VOAL

VOAL

Krujë, o qytet i bekuar! – Fragment poeme nga NAIM FRASHËRI (25 maj 1846 – 20 tetor 1900)

November 28, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Ambla 4 years ago Reply

    ❤️❤️❤️❤️❤️❤️

Komentet

Mentor Quku dhe vepra e tij madhore për Dom Ndre Mjedën- Nga Emil Lafe

Kur para njëzet vjetësh doli nga shtypi libri i parë i vargores (kolanës) “Mjeda”, me gjithë paralajmërimin e autorit Mentor Quku se në një të ardhme të afërt do të dërgonte në shtyp edhe vëllime të tjera, pakkush mund të përfytyronte atë çka Mentori arriti të realizonte. Vit pas viti, brenda dhjetë vjetësh, me punë të ngulët, Mentori, duke mbarështuar materialet e mbledhura e studimet e pjesshme të kryera për mbi 30 vjet, arriti të ndërtojë një përmendore shkencore për Dom Ndre Mjedën: mbi gjashtë mijë faqe, me 9 vëllime (11 libra): Librat e kësaj vargoreje janë: Mjeda 1 Rinia (1866–1888), 2004, 639 f.; Mjeda 2 Albanologu (1888–1899), 2006, 641 f.; Mjeda 3 (1899–1912): libri i parë Alfabeti (1899–1912), 2007, 679 f.; libri i dytë Liria (1899–1912), 2008, 764 f.; Mjeda 4 Identiteti, 2009, 633 f.; Mjeda 5 (1925–1937) Gjuhëtari, 2010, 739 f.; Mjeda 6libri i parë Bibliografia (e Mjedës), 2012, 325 f.; libri i dytë Bibliografia (për Mjedën), 2012, 729 f.; Mjeda 7 Bashkëkohësit, 2005, 493 f.; Mjeda 8 Album, 2010, 196 f.; Mjeda 9, Përmbledhje, 2013, 253 f. Kjo përmendore e tij për Mjedën, që meriton shprehjen e njohur të Goethe-s: ”Verweile doch, du bist so schön!”[“Qëndro (të të admiroj), se je aq e bukur!”], u zbulua e u duartrokit bashkë me përurimin e Muzeut të Dom Ndre Mjedës në fshatin Kukël të Zadrimës më 11 maj 2013. Mentori nuk arriti të jetojë më shumë se një vit me përjetimin prekës të asaj ngjarjeje.

Takimet me Mentorin (vinte më shpesh në Tiranë sidomos që nga fundi i viteve ’90) dhe diskutimet rreth shestimeve të tij mjedjane, po ashtu letërkëmbimi me të (përmes postës elektronike, 2004–2013) mbeten për mua një kujtim dashur dhe një pasuri shpirtërore. Me ato që dëgjoja prej Mentorit në takimet tona pata ndjesinë se ishte krijuar një lidhje e veçantë shpirtërore ndërmjet studiuesit dhe objektit të studimit: Mjeda po e rijetonte jetën e vet në krejt qenien e Mentorit! Për Mjedën që e kishte tashmë brenda vetes, ai do të shprehej: “Më bënte përshtypje të madhe natyra e tij e zjarrtë prej rrebeli, filozofia e guximit dhe e sakrificës, jeta e tij enigmatike dhe shpirti i tij që vlonte si njëvullkan në veprim.”

Më kujtohet se Mentori ka treguar për takimin e tij të parë me Mjedën kur ishte shtatë vjeç, nxënës i shkollës fillore, përmes vjershës për fëmijë Dimni. Edhe unë dua ta përmend takimin tim, ndoshta jo të parin, por shumë mbresëlënës, me poetin e madh. Ishte vjeshta e vitit 1953, sapo kisha nisur klasën e tretë të gjimnazit në Vlorë, kur në vitrinën e librarisë së Vlorës u shfaq libri Ndre Mjeda, “Vjersha dhe poema” (Tiranë, 1953), përgatitur nga Llazar Siliqi. Ky libër mbeti një nga më të dashurit për mua. Edhe sot e ruaj dhe e shfletoj për të rikujtuar ndonjë strofë a varg. Profesori ynë i letërsisë shqipe, Milo Duni nga Himara, me sa mbaj mend, kishte pasion të veçantë për dy poetë: Jeronim De Radën dhe Ndre Mjedën. Ai dhe antologjia që përdorej atëherë në shkollat e mesme, e hartuar nga Dh. S. Shuteriqi, na e bënë Mjedën shumë të afërt e të dashur. Unë besoj se brezi im i mban mend ende vargjet që na çonin të shihnim me sytë e mendjes peizazhin e Shkodrës dhe të ndienim bashkë me poetin ato çka përjeton “I tretuni”:

Lamtumirë, o mori Shkodrë!

Lamtumirë, o ti Cukal!

Zhduket Buena nën nji kodrë,

zhduket Drini nën një mal.

