Dhjetëra të vrarë është bilanci i disa sulmeve terroriste të ndodhura në Paris mbrëmjen e së premtes.
Mediat franceze dhe ndërkombëtare kanë folur për rritjen e numrit të viktimave, por ende pa dalë me një shifër zyrtarisht të saktësuar.
Pas deklaratës së presidentit francez Holande mediat e huaja, përfshirë edhe CNN shkruajnë se numri i viktimave është 128. Ndërkohë që 8 prej kamikazëve raportohen të vdekur, prej të cilëve 6 u vetëvranë dhe dy u ekzekutuan.
Ora 20:40 Kryeministri francez, Manuel Valls ka folur sërish për sulmet terroriste në Paris. Siç raporton “Liberation”. “Jemi në luftë”, ka thënë Valls, duke shtruar se tashmë siguria është gjithmonë e cenueshme në çdo moment. “Ne tashmë jemi në luftë dhe natyrisht që do të reagojmë si në gjendje lufte. Duhet të marrim masa drastike për të shmangur sulme të tilla. Gjithashtu duhet të përgatitemi që të dëbojmë të gjithë radikalët islamikë nga vendi dhe imamët që predikojnë të tilla ideoligji. Sulmet në Siri do të vazhdojnë”, tha ai.
Ora 19:17 është thelluar bilanci i viktimave nga sulmet terroriste në Paris, ku kryeprokurori francez në konferencën për shtyp ka thënë se tashmë janë 129 të vdekur. Ai pranoi se dy terroristë deshën të hyjnë në stadium por nuk u lejuan.
Ora 18:50
Autoritetet belge konfirmojnë se ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në Bruksel të Belgjikës në lidhje me sulmin e ndodhur në Paris ditën e djeshme.
Sipas ministrit të Drejtësisë në Belgjikë, dyshohet se të arrestuarit kanë lidhje me sulmin. Gjithashtu, thuhet se automjeti i terroristëve, i gjetur pranë teatrit “Bataklan” ishte i regjistruar në Belgjikë.
Ora 18:17
Gazeta franceze “Liberation” raporton se tre të arrestuarit në Belgjikë mendohet se janë pjesë e sulmit të kryer ditën e djeshme në Paris. Mendohet se ata janë personat që hapën zjarr ndaj dy restoranteve, duke lënë disa të vdekur.
Ora 17:39 Mediat në Francë po raportojnë se një nga terroristët e vdekur, pranë të cilit u gjet edhe pasaporta siriane rezulton që të ketë ardhur si refugjat lufte në Europë përmes Greqisë. Pasaporta është e vulosur nga autoritetet greke dhe ka hyrë në shtetin helen përmes ishullit të Lesbiosit, së bashku me refugjatë të tjerë lufte. Ketë e konfirmoi edhe zv/ministri i punëve të Brendshme të Greqisë, i cili saktësoi se personi në fjalë kishte hyrë më 3 tetor në Greqi.
Ora 17:27 Tre nga 8 terroristët që kryen sulmet në Paris rezultojnë banues në Bruksel. Policia belge ka nisur bastisjen e një lagjeje të tërë në Bruksel, ndërkohë është arrestuar 1 person në Belgjikë, si bashkëpunëtor i tyre. Tre terroristët banonin një lagjen “Molenbeek”, e cila ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të forcave të sigurisë, që nga sulmi ndaj redaksisë së “Charlie Hebdo”.
Ora 17:18
Një person është arrestuar nga autoritetet në Belgjikë, pasi dyshohet se është i lidhur me sulmet terroriste në Paris. “Le Parisien” shkruan se edhe njëra nga automjetet e gjetura të terroristëve, rezultonte që të ishte e regjistruar në Belgjikë.
Ora 17:17
Reuters raporton se Policia franceze ka identifikuar njërin prej atentatorëve, i cili është me shtetësi franceze dhe vetëm 20-vjeçar. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas “Reuters” ai është banor i Parisit dhe jetonte vetëm pak kilomentra larg vendit ku vrau 4 persona me armë zjarri, përpara se të vritej nga forcat e antiterrorit.
