Indeksi i ri Transparencës Ndërkombëtare (TI) mbi perceptimin e korrupsionit shfaq se vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria, vazhdojnë të bien në renditjen globale. Rezultatet tregojnë se ka një lidhje të ngushtë midis korrupsionit të shtetit, regresit demokratik dhe stanjacionit ekonomik si dhe rritjes potenciale të dhunës në familje.
Indeksi i TI rendit 180 vende në bazë të nivelit të tyre të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, sipas ekspertëve vendas dhe njerëzve në biznes. Indeksi i vitit 2019, bërë publik së fundmi, tregon se vendet e Evropës Juglindore ose nuk po përparojnë ose po shkojnë prapa në luftën kundër korrupsionit.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u renditën më keq në rajon duke ndarë vendin e 106-të. Shqipëria ra në renditje që nga viti i kaluar, kur u pat renditur në vendin e 99-të, e madje edhe Kosova u rendit mbi Shqipërinë, në vendin e 101-të. Serbia ra në vendin e 91-të, ndërsa Mali i Zi u përmirësua lehtë dhe mori vendin e 66-të. Edhe anëtaret e BE, Hungaria dhe Rumania u renditën në vendin e 70-të, ndërsa Bullgaria në vendin e 74-të. Si rajon, Ballkani doli më keq se vendet afrikane.
Indeksi nuk është treguesi i vetëm i korrupsionit në Ballkan, pasi Banka Botërore përgatit periodikisht artikuj që portretizojnë një pamje të zymtë për pjesën më të madhe të rajonit. Të gjitha raportet e kësaj natyre konfirmojnë/pohojnë se korrupsioni gërryen dhe shkatërron tre shtyllat mbajtëse të një shteti të shëndetshëm: sistemin politik, ekonominë dhe strukturën shoqërore.
Korrupsioni sistematik në mesin e zyrtarëve të qeverisë, një administratë publike e politizuar dhe një sistem drejtësie i prirur ndaj ryshfetit i deformon shtetet si Shqipëria. Korrupsioni në sektorin publik merr shumë forma, qoftë atë të dështimeve për të bërë publike burimet e financimit të fushatave partiake, (qoftë atë të) flukseve të parregullta të parave private dhe të huaja drejt zyrtarëve të qeverisë, (atë të) goditjeve nga dhënia e kontratave të qeverisë bizneseve të favorizuara, ose edhe atë të ndarjeve të politizuara të buxhetit të shtetit. Ashtu si kriminelët profesionistë që janë zakonisht një hap përpara policisë, zyrtarët e korruptuar përpiqen të shmangin zbulimin duke gjetur mënyra të reja për të kanalizuar fondet e paligjshme për miqtë dhe të afërmit e tyre.
Sistemi politik gjithashtu dëmtohet nga shtrëngimi i medias së lirë, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kufizimet për organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë korrupsionin e qeverisë. Një qeveri e korruptuar gjithmonë kërkon të ruajë rregullin e saj në mënyrë që zyrtarët të mund të vazhdojnë të përfitojnë nga thesari i shtetit dhe një administratë e re nuk zhvillon procedura ligjore kundër tyre. Në rastin më të keq, korrupsioni rezulton në “kapje të shtetit” dhe konsolidon regjimin një partiak.
Korrupsioni qeveritar minon ekonomitë në zhvillim përmes një forme të shtrembëruar të kapitalizmit të egër. Ai pengon investimet, pasi biznesmenët e huaj shmangin zhvatjen dhe pasigurinë. Kjo ka pasoja të rënda në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Banka Botërore ka prova të qarta se vendet që përballen sistematikisht me korrupsionin përmes mjeteve ligjore tërheqin më shumë investime dhe rriten më shpejt.
Strukturat shoqërore vuajnë gjithashtu nën një korrupsion të tejzgjatur. Sistemi komunist mbështetej në korrupsionin e (ofrimin) të privilegjeve në këmbim të besnikërisë së paqëndrueshme. Në një demokraci në zhvillim si ajo e Shqipërisë, korrupsioni gërryen besimin e publikut në qeveri. Kjo është veçanërisht e dëmshme në shtetet e polarizuara, ku korrupsioni sjell pabarazi dhe pakënaqësia mund të çojë në ekstremizëm dhe dhunë.
Gjatë vitit të kaluar, lëvizjet antikorrupsion në të gjithë globin morën vrull, me miliona njerëz që zhvilluan protesta në kryeqytete të ndryshme. Në shumë vende, qytetarët përballen me ryshfete të vogla çdo ditë, kur qasja në shërbimet themelore publike siç është kujdesi shëndetësor dhe arsimi shpesh bllokohet. Zhgënjimi në rritje gërryen besimin te liderët politikë, zyrtarët e zgjedhur dhe në vetë demokracinë.
Shtetet e Bashkuara sigurisht që nuk kanë imunitet ndaj korrupsionit. SHBA ranë në vendin e 23-të në Indeksin e TI, rezultati i tyre më të ulët në tetë vjet. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, besimi i qytetarëve amerikanë te përfaqësuesit e tyre të zgjedhur është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Vendi po përballet me sfida në kontrollin e demokracisë dhe ekuilibrave midis tre degëve të qeverisë. Ai gjithashtu po gërryhet nga interesat e përveçme dhe nga përdorimi i kompanive anonime “guackë” prej politikanëve të korruptuar për të fshehur fondet e paligjshme.