Si student në vitin e tretë në Universitetin e Tiranës (1957–1958) kam pasur fatin të kem profesor poetin dhe studiuesin Mark Gurakuqi. Pasionet e tij poetike ndërthureshin e shpërthenin edhe në ligjëratat e tij për letërsinë e Rilindjes e të Pavarësisë. Mjeda mund të them se ishte idhulli poetik i Mark Gurakuqit. Ai mahnitej nga frymëzimi e arti i Mjedës, nga lirizmi e notat mallëngjyese, po edhe nga rrebeshi i thirrjeve poetike liridashëse të tij:

Çoniu shërbëtorët e tokës, leni te shpia

shjetnit e vangat, e për gjysë, o trima,

leni parmendat; rrokni pushkët; vetima

iu duk për s’largu, e qe po vjen liria.

Dhe na mahniste edhe ne, studentët e tij, që bëheshim krejt sy e veshë për të thithur ligjëratat e atij pedagogu të papërsëritshëm. Në seminaret prof. Gurakuqi ndalej sidomos te “Andrra e jetës”. Lirizmi origjinal i poemës, jeta e përkorë e skamnore e përshkruar me realizëm prekës, skalitja e figurave të Lokes, Trinës e Zogës, e bënin poemën shumë të dashur, sidomos për vajzat, që thuajse e dinin përmendsh dhe përloteshin. Mbaj mend se prof. M. Gurakuqi iu rikthye Mjedës me një leksion plotësues. Kishte ardhur atë vit për vizitë në Shqipëri një poet bullgar, mik i profesorit tonë (kishin qenë bashkëstudentë në Universitetin e Sofjes) dhe me atë rast, duke pasur në dispozicion edhe një veturë nga Lidhja e Shkrimtarëve, Mark Gurakuqi me mikun e vet vizituan Kuklin, njohën njerëzit që e mbani mend Dom Ndreun, panë vendet ku kishte jetuar e shërbyer ai. Leksioni shtesë i profesor Gurakuqit për Mjedën ishte një autokritikë e çiltër, një rrëfim për një faj, dhe faji ishte: Si e pata lënë unë, studiuesi i Mjedës, pa vajtur në Kukël deri sot! U desh të vinte një poet bullgar, që ta shoqëroja për në fshatin ku Mjeda kaloi aq vite të jetës së vet, ku ka lënë aq kujtime …! Në të vërtetë Mark Gurakuqi, duket se kishte qenë në Kukël në verën e vitit 1944 (22 vjeç atëherë), siç del nga një shkrim tepër i shkurtër i tij i ribotuar te libri 7 “Bashkëkohësit” i vfargorit “Mjeda” (f. 413 v.). Por unë ashtu e mbaj mend rrëfimin e profesorit. Ndoshta ka dashur të na thotë se ishte vizita e parë në Kukël që kur kishte nisur të merrej me studimin e veprës së Mjedës. Disa mbresa nga kjo vizitë e dytë i ka shkruar më 1962 te revista “Ylli” (ribotuar gjithashtu te libri 7 i vargores, f. 410-412). Këtu prof. M. Gurakuqi ka përmendur edhe se termin rendi i ditës e kemi nga një propozim i Ndre Mjedës në Kuvendin Kombëtar më 1922.

Që në gjimnaz kishim mësuar për ndihmesat gjuhësore të Mjedës. Kur zhvilluam morfologjinë historike me prof. Mahir Domin, na dha të lexonim e të konspektonim artikullin e Mjedës për nyjat dhe përemrat pronorë. Më dukej diçka tepër e veçantë që një poet me aq ndjenjë e frymëzim të merrej me ato çështje sa të koklavitura, aq dhe prozaike të nyjave e të përemrave pronorë, duke bërë vëzhgime të mprehta si gramatikan i rysur, që “bënte kuvend” për çështje të holla gjuhësie me personalitete me emër të madh, si profesori Gustav Meyer i Universitetit të Gracit, të cilit i kushtoi edhe vjershën e mrekullueshme “Gjuha shqipe”, që nis me vargjet Përmbi za qi lëshon bylbyli/ Gjuha shqipe m’shungullon … Kontributet e Ndre Mjedës për gjuhën shqipe dhe gjuhësisë shqiptare janë të shumta. Ato i mblodhi me kujdes dhe i përgatiti për shtyp me akribinë e tij të njohur i ndjeri prof. Jup Kastrati. Vëllimi do të kishte dalë si botim i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, por qëlloi viti i mbrapshtë 1967, viti i të ashtuquajturave “lëvizje revolucionare”, dhe libri u tret!

