Trenin per t’u kthyer ne Tirane, nuk e arrita dot!
Dihasnja nga lodhja, ula djalin ne toke…
gjithe rruges nga burgu ne stacionin e trenit e kisha mbajtur kalapiç,
nuk e mbanja dot ne krah
krahu i djathte me dhimbte shume,
dy dite me pare kisha dhene gjak,
qe te mundnim t’i çonim ndonje ushqim, cigare e kafe babait ne burg!
Zura per dore djalin e mora rrugen per te dale ne xhade,
mos gjenim ndonje makine te shkonim deri ne Fier te pakten …
aty mundesite e ndonje makine ishin me te mundeshme!
Djali me tundi krahun dhe i frikesuar me pyeti “do gjejme makine o mami, mua me hahet buke, me vjen gjume”!
Mua mu mblodhen lotet ne sy dhe mos me shihte djali, u ula galiç dhe i thashe te m’i vinte krahet ne qafe…
qe ta ngrinja perseri kalapiç!
Me djalin ne kurriz, ja u benja me dore makinave te rralla qe kalonin….po asnje nuk ndalonte!
Ndjeva qe duart e djalit po me shtrengonin ne fyt,
i fola ne emer s’me dha pergjigje…e kishte zene gjumi!
Tek merresha me te per ta vendosur ne krahet e mij, nje makine e vogel me karroceri te mbuluar me ndaloi tek kembet!
Shoferi nje meso burre, hapi deren e me foli”ku do vesh shoqe “!?
Une nuk e mbajta dot te qaren e me zerin qe më dridhej,
i thashe “ne Tirane…”!
Shoferi zbriti nga makina dhe duke ecur drejt karocerise me tha “vendin perpara e kam te zene me dy plaka, do hypesh mbrapa!?”
Mua m’u duk sikur po hypja ne makinen me te bukur qe kisha pare!
Ne karroceri kishte dhe njerez te tjere, me ndihmuan me djalin , hypa dhe une…dhe u nisem!
Djali flinte, une piva pak uje dhe po kotesha edhe une e mbeshtetur ne parvazin e kamionçines!
Si duket me kish zene gjumi ,
se u zgjova nga te bertiturat e njerezve,
skapamentua leshonte nje zhurme te forte “kra, kra, kra,
nje tym i zi dhe xixa zjarri gati te shperthente ne flake…
njerezit filluan te hidhen nga makina,
djali im flinte !
E mbulova me trup,
ndjenja kembe e duar qe kalonin mbi mua…
prisnja te shperthente flaka ne pamundesi te leviznja!
Makina ndaloi nga britmat e njerezve…
te gjithe me tregonin mua te kruspullosur me nje femije qe flinte qe e shtrengonja fort ne kraharor!!!
Komentet