Ora 17:00 Dëshmitarët nga një prej sulmeve me armë tregojnë se kanë parë se dy nga terroristët ishin të moshave 18 dhe 20 vjeç. Ata thonë, sipas “Le Monde”, se zbritën nga dy automjete të zeza. Policia ka gjetur njërin prej mjeteve të terroristëve, rezulton të jetë e regjistruar në Belgjikë.
Ora 16:47 BBC raporton se terroristët që kryen sulmet në Paris ishin pjesëtarë të një celule me prejardhje nga Siria. Ora 16:02
Fluturimi AF1741 i Air France është detyruar të anulojë nisjen nga aeroporti i Amsterdamit, pas një kërc
Ora 15:40 Le Parisien, duke iu referuar dëshmive të të mbijetuarve nga sulmi ne Teatrin e Parisit shkruan se dyshohet se mes atentatorëve është parë edhe një femër. Ora 14: 28 Referuar dëshmive, mbi të cilat po organizohen edhe një pjesë e hetimeve, thuhet se atentatorët kishin ardhur me një makinë që rezulton e regjistruar në Belgjikë, çfarë bën hetuesit të mendojne se sulmi erdhi i përgatitur nga jashtë, por pa përjashtuar lidhjet me grupe të brendshme.
ORA 14:25
Mediat franceze japin raportime të përmbledhur për të dhënat e para rreth atentatorëve. Le Parisien kujton se në trupin e njërit prej atentatorëve u gjet pasaportë siriane, ndërkohë që atenatori tjetër, një shtetas francez u identifikua nga shenajt e gishtave. Për atentatorët e tjerë që mbetën të vdekur, do të bëhen procedurat e rastit nga mjekësia ligjore dhe prokuroria për identifikimin.Ora 14:13 Sipas burimeve prane prokurorit Francois Molins identifikohet një tjetër atentator. Lajmin e njofton Europe1, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një francez.
Ora 14:00 Policia franceze njofton se është vënë në ndjekje të një makine tip Citroen, brenda së cilës janë 4 burra të armatosur. Ata janë pikasur sipas Le Parisien ne autostraden Yvelines dhe po i drejtohen Parisit.
Ora 13:40
Mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave. Në gjithë Francën flamujt janë në gjysmë shtize në nder të viktimave të sulmeve të shumë të përgjakshme në Paris.
Ora 13: 37
Alarm i rremë në Bagnolet. Brigada e Anti-Krimit dhe shumë policë janë mobilizuar në Bagnolet pas alarmit për të shtëna. U mësua se ishin vetëm fishekzjarrë si pjese e nje ceremonie martese që mbahej ne prefekture.
Ora 13: 00 Njoftohet arrestimi i një të dyshuari si bashkëpunëtor i atentatoreve në Gjermani.
Ora 12:50
Prane trupit të njërit prej tete atentatoreve u gjet një pasaporte siriane.
ORA 10:30
Deputeti Collard bën thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit Holande. Ai thote se ngjarjet tragjike të premten mbrëma është “dëshmi e asaj që ata që qeverisin të drejtpërdrejtë apo përmes ideve të tyre në Francë sot janë tradhëtarë të kombit”
Ora 10:20
Nga Vjena, ku ai po ndjek një takim ndërkombëtar në Siri, ministri i jashtëm Laurent Fabius beson se “është më e nevojshme se kurrë për të koordinuar luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.”
ORA 10:00
Fundi i mbledhjes se Këshillit të Mbrojtjes në Elysee
ORA 09:00
Kryeministri Manuel Valls dhe ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve arrijnë në Pallatin Elysee për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit te Mbrojtjes i kryesuar nga Francois Hollande.
ORA 08: 55
Franca njofton se të gjitha ngjarjet sportive të planifikuar këtë fundjavë në Ile-de-France janë pezulluar. Vendimi erdhi pas takimit te kryetarëve te federatave të sporteve dhe drejtorëve teknikë kombëtare.
ORA 08:50 Mediat franceze raportojnë se në orën 09:00 presidenti francez Holandë do të mbledhë urgjent Këshillin e Mbrojtjes në Elise.
ORA 08:00
Mediat e huaja raportojnë për bilanc të ndryshëm viktimash, që sigurisht i ka kaluar 120. “Le monde” raporton mëngjesin e sotëm se numri i viktimave është 120. Mediat italiane raportojnë për mbi 140 viktima. CNN zyrtarisht raporton për se paku 153 viktima. “Le figaro” raporton zyrarisht për 120 viktima dhe mbi 200 të plagosur. “Le Parisien” raporton gjithashtu për një bilanc 127 viktimash, sipas raportimit të mëngjesit të sotëm.