Por le të kthehem tani te vargorja “Mjeda” dhe te autori i saj, Mentor Quku. Vitet e jetës së Mjedës (1866-1937) shtrihen në një periudhë vendimtare plot ngjarje dramatike për fatet e Shqipërisë. Ndre Mjeda, si çdo poet me ndjenjë e me zemër të brumosur nga trualli amtar, ishte një intelektual aktiv i vendit të vet. Prandaj nëpër librat e kësaj vargoreje përshkohet historia jonë, ngjarje e figura të saj. Vargorja “Mjeda”, sado e vëllimshme që duket, nuk është krejt fjala e fundit për Dom Ndreun. Dhe kjo nuk është aspak një mungesë, por përkundrazi një meritë e Mentorit. Nga librat e tij njeriu mëson shumë, por ata libra janë edhe një shtytje e një thirrje për hulumtime të reja mjedjane. Mentori përjetoi një kënaqësi shpirtërore kur pa se puna e tij e gjerë dhe plot pasion për dokumentimin dhe studimin e jetës e të veprës së Ndre Mjedës u dha një gjallëri të re studimeve për Mjedën, zgjeroi numrin e hulumtuesve dhe rrethin e çështjeve që tërhoqën vëmendjen e tyre. Dëshmi për këtë janë dy konferenca shkencore të organizuara, e para në Shkodër më 8 dhjetor 2007, dhe e dyta në Bushat më 1 gusht 2012. Vëllimi me materialet e këtyre konferencave u përgatit për botim nga organizuesit e konferencave, Qendra e Studimeve Albanologjike e Universitetit të Shkodrës dhe Qendra muzeore “Ndre Mjeda”, duke çelur serinë Mjedologji (Enti botues “Gjegj Fishta” Lezhë, 2014, 213 f.). Mendoj se librat e vargores “Mjeda” kanë dhe një vlerë mësimore të drejtpërdrejtë: ata mund të shërbejë si literaturë themelore për një seminar universitar të thelluar për veprën dhe personalitetin e Ndre Mjedës, që do të ishte edhe një shkollë kualifikimi për studiuesit e rinj. Me sa jam në dijeni, ende nuk ka hyrë një praktikë e tillë në fakultetet tona filologjike.

Duke përmbyllur këto fjalë kujtimi e nderimi për Mentor Qukun, mund të them se Mjeda ka pasur fat me Mentorin! Po edhe Mentori me Mjedën! Mjeda e ka frymëzuar për atë përmendore studimesh, që mund të quhet unike dhe madhështore. Ndërtimi i saj ka qenë një nga ato punë ku duhet të vësh edhe mendjen, edhe zemrën. Se ndryshe nuk arrihen. Ashtu si një skulptor frymëzohet nga figura për të cilin ngre një përmendore, ashtu edhe Mentori është frymëzuar nga jeta, nga vepra dhe personaliteti i Mjedës. Kjo përmendore letrare për Dom Ndre Mjedën ka nënshkrimin Mentor Quku, dhe emri i tij tashmë ka zënë një vend të merituar e të denjë historinë e studimeve shqiptare. Dhe ne, miqtë e tij të çiltër e të hapur, që e kemi ndjekur hap pas hapi rrugëtimin e vargores “Mjeda”, kemi kënaqësi ta kujtojmë kolegun tonë, që do të mbetet i gjallë mes nesh nëpërmjet veprës edhe shembullit të madh frymëzues që na ka lënë.

(Marrë nga ExLibris)

Dita ime në kohën e ujit- Cikël poetik nga Visar Zhiti

I MAGJEPSUR…

Kam shtangur i magjepsur
përballë ujëvarave të lumit Niagara.
Sulen drejt meje. Nga vijnë ashtu,
nga parajsa?

Mermere qiellore,
që bini me gjëmime nga lartësitë,
bukuri e frikshme,
frikë bukurie,
te këmbët e mia prej uji.:

Po ç’shpirt më erdhi me flatra pulëbardhe,
Mos je ti?
Më kërkon të shkruaj?
Stërkalat si shkronja uji
me shkronja poezie përzjehen ethshëm…
Më mbulojnë të gjithin…

Si u gjenda kështu
nën një shi të përjetshëm!


UJËVARA AMERIKANE E NJU JORKUT

Dramë tronditëse uji…

Të shoh, je ky shesh lundrues,
ndanë qytetit,
barabar me ecjet tona.

Befas shndërrohesh
në kope kaprojsh pambarim,
të bardhë, të bardhë,
me brirët – copa ylberësh,
me vrapin prej shkume
që rrokullisen humnerave
shkulme-shkulme,
mes vorbullave prej rrjedhash
dhe kohe
me çmenduri dashurie.

Janë thellësitë, janë
dhe brenda vetes dhe jashtë,

Do të qetësohesh? Një tjetër ujvarë
më tej, plot bizhu idilike ankthi,
valëvit një “Vello dasme”,
shih si era e ndehu, e shtriu,

por këtu, këtu ti gjëmon
kaosin zulmëmadh të njeriut…


UJËVARA KANADEZE E ONTARIOS

Horseshoe… Patkua prej ujërash,
i hapur… sa i madh!
Pse të hodhën aty? Që toka të ketë fat…

Që ne, vdekëtarët, të kuptojmë jetën,
nuk është më siç e dinim, veç kërcënime,
pa mbrojtjen hyjnore.

Përballë buçimave të ujit
dhe vdekja nuk është më siç e dinim.
Ç’katarakt vezullim-errët
bën kapërcimin e tejmë
për vazhdimet qiellore!

Dhe unë jam gjysmë-ëndërr
dhe gjysmë-e-tanishme,
Ç’kam përballë,
e ndjej të perëndishme.

