Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi pas takimit që pati me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kurti tha se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR-it sot në Veriun e Kosovës. Ai i ka cilësuar sulmet si ultranacionaliste.
”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, shkruan Kurti në Twitter.
Dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ambasadorët e vendeve të BE-së, por edhe SHBA-ja kanë dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR-it. syri.net