Kryesia e Kuvendit në mënyrë arrogante vendosi të thërrasë seancë për zgjidhjen e Hashim Thaçit president në ditën e premte, 26 shkurt. Për ta ndaluar zgjedhjen e Hashim Thaçit president qytetarët dhe mbështetësit e kauzave opozitare do të protestojnë së bashku në sheshin përballë Kuvendit.
Nisja do të jetë e organizuar nga të gjitha vendet e Kosovës, qytetet e fshatrat. Do të bëhemi së bashku më shumë se në 9 janar, më shumë se në 17 shkurt.
Vendimi i kryesisë për ta përjashtuar opozitën nga Kuvendi është vendim i paligjshëm, ashtu siç është edhe vendimi për të përjashtuar anëtarët e opozitës prej kryesisë së Kuvendit. Ky pushtet dëshiron të zgjasë jetën e qeverisë anti-kushtetuese dhe të zbatojë projektet kriminale të Zajednicës dhe të demarkacionit. Nëse Hashim Thaçi bëhet president, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të kundërshtohen proceset shkatërruese në të cilat është futur Kosova.
Sa më shumë që të jemi në shesh, të premten në orën 10:00, aq më lehtë do ta pamundësojmë instalimin e diktaturës së Thaçit dhe të SHIK-ut në Kosovë.
Komentet