Rrebeshe alabastri, ç’rrebesh
plot ngjarje!
Patkua ujërash
i një kentauri prej resh,
gjysmë-hapësirë dhe gjysmë-e-ardhme.

Që toka të ketë fat,
nga lart të hodhën mes nesh.


YLBER DHE URË

Ujëvarë – grua
Mbi truallin – burrë.
Vallëzim ujërash…
Pyje dhe gurë.

Dashuri qielli
Pafund me tokën.
Ja, dhe ylberi
Zgjat ëndshëm dorën.

Magjepsshëm prek
Bregun Kanada
Dhe tjetrin breg
Magjepsshëm SHBA.

Për dikë është gruaja,
Për dikë – e dashura.
Kataraktet plot ngjyra
Si perdet ndër drama.

Si ylber hov dhe ura,
Ç’kufij pa kuptime.
Ujëra, ujëra, ujëra
Si në fillime,

Kur Nju Jork, Toronto
S’ishin as vegim.
Antiujëvarë rrokaqiejt
Tokë-qiell dhe kthim.

Vallëzime ujërash,
Pyje dhe gurë.
Ujëvara – grua
Mbi truallin – burrë.


ÇASTE TË UJËTA

Të lagesh
nga furia e stërkalave
si të një qielli të grirë.

Rreziku – përbindësh uji,
kaq shumë është zbutur
si Shoqëritë Likuide…

Dhe të pikosh vetveten,
mes oshëtiva të dëgjosh
një pëshpërimë të fshehtë.

* * *

Dita jote
U bë kjo anie e vogël…

Dhe futet në mjegulla uji
Si në një ankth të bardhëllemtë,

Sa më pranë mahnitjes.

Dhe të dëgjosh një kaskadë
të thërrasë: S’ka kthim pas!

E megjithatë mbi shkumë uji
si mbi argjend të shkrirë,
kjo ditë kthehet
dhe bëhet imja…


SHKËNCËTARI BALLKANAS NË BRONZ DHE FANTAZMA E ALBANALOGUT KANADEZ

Përballë madhështive
me emrin Niagara Falls,
Mes blerimeve të parkut, mbi rrugë,
Shtatorja e shkencëtarit Nikolla Tesla
në bronz,
Nga Ballkani erdhi, nga jam dhe unë.

Copëz ujëvarë e ngrirë qenkësh njeriu –
do doja t’i thosha albanalogut kanadez,
që më ka përkthyer poezitë,
Robert Elsié.
Po ku ta gjej, ai iku
dhe…
ndërsa një re e madhe shiu
e mbështolli shtatoren
dhe m’u bë si e veshur
me tirqet e bardhë
të malësorëve shqiptarë.

Vegim i vendlindjes, ç’është ky kompleks,
me prindër verbanë dhe udhë të marra, –
Në malet e mia është varri
i albanalogut kanadez
ku më shumë ka Ujë-Vrara.

Bronz dhe fantazma, harrime dhe mjegull.
Më thuaj, si është një ujëvarë e vdekur?


NË MESDITË SHKUAM NË TORONTO

Mesdita në Toronto
rrjedh nëpër xhamat e kullave të larta
si ujvarë qytetare,
e kaltër, e kaltër.

Kumbimet e kambanave të Katedrales
flatrojnë rreth nesh –
pëllumba flladesh.

Po kur të mbarojë shishja e verës
në tryezën tonë në rrugë,
këtu poshtë pemëve?
Dielli – kamerier do na i mbushë gotat
me dritë si me dëshira të reja.

Dashuria nuk është kujtim, do të thosha,
të shtrëngon dorën poshtë tryezës,
e ndjeshme si mesdita në Toronto.

* * *

Dhe unë jam i rrëzueshëm,
shpesh kam rënë,
gjaku më është bërë ujë,
jam vrarë.

Por gjithmonë kam dashur
të bie si një ujëvarë.


QË TË RRITËSH KOHËT E UJIT

Niagara
është ëndërr
që e shohim para se të biem në gjumë,
aq shumë, aq shumë.

Ujëvarë e trupit lakuriq,
që dergjet në shtratin e një dhome hoteli
si varkë në mbërritje.
Edhe kur zgjohesh
ëndrra është prapë aty,
Ajri ka shijen e puthjes
prej molle biblike.

Pagjumësisë së jetës
i duhej një nina-nana e re,
e ku gjendej, veç në lashtësi?

Dhe u shpikën ujëvarat
që kohët të rriten, të rriten
si fëmijët.


FISHEKZJARRET
E ORËS 10 TË NATËS

Dhe degë të blerta shpresash
dhe zambakë të bardhë mirësish
dhe jargavanë blu dëshirash
dhe tulipanë të buzëqeshjes tënde
dhe trëndafilë të kuq puthjesh
të zjarrtë të zjarrtë
mbushin qiejt që digjen
dhe bien mbi ujin e natës
të shuhen të shuhen

Ç’tym temjani që ngrihet
nga misteret e ujëvarta
dhe ti mes tyre, Engjëll.

* * *

Çfarë shoh kështu?

Aniet – arkëmorte
mbi supe dallgësh.