Megjithëse Donald Trump bëri fushatë me një premtim për “kullimin e kënetës” dhe kontrolli mbi privilegjet e të brendshmëve të Uashingtonit dhe elitave politike, dorëheqjet e shumta të zyrtarëve dhe skandalet mbi sjelljen joetike tregojnë se korrupsioni mund të jetë ngulitur më thellë. Kjo ushqen perceptimin publik se elitat politike injorojnë qytetarët dhe njerëzit e pasur, në thelb, i blejnë zgjedhjet.
Pavarësisht problemeve të saj, Amerika ka antidota për të luftuar korrupsionin e mirëfilltë, përfshirë një media të lirë, organizata civile të pavarura, një sistem ligjor të pakorruptuar dhe mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve që nuk i përkasin donatorëve të mëdhenj. Përvoja amerikane tregon se demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë, por duhet të ruhet vazhdimisht. Dhe demokracitë e reja si Shqipëria kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, në mënyrë që tundimet e korrupsionit autoritar të mos mbizotërojnë.

CORRUPTION DESTROYS DEMOCRACY
Dita, Albania
Janusz Bugajski, 31 January 2020
The new Transparency International (TI) corruption perception index reveals that the Balkan countries continue to decline in global rankings with Albania among them. The results indicate there is a close correlation between state corruption, democratic regress, and economic stagnation, and with the growing potential fordomestic violence.
The TIindex ranks 180 countries by their perceived levels of public sector corruption, according to local experts and business people. Its recently released index for 2019 demonstrates that countries in Southeast Europe are either making no progress or going backwards in combating corruption.
Albania and North Macedonia scored worst in the region by tying for 106th place. Albania declined in the rankings since last year when it finished 99th andeven Kosova ranked above Albania in 101st place. Serbia, fell to 91st place, while Montenegro slightly improved to 66th place. Even EU members Hungary and Romania came in 70th place and Bulgaria 74th.As a region, the Balkans scored worse only than African countries.
The index is not the only measure of Balkan corruption, as the World Bank periodically issues papers that paint a bleak picture in most of the region. All such reports confirm that corruption corrodes and destroys the three pillars of a healthy state – the political system, the economy, and the social structure.
Systematic corruption among government officials, a politicized public administration, and a bribery-prone judicial system deform states such as Albania. Public sector corruption takes many forms, whether in failures to disclose the sources of party campaign funding, unregulated flows of private and foreign money to government officials, kickbacks from awarding government contracts to favored businesses, and the politicized allocation of the state budget. Just as professional criminals are usually one step ahead of the police, corrupt officials try to avoid detection by finding novel ways to channel illicit fund to their cronies and relatives.
The political system is also damaged by a clampdown on the free media, threats against journalists, and limitations on civic society organizations that monitor government corruption. A corrupt government always seeks to preserve its rule so officials can continue to benefit from the state treasury and a new administration does not conduct legal procedures against them. In the worst case scenario, corruption results in “state capture” and consolidates one party rule.
Government corruption undermines developing economies through a distorted form of crony capitalism. It impedes investment, as foreign businessmen avoid extortion and uncertainty. This has serious consequencesoneconomic growth and job creation. The World Bank has clear evidence that countries systematically confronting corruption through legal means attract more investment and grow more rapidly.
Social bonds also suffer under prolonged corruption. The communist system was underpinned by corrupt privileges in return for unswerving loyalty. In a developing democracy like Albania’s, corruption erodes public trust in the government. This is especially damagingin polarized states where corruption perpetuates inequalities and discontent can lead to extremism and violence.
During the last year, anti-corruption movements across the globe gained momentum with millions of people staging protests in various capitals. In many countries citizens experience petty bribery on a daily basis where access to basic public services such as health care and education is often blocked. Growing frustration erodes confidence in political leaders, elected officials, and in democracy itself.
The United States is certainly not immune from corruption. It droppedto 23rd place in the TI Index, its lowest score in eight years. According to the Pew Research Center, trust among American citizens in their elected representatives is at an all-time low.The country faces challenges to democratic checks and balances between the three branches of government. It is also corroded by special interests and the use of anonymous shell companies by corrupt politicians to hide illicit funds.
Although Donald Trump campaigned on a promise of “draining the swamp” and checking the privileges of Washington insiders and political elites, numerousexecutive resignations and scandalsoverunethical behavior indicate thatcorruption may have become more entrenched. This feeds into public perceptions that the political elites ignore citizens and rich people basically buy elections.
Despite its problems America has antidotes to outright corruption, including a free media, independent civic organizations, an uncorrupted legal system, and the possibility of electing candidates who are not beholden to large donors. The American experience demonstrates that democracy cannot be taken for granted but must be constantly guarded. And young democracies such as Albania’s need particular defending so that corrupt authoritarian temptations do not prevail.
Komentet