Në biseda me shokē na pyesin? Pse jeni kunder kullave, ne jemi vend me pak tokē apo ja shikoni kullat në N.Y. e gjetiu. I përgjigjemi se nuk jemi kunder, ajo ka qene endera e jone si projektues. ‘Kulla’ e pare në Tirane ishte ish A. T.SH. ne bul. Zog I projektuar nga Maks Velo dhe une ne vitin 1968.’Rilandasit e prishën megjithese ishte monument kulture i shkalles II. Nje shpjegim domethenes jep per N.Y. Kundera te romani : Lehtēsia e pa durueshme e qenies-Ne Europe ,bukuria ka pasur nje karakter te qellimshem.Ka pasur gjithmone nje synim estetik dhe nje plan afatgjatë, janê dashur shekuj per te ndertuar sipas ketij plani nje katedrale gotike ose nje qytet me stilin e Rilindjes.Bukuria e N.Y.kaorigjinë krejt tjetër. Eshte nje bukuri e pa qellimshme. Ajo ka lindur pa asnje qëllim nga ana e njeriut, si një shpellë stalaktikësh. Forma te lemerishme në vet vete, gjinden rastesisht pa asnjë plan, prane vendesh te pa imagjinueshme, ku befas shkëlqejne me nje poezi magjike. Edhe Tirana eshte qytet relativisht i ri . Duhet ta linin te kendonte ‘kengen’ e saj filluar nga fillimi i viteve 1930. Kishte edhe ajo bukurine e vet diku te qellimshme diku jo.Kullat ti ndertonin diku tjeter p. sh. vazhdimi i bulevardit Zog I. Por më kryesorje eshte se Tiranes po i meret ajri po zhduken sipefaqet e gjelberta. Sipas Citizens Chanel sot ka 0,65m2 perbanor gjelbrim mbase me e ulta ne Europe. I jane hequr 52 ha gjelbrim dhe deri ne vitin 2025 do shkoje ne 60ha.Prandaj jemi kunder …. Foto e ish ATSH prishur para dy vjetesh..