Dhe arkëmortet – anie
që lundrojnë
nga errësira në agimet
qiellore…

Jetë-vdekja
ujëvarë e prerë kohe.


SHI YJESH BIEN MBI NIAGARË

Shi yjesh bien mbi Niagarë
Dhe mbi supet e tua prej ujërash.
Nga kjo magjepsje të vjen për të qarë,
E ç’është përjetësia? – Çaste të humbura…

Si ty më joshin kataraktet,
Erosi i rënies së hapësirë në kohë.
Ato dashuri me të sajat akte,
Brenda nesh shëmben, mrekullisht, oh!

Dhe rrjedhin si ujëvarat në ujëvarë
Kolona ujërash në tempuj divinë.
Nga ato ujana furishëm do ridalë
Dhe trupi yt ashtu i vetëtimtë.

Gjeratore dhe ankth dhe shi yjesh
Vazhdojnë të bien mbi Niagarë.
E ndjej si çahesh dhe si shqyhesh
Bukuri e pamposhtur në mijëvjeçarë.


TI JE DHE IMJA…

Jam dhe unë yti, Niagarë,
Desha të them se ti je e gjithë botës
si në epokën e akullnajave.

Era i ka fryrë dhe për këtej
retë e Europës
bashkë me velat e anijeve të Kolombit.

Ka rënë dhe shiu im sublim
me lotët e stinëve. Dhe uji yt ka mbartur
nga ajo kujtesë me skllevër,
por nuk është luftë civile
përplasja e ujërave.
që çan nëntokën si gjaku…

Plagët e njerëzimit sipër janë bërë qytete.

* * *

Dhe doja dhe s’doja të vija në Niagara.

E pashë për ty, me sytë e tu
në fytyrën time prej muzgjesh.

Po duhej ti t’më tregoje
për ujëvarat e mëdha
dita jote duhej të ishte kjo,
e ndjej të shpërthejë si shatërvan,
currila orësh të bukura derdhen anëve
në rrugën time,
me çurgjet e zogjve
të klithmave të habisë.
Ja, imazhet, duhej t’m’i kishe sjellë ti
me celularin tënd, pa parë më shumë.
Kataraktet – herët në agim,
pastaj në mbrëmjet e dalldisura,
nga “Skylon Tower”,
ngjyrat që derdhen si të tjerë katarakte
dhe ndërrohen
në blu, në të kuqe, në të blertë…
bashkë me ngjarjet
nën shiun që zbret nga lart, nga retë e ulëta
dhe përzjehet me shiun që ngrihet nga poshtë
në furinë e mjegullt e lumit.
Të tjerat janë foto intime, me vajza…
Po dhe ato lumenj janë…

Doja dhe s’doja ta shikoja Niagarën.

Por ti kishe hedhur nga Qielli dy ujëvarat:
atë të dashurisë
dhe të dhimbjes,
që unë të shkoja për ty. Të thashë: i pashë
me sytë e tu
siç shoh gjithë botën tani.


NA DUHET TË IKIM

Na duhet të ikim.
Ujëvarat magjepse do vazhdojnë të bien
ashtu si para mijëra vjetësh
ashtu si pas mijëra vjetësh
madhërishëm si shpirti i shirave
të palodhura si përjetësia,
ditar prej uji i kohës,

Ja, fleta që ka ardhur këtu
dhe poeti Walt Whitman,
Niagara vërshoi në vargjet e tij,
Flokët e gjata dhe mjekrra e gjatë
të bardha iu bënë si prej ujëvare.

Katarakte vdekje ashtu si dhe jete,
përmbytin kujtesën e pashkruar,
që s’kuptohet,
është plot me të papërsëritshmet,
me ujë drite dhe ndjenje,
me ujë agimi dhe natyre,
me ujë takimesh dhe nate,
me ujë dashurish dhe të syve të tyre
që na shohin dhe nga qielli.

Toka me Ujin vazhdojnë krijimin
e asaj poemës së parë që s’mbaron
ashtu si dhe ne.

(Marrë nga ExLibris)

A mbajnë përgjegjësi penale e morale ata që cënojnë një prodhim letrar?- Nga Përparim Hysi

