VOAL

VOAL

Kufiri detar me Greqinë – pa ekspertizë nuk ka negociata

April 16, 2016

Komentet

BE fundos Ramën/ Ngrihet grupi i punës për anëtarësimin e Malit të Zi, procesi për Shqipërinë në ngërç

 

Mali i Zi ka shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke hyrë në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit. Ndërkohë, ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria ka ngecur në marrjen e “kartës” IBAR dhe anëtarësimi duket shumë larg.

Teksa kryeministri Edi Rama na tregon ‘barsoleta me BE’ dhe bën propagandë duke thënë që jemi shumë pranë Integrimit në Union, e vërteta është krejt ndryshe. Hapja e raportit IBAR për vendin tonë ka ngecur prej muajsh dhe disa vende na e kanë “përplasur derën” në fytyrë.

Ndërkohë vendi fqinj me Shqipërinë, Mali i Zi ka hyrë në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Paralelizëm ky që tregon ky vend ka arritur rezultate konkrete, teksa Rama vijon të mos pranojë dështimin dhe të bëjë ‘show’.

AdChoices

WERBUNG

Kjo është një goditje shumë e madhe për Edi Ramës, pasi sa herë pyetet mbi bllokadën, e shet si dëshirë e vendeve anëtarë për të na bllokuar dhe jo si fakt që jemi shumë larg arritjeve pozitive në proces

Ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit kanë miratuar sot krijimin e një grupi pune që do të përgatisë marrëveshjen e anëtarësimit për Malin e Zi.

Vendimi është marrë në Bruksel nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), ndërsa lajmi është konfirmuar nga Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së.

“Sot, ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) miratuan krijimin e një grupi pune ad hoc për përgatitjen e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi. Presidenca qipriote ka punuar fort që ky grup të ngrihet sa më shpejt, sidomos duke pasur parasysh punën e gjatë teknike që duhet përfunduar para se të nisë hartimi konkret i marrëveshjes. Jemi të bindur se kjo do të japë një mesazh të qartë se anëtarësimi është brenda mundësive për vendet partnere të zgjerimit,” u shpreh një zëdhënës i Presidencës qipriote.

Sipas deklaratave zyrtare, ky grup do të merret me përgatitjen teknike dhe ligjore të traktatit të anëtarësimit, një hap i domosdoshëm para finalizimit të procesit.

Ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorčević, e ka cilësuar këtë zhvillim si moment historik.

“Kjo është faza e fundit drejt anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur ajo, duke shtuar se synimi mbetet që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i unionit deri në vitin 2028.

Nga ana tjetër, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se marrëveshja e Malit të Zi do të përfshijë mekanizma të rinj sigurie, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme të BE-së ndaj zgjerimit.

“Klauzolat mbrojtëse nuk janë asgjë e re, por kjo do të jetë e re. Dhe kjo tani lidhet me rishikimet e politikave para zgjerimit. BE-ja duhet të përgatitet institucionalisht, politikisht dhe financiarisht”, tha Kos.

Grupi i ri i punës do të koordinojë detajet finale të traktatit, përfshirë periudhat kalimtare dhe mekanizmat mbrojtës, për të siguruar një integrim gradual të vendit në strukturat e BE-së.

Megjithatë, procesi nuk është mbyllur ende. Marrëveshja përfundimtare mund të finalizohet vetëm pasi Mali i Zi të mbyllë të gjitha kapitujt e negociatave dhe të harmonizojë plotësisht legjislacionin me atë të BE-së. Deri tani, Podgorica ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt e negociatave.

Ky pritet të jetë traktati i parë i zgjerimit pas më shumë se një dekade, çka e bën edhe një model potencial për vendet e tjera të rajonit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian./ Pamfleti

Policia aksion në ‘Equos Resort’, ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pronave të Ergys Agasit

Policia ka zbarkuar këtë të mërkuarë (22 prill) në ambientet e Equos Resort, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive te Ergys Agasit.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në fokus të aksionit janë disa vila të ndërtuara në këtë kompleks, të cilat dyshohet se janë ngritur pa leje ndërtimi dhe më pas janë legalizuar në mënyrë të kundërshtuar me ligjin.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi dje (21 prill) një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e një liste të gjatë pasurish, të cilat sipas SPAK kapin një vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro.

