luca në Kiev. “Po,” tha De Luca për Radiogiornale, “presidenti ukrainas do të udhëtojë për në Francë. Të dy janë shumë afër. Zelensky shpesh takohet me Macron në kohë krize për të kërkuar këshilla dhe mbështetje. Dhe kjo vizitë na tregon se po shohim përparim, hapa të rëndësishëm në negociata. Por varet shumë nga ajo që ne e përcaktojmë si përparim.”
“SHBA-të dhe Ukraina,” vazhdoi De Luca, “kanë negociuar për ditë të tëra në Gjenevë dhe Florida për një plan draft për t’ua paraqitur rusëve. Pra, ndoshta në orët e ardhshme, me mbërritjen e Witkoff në Moskë, do të dimë se çfarë mendon Rusia për këtë plan: cilat pika i vlerëson më shumë, cilat pika i vlerëson më pak. Pra, mund të ketë përparim, në kuptimin që pozicioni i Moskës do të jetë më i qartë. Megjithatë, duket shumë e pamundur që të arrihet përparim i mëtejshëm në orët e ardhshme. Ka shumë pyetje të hapura. Distanca midis dy palëve është shumë e madhe.”
Gazeta amerikane “Miami Herald” ka zbuluar detaje të një telefonate konfidenciale midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij venezuelian Nicolás Maduro, gjatë së cilës Uashingtoni i kërkoi kreut të Caracas-it të largohej menjëherë nga vendi.
Sipas burimeve të gazetës, Trumpi i transmetoi Maduros mesazhin se ai mund të shpëtonte veten dhe njerëzit më të afërt vetëm nëse pranonte të largohej pa vonesë.
Biseda mes dy liderëve nuk pati sukses, pasi qëndrimet e tyre rezultuan shumë të largëta. SHBA kërkonte dorëheqjen e menjëhershme të Maduro-s dhe largimin e tij nga territori venezuelian me qëllim rivendosjen e qeverisjes demokratike. Në kundërpërgjigje, pala venezueliane propozoi një tranzicion ku opozita do të merrte kontrollin politik, ndërsa Maduro dhe aleatët e tij do të ruanin komandën mbi forcat e armatosura.
Burimet e cituara nga “Miami Herald” theksojnë se Uashingtoni i ofroi Maduro-s, bashkëshortes së tij Cilia Flores dhe djalit të tij garanci për kalim të sigurt vetëm nëse ai pranonte të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo ndodhi në një kohë kur SHBA-të kishin shpallur një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për kapjen e tij, vlera më e lartë e ofruar ndonjëherë për një udhëheqës në detyrë, si dhe 25 milionë dollarë për figurën e rëndësishme të pushtetit, Diosdado Cabello.
Sipas një burimi të dytë, telefonata u konsiderua si një përpjekje e fundit për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë, por dështoi sepse Maduro kërkoi amnisti të përgjithshme për të dhe ekipin e tij, kërkoi të ruante kontrollin e plotë mbi forcat e armatosura duke iu referuar modelit të Nikaraguas të vitit 1991, ndërsa SHBA këmbëngulte në dorëheqjen e tij të menjëhershme. Këto dallime e bënë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje dhe biseda përfundoi pa rezultat. bw
Papa Leoni XIV në bisedë me gazetarët gjatë fluturimit nga Stambollin në Bejrut
Në fluturimin nga Stambolli për në Bejrut, Papa Leoni XIV foli me gazetarët në bord. Ati i Shenjtë falënderoi Turqinë për pritjen që iu bë, veçanërisht qeverinë për sigurimin që vizita të ishte një sukses. Më pas ai iu përgjigj pyetjeve të dy gazetarëve turq në lidhje me dialogun me Erdoganin dhe luftërat në Gaza dhe Ukrainë, dhe konfirmoi idenë e një udhëtimi të bashkësive të krishtera në Jeruzalem për 2000-vjetorin e Shëlbimit në vitin 2033.