Unë që po bëj këtë pyetje që,sado retorike,përgjegjen e ka brenda, jam Përparim Hysi. Kam hobi të lexuarit,po se po,por edhe shkruaj.Shkruaj poezi,prozë dhe ese. Pa modesti të rreme,jam pakëz poet dhe shkrimtar. Jam autor i 20 librave në prozë e poezi dhe kurrë nuk pretendoj se jam kushedi se çfarë në fushën e letrave, Jam anëtar i LIDHJES së SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË dhe arsyeja që po bëj këtë shkrim-protestë është kjo:
Ngaqë çdo ditë lexoj,dje tek Gazeta SHQIP gjeta një shkrim me këtë titull intringues:” Pasi torturonte ndonjë,shkonte tek banakierja bionde e hotelit dhe…
(Historia e rrallë e hetuesit që i çoi letër ngushëllimi Enver HOXHËS).
Unë jam 82-vjeç dhe,ngaqë e kam hequr mbi kurriz të famshmen”diktaturë e proletariatit”,po filloja ta lexoja dhe,sa shkova aty nga mezi i shkrimit,befas meditova:-Interesant,- thashë,- qenka identik me një tregimin tim. Vazhdova dhe,kur e sosa,u befasova: shkrimi qe nga Perparim Hysi. S’kisha si mos çuditesha,se unë nuk kam dërguar shkrimin tim dhe,sëdyti, qe ndërhyrë sipas qejfit tek tregimi im.
Tregimi im e ka pas titullin”Një puthje me korespodencë” (e kam botuar në vitin 2011 dhe e kam në librin tim”FAji” i ISAKOVSKIT) dhe nuk ka të drejtë askush ta tjetërsojë.Kam qenë në Florida dhe në maj 2011,tregimin”Një puthje me krespodencë” e kam botuar,së pari në Gazetën”Kritika” dhe botonte online, Zoti AGRON CAMI,të cilin gjej rastin ta përshëndes dhe t’i uroj,vetëm shëndet e gëzime,se,pas ca kohësh, e mbylli botimin Ka dhe cënime të tjera,por sa rëndësi ka. ME këtë titull si tek Gazeta Shqip,është botuar dhe tek “Panorama”. Tregimi im është botuar në vitin 2011.
U dërgova protestën time duke kërkuar shpjegime qoftë Stafit të Gazetës SHqip,por edhe Stafit të gazetës Panorama.
AS që e vunë ujtë në zjarr. Duke bërë këtë shkrim,jo vetëm i akuzoj të dy stafet e këtyre gazetave,por pres reflektimin e tyre. E di që as STAFi i gazetës “SHQIP” dhe as i gazetës”Panorama” nuk pyesin për protestën time,se në SHQIPËRI e ka marrë ferra uratën;se dinosaurët politikë e mediatikë as që pyesin as për ligje dhe as për etikë. Më vjen ndërmend,i famshmi K.TH.SPIRI që mes qindrash batuta me qesh e ngjesh,njëra sikur është balsam për shqetësimin tim :”… se këtu,në vendn tim,edhe “koqe” ka kuptim.” E vetmja “hakmarrja ime” për ta,t’ua çjerrë maskën në media ku jam gjithmonë i pranishëm.
Përparim Hysi
Tiranë, 22 qershor 2024

Gruaja e të burgosurit politik Nga Bedri Çoku

 

 

Tregim i vërtetë

Hyra në vorbullën e kësaj ngjarjeje fare rastësisht. Sepse, po të mos isha kthyer në VC – në e qytetit, s’do ta kisha gjetur letrën, e cila u bë shkak të shkoja prapa burrit të botës, për të mësuar cili ishte dhe ku banonte?

Ja çfarë përmbajtje kishte letra.

NADIRE,

 Do të habitesh nga kjo letër, pa emër e pa datë. S’ka gjë, merre pa u shqetësuar; me guxim…Do të shohësh se, prapa kësaj letre, shtrihet një dorë e ngrohtë, miqësore, paçka se është pak e rreshkur dhe e ashpër. Ama është dorë burri! -Kam për të të thënë diçka me shumë rëndësi, nga miku yt i hershëm, njeriu më i dashur në vitet e beqarisë tënde… “Amanetin,- thotë populli,- nuk e tretë as dheu”. Përsa të njoh nga bisedat me bashkëvuajtësin tim, pra, bashkëshortin tënd, jam i bindur se cilësitë e tua morale e shpirtërore, do të të ringjallen edhe njëherë. Ty do të rikthehen edhe një herë kujtimet e hershme bashkëshortore…Të lutem Nadire, më jep mundësinë të të sjell amanetin e shokut tim, të çmuar!

Pres me padurim takimin me ty!

Të fala vëllazërore!