Në vendimin e gjykatës përfshihen apartamente, truaj, vila, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, llogari bankare në disa institucione financiare, si dhe aksione në subjekte tregtare, në pronësi të Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara përmenden: apartamente dhe prona në zona të ndryshme të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, sipërfaqe të mëdha toke dhe pyjesh në Petrelë dhe zona të tjera periferike, automjete luksoze, disa llogari bankare, subjekte tregtare dhe aksione në kompani të ndryshme si edhe mjete lundruese, përfshirë një jaht.

Gjithashtu, në disa raste janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash të mbajtura në llogari të subjekteve të ndryshme tregtare.

PASURITË E SEKUESTRUARA

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Mirlinda Karcanajt i janë sekuestruar katërt pasuri të paluajtshme, një makinë dhe disa llogari bankare.

Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin “EA Solution”, një automjet luksoz dhe disa llogari bankare.

Ndërsa Ermal Beqirit i janë sekuestruar 6 pasuri të paluajtshme, një mjet lundrues Yacht “Skyfall”, dy subjektet “Soft&Solution” dhe “H” sh.p.k., automjete dhe motomjete sipas regjistrave dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.

Po ashtu, SPAK ka sekuestruar edhe 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k., në ngarkim të personit nën hetim Gëzim Hoxha, 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k. dhe 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”; në ngarkim të personit nën hetim Andis Papës, si edhe 100,840,264 ALL në subjektin “A”, në ngarkim të personit nën hetim Erion Ismailit.

Njoftimi i SPAK 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer  formën e grupit të strukturuar kriminalKorrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer  bashkëpunim  shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim  shumë se një here, Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve  veprës penale”,  parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334  Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar  kërkesën e Prokurorisë  Posaçmeka vendosur sekuestrimin e pasurive si  poshtë:

 ngarkim  personit nën hetim M. K:

– Pasuria e llojit apartamentme vendndodhje  rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje  rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje  Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare  OTP Bank

 ngarkim  personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje  Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në QehaPetrelëTiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje  QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truallme vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesëme vendndodhje  ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria llojit apartamentDurrës;

– Pasuria llojit garazhTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria llojitapartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit apartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall dhe ndërtesëGjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

 ngarkim  personit nën hetim E.B:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi  rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

 ngarkim  personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL  subjektin “F” sh.p.k.;

 ngarkim  personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL  subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL  subjektin “F.F”;

 ngarkim  personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL  subjektin “A”;

 përfundim  operacionit për sekuestrimin e pasurive mësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të HetimitPolicinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit  Pasurive  Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin  sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“PS rrëzoi urën drejt BE-së!”- Ish ministri Malaj: Procesi i integrimit u bllokua kur mbrojtën Ballukun! Zgjidhja? Të dorëhiqet Rama

Ish-ministri socialist Arben Malaj teksa ka deklaruar se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë është ndalur, ka theksuar se kjo ka ardhur si pasojë e mbrojtjes që socialistët i bënë Belinda Ballukut, duke bllokuar kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

 

 

I ftuar në emisionin Studio24 në Neës24, Malaj u shpreh se kërkesa e SPAK kishte alternativa të arsyeshme për masën e sigurisë/

“Për mua integrimi është bllokuar për Shqipërinë që nga momenti kur PS bllokoi vendimin për Ballukun. SPAK është treguar i kujdesshëm, i dha dy mundësi, arrest me burg ose në shtëpi. Okej është zonjë dhe mos të arrestohet në burg, por PS arrestin në shtëpi mund ta lejonte, nuk ka ndonjë gjë”, tha ai.

Malaj ngriti edhe dyshime mbi arsyet e refuzimit, duke shtuar se kryeministri Rama ka pasur frikë se të njëjtën masë do e kërkonin edhe për të, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë që procesi i integrimit të vijojë, është që ai të dorëhqiet.

“Ndoshta Rama ka pasur frikë se të njëjtën masë do e kërkonin edhe për të. Ky vendim rrëzoi urën drejt BE dhe e vetmja mënyrë që ura të vijojë është dorëheqja e Kryeministrit”, tha ai, ndërsa shtoi se “dorëheqja nuk është ndonjë hata e madhe. Njerëz kanë qenë heronj luftërash dhe nuk kanë fituar zgjedhjet, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ne e lidhim çdo gjë me të.”

Duke folur për kriteret e anëtarësimit në Bashkimi Europian, Malaj u shpreh se Shqipëria ka ngecur në aspektin e demokracisë.

