Duroni burra! luftëtarë!
O bijt e Gjergjit, të Skënderbeut,
Në luftë të gjithë duke rarë
Për atë lirin’ e Mëmëdheut.
Duroni, dhe barbarit bini!…
Bini! të ligut turk barbar!…
“Ne mol’ e kuqe“ atë ta shpini,
Se atje e ka vëndin ky tatar.
Duroni vllazën mos dëshpërohi,
Se shpejt një pandem ka me ju ardhë!
Bashkë me atë ju të bashkohi! –
Kundra atij rreziku të madh! –
Duroni, Duroni! O trima Malësorë,
Pjesa luftëtare e Shqipëris!
Gjërsa të ziri dorë për dorë,
Me ata trimat e Toskëris.
Qëndroni vllezën se mrrini koha,
Zgjedhën tirane neve t’a shkundim,
Armikun fare nga vatrat tona
Përjetë ne atë t’a shkulim!
Le të mos na dhimbet gjaku që derdhet,
Se është gjaku i trimërisë!
Prej atij gjaku shpejt do të mbijë
Lulja e shkëlqyer e lirisë!.,.
O Turgut Pashë, o shtazë e ndyrë:
O bish’ e egër e Osmanies,
Fytyrëverdhë e zemërkllirë
Trashëgimtari i Mavies….
Vllazën Shqiptarë: Toskë dhe Gegë,
Armët mizore, shpejto gatitni
Shpatat e mprehta nga milli qitni!
Kufoma turqish shumë vërtitni.
Lirinë e shtrenjtë, ne të fitojmë!…
Kryet armikut kurrë mos ja falim,
Gjersa në robëri neve jetojmë!
Në Shqipërinë gjersa t’a ngjallim.
Ju nëna tona! o Shqipëtarka!
Për djemtë tuaj, ju mos vajtoni;
Po gërshetoni kurorë t’ arta,
Varret e tyre, me to mbuloni.
Ju motrat tona në zî mos vishi!…
Për vllezrit t’uaj mos pikëllohi,
Po këngë trimash për ta gatitni
Varret me lule plot i stolisni…
Këngë petrite, me zë të naltë!
Këndoni motra dhe zî mos mbani
Se Flamur i naltë na ra në baltë!
Për vllezrit tuaj kurrë mos qani.
Se vdesin burra me nder përjetë!
Për njerëzi e për liri!….
“Se s’ka më e ëmbël, në këtë jetë
Kur vdes shqiptari për Shqipërí“.
24 qershor 1911 S. GJIKA
Botuar nё “Liri e Shqipёrisё”, Sofje
Marrё nga vёllimi “Detyra ime mbaron me vdekjen time”
Nje MESAZH i shkelqyer Atdhetar .Faleminderit pene suaj drejtuar ajo mendie atdhetare, z. Sotir Gjika.