Natë historike dhe një premtim edhe më i madh për 2026-n, nga Albanian Roots: New York Yankees, ekipi më legjendar i bejsbollit amerikan, do t’i kushtojë një ndeshje të tërë komunitetit shqiptaro-amerikan!
Fotografitë nga Vasjana Minga
Festimi, në të ashtuquajturën zemra e botës “Times Square” New York City, u mbulua tërësisht nga ngjyra kuq e zi. Mbrëmjen e 22 nëntorit 2025, në kuadër të Muajit Shqiptar dhe 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizata Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare me president z. Marko Kepi, Bujar Gjata, Bedrana Duka, dhe “Mjeshtren e Madhe” Agjelina Nika, organizuan paradën e makinave shqiptare në zemër të Manhattan-it duke e shoqëruar me një spektakël kulturor njëorësh pikërisht në Times Square.
Dhjetëra makina të stolisura me flamuj shqiptarë dhe amerikanë parakaluan nëpër Broadëay dhe Seventh Avenue, ndërsa në mes të sheshit legjendar u shpalos edhe një flamur gjigand kuq e zi.
Valltarë dhe këngëtarë të rinj të grupit “Albanian Roots Dancers” me veshje tradicionale, kërcenin me pjësëmarrësit vallen e Tropojës, Labërisë dhe Çamërisë nën dritat vezulluese neon. Turistë nga të katër anët e globit, njujorkez dhe vizitor të tjerë ndalonin të mahnitur, bënin foto dhe video, disa madje pyesnin: “I cilit vendi është ky flamur dhe kjo festë që ka kaq shpirt dhe kaq shumë bukuri?”
Për një orë të tërë Times Square në qendër të saj u mbush me flamujt kuq e zi dhe bë një “Shqipëri e Vogël” në zemër të Nju Jorkut. Flamujt kuq e zi valëviteshin krah për krah me Stars and Stripes si simbol i dashurisë së dyfishtë për vendlindjen dhe për Amerikën që na strehoi. Atmosfer festive, dhe britmat “Jam krenar me qenë Shqiptar!” dhe Albania! Albania! “USA! USA!”, u bashkuan në një kor të vetëm në Times Square.
Rrënjët Shqiptare: nata e flamurit kuq e zi në Times Square ( 22 nëntor2025) nuk ishte fundi, ishte vetëm fillimi.
Në kulmin e festës, mbrëm në një billboard z. Marko Kepi dhe drejtuesit e Albanian Roots z. Bujar Gjata dhe znj. Bedrana Duka, shpallën lajmin që do të hyjë në histori: New York Yankees, ekipi më legjendar i bejsbollit amerikan, do t’i kushtojë një ndeshje të tërë komunitetit shqiptaro-amerikan!
Ngjarja sipas tyre dotë jetë më 19 maj 2026, në Yankee Stadium dhe do të quhet Dita Zyrtare e Trashëgimisë Shqiptare, e cila mbahet për her të parë në një stadium amerikan ku një skuadër e Major League Baseball i dedikon edhe një ndeshje të plotë një komuniteti etnik si komuniteti shqiptar në Nju Jork.
Do të ketë rast thotë organizata Rrënjët Shqiptare që të zhvillohet edhe një paradë shqiptare brenda fushës legjendare, ku pjesëmarrësit do të mbajnë kapela dhe bulza me dy simbole “Yankees me flamurin kuq e zi ” (edicion i kufizuar falas), seksion të madh kuq e zi dhe përvojë VIP për të gjithë ata që blejnë biletat vetëm përmes linkut zyrtar të Albanian Roots (ëëë.albanianroots.com/yankees).
Rrënjët Shqiptare: “Është momenti të tregojmë botës se sa të mëdhenj jemi kur jemi të bashkuar.”
Nga Times Square te Yankee Stadium thotë Rrënjët Shqiptare rruga është e hapur dhe na pret. Tani është radha e juaj që të
bleni biletat, të veshni fanellat kuq e zi, të marrni fëmijët dhe këdo, të marshoni krenarë në fushën ku kanë luajtur leghendat amerikane të bejsbollit Babe Ruth dhe Derek Jeter.
Albania Roots – Rrënjët Shqiptare thotë: Le të mos jetë kjo vetëm një natë kujtimesh, por fillimi i një tradite të re ku çdo shqiptar në Amerikë ndihet më i fortë, më krenar dhe më i bashkuar se kurrë, edhe Yankee Stadium të bëhet një ditë kuq e zi para dhjetra mijërave tifozëve të skuadrës së tyre të zemrës Yankee./Illyria