Procesi i anëtarësimit ka kriteret e tij. E para është demokracia, ekonomia dhe minoritetet kulturore. Ne kemi ngecur te pika e parë”, tha ai.

Arben Malaj: Vëllai im vdiq nën stresin e arrogancës tënde – Dal dëshmitar, Veliaj skemë me oligarkët kundër pronarëve të tokave

Arben Malaj i drejtohet Erion Veliajt: Vëllai im vdiq nën stresin e arrogancës tënde dhe drejtorit të urbanistikës

Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është”engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokurore me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi ligjorë i kritereve ligjore dhe masave duhet verifikuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, po nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse:

Veliaj dhe Mjaft qenë që ditën e parë skllav vullnetar i Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, midis shumë të tjerëve edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve ne miloona euro te “Mjaft” duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.

Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza?!

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të asnjë kuadrati në New York.

Veliaj, bashkë me policinë e shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke bërë të qajnë dhe të mallkojnë bashke me fëmijët në krahë e gjysheve, apo duke thithur gazin e helmuar.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi ushtrinë me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata të gjithë kryesisht kishin portale dhe ngrinin në qiell Veliajn dhe luftonin paçipërsisht çdo individ.

Kurtz, ish kancelari i Austrisë vetëm se ndërtojë të njëjtën skemë ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e Kyetarit të partisë, humbi postin e Kancelarit dhe u gjykua për ta dënuar edhe penalishtë.

Veliaj turpërisht sulmonte çdo zë kritik duke i atakuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, “dhëndrit të shokut Xhemal”

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e “shteti jam unë”.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatê”,

ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.

Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm që të mos ia zaptonin tokën.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetem nga ky rasti konkret.

Por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe cdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën me gomarin/gomarët se të kthehet tek vetvetja.

Rilindasit, ku ju bënlt pjesë si ushtari i mire Shvejk, do të jeni përgjegjës moralë përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, Një i marrë, një vend e çmend;

Në vendin tim, në vendin tënd Kalin e lidhin, gomari pëllet; Se kalin e kanë vënë pas gomarit, Dhe gomarin para kalit.
A

“Protestat duhet të jenë më radikale!”- Boçi: E kemi në axhendë grevën e urisë dhe ngujimin, do jetë hapi final

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur për protestën e fundit të opozitës të zhvilluar të premten, duke theksuar se aksioni opozitar nuk do të ndalet.


Sipas tij, protestat do të vijojnë dhe, sipas vlerësimit të tij, duhet të marrin një karakter më radikal.

“Unë i dua më radikale, nuk mundet të durojmë ai të gjuajë mish ne të gjuajmë në trotuar. Ai të më godas mua drejt, qytetarin, të marrin në zvarrë qytetarët”, tha ai.

Boçi nënvizoi se brenda opozitës dhe opinionit publik ka ide për hapa më ekstremë të aksionit politik, përfshirë forma të tilla si ngujimi apo greva e urisë.

“Për mendimin tim dhe jo më kot e thash, ka dhe të tjerë që kanë thënë që duhet të ketë një veprim te grupit parlamentar, një ngujim, një greve urie, që janë në anxhendë, të realizueshme”, tha ai.

Sipas tij, këto forma proteste mund të konsiderohen si hapa të fundit, në varësi të rrethanave politike dhe objektivave që synohen të arrihen.

Luçiano Boçi: Strategjia, protestat do vazhdojnë nuk ka rrugë tjetër. Unë i dua më radikale, nuk mundet të durojmë ai të gjuajë mish ne të gjuajmë në trotuar. Ai të më godas mua drejt, qytetarin, të marrin në zvarrë qytetarët. Kush nuk e pranon? Tani kur e dua më radikale, me ato kërkesat që kanë hasur dhe gazetarët, ka shumë opinione që duan më radikale.

Nuk është se nuk e pranon PD. Po flsim për opsione dhe unë po jap opsione. Për mendimin tim, kjo është. Për mendimin tim dhe jo më kot e thash, ka dhe të tjerë që kanë thënë që duhet të ketë një veprim te grupit parlamentar, një ngujim, një greve urie, që janë në anxhendë, të realizueshme. Se duhet të ketë disa kushte dhe rrethanat që janë përtej PD-se, që një veprim i tillë te jetë një hap final që të arrish qëllimin. Është shumë e thjeshtë ta thuash. Me e lehtë të ngujohesh se të dalësh në shesh. Mund të jetë grevë ose ngujim.