ORA 7:28
Vatikani e ka cilësuar dhunën në Paris “një sulm për të gjithë njerëzimin”.
“Ne e dënojmë atë në mënyrën më radikale së bashku me Papën dhe ata që e duan paqen”- është shprehur Federico Lombardi për BBC.
Ora 02: 50
Përmes një tëitteri autoritetet kanë thënë se të dielën do të mbyllen të gjitha institucionet, përfshi shkollat, muzeumet, libraritë, pishinat, supermarketet, shkruan “The Guardian”.
ORA – 02:48 Televizioni amerikan “CNN”, ka shkruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës se sipas zyrtarëve francezë, nga sulmet terroriste në Parisë kanë mbetur të vrarë 153 persona.
ORA 02:03
Gazeta franceze “Le Parisien” korrigjoi shifrat e të vrarëve në aktet terroriste në Paris duke shkruar se 70 persona janë vrarë në Batacklan. Në total sipas gazetës franceze, numri i të vrarëve shkon në 120 persona.
ORA – 01:52 Presidenti francez Holandë tha se shkoi në ambientet e teatrit Batacklan për t’i dhënë mbështetje forcave të sigurisë dhe qytetarëve. Sipas tij, Franca do të jetë e pamëshirshme ndaj terroristëve.
ORA – 01:33
Tre terroristët e dyshuar u vranë në Bataclan. Fillimisht, u përmend se ishin dy terroristë të vrarë.
ORA – 01:30 Presidenti francez Holande ka shkuar në Bataklan. “Le Parisien” shkruan se rreth 100 persona janë raportuar në Bataklan. Presidenti vizitoi ambientet e Bataklan për të treguar se zona është e sigurt. Ai ishte i shoqëruar nga kryeministri Manuel Valls.
ORA 01.05
Dhjetëra të vrarë në Bataklan. Flitet se bilanci do të rritet. Sipas ‘BBC’ janë 100 viktima.
ORA – 00:57
Presidenti francez Holande ka anuluar takimin e G20 që do të mbahet në Turqi. Ai do të përfaqësohet nga Fbius dhe Sapin.
ORA – 00:49 Dy terroristë vriten në teatrin Bataklan nga forcat e BRI-së. Të shtënat kanë vazhduar, ndërkohë që mendohet të ketë ende terroristë të tjerë në teatër.
ORA – 00:40 Policia ka ndërhyrë në teatrin Bataklan duke nxjerrë disa prej të plagosurve. Sipas mediave franceze, në teatër u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna, ndërkohë që thuhet në mënyrë jozyrtare se 100 persona mbahen peng. Në këtë teatër mendohet të jetë edhe numri më i madh i të vrarëve. Dëshmi të ndryshme nga të mbijetuarit flasin për shumë persona të vrarë.
ORA – 00:36
Pas sulmeve terroriste Univeristetet ne Paris kane bere te ditur se sot do te mbyllin dyert. ORA – 23:00
Pak minura më parë mediat ndërkombëtare raportuan se t
ë paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë dhe shpërthimet në kryeqytetin francez. Mediat shkruajnë për atentate terrorist mbrëmjen e së premtes. ORA – 22: 43
Sipas BBC-së, thuhet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr me një armë automatike në restorantin Cambodge në distriktin e 11-të.
Disa persona u mbajtën peng brenda Bataclan, një sallë koncertesh në qendër të Parisit.
Një shpërthim është raportuar gjithashtu se ka ndodhur një bar pranë Stade de France.
Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes thotë se ai mund të shohë 10 njerëz në rrugë të cilët nuk i konfirmon nëse të gjithë janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Zyrtarët francezë thanë se ka pasur një shpërthim në një bar pranë një stadiumi sportiv, si dhe një shkëmbim zjarri në një restorant në Paris, por nuk dihet nëse sulmet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kërkon që ajo të jetë detyruese për të dyja palët. Presidentja Osmani i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në Nju Jork. Intervista e plotë do të transmetohet në emisionin Ditari, të martën më 23 prill.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.
Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.
‘Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës’.
Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.
‘Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera’.
Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.
‘Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse’.
Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.
‘Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse’, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.sn
Qindra qytetarë u mblodhën sërish përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta qytetare vjen pas skandalit të 5D.
Ndërkohë këto pamje të reporterit të Syrit, Feliks Bilani, tregojnë se si qytetarët kanë rrethuar bashkinë.
Ata dëgjohen teksa thërrasin: O hajdut, o hajdut!
Protesta para zyrës së Veliaj/ Malkaj: Institucion kriminal, vjedh ç’i del para
Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit galopant në këtë bashki dhe në të cilën tashmë pesë drejtorë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike nëpërmjet skemave mafioze.
“Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.
Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja.
Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha.”
Çata: Veliaj ka vjedhur paratë publike! Ai nuk mund të jetë më kryebashkiak
Nga fjala në protestën para bashkisë së Tiranës të z. Edmond Çata, Doktor i Shkencave Politike, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Arsimin e Lartë në Shqipëri,
“Para nja jave ju thashë që Erion Veliaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen! Dhe këtë Veliaj po e provon ditë për ditë. Por Erion Veliaj nuk mund të jetë më në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës sepse ka abuzuar me pushtetin sepse e kemi parë me vendimet që ka marrë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.
Veliaj ka vjedhur paratë publike! I kemi parë edhe aferat e inceneratorëve, të kompanisë së famshme 5D!Veliaj nuk mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës se është demagogu dhe gënjeshtari më i madh.”
Patronazhistët filmojnë qytetarët që protestojnë kundër vjedhjes së Veliajt
Shoqëria Civile po zhvillon një protestë përpara bashkisë së Tiranë pas arrestimeve që SPAK bëri disa ditë më parë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se drejtorët e bashkisë kishin krijuar një grup kriminal ku vidhinin taksat e qytetarëve.
Por vesi i vjetër i spiunimit nuk del lehtë pasi menjëherë Veliaj ka vënë në lëvizje patronazhistët e tij për të filmuar qytetarët, të cilët janë pjesë e protestës.
Në foto e siguruara nga SYRI.NET shihet qartë që në taracën e bashkisë janë ngjitur spiunët e partisë.
Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës, ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit.
Teliti: Të dashur protestues, shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës, kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve, nuk është e tij.
Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për t’u dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për t’u dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes.
Janë të mbyllur për biznesin, por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D.
Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin.
Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet.
Protestuesit spërkasin me bojë Bashkinë e Tiranës
Protesta e shoqërisë civile ka nisur me spërkatjen e bashkisë së Tiranës me bojë të zezë.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Tedi Blushi: Mafia e betonit ka marrë peng Bashkinë e Tiranës!
Nga fjala e z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, në protestën para Bashkisë së Tiranës
“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit.
Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.
Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.
Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.
Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj.”
Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!
Nga fjala e Belind Këlliçit, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
:Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!
Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.
Bashkia e Tiranës në flakë, protestuesit rrethojnë godinën
Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov drejtë bashkisë së Tiranës.
Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin e padëgjuar kurrë më parë në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.
Flamur Noka kap dy policë të infiltruar në turmë
Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit.
Në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar.
Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Policët u dëbuan nga protesta mes thirrjeve të protestuesve.
Kalaja: Altin Dumani i SPAK që i mbyll dosjet Erion Veliajt, është më i rrezikshëm se Veliaj!
Nga fjala e av. Adriana Kalaja në protestën para bashkisë së Tiranës:
“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!
Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.”
Protestuesit janë përplasur me policinë pasi ata nuk kanë lejuar që anëtarët e Këshillit Bashkiak të futen në Bashkinë e Tiranës.
Protestuesit kanë hequr me forcë rrethimin metalik dhe kanë tentuar që të hapin rrugën këshilltarëve që të futen në ambientet e bashkisë të realizojnë detyrën e tyre kushtetuese.
Kujtojmë se sot shoqëria civile ka njoftuar protestën që është mbështetur dhe nga opozita dhe mijëra qytetarët të Tiranës.
Teliti, thirrje Policisë: Na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!