R.SH. /Vatikan
“Good afternoon! !Good afternoon! !” Në fluturimin nga Stambolli për në Bejrut, pjesa e dytë e udhëtimit të tij të parë ndërkombëtar apostolik, Papa Leoni XIV u drejtoi një përshëndetje surprizë 81 gazetarëve në fluturimin papnor: “Jam i lumtur t’ju përshëndes. Shpresoj se keni kaluar një kohë të mrekullueshme në Turqi, ashtu si unë. Mendoj se ishte një përvojë e mrekullueshme”. Më pas Ati i Shenjtë falënderoi vendin që e priti dhe të gjithë ata që e bënë të mundur vizitën tre-ditore, dhe iu përgjigj pyetjeve të dy gazetarëve turq. Njëra në veçanti ka të bëjë me perspektivat për paqe në Gaza, për të cilën Papa riafirmon zgjidhjen me dy shtete. Lidhur me Ukrainën, Ati i Shenjtë bën thirrje për dialog dhe armëpushim, duke theksuar rolin e mundshëm ndërmjetësues të Turqisë.
Siç e dini, arsyeja kryesore për të shkuar në Turqi ishte 1700-vjetori i Koncilit të Nikesë. Ne mbajtëm një kremtim madhështor, shumë të thjeshtë por të thellë, në vendin e një prej Bazilikave të lashta të Nikesë për të përkujtuar ngjarjen e madhe të marrëveshjes së të gjithë komunitetit të krishterë dhe rrëfimit të besojmës së fesë, Besojmën Nikeno-Kostandinopojane. Përveç kësaj, kremtuam disa ngjarje të tjera.
Personalisht dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë për punën e bërë për përgatitjen e vizitës, duke filluar nga nunci apostolik, stafi dhe i gjithë ekipi në Romë që u morën me organizimin. Por falënderoj veçanërisht qeverinë e Turqisë, Presidentin Erdogan dhe shumë njerëz që ai vuri në dispozicion për të siguruar që udhëtimi të ishte një sukses i plotë: helikopteri i tij personal, të gjitha mjetet e transportit, organizimi dhe prania e ministrave në momente të ndryshme. Mendoj se ishte një sukses i madh. Isha shumë i lumtur që përjetova momente të ndryshme me Kishat e ndryshme, komunitetet e ndryshme të krishtera dhe Kishat ortodokse, duke kulmuar këtë paradite me Liturgjinë Hyjnore me Patriarkun Bartolomeu, e cila ishte një festë e mrekullueshme. Shpresoj që të gjithë të keni pasur të njëjtën përvojë.
Baris Seçkin (Anadolu Ajansi): Në fillim të udhëtimit tuaj papnor, ju iu referuat paqes botërore dhe rajonale. Në këtë drejtim, cili është komenti juaj për rolin e Turqisë në arritjen dhe ruajtjen e paqes rajonale dhe globale, dhe cilat kanë qenë bisedimet tuaja me Presidentin Erdogan mbi këtë temë?
Duke ardhur në Turqi, dhe tani në Liban, natyrisht kishte një temë të veçantë: të jesh një lajmëtar i paqes, duke dashur të promovosh paqen në të gjithë rajonin. Turqia ka shumë cilësi në këtë drejtim: është një vend me shumicë myslimane dhe gjithashtu ka praninë e komuniteteve të shumta të krishtera, një pakicë të vogël, e madje edhe njerëz të feve të tjera që janë në gjendje të jetojnë në paqe. Është një shembull, do të thoja, i asaj që të gjithë po kërkojmë në mbarë botën. Përtej dallimeve fetare, përtej dallimeve etnike, përtej shumë dallimeve të tjera, njerëzit mund të jetojnë në paqe. Vetë Turqia ka pasur disa momente në historinë e saj kur nuk ka qenë gjithmonë në gjendje ta bëjë këtë, dhe duke përjetuar këtë përvojë dhe duke qenë në gjendje të flas me Presidentin Erdogan për paqen, mendoj se është një element i rëndësishëm dhe i rëndësishëm i vizitës sime.