Letrën e gjeta të palosur katër herë. Sapo e lexova, renda prapa njeriut që më pat liruar vendin. Fatmirësisht, fizionominë e tij e kisha ende para syve…E arrita, sa mund të kishte ecur njeriu për dy tri minuta. Ishte i veshur me pallto të madhe gri, me mballoma në të dy bërrylat. Edhe kapelen ashtu e kishte, gri e me strehë të madhe. Kur e pashë nga afër, s’m’u duk më i moshuar se dyzetë e pesë vjeçar…edhe pse mustaqet e mbushura i kishte pothuajse të thinjura. Ai ecte rëndë dhe me hap të sigurtë. Fytyra e tij më ngjalli respekt, gati mistik, ngaqë ishte tepër serioz. Edhe pse ecte sikur asgjë dhe asnjeri nuk i interesonte…ndaj m’u drodhën gjunjtë, kur ai, papritur, u kthye një çast nga unë dhe vazhdoi të ecte përngjit meje, si një shpirt-hije! Mbeta në vend deri sa mora veten. Pastaj iu vura përsëri pas, jo më pak se gjysmë ore. Ai bëri disa ndalesa. Nëpër dyqanE takoi nja dy persona të moshuar, Pastaj hyri në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku, për pak më humbi nga sytë, sepse ai u fut në disa rrugica të panjohura nga unë. E gjeta përballë një ndërtese të madhe të rrethuar me kangjella. E pashë, madje, kur futi disa herë duart nëpër xhepa dhe, i bindur se atë që kërkonte s’e kishte më drodhi një cigare, e ndezi, e thithi disa herë dhe, mori drejtim tjetër, majtas, deri sa u zhduk nga sytë e mi… U interesova dhe mësova se në atë shtëpi të madhe, me kangjella, nuk banonte asnjë grua me emrin Nadire. Aty jetonte një ministër i rëndësishëm i asaj qeverie, me gruan dhe dy vajzat, që studionin në universitetin e Tiranës. Për merak, pyeta aty rrotull, nëse jetonte ndonjë grua me emrin “Nadire”… më thanë se njëra ishte shumë plakë, e vetme në shtëpi, kurse tjetra, disa pallate më tej, ishte nxënëse në Liceun Artistik. Hoqa dorë nga iluzioni se letra që kisha në xhep, mund të mos ishte gruaja, mendova unë, kundërshtare e regjimit. Nadirja e letrës në xhepin tim, gjithsesi, do të mbeste në memorien time, simbol i një gruaje të pafat. Ndaj, letrën desha ta fusja në sendet e mia personale, pa ia treguar gruas. Por jo, ndërrova mendje. Unë që nuk ia kisha treguar kurrë gruas, kutinë e sekreteve, si me urdhër të Perëndisë, letrën për Nadiren, ia tregova. Edhe ajo, kur e lexoi, u mrekullua nga mënyra si ishte shkruar dhe nga përmbajtaja e saj. Doli një mendje me mua: letra i përkiste njerëzve – ish të pasur e zotërinjë, por të përmbysur nga regjimi komunist. Madje, ajo shkoi edhe më larg se unë: shtoi diçka që më pëlqeu pamasë. Përveç zgjuarsisë, ajo tregoi edhe mentalitetin e saj për kundërshtarët e regjimit, kur tha se, një letër të tillë, veç ata mund ta shkruajnë në këtë mënyrë të kulturuar e mirësjellje. Janë shtresa më e virtytshme dhe patriote në vendin tonë. E vlerësojnë njeri-tjetrin nga cilësitë njerëzore e patriotike dhe jo siç bëjnë këta sot. Ishte pikërisht gruaja ajo, që, rastësisht, e zbuloi Nadiren e shumëkërkuar të letrës… Ndodhi një ditë në merkato, teksa ime shoqe merrte, zakonisht, furnizimin e ditës me ushqime, kur njëra nga gratë, në  reshtin e tyre, përmendi emrin e Nadires, Qysh nga ai çast, ime shoqe, nuk e largoi vemendjen nga “Nadiria” deri sa i erdhi rasti për të hyrë në muhabet me të. Gruaja më tha, gjithashtu, se, kur u ndanë përzemërsisht, atë e shoqëronte një djalë, rreth të tetëmbëdhjetave, veshur e mbathur përbukuri, njëlloj siç vishej rinia e kohës. Ndërsa Nadiren ma përshkroi një grua të thjeshtë, të përzemërt, pak të dobët, por simpatike për moshën e saj.