10 miliardë € investime në dekadën e fundit! Qeveria Rama pranon se ka probleme në infrastrukturë

Pavarësisht investimeve masive, infrastruktura rrugore në Shqipëri vijon të mbetet një nga pikat më problematike të zhvillimit ekonomik. Nga viti 2014 deri në vitin 2025, në këtë sektor janë shpenzuar rreth 981 miliardë lekë, ose afërsisht 10 miliardë euro, një nivel investimi që në kushte të standardeve të Bashkimit Evropian do të kishte qenë i mjaftueshëm për të përfunduar tërësisht rrjetin kombëtar rrugor dhe për të ndërtuar paralelisht disa qendra moderne spitalore.

Megjithatë, rezultatet në terren nuk reflektojnë të njëjtin nivel eficience. Vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e pranon këtë realitet në dokumentet strategjike afatgjata. Në Strategjinë e Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, institucioni evidenton haptazi se “vendi vazhdon të përballet me mangësi infrastrukturore, trafik të rënduar, mungesë uniformiteti në standardet e korridoreve dhe sfida të vazhdueshme në siguri, faktorë që kufizojnë ndërlidhjen dhe performancën ekonomike.”

Image

Ky pranim zyrtar konfirmon atë që është diskutuar shpesh në analizat publike: problemi nuk qëndron vetëm te niveli i investimeve, por te mënyra se si ato janë përdorur. Fragmentarizimi i projekteve, kostot e larta për kilometër dhe mungesa e një rrjeti të integruar funksional kanë bërë që, edhe pas miliardave të shpenzuara, infrastruktura të mos arrijë të përmbushë rolin e saj si motor zhvillimi.

Dokumenti strategjik nënvizon se përshpejtimi i modernizimit të Korridorit VIII, Korridorit Adriatik-Jonian dhe nyjeve multimodale është thelbësor për përmbushjen e kërkesave të rrjetit TEN-T, eliminimin e ngushticave dhe forcimin e lidhjeve mes porteve, aeroporteve dhe hekurudhave. Por fakti që këto prioritete mbeten ende objektiva për të ardhmen, pas një dekade investimesh rekord, ngre pikëpyetje serioze mbi eficiencën e politikave publike në këtë sektor.

Shqipëria duket se ndodhet në një paradoks: ka shpenzuar si për një rrjet modern evropian, por vijon të funksionojë me probleme tipike të një infrastrukture të papërfunduar. Dhe këtë herë, nuk është më vetëm kritikë nga jashtë, është vetë strategjia zyrtare e qeverisë që e pranon. /ekofin.al

“Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?”- Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që shpërndau lajmin! Reagon i riu: Kam dëgjuar fjalë, institucionet të marrin masa nëse është e vërtetë

Bashkia e Gjirokastrës ka depozituar në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe disa punonjësve të kësaj bashkie.


Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar mëngjesin e sotëm kallëzimin penal ndaj shtetasit Emin Kokalari që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

Por vetë Emin Kokalari ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se në asnjë moment nuk ka akuzuar drejtpërdrejtë njeri, madje as ka publikuar emra.

“Nëse unë ndonjëherë kam akuzuar njeri drejtpërdrejtë për çështjen e HIV dhe keni fakte apo kam nxjerrë publikisht emra apo kam akuzuar persona atëherë keni plotësisht të drejtë! Por edhe sikur të bënte vaki (që nuk bën) sigurisht që njerëz jemi dhe jo perfektë (pavarësisht se unë gabime të tilla nuk kam bërë) dhe nuk e meritoj këtë llum dhe qelbësirë që po ndodh”, shkruan Kokalari.

Ai thotë se nuk është gazetar, por thekson se ka dëgjuar fjalë dhe ka ngritur pyetjen nëse dikush di diçka për këtë gjë, institucionet duhet të marrin masa.

