VOAL

VOAL

Kurti për raportin e amerikanëve për Ujmanin: Qëndrimet tona mbesin të njëjta, është liqe artificial i Kosovës nga Kosova

June 30, 2021
blank

Komentet

blank

Blinken: Nuk na duhet rikthimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën në Bruksel se perëndimi nuk dëshiron të shohë rikthimin e konflikteve të së kaluarës në Ballkanin Perëndimor dhe NATO-ja do të vazhdojë të ofrojë siguri për rajonin.

“Kur e fillova këtë punë, në qendër të shqetësimeve tona dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani. Bosnja dhe më pas Kosova. Një gjë që nuk na duhet në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO-ja ka luajtur rol thelbësor për të ndihmuar shtetet e rajonit që të përparojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për qëndrueshmërinë më të gjerë evropiane”, tha sekretari Blinken duke theksuar se NATO-ja paraqet shtyllën kurrizore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Sekretari Blinken i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel në të cilin është diskutuar mes tjerash për situatën në Ballkanin Perëndimor, mes debateve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

“Aleanca është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës, siç e kemi parë më herët gjatë këtij viti, duke vendosur trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Po ashtu kemi thelluar bashkëpunimin tonë me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po ashtu ishte pjesë e rëndësishme e bisedës sonë gjatë këtyre dy ditëve”, tha sekretari Blinken, para se të nisej për në Shkup ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në përfundim të takimit se incidenti në veri të Kosovës ishte një ngjarje serioze.

“Kjo vë në pah sfidat me të cilat përballemi në Kosovë dhe rëndësinë që palët të punojnë për shtensionimin e situatës, për t’u përmbajtur nga veprimet dhe çdo retorikë nxitëse që mund të rrisin më tej tensionet”, tha ai.

Rreth pesë mijë trupa të NATO-s kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, një mijë prej të cilëve u vendosën në terren pas ngjarjeve të muajit shtator.

Aleanca tha se po shqyrton shtimin afatgjatë të trupave për të ruajtur qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar këtë proces duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

blank

Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin, vendoset ylli komunist në Varrezat e Dëshmorëve

Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Në nder të kësaj ditë, janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarë nga opozita. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.bw

blank

NATO-ja dhe BE-ja zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

VOA/Besim Abazi

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.

Pak pas sulmit te grupit te armatosur, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Serbia tërheqjen e menjëhershme te forcave serbe nga kufiri me Kosovën pasi kishin vërejtur një prani te shtuar përgjatë kufirit, që përfshinte artileri dhe njësi ushtarake te mekanizuara.

Beogradi reagoi duke ulur praninë e forcave ushtarake nga kufiri, ndërkohë që NATO-ja përforcoi me 1,000 trupa shtese forcën e saj paqeruajtëse ne Kosove, përforcimi me i madh i KFOR-it qe pas shpalljes se pavarësisë.

Situata në Ballkanin Perëndimor ishte pjesë e diskutimeve të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me ministrat e NATO-s. Zoti Borrell tha se qëndrueshmëria, përparimi dhe harmonizimi i politikës së Jashtme të vendeve të rajonit me BE-në është me rëndësi thelbësore.

Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fuqishëm me KFOR-in dhe po përballen me kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë qëndrueshmëri dhe të ofrojmë siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha zoti Borrell në një konferencë për shtypin para takimit.

Misioni amerikan në NATO shkroi ndërkaq në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter se aleanca “po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për një mision paqeruajtës të paanshëm. KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe shumetnike”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock, tha se në Ballkanin Perëndimor “paqja shpesh varet në fije të perit”, ndërsa paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë vitin e ardhshëm 150 trupa shtesë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për të hapur rrugën e tyre evropiane”, theksoi ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën se “themelimi i Asociacionit është i një rëndësie vendimtare për palën serbe… Në të njëjtën kohë, mendoj se edhe Kosovës i duhen disa gjëra – të cilat në radhë të parë pasqyrohen në nevojën që të njihet ndërkombëtarisht dhe përpjekjet e saj për normalizimin e situatës në kufirin me Serbinë”.

