Të tjera detaje dalin pas incidenteve që ndodhën në Kumanovë më 9 maj të këtij viti mes një grupi të armatosur kosovar dhe policisë maqedonase, ku 8 policë dhe mbi 10 shqiptarë u vranë.

Mediat maqedonase kanë publikuar një lajm për një shërbim të huaj të zbulimit që disponon një video dhe materiale të tjera audio për mënyrën se si ndodhi incidenti në Kumanovë, duke pretenduar se ngjarja është bërë me marrëveshje në mënyrë profesionale.

Agjencia e lajmeve “Zhurnal” thotë se bëhet fjalë për një video-xhirim ku shihen qartë se si inspektorët e policisë sekrete maqedonase kontaktojnë me grupin kosovar. “Ky material i xhiruar do ta zbardh të vërtetën se cili ka qenë roli i shërbimit sekret maqedonas, i disa figurave politike para dhe gjatë incidentit. Këto xhirime bënë që autoritetet e Maqedonisë të detyrohen që të pranojnë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski, ministrja Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Mijallkov të japin dorëheqje. Kjo video dëshmon se drejtuesit e MPB-së dhe shërbimit sekret maqedonas drejtëpërdrejtë kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës. Për shkak të revoltit dhe presionit ndërkombëtar, kryeministri Gruevski ishte i detyruar të pranojë dorëheqjen e Jankullovskës dhe Mijallkovit”,-thuhet në shkrimin e publikuar.
Ndërsa theksohet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.
Ndryshe, nënvizohet se rasti i Kumanovës thuhet se mund të jetë i rrezikshëm për kryeministrin Gruevski vetëm atëherë nëse jep dorëheqje nga posti i tij dhe paralelisht të realizohet hetim ndërkombëtar.
Nga ana tjetër thuhet se Gruevski për shkak të këtyre dëshmive audio dhe video-xhirimeve për rastin e Kumanovës është i detyruar që të jep dorëheqje, raporton Zhurnal.


























Komentet