“Para 2 vjetësh në vitin 2024 i bie, televizioni publik shqiptar thotë se në rrethin e Gjirokastrës ka 17 veta pozitiv me HIV dhe 10 prej këtyre janë në Gjirokastër nga moshat 16 deri në 65 vjeç. Pra edhe nëse unë nuk kam akuzuar askënd asnjëherë për këtë çështje më lind e drejta të dyshoj dhe të mendoj se për dy vjet më vonë tashmë në 2026 nëse nuk janë marrë masat e caktuara nga institucionet apo kujdesi nga personat e infektuar, s’është ndonjë cudi e madhe që numri mund të jetë 10 fishuar nga mënyra se si ky virus përhapet (marrëdhënie seksuale, gjak (dentistë etj…)”, shkruan ai.

emin kokalari postim

Kujtojme që prej disa ditësh në media po qarkullon një lajm se një kryetar bashkie ne jug të vendit është i infektuar me HIV/AIDS, madje ka infektuar edhe disa punonjëse të institucionit.

Emri i bashkisë që u lakua është ajo e Gjirokastrës, ku kryetar është Flamur Golemi. Por në një reagim zyrtar bashkia Gjirokastër mohon kategorikisht pretendimet sipas të cilave Kryetari i Bashkisë dhe 18 punonjës të administratës rezultojnë të infektuar me HIV/AIDS, duke i konsideruar ato si tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike.

Sipas Bashkisë, përhapja e këtyre lajmeve përbën një akt të rëndë dhe të papërgjegjshëm që synon të dëmtojë figurën e institucionit, të cenojë dinjitetin e punonjësve dhe të krijojë panik të pajustifikuar në publik.

Bashkia Gjirokastër i bën thirrje Policia e Shtetit dhe Prokuroria që të nisin menjëherë hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, nxitësve dhe shpërndarësve të këtij informacioni. gsh

Protesta e opozitës- PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari dhe drejtues të policisë

Kryedemokrati Sali Berisha tha në deklaratë para SPAK, se PD do të padisë penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe persona të tjerë që, sulmuan protestuesit.

TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, lidhur me protestën e 17 prillit në Tiranë. Përveç ministrit Lamallari, janë kallëzuar edhe tetë drejtues të Policisë së Shtetit.

Vetë Kryedemokrati Sali Berisha tha në deklaratë para SPAK, se PD do të padisë penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe persona të tjerë që, sulmuan protestuesit. Berisha deklaroi se gjatë protestës është përdorur spraj kundër arinjve ndaj protestuesve që ndodheshin në shesh, ndërkohë shtoi se protestuesit u arrestuan pa prova pa prova.

“Kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë… Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata që kanë përdorur verbues ariu… Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, ajo është e hapur, një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun”, tha Berisha./Dosja.al

Protesta e opozitës/ PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari dhe

partia demokratike  besfort lamallari spak sali berisha protesta e opozites

VIDEO- Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër. Flakët kanë vijuar edhe gjatë natës, ndërsa janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

 

Në terren janë angazhuar zjarrfikëset e Vaut të Dejës dhe të Shkodrës, të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrës.

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda tha mbrëmjen e djeshme se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë.

Lidhur me këtë ngjarje ditën e djeshme reaguan edhe eksponentë të PD-së të qarkut Shkodër, duke e cilësuar situatën si një katastrofë të paralajmëruar dhe pasojë e keqmenaxhimit të mbetjeve.

Luçiano Boçi akuzoi qeverinë për mbingarkim të landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështimin e inceneratorëve, ndërsa hodhi dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi.

Sipas tij, situata ishte paralajmëruar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk u morën masa. gsh

“Të huajt rezidentë kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen” – BIRN: Jetojnë prej vitesh në Durrës, por nuk shfaqin interes për ta mësuar gjuhën

Edhe pse jetojnë prej vitesh në qytetin bregdetar, komunitetet rezidente të peshkatarëve nga Egjipti apo pensionistëve nga Italia nuk shfaqin interes për të mësuar gjuhën shqipe, ndryshe nga vendasit.

 

Hasan Ebif është nga Egjipti, por punon prej 20 vitesh në sektorin e peshkimit në Durrës. Në gjurmët e tij ka ardhur edhe i biri, i cili po përgatitet që të pajiset së shpejti me pasaportë shqiptare.

“Kjo është arsyeja që i kanë kërkuar të paraqitet në provim për gjuhën shqipe dhe për historinë e Shqipërisë,” thotë Ebif, krenar për të birin.

Babë e bir janë pjesë e një komuniteti të vogël prej 200 shtetasish të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve nga Egjipti dhe Turqia, të cilët punojnë prej vitesh si peshkatarë. Por gjuha shqipe që ata flasin lë për të dëshiruar.