Seyda Canepa (NTV): Shenjtëria Juaj, përtej deklaratave zyrtare, ju dhe Presidenti Erdogan keni folur për situatën në Gaza, duke pasur parasysh se Vatikani dhe Turqia ndajnë të njëjtin vizion për zgjidhjen dy popuj, dy shtete. Lidhur me Ukrainën, Vatikani ka theksuar vazhdimisht rolin e Turqisë, duke filluar me hapjen e korridorit të grurit në fillim të konfliktit. Pra, a shihni ndonjë shpresë për një armëpushim në Ukrainë dhe një proces më të shpejtë paqeje në Gaza në këtë kohë?
Ne sigurisht që kemi folur për të dyja situatat. Selia e Shenjtë prej disa vitesh e ka mbështetur publikisht propozimin për një zgjidhje dy shtetesh. Ne të gjithë e dimë se Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si zgjidhjen e vetme që mund të ofrojë një zgjidhje për konfliktin në vazhdim. Ne jemi gjithashtu miq të Izraelit dhe po përpiqemi të ndërmjetësojmë me të dyja palët, duke ndihmuar të afrohemi për një zgjidhje të drejtë, me drejtësi, për të gjithë. Kam folur për këtë me Presidentin Erdogan dhe ai padyshim që është dakord me këtë propozim. Turqia ka një rol të rëndësishëm që mund të luajë në këtë.
E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën. Tashmë disa muaj më parë, me mundësinë e dialogut midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti ndihmoi shumë për të mbledhur të dyja palët. Fatkeqësisht, ende nuk kemi parë një zgjidhje, por sot ka përsëri propozime konkrete për paqe. Dhe shpresojmë që Presidenti Erdogan, me marrëdhënien e tij me presidentët e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mund të ndihmojë në këtë drejtim, duke nxitur dialogun, një armëpushim dhe duke parë se si ta zgjidhim këtë konflikt, këtë luftë në Ukrainë.
(Matteo Bruni, red.) më sugjeroi që të thoja një fjalë pas takimit të rëndësishëm ekumenik në Nikea, dhe pastaj, dje paradite, biseduam për takime të mundshme në të ardhmen. Njëri do të ishte në vitin 2033, dy mijë vjet të Shëlbimit, të Ngjalljes së Jezu Krishtit, e cila është qartë një ngjarje që të gjithë të krishterët duan ta festojnë. Ideja u pranua. Ende nuk e kemi dërguar ftesën, por ekziston mundësia e festimit të kësaj ngjarjeje të madhe të Ringjalljes në Jerusalem në vitin 2033, për shembull. Ka ende vite për t’u përgatitur. Megjithatë, ishte një takim shumë i bukur, sepse të krishterë nga tradita të ndryshme ishin të pranishëm dhe patën mundësi të merrnin pjesë gjatë kësaj kohe. Faleminderit. Përshëndetje të gjithëve, udhëtim të mbarë!
AUSTRALI- Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me të dashurën e tij Jody Haydon, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në detyrë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë. Çifti u martua në kryeqytet, Canberra, të shtunën pasdite, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.
“Jemi të emocionuar që ndajmë dashurinë dhe përkushtimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese.
Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar. Propozimi për martesë i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u mbajtën në rezidencën e tij zyrtare. Deri në ditën e madhe, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë dhe trazirat e mundshme.
Prindërit e Jodie Haydon ishin të pranishëm, si dhe djali i Albanese, Nathan, nga martesa e tij e mëparshme. Qeni i Albanese, Toto, ishte ai që mbante unazën ndërsa çifti ecte përsëri drejt altarit me këngën e Stevie Wonder “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)”.
Kryeministri ndau gjithashtu një video në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ku tregon çiftin e lumtur duke ecur drejt altarit, ndërsa të ftuarit i mbuluan me lule. Në pritje, çifti i sapomartuar kërceu për herë të parë me këngën e Frank Sinatrës “The Way You Look Tonight”, ndërsa të ftuarve iu ofruan kanaçe birre me foton e çiftit nga fejesa e tyre./Dosja.al
Komentet