Fryma e draftit të kodit të ri penal për kryeprokurorin Olsian Çela, është represive. Për herë të parë, nga hedhja për konsultim publik dhe duke raportuar te Komisioni i Ligjeve, ai dha mendimin e tij duke theksuar se nuk ka asnjë analizë mbi nevojën e tij
“Mbajta qëndrimin që fryma e kodit është represive. Në mungesë të një analize, unë shoh problem me konceptimin e një procesi të tillë. Kjo mënyrë, kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë që do ngrihet puna. Nëse do dijmë sot problemet që ka Kodi, cila është strategjia, cilat janë problemet që kemi raportuar mbi Kodin, deri në vitin 2024 s’kemi raportuar asnjëherë për probleme serioze.”
Për Çelën, Kodi Penal nuk ka qenë ndonjëherë problem.
“Dy janë argumentet që kodi është i ’95, që nuk është argument sepse ka kode të vjetra që funksionojnë më së miri. Dhe tjetra integrimi evropian. Ne i kemi azhurnuar kodet sipas nevojave të integrimit. Kodet i bëjnë profesorët pasi dëgjojnë nevojat e praktikantëve dhe shikojnë tendencat e shoqërisë, praktikat më të mira botërore. Kjo kërkon kohë dhe kujdes mbi gjithë procesin.”
Kryeprokurori ngriti problemin e mungesës së godinave të përshtatshme për gjykatat dhe prokuroritë.
“Kemi nisur si qeveri, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, konkretisht KLGJ, që është përgjegjësi për administrimin e gjykatave dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për prokuroritë vendore, për të adresuar nevojat prioritare të gjykatave dhe prokurorive, aty ku është vendi për ndërtim të godinave të reja, por edhe rikonstruksion.”