Edhe pse jetojnë prej shumë vitesh në Durrës, pak prej tyre kanë pasur mundësi që të ndjekin kurse të gjuhës shqipe. Muhamedi, një tjetër peshkatar nga Egjipti, shpjegon me vështirësi, më shumë me ndihmën e shenjave, se motopeshkatoret do të qëndrojnë këto ditë në port, pasi moti është i keq. “Ne dalim në pazar,” shton ai.

Një tjetër komunitet i huaj në Durrës, i ndryshëm nga i pari, ka njësoj marrëdhënie të vështira me gjuhën shqipe. Por komuniteti i pensionistëve italianë është i avantazhuar nga vendasit, të cilët flasin italisht.

Mes tyre, Carlo Chersoni i ardhur në Durrës katër vjet më parë është ndër të paktët italianë që ka marrë mësime të gjuhës shqipe tek një mësues privat.

“Më duket e vetmja mënyrë për të njohur kulturën, traditat dhe zakonet e shqiptarëve,” thotë Carlo.

Ai tregon se fillimisht kishte një interes më të madh, pasi kursi i gjuhës shqipe u nis me dhjetë vetë, por pas një viti mbetën vetëm tre. Carlo pranon se shumica e bashkëatdhetarëve të tij nuk kanë paraqitur asnjë interes për gjuhën shqipe.

“Ndoshta edhe për faktin që kur ne perpiqemi të flasim ndonjë fjalë shqip, shumica e durrsakëve na përgjigjen në italisht,” thotë ai.

Italishtja është një gjuhë familjare për shumicën e shqiptarëve të moshës së mesme për shkak të afërsisë gjeografike dhe ndjekjes së televizioneve italiane, të cilat shërbyen si dritare e vetme drejt Perëndimit në vitet e fundit të regjimit komunist.

E kundërta ndodh me të rinjtë shqiptarë, të cilët janë më të lidhur me anglishten.

Mësuesja e gjuhës angleze, Mira Tati thotë se shumica e nxënësve të saj i zgjidhin ushtrimet e vitit të tretë që në vitin e parë.

Teknologjia kompjuterike dhe celularët e kanë lehtësuar mësimin e gjuhës së huaj, dhe po ashtu edhe punësimin e shpejtë të tyre në agjenci të ndryshme.

Tati shton se mjaft djem e vajza janë punësuar në një nga hotelet e reja në shëtitoren buzë detit, i cili ka përgjithësisht klientelë të huaj. Në qytet funksionojnë disa qendra për mësimin e gjuhëve të huaja, ku bashkë me anglishten, të interesuarit mësojnë spanjisht apo gjermanisht, të cilat shërbejnë për punësim në call center.

Afrimi i stinës së verës e bën praninë e të huajve në qytet edhe më të dukshme.

Të huajve rezidentë u shtohen edhe turistët, të cilët zgjedhin Durrësin për disa ditë, ndërkohë që shëtitorja bregdetare gumëzhin nga fjalët në gjuhë të ndryshme.

“Atëherë më kujtohet Kulla e Babelit, e cila siç thuhet, u bë shkak për t’i shtuar gjuhët e botës…,” përfundon mësuesja Tati./BIRN

“Korrupsioni, pengesë kryesore për integrimin”, Berisha me studentët e huaj: Shqipëria e ka vendin në BE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, Sciences Po, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, duke përmendur lehtësimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike.

Ai kritikoi praktikat aktuale në tendera, të cilat dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e Bashkimi Evropian dhe bien ndesh me parimet e tregut të përbashkët dhe shtetit të së drejtës.

Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha kundërshtoi çdo ide për “integrim të diferencuar”, duke komentuar një qëndrim të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit mbetet anëtarësimi në BE.

Berisha kërkoi gjithashtu transparencë dhe hetim të plotë për çështje me interes publik, si dhe vlerësim më të madh për figura si Havzi Nela.

Reagimi i plotë

Pata kënaqësinë të mirëprisja, në një bisedë të gjatë dhe të zgjeruar, studentët e shkollës emërmadhe franceze të studimeve politike, Sciences Po.

Me të rinjtë, kryesisht francezë, por edhe nga kombësi të tjera europiane, diskutuam mbi aktualitetin në Shqipëri: skandalet e përsëritura të korrupsionit, procesin e integrimit europian, si dhe sfidat e Ballkanit, përfshirë demografinë.