Thirrja e z. Dorjan Teliti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
“Ne këshilltarët e zgjedhur të opozitës, prej javësh kemi prezantuar kërkesa nga më të ndryshme për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Prej sot jemi përballur me heshtje nga Erion Veliaj dhe me refuzimin e tij, ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit të na lejojë ne, këshilltarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, që është e drejta jonë kushtetuese, të futemi në godinën e bashkisë, në ditë pune dhe në orar pune, të na hapin rrugën për t’u futur.
Nuk po bëj fjalë për qytetarët. Vetëm ne këshilltarët bashkiakë. I lutem drejtuesit të Policisë të zbatojë ligjin dhe të hapë kordonin e Policisë për të zgjedhurit vendorë. Të hapin rrugën! I bëj thirrje sërish Drejtorit të Policisë që të hapë kordonin për të zgjedhur vendorë. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve, përfaqësojmë interesat e qytetarëve.”
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ka thënë se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE-së ku po diskutohet lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, Bakojanis ka theksuar se zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Evropiane do të kontribuonte në të drejtat e njeriut.
Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
‘Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit’, ka thënë ajo.
Bakojanis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandoj që Kosova të ftohet të bëhet anëtare.
‘Në bazë të faktorëve të përmendur, mendim i imi është që Asambleja Parlamentare do të rekomandoj Komitetit të Ministrave që të ftoj Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Shpresoj që sot Asambleja do ta nënvizoj nevojën për ta sjellë në ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës, dy milionë evropianë të tjerë për t’i mbrojtur ata nga shkeljet’.
Ajo ka ftuar shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë çështje si çështje të shtetësisë.
‘Që nga publikimi i raportit, kam marrë kritika të ashpra madje edhe sulme personale në kuptimin e asaj siç e kam trajtuar këtë. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës.
Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë’.
Bakojanis tha se përkundër se ishte paralajmëruar se ‘nuk mund të pritet progres në asnjë nga këto çështje’, shtoi se ‘progresi real është vërejtur’.
‘Këtu qëndroj para jush me krenari për t’ju informuar që Asambleja Parlamentare ka arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar si një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të sundimit të së drejtës, implementimit të vendimit nga gjykata më e lartë e Kosovës në pritje që nga viti 2016 që do t’ia rikthente pronën manastirit më të rëndësishëm serb në rajon dhe kjo përfaqëson fitore të madhe për sundimin e së drejtës, të drejtat pronësore të serbëve dhe të drejtat e pakicës’, tha ajo.
Bakojanis tha se ‘çdo rast i shpronësimit të paligjshëm të tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut’.
Më pas, u ndal të flasë për Asociacionin, si ‘një prej çështjeve më të rëndësishme të hapura për të drejtat e pakicave në Kosovë’.
‘E shoh themelimin e Asociacionit si çështje e njëanshme, vendore e Kosovës që ndikon vetëm te qytetarët e Kosovës. Duke e pasur këtë parasysh kam bërë çdo përpjekje drejt materializimit të saj. Fatkeqësisht, kjo çështje nuk ka arritur të negociohet’, tha ajo.
Bakojanis theksoi se marrëveshja e fundit e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thotë se ‘çdo lloj negociate për themelimin e tij duhet të bëhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja’.
‘Si rezultat, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë, edhe nëse Komiteti i Ministrave inkurajohet fuqimisht që ta marrë parasysh këtë çështje’, tha ajo.
‘Shpresoj që sot Asambleja Parlamentare do ta nënvizojë nevojën për t’i sjellë nën ombrellën demokratike të KiE 2 milionë europianë të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga shkeljet dhe për të mos lejuar rrezikimin e jetës së tyre’, tha në fund raportuesja.
Në Hot të Malësisë së Madhe në Shqipëri, u përkujtua të shtunën Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila i parapriu Shpalljes se Pavarësisë.
Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi traditat atdhetare dhe kulturore te trevës së Malësisë së Madhe.
“Kjo trevë është djepi i artdhedashurisë dhe patriotizmit. Është trevë që zemra ju këndon me lahutën e malësisë, ku ju vallëzoni me xhubletën tuaj që është pronë shqiptare dhe botërore tashmë. Dhe nga kjo trevë nisi Pavarësia e Shqipërisë”, tha Presidenti Begaj.
Ai u shpreh edhe për rendësinë që ka kjo ngjarje në ditët e sotme.