Duke nënvizuar se kjo nuk është një punë e lehtë, ambasadori Hill tha gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se “duhet ta bëjmë të qartë për të dyja palët se çdo mënyrë tjetër që çështja të zgjidhet me armë ose ndonjë rrugë tjetër të dhunshme është tërësisht e papranueshme dhe të dyja palët duhet të jen të përqendruara në bisedimet e Brukselit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet mes tyre dhe i cili ka paralajmëruar se mungesa e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, rrezikon rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

blank

UGSHPD: MBI 25 FLUTURIME TË AIONËVE TË UDHËTARËVE  ÇDO DITË MBI ZONËN E MBROJTUR TË NARTËS?!

Ende kur pas dy muajsh dëmi nga zjarret në Pishë Poro nuk është vlerësuar plotësisht, qeverisja socialiste nxiton në Vlorë për të thelluar propagandën e saj në prag të Ditës së Pavarësisë. Asambleja e PS së Vlorës ishte stacioni i fundit i Ramës për të pështjellë në një  politikën, drejtësinë dhe ekonominë që nuk i shmangen dot infeksionit që ka shkaktuar kriza e gjithanshme dhe korrupsioni. As festa e Pavarësisë për Vlorën nuk do të jetë një lehtësim në qoftë se një herë të vetme nuk mashtron publikun për dëme të mëdha që i janë shkaktuar pikërisht atij qyteti. 
Pra më i fundit pylli i Pishë Poro-s, 1500 ha e peizazhit të mbrojtur të Lagunës së Nartës u përfshi nga flakët më 30 Shtator dhe kushtoi 11 milion euro. Asnjë transparencë dhe asnjë masë veç se harresës dhe shtytjes së projekteve betonizuese në atë rajon duke filluar me akse të reja rrugore Fier-Vlorë dhe vazhdim i ndërtimit të aeroportit.
Nisur nga kjo situatë UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), kontaktoi me përfaqësues së PPNEA-s (Z. Xhemal Xherri, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojten e Mjedisit Natyror në Shqipëri), për të marrë disa përgjigjeve të çështjeve të ngritura më herët mbi Lagunën e Nartës dhe dëmin e fundit të shkaktuar nga zjarret. 
1- A u bë vlerësimi i dëmit të florës dhe faunës pas zjarrit në pyllin e Pishë Poro-s (të rejat e mundshme ndoshta dhe ndonjë foto video nga juve në vendngjarje)?
 
Përgjigja e marrë ishte se ende një vlerësim i plotë nuk është bërë.
Për publikun pyetja dhe shqetësimi që ngrihet është se kanë kaluar 60 ditë dhe askush nga qeveria dhe pushteti vendor nuk të jep një vlerësim për dëmin. Vlerat e përafërta i shprehëm më lart, por në qoftë se flora dhe fauna shkatërrohen në lagunë, kjo nënkupton se ky është një problem më pak për të vënë dorë mbi tokën e djegur dhe për ta kthyer atë në shfrytëzim të investitorëve strategjik.
2- Ku është ecuria pas një viti e padisë së depozituar prej AOS, PPNEA në Gjykatën e Tiranës dhe bashkëpunimi me EuroNatur, plus 33 ojq-të mjedisore dhe  publiku në përgjithësi për të  mbrojtur Lagunën e Nartës në veçanti dhe ndaluar ndërtimin e aeroportit?
Përgjigja ishte se: – Çështja gjyqësore po ecën paralelisht me disa seanca dhe materialet e mbledhura po plotësojnë provën e çështjes në Gjykatën e Tiranës me shpresë që ajo do të veprojë sa më shpejtë për të ndaluar punimet.
Duke e falenderuar Xhemal Xherri- menaxher i projektit për Lagunën e Nartës mbi fotografinë e shkrepur mbi zonë javën e kaluar ndjekja e problemit na drejtoi sërish tek këmbëngulja e mashtrimeve që qeveria bën edhe në prag dhe në vazhdim të festës së Pavarësisë.
Absurdi i faktit është se zv/km B. Balluku pretendon se 1 milion pasagjerë do të përpunohen vetëm vitin e parë nga aeroporti i Vlorës që po pushton Lagunën e Nartës. (shkruar në ATSH).
E ftojmë publikun që ta zgjidhë problemin duke i thjeshtuar “premtimet”  së pari me anë të një përllogaritje të vogël.
Sa avionë do të fluturojnë çdo ditë mbi Lagunën e Nartës?
 