Pyetjes së tyre se si Partia Demokratike e Shqipërisë do ta luftojë korrupsionin, iu përgjigja se kjo kërkon një kombinim reformash strukturore: ulje të barrës së licencave, funksionimin e regullt  të sistemit “one-stop-shop”, reduktim taksash dhe perdorim të teknologjisë si blockchain për prokurim publik transparent dhe të gjurmueshëm.

Në diskutimin për ekonominë, theksova se praktika aktuale shpesh dekurajon pjesëmarrjen reale të kompanive europiane në tenderat publikë në Shqipëri. Kjo bie ndesh me frymën e tregut të përbashkët europian dhe me parimin e shtetit të së drejtës. Pa këto dy shtylla, nuk mund të flasim për integrim të vërtetë.

Në këtë kontekst, përmenda edhe letrën e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vučićit në mediat gjermane, e cila sugjeron një qasje që mund të perceptohet si integrim i diferencuar. Ky nuk është standardi që ne synojmë. U përsërita atyre sic bëj vazhdimisht se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit është, pa dyshim, në Bashkimi Evropian.

Pyetjes mbi qëndrimet e ‘ndonjë Ambasadori të lobuar’, që pretendon se opozita amplifikon skandalet e korrupsionit, iu përgjigja se ka të tillë që bëjnë mbrojtje pasionante të Edi Ramës, por vlerësimi i realitetit duhet të bazohet në fakte dhe në interesin publik, mbi çdo konsideratë tjetër.

U ndala gjithashtu te rasti i Kolegji i Evropës, duke theksuar se çdo çështje me interes publik kërkon transparencë dhe hetim të plotë, në funksion të standardeve europiane.

Në diskutimin mbi kujtesën post-komuniste, solla shembullin e Havzi Nelës — një poet që u ekzekutua në mënyrë tragjike me firmen e babait te Edi Rames dhe që meriton më shumë njohje në nivel europian.

Studentët e SciencesPo janë pjesë e Institutit të Studimeve Politike, cikli East European Studies, ku bëjnë pjesë profesorë e ekspertë ndër më të mirët në Europë për integrimin.

Drejtuesi i ciklit është njëkohësisht Drejtor i Qendrës Jacques Delors për Zgjerimin e BE. bw

Xhaxhai i mësuesit Alban Bejleri: që ndërroi jetë teksa kthehej nga puna rrëfehet mes lotësh: Bënte 7 km në këmbë, e transferuan për shkak të bindjeve!

Flet xhaxhai i mësuesit Alban Bejleri: që ndërroi jetë teksa kthehej nga puna rrëfehet mes lotësh: Bënte 7 km në këmbë, e transferuan për shkak të bindjeve!

Një mësues me përvojë të gjatë në arsim ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak ditën e djeshme (16 prill), teksa kthehej për në shtëpi, pas përfundimit të detyrës së tij në fshatin e largët Marjan, në bashkinë e Maliqit, qarku Korçë.

 

Alban Bejleri, 52-vjeç, i cili kishte rreth tre dekada eksperiencë në arsim, prej pesë vitesh jepte mësim në këtë zonë të thellë.

Çdo ditë ai përshkonte në këmbë rreth 7 deri në 8 kilometra për të arritur në shkollë, ku zhvillonte procesin mësimor për vetëm dy nxënës.

Sipas familjarëve, Bejleri ishte një njeri i përkushtuar ndaj profesionit, që nuk shprehte asnjëherë ankesa për vështirësitë që haste. Ata kanë reaguar me dhimbje dhe indinjatë pas ngjarjes, duke ngritur shqetësime për kushtet në të cilat ai detyrohej të punonte.

Besim Bejleri, xhaxhai i arsimtarit rrëfeu sakrificat e nipit për profesionin.

“Fjalëpak, punëtor dhe besimtar. U rivu në punë në zonën e Maliqit, kam qenë edhe vetë mësues në zonat e thella. Ai ishte i sëmurë, kishte mungesë sheqeri. Kishte kërkuar të transferohej… ja e sollën tani (ironizon autoritetet për vdekjen). Bëj thirrje, për të gjithë, të kuq e të zinj, sillni ata që janë të sëmurë më afër familjeve. O qerratenj, o politikanë mendoni për këta njerëz, të sëmurët, mendoni, ishte me dy universitete, kishte 5-6 vite. Ishte pa punë, falënderoj kryetarin e bashkisë Maliq që vuri dorë dhe e futi në punë. Albani nuk para ankohej, ai ishte besimtar. E kishte 7 kilometra larg nga shkolla, bënte 7 km rrugë. O politikanë o qerratenj, hapni sytë”, tregon xhaxhai mes lotësh.

