Me vjen keq qe po i shkruaj keto rradhe, po them se duhet!
Ju kam folur per babain tim, per çdo njeri babai eshte udhe-rrefyesi i jetes!
E donja shume dhe jam munduar te eci ne rrugen e tij! Ai nuk eshte më.
Iku me zemer te vrare, ishte njeri teper punetor…linjat e tensionit te larte qe ngriti ai e ekipi i tij jane edhe sot!
E deshi vendin, luftoi shume per te!
U quajt armik nga qeveria e diktatures dhe ne moshe akoma te re 52 vjeç u dergj burgjeve per ato qe s’i kish bere kurre!
Ishte tip i forte, me autoritet, sportist dhimbjen nuk e tregonte kurre!
Dalngadale, fillova te ve re kur i shkonja ne burg…lot qe i vetetinin syte, filloi te dobesohej shume dhe kur doli nga burgu ishte kthyer ne nje plak te dobet, po qe trupin e mbante drejte dhe koken lart!
Jetoi pak pas daljes, po shijoi prishjen e diktatures si sistem dhe fitoren e demokracise (ashtu kujtuam atehere se fituam…nuk e dinim se do binim ne nje diktature te re me te eger ku jeta e njeriut nuk ka vlere, ku krimi dhe korrupsioni do mbizoteronin ne kete vend).
Babai vdiq me kancer ne moshen 71 vjeç, ashtu i dermuar po qe e donte jeten dhe ishte nje kohe qe organizmi nuk i pranonte mishin!
Kur e pyeta mjekun me tha eshte nje nga siptomat e kancerit “!
Eh babai im sa me ka marrë malli, dua t’i vete aty ke varri, te ndez nje cigare , si dikur e t’i them “me duket se shpejt do vi prane teje, jam shume e semure edhe pse nuk me bije te ha mish, po dhe une kam neveri nga mishi, nuk e fus dot ne goje”!
E di qe po te kishte mundesi do me thesh…mbahu, mos u dorezo, vizitohu, merr mjekim,,,,!
Dhe une po buzeqesh tani, me duket sikur e kam perballe!
Çuditerisht, nuk kam asnje frike edhe pse mund te jem prekur nga kanceri dhe dy vjet mbush 70 vjeç, ç’mund te pres me nga jeta!
Shihnja sot banesat e Donald TRAMP ne Amerike…ar, diamante, lluks, mendoj se ne ç’permasa do jete shtepia e KM tone dhe seriozisht ju pyes “ç’eshte kjo babezi!”
Te gjithe do ikim, ne dheun e ftohte do prehemi te futur ne arkivol druri a ari!
Ah sikur te gjendej rruga e PAQES dhe DASHURISE!!!
Komentet