 E zgjidhni ju lutemi problemin, prej kësaj të dhëne: Çdo ditë, linjat ajrore të SHBA-së përpunojnë më shumë se 25,000 fluturime dhe transportojnë 2.5 milionë pasagjerë nga 80 vende të botës”.
Por le të qëndrojmë faktet e nisura ku na duhet të theksojmë se për derisa pylli i Pishë Poro-së  që u dogj dhe shkaktoi një dëm prej 11 milion euro mbi natyrën e zonës së mbrojtur buzë Lumit Vjosë si mund të mbyllen sytë dhe të heshtet përpara humbjes materiale dhe  ekonomike që ka ndodhur vetëm dy muaj më parë pikërisht pranë këtij objekti në ndërtim.
 
Si ka mundësi që media “hesht” dhe i kushton vëmendje propagandës dhe marshimit festiv të qeverisë?
 
Kjo është pjesa e mashtrimit, që krijon zhurma për të vazhduar grabitjen e natyrës dhe jo vetëm kaq, por grabitja dhe vjedhja vendosin edhe një kohë të përcaktuar; “Fluturimet gati në Mars të vitit 2025″(!). Pra parulla e gatshme për zgjedhjet e përgjithshme.
 
Shtetasit shqiptar do të mund ta shijojnë vërtetë një ditë pavarësinë në qoftë se do të dinë t’i mbrojnë vetë interesat e tyre, të mbrojnë natyrën, të mbrojnë pasurinë e gjallesës dhe t’i mbrojnë burimet e jetës. 
 
Masakra mjedisore mbi Lagunën së Nartës nuk është thjeshtë ndërtimi që po zhvillohet në Zonën e Mbrojtur. Të panjohurat dhe shifrat që i mban fshehur qeverisja e korruptuar janë se mbi Lagunën e Nartës do të duhet të ulen dhe të ngrihen 25 avionë çdo ditë, në 365 ditët e vitit.
Dhe çfarë do të ndodhë me një nga popullatat më të pasura të shpendëve  Mesdheut pas kësaj?
Çfarë do të ndodhë kur ky brez politikanësh nuk e kupton se shkatërrimi i pasurisë kombëtare duhet ndalur?
111 vite Pavarësi e Shqipërisë janë vlera në qoftë se shqiptarët brenda kufijve dhe ata në diasporë duan të bëjnë shtet pa u shtirur patriotë.
Çdo të ndodhë me natyrën dhe jetën e Lagunës së Nartës kur mbi të forcërisht do të ulen dhe ngrihen rreth 25 avionë çdo ditë, në 365 ditët e vitit?
Përgjigjen e kësaj pyetje ka nevojë ta dëgjojnë Komisionet Hetimore të pa ndërtuara të Kuvendit të Shqipërisë, ka nevojë ta shqyrtojë SPAK-u dhe ka nevojë ta vlerësojë BE-ja dhe miqtë e sinqertë ndërkombëtar që e duan vërtetë zhvillimin e Shqipërisë që ajo të ketë edhe përvjetorë të tjerë të Lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare.
 
27 Nëntor,  2023
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)  

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)  

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)  

Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD) 

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD) 

blank

blank

‘Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë’, Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë. Pasi ndoqi ekspozitën e piktorëve vlonjatë, Kurti tha se shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë.

“Ishte kënaqësi të ndjekim këtë ekspozitë të kuruar me shumë kujdes e pasion. Me këtë rast, Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve, sot është ditë pushimi e ditë feste, cdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ishim për të bërë nderime ne Vlorë, pasdite do të jemi në Kosovë, për homazh në varrezat e Jasharajve. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se gjithë këto aktivitete nuk i mbajmë dot në një ditë, do të vijojmë edhe nesër.”- tha Kurti.

“Nuk është sot dita të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim në këtë moment.” -tha Kurti.

blank

Vjosa Osmani: 28 Nëntori na kujton çmimin e lartë për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u kujton të gjithë shqiptarëve çmimin e lartë për lirinë.

Gjatë homazheve në Prekaz të Skenderajt, Osmani uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë, por theksoi se kjo datë lidhet edhe me ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një figurë dhe një familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, njëkohësisht duke shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe daljen e parë publike të ushtrisë sonë çlirimtare më 28 nëntor 1997. Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor që është ditë që na kujton gjithsecilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë, por njëkohësisht edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të jetojmë të lirë”, tha Osmani.