“6 prilli i vitit 1911 është një ngjarje e madhe për shqiptarët pasi u ngrit dhe u valëvit për herë të parë flamuri i Skënderbeut. Tregoi që shqiptarët ishin të ndërgjegjshëm për Pavarësinë e tyre, për të punuar bashkërisht për të pasur një komb shqiptar në të ardhmen. Është shembull i qartë se si duhet të punojmë ne si politikanë dhe si qytetarë në të ardhmen”.
Nën udhëheqjen e prijësit popullor Pavarësia e Shqipërisë Dedë Gjo Lulit, malësorët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelit dhe viseve tjera, pas 23 betejave të përgjakshme kundër ushtrisë osmane, arritën të ngrinin për herë të parë flamurin kombëtar pas afër 500 vitesh robëri, sinjal, që sipas kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ishte dëshmi e vendosmërisë së malësorëve per t’u shkëputur nga perandoria osmane.
“Nuk ishte një luftë thjesht lokale. Një luftë që kryetrimi Dedë Gjo Luli ishte në krye të 3 mijë luftëtarëve dhe këto luftëtarë ishin prej të gjitha trevave. Shumë prej tyre dhanë edhe jetën për të valëvitë flamurin në Deçiç në 1911”.
Në ceremonitë e sotme, në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, morën pjesë edhe përfaqësues të viseve shqiptare përtej kufirit, në Mal të Zi. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, në Mal të Zi, Bujar Hasangjekaj, tha se për vlerat e saj Kryengritja e Malësisë së Madhe shënohet kudo në trevat shqiptare.
“Ata bënë gjithçka, sakrifikuan gjithçka, madje edhe jetën e tyre për të çliruar trojet shqiptare. Pra, ne të përbashkët kemi gjithçka; kemi historinë, kemi kulturën, gjuhën, flamurin dhe, mbi të gjitha, të përbashkët kemi edhe të ardhmen tonë”.
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është deshmi e qëndresës dhe vendosmërisë së malësorëve për pavarësi, mbrotjen e trojeve dhe idenditetit
kombëtar. Për kontriburin në historinë kombëtare Malësia e Madhe është nderuar me urdhërin “Nderi i Kombit”.
Më 28 mars, lidhja e Serbisë me Rusinë u përforcua kur Rusia u përpoq – dhe dështoi – të siguronte një seancë në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke u përqëndruar në bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë që i dha fund luftës në Kosovë në mars të vitit 1999.
Deputetja Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mbajti një seancë të plotë më 24 mars lidhur me Ballkanin Perëndimor me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Duke dëshmuar në seancë, Lordi Robertson, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se gjatë luftës së Kosovës, “u treguam serbëve se ishim seriozë”. Sot duhet të supozojmë se do të ketë ndikim rus në Serbi. Por kjo është një nga arsyet pse “ne duhet të jemi të ashpër ndaj Serbisë”.
Kryetarja Kearns kërkoi nga Lordi Robertson që të vlerësojë tensionet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të gjitha të mirat,
Joe DioGuardi
President
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”! Është kjo deklarata e fortë që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bëri në një intervistë ekskluzive për gazetaren Nisida Tufa në News24, ku tha se po përgatiten për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar.
Në intervistën ekskluzive për News24, ministri Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.
Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ministri e mbylli intervistën me një mesazh pozitiv për shqiptarët, teksa tha se kosovarët mund të shkojnë kudo në botë, por nuk gjejnë mikpritje si në Shqipëri.BW
RTK – Mos e humbni këtë intervistë me tëtë madhin Enver Petrovci: Vjosa sa dhjetë burra, Albini vetvetja, Sali Berisha më artisti – Intervistoi Adelina Ismajli
Nga Vatikani, Kardinali shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshan Simoni ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën Pashkëve.
Përmes një mesazhi për besimtarët, Kardinali 96-vjeçar uroi për sa më shumë begati, ndërsa theksoi se sot njerëzimi është mbushur me të papritura.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vënë re vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
Ndonëse njofton se po i vëzhgojnë me kujdes lëvizjet, kryeministri Kurti thotë se ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake serbe, nuk është normal, transmeton klankosova.tv.
“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.
Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruan Kurti.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
REPLIKAT
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.
Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.
Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.
Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet
Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë) Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!
Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër skandal sot, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.
Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.
“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.
Komentet