Më tej ai ngre kritika ndaj politikës shqiptare dhe trajtimit jo dinjitoz që u bëhet mësuesve, duke rrëfyer edhe sakrificat e Albanit.

“Mos i ngjastë në familje askujt, por kini mendjen, kam qenë 40 vjet mësues, o politikanë o qerratenj të mëdhenj, kujdes për arsimin. Për 2 nxënës shkonte atje. Kryeplaku thoshte se Albani ishte njeri i përsosur, gjithashtu edhe drejtori i shkollës dhe arsimtarët. Si unë qëndroi 7 vite pa punë, si unë, edhe unë aq qëndrova. Ne jemi bie, se ka dhe nga ata me pesticide, ne dimë të flasim vetëm shqip, të tjerët ngatërrojnë anglishten, turqishten me shqipen, nuk dinë të lidhin dy llafe, po them se për biografi e bindje. Kjo biografi, megjithatë do luftojmë me edukatë”, tha ai.

Edhe kolegët e tij e kujtojnë si një mësues shembullor, i cili përballej çdo ditë me sfida të mëdha, si infrastruktura e dobët dhe lodhja fizike.

 

Udhëtimi i tij përfshinte fillimisht mbërritjen në zonën e Lozhanit dhe më pas ecjen në këmbë drejt fshatit ku jepte mësim për 7-8 km.

Endri Fifo, koleg i Albanit, i trishtuar nga kjo humbje, tregoi për sakrificat e arsimtarit.

“Albani bën pjesë në komunitetin pedagogjik, për arsye se bën pjesë në një familje mësuesish, babai, nëna, gruaja e tij, vetë ai dhe për sa e kam njohur unë ka qenë mësues i përkushtuar, ka dhënë maksimumin e tij në punën pedagogjike dhe ka mposhtur edhe vështirësi fizike që e sollën deri këtu. Mësues i përkushtuar, i dashur me nxënësit, komunitetin. I uroj fëmijëve jetë të gjatë e mbarësi dhe të ecin në rrugën e Albanit.  E merrte shkolla e Lozhanit, nga atje në këmbë deri te nxënësit. Kishte nja 4-5 vite që punonte atje. Nuk kishte probleme kardiake, kishte të diabetit si shumë njerëz. Ishte humbje e madhe. Shpesh thoshte se kishte raste që bllokohej rruga, vështirësi. Ishte humbje që nuk pritej, por jeta i ka këto. Klasë kolektive kishte atje”, u shpreh ai.

Muharrem Meka, kushëri, tregon se:

“Ishte djalë i mirë, punëtor, e kam kushëri. Kishte 30 vjet që punonte, shkonte deri në Marjan, ku nuk ka punuar, Bilisht, Devoll, e transferuan. E bënte çdo ditë rrugën atje, kishte nja dy vjet, për 5 e 10 nxënës sa të ishin atje. Por e transferuan atje, mbase e hoqën se nga PD te PS, për politikë. Ishte djalë i mirë, punëtor, kishte diabet por nuk dini tjetër, shumë ka me diabet, vetëm kur e pashë te lajmërimi u çudita”.

Myfti Staro, shok i mësuesit të ndjerë, rrëfyen se si e njihnin atë dhe përkushtimin për punën.

“E mësova nga telefoni lajmin, njeri shumë i mirë. Ka vite që punonte atje. Të tregoj pse e transferuan… Ai ishte i djathtë. Nuk e di nga se vuante, nuk ka treguar vështirësi. Bënte 8 kilometra në këmbë”, shprehet shoku i Albanit.

Ata shprehën indinjatë për braktisjen e sistemit arsimor në zonat e thella, ku mësuesve nuk u sigurohen as kushtet për transportin.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta nga familjarët dhe të afërmit, të cilët hedhin akuza ndaj politikës për vendimmarrjen në sistemin arsimor dhe më gjerë.

Ata kërkojnë më shumë përgjegjësi në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

© Panorama.al


Send this to a friend