Më 28 Nëntor, Shqipëria shënon 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz së bashku me Osmanin ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai tha se shënimi i 28 Nëntorit gjithmonë nis në Prekaz, ku më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan familjen Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Po ashtu kjo datë është dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë. Uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë”, tha Konjufca.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e kanë uruar edhe liderët e tjerë politikë në Kosovë.

Në Kosovë, 28 Nëntori nuk është festë shtetërore. Por Qeveria e Kosovës me vendim të posaçëm çdo vit e shpall këtë ditë si ditë pushimi.

Gjatë kësaj dite, qytetet në mbarë Kosovën stolisen me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe institucionet organizojnë ngjarje të ndryshme për të shënuar këtë festë.rel

blank

VOAL: Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë sonë Kombëtare!

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Si çdo komb, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, «DITA E SHENJTË ARBËRORE». 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit, ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në Australi.

Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.

Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën kthetrat otomane.

Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona, krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë. Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar, që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.

Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave, me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore.

Në vitin 1908, e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombëtare.

Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910, Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e Turgut Pashës.

Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin 1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912 ishte përfshirë mbarë Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.

Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Megjithë ndërhyrjet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar, pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura. Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me thanë…”.

28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor… Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e gjenocid.

28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të ligjshëm të të gjitha tokave të tyre.

Në këtë festë të madhe, që sivjet po e kremtojmë edhe në shenjë të Vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbe, kryekalorësit të Europës!

Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë!

Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore!

Gëzuar!

blank

Stoltenberg: NATO-ja po shqyrton shtimin e përhershëm të trupave në Kosovë

VOA/Edlira Bllaca

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca do të bëjë çdo gjë që nevojitet për të ruajtur qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye do të diskutojë mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, në të cilin do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken. Takimi do të ketë në qendër të diskutimeve agresionin rus në Ukrainë dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas një përleshjeje të armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në veri të vendit me 24 shtator, një ngjarje që cilësohet si më e renda që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.

“Tani po shqyrtojmë nëse kjo rritje duhet të jetë më afatgjate, nëse ka nevojë për kapacitete të reja, por deri më tani kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm duke shtuar numrin e trupave tona. Gjithashtu u bëjmë thirrje edhe Prishtinës edhe Beogradit që të angazhohen në mirëbesim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe besojmë se propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ta çuar këtë dialog në një drejtim më konstruktiv”, tha sekretari Stoltenberg.

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi pamje të një toge ushtarësh britanikë duke ecur nëpër një rrugë me baltë në veri të Kosovës për të kontrolluar nëse ndonjë gjë e paligjshme po hyn në vend nga Serbia, pas sulmit të dy muajve më parë.

“Aktualisht jemi në veri të Kosovës në qendër të Portës Një, e cila është pikë e autorizuar e kalimit kufitar me Serbinë. Aktualisht jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila përbëhet nga të kuptuarit e modeleve të jetesës dhe sigurimit të informacioneve për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë të cilat më pas i kthehen KFOR-it e më lart, për t’i ndihmuar në vendimmarrjen e tyre”, tha oficeri i tupave britanike, Joss Gaddie.

Ushtarët britanikë, po patrullojnë në turne 18 orëshe për të siguruar që asnjë armë apo individ i armatosur të mos hyj në Kosovë.

Udhëheqësit e Kosovës shprehën sot përkushtimin e tyre për anëtarësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në NATO, duke theksuar se kjo do të siguronte paqe të qëndrueshme në rajon. Ata i bënë këto komente gjatë një ceremonie për shënimin e Ditës së kësaj force, që është shndërruar në ushtri të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot Forca e Sigurisë është forcë e cila është trajnuar në bazë të standardeve më të larta të NATO-s, e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon por dhe përtej duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtri të tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës në misione paqeruajtëse, duke dëshmuar kështu se ajo është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate ne aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, në aleancën e NATO-s”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka shtuar shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për të hequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë. Nën trysninë e zhvillimeve në terren, diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

blank

Albin Kurti: Do të jem në Shqipëri për ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar për mediat kosovare se do të vizitojë Shqipërinë e më tej Vlorën në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e nesërme.

Ai ka treguar se do të jetë në Vlorë, më 28 Nëntor në nderim të dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri, për të kryere homazhe.

I pyetur për një mbledhje të mundshme mes dy qeverive shqiptare, Kurti është shprehur i sigurt që në të ardhmen do të ketë të tilla, por nuk ka përcaktuar asgjë.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatese. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, tha ai.bw

blank

O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajmëruar të hënën Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë.

Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

Komentet e O’Brien vijnë në një kohë kur NATO-ja po mendon ta shtojë praninë e përhershme në Kosovë përmes misionit të vet paqeruajtës, KFOR.

Ai shtoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të bisedojë për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor gjatë takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s, këtë javë në Bruksel.rel

blank

Sot do të vendoset flamuri shqiptar në komunën e Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim.

blank

Image

blank

Izraeli zemërohet nga komenti i kryeministrit irlandez pas lirimit të vajzës 9-vjeçare nga Hamasi

Një frazë e përdorur nga kryeministri irlandez Leo Varadkar për të përshëndetur lirimin e një vajze 9-vjeçare izraelito-irlandeze nga Hamasi dje në ditën e dytë të lirimit të pengjeve në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite, nxiti reagim të fortë nga qeveria izraelite.

Nëntë vjeçarja Emily Hunt ishte në mesin e grupit prej 17 pengjeve të liruar dje pas 50 ditësh robëri në Rripin e Gazës. Vajza fillimisht mendohej se ishte vrarë nga sulmi i Hamasit në Kibbutz Beeri, gjatë bastisjeve vdekjeprurëse të grupit islamik më 7 tetor.blank

Emily u zbulua më vonë se ishte në mesin e 240 pengjeve të marra atë ditë në Rripin e Gazës.

Duke reaguar ndaj lirimit të vajzës, Varadkar foli dje për “një ditë gëzimi dhe lehtësimi të pamasë”, duke thënë se “një fëmijë i pafajshëm që kishte humbur, tani është gjetur”.

Fjalia e fundit shkaktoi një reagim të fortë nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë izraelite.

‘Zoti. Kryeministër. Duket se e keni humbur busullën morale dhe keni nevojë për një kontroll të realitetit!
Emily Hand nuk ishte “e humbur”, ajo u rrëmbye nga një organizatë terroriste më e keqe se ISIS që vrau njerkën e saj.

blankMinistri i Jashtëm izraelit Eli Cohen sulmoi kryeministrin irlandez sot dhe në një postim X për Varadkar ai tha: “Ju duket se keni humbur busullën tuaj morale dhe keni nevojë të futeni në kontakt me realitetin!”

 

“Emily Hunt nuk ishte ‘e humbur’, ajo u rrëmbye nga një organizatë terroriste më e keqe se Shteti Islamik që vrau njerkën e saj,” shtoi Cohen, duke vazhduar: “Emily dhe më shumë se 30 fëmijë të tjerë izraelitë u morën peng nga Hamasi dhe ju po përpiqeni për të legjitimuar dhe normalizuar terrorin!”.

Në të njëjtën kohë, ai tha se kishte udhëzuar stafin e ministrisë që të thërriste ambasadorin irlandez në Izrael për ta qortuar.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat tona pas 50 ditësh të vështira dhe të ndërlikuara,” tha Thomas Hunt, babai i Emily. “Ne jemi të emocionuar që kemi gjetur përsëri Emily, por në të njëjtën kohë po mendojmë (…) për të gjithë pengjet që nuk janë kthyer ende në shtëpi.”

Kujtohet se babai i 9-vjeçares tronditi botën me një intervistë që dha për CNN kur i thanë se vajza e tij kishte vdekur, informacion që fatmirësisht rezultoi i pavërtetë. Burri kishte thënë se u lehtësua kur mësoi se vajza e tij kishte vdekur dhe nuk po mbahej peng në Rripin e Gazës. “Ata thanë: “E gjetëm Emily. Ajo ka vdekur”, dhe më pas unë thjesht thashë: “Po!” Thashë po dhe buzëqesha, sepse ky ishte lajmi më i mirë nga mundësitë që e dija se ekzistonte, “tha Hunt me zërin që i dridhej. “Vajza ime ishte ose e vdekur ose në Gaza. Dhe nëse dikush e di se çfarë po u bëjnë njerëzve në Gaza, vdekja është më e mirë”, tha ai.

Pas një muaji zie, duke besuar se ajo ishte vrarë, familja e saj zbuloi më 6 nëntor se autoritetet izraelite u kishin thënë se vajza ishte një peng i Hamasit dhe ka të ngjarë të mbahet diku në Rripin e Gazës. /Balkanweb.com


Send this to a friend