Gjithsesi, mua dhe gruas na lindi një fije shpresë se mund të ishte ajo, gruaja e letrës së çuditshme. Një të dielë e kandisa gruan që ajo të shkonte për vizitë në shtëpinë e Nadires së merkatos, ndërsa unë dola, si zakonisht, për t’u takuar me shokët e mi, për kafe. Por, edhe për të shkëmbyer mendimet tona, lidhur me ecurinë e Shqipërisë komuniste. Përgjithësisht ishim nolistë që, pak a shumë, kishim mbështetur luftën partizane, duke kujtuar se kjo luftë ishte më progresiste për të hequr qafe nazifashistët, por edhe bejlerët e agallarët e vendit. Dy ose tre ishin enveristë të thekur. Ne, të tjerë ishim shokë  qysh  në shkollën tregtare të Vlorës, por dhe gjatë luftës çlirimtare…Ishim të rinj dhe merrnim të mirëqenë çdo propagandë që na bëhej, sidomos në shkollën tonë të mesme, vinin grupe të indoktrinuarë me frymëzime staliniste – komuniste, doktrinë që po lulëzonte, asokohe, edhe në Europë e gjetkë. Atëherë mendonim se e keqja e vendit i vinte nga bejlerët dhe agallarët, pa e ditur se komunistët me të cilët u bashkuam, po të merrnin pushtetin, do ta shkatërronin shtresën e mesme, e cila përfaqësonte pjesën më vitale të popullsisë, siç ishin tregëtarët, bujqërit dhe intelektualët, të cilët brez pas brezi kishin zhvilluar Shqipërinë, bujqësinë me djersën e tyre të ballit. Asnjëherë nuk na treguan se partia që drejtonte luftën partizane, të ishte parti komuniste: e quanin “Parti Demokratike për vegjëlinë,” siç ishin partitë europiane, por me emisarë jugosllavë. Vetëm pas çlirimit, pasi morrëm pushtetin, “Partia e jonë demokratike”, u shpall Parti Internacionaliste Komuniste, siç ndodhi edhe në Jugosllavi. Prishja me Jugosllavinë na gëzoi, por, edhe lidhja me Bashkimin Sovjetik nuk doli ashtu siç e prisnim! Takimi i Enver Hoxhës me Stalinin gjakatar, i cili kishte masakruar miliona bashkëkombas, nëpërmjet programit të luftës klasore, frymëzoi Enverin dhe partinë komuniste shqiptare. Menjëherë u shpallën “kulakët” dhe “tradhëtarët”edhe  në Shqipëri, si në Rusi, në shtresat e pasura të qytetit e të fshatit. Të gjithëve iu konfiskuan pasuritë e tundshme e të patunshme dhe u burgosën ose u pushkatuan, sidomos intelektualët, që kishin studiuar nëpër vendet perëndimorë- borgjeze, me motive nga më të çuditshme të pa para e dëgjuar ndonjëherë. Pak e nga pak shtresa e mesme po shtrydhej si limon e po zhdukej si një lumë që e përpinte dheu. Ishim disa nga shokët, që pavarësisht se patëm luftuar në krahë me komunistët, pas çlirimit, regjimin që u vendos me dhunë, nuk e mbështetëm. Nuk mund të pranonim vendosjen e diktaturës në vend të nacionalizmit, i cili mbante në këmbë çdo komb në botë. Për ne, si kudo në popujt e zhvilluar, shtresa e mesme është ajo që përparon vendin, është palca e çdo kombi, që ruan inteligjencën, dinjitetin dhe zhvillimin e vendit. Kur u kthye gruaja, po e prisja te porta, E kuptova në fytyrë që ajo kishte për të më thënë diçka të mirë, sepse i qeshte nuri. -Ajo është – më tha – Me një eufori që mezi e kishte mbajtur – E kishte burrin në burg, siç e menduam ne… Pastaj më tregoi fill e për pe çdo gjë rreth Nadires. Më tha se jetonte me të dy djemtë në një dhomë të varfër. Edhe pse në varfëri, rregulli dhe pastërtia në dhomë ishin për t’u admiruar. Edhe pse jetonin  vetëm me rrogën e saj, dy djemtë ishin si dy pëllumba: i vogli katërmbëdhjetë vjeç, i madhi tetëmbëdhjetë, të cilin gruaja e kishte parë me Nadiren në merkato, duke shoqëruar të ëmën. I kishte treguar edhe për të shoqin, i cili vuante gati mbi një dekadë në burg dhe kishte ende vite për të vuajtur, ngaqë ligji çnjerëzor, që u vendos në vitin 1962, për dënimet politike, nuk e lironte më asnjë të dënuar politik, pa mbushur vitet e dënimit. Nadiria, sipas saj, ishte një grua zonjë, këmbënguli gruaja, ngaqë e kishte pritur dhe trajtuar me cilësinë e një gruaje, me siguri, nga një derë e mirë. Shprehu kaqardhje për këta njerëz të mirë e të bukur, sidomos për brengën që ravizohej në fytyrën e trishtuar të gruas. Ajo më kujtoi historinë e ujkut me të qengjit, në lumë, që kishin shkuar për të pirë ujë: “E di që nuk ma ke turbulluar ti ujin,- i tha ujku qengjit, por babai yt, prandaj  unë do të  të ha!” Punonte sa i binte bretku në një ndërmarrje ndërtimi. Kush do t’i jepte punë të lehtë një gruaje  të një të burgosuri politik? M’u dhimbsën gruaja me djemtë dhe sytë m’u mbushën me lot. Po sa familje të tjera si kjo vuanin në Shqipëri, vetëm e vetëm, sepse nuk ishin në një mendje me komunistët? E mbylli ime shoqe rrëfimin. E lamë në mirëkuptim që gruaja ta vizitonte, herë pas here këtë familje nën terrorin e persekutimit, dhe, me këtë rast, të çonte ndonjë ndihmë të vogël në formë peshqeshi. Dhe kështu u bë. Ime shoqe u miqësua me Nadiren dhe djemtë e saj, derisa për mua ishte e lehtë tani, për vizitë me time shoqen, tek ata. Kjo ndodhi pas dy javësh, pasi ne shfrytëzuam festën e Bajramit, natyrisht patëm rastin që të merrnim me vete edhe një pjesë të harxheve, me arsyetimin e thjeshtë: ta festonim bashkërisht këtë festë të shenjtë! Ata u befasuan, por edhe u gëzuan kur na pane. Djali i vogël ishte një xhevair i rrallë: i urtë, i zgjuar, i pashëm. Pyetjet e tij, hera – herës, ishin interesante, të mprehta dhe befasuese, për moshën që kishte. Por edhe përgjigjet e tij ishin interesante, që të ngjallnin entuzizëm. Më mallëngjeu kur filloi të tregonte për të atin, i cili e kishte lënë në bark të nënës, kur babait i kishin hedhur hekurat në duar. Kurse i madhi m’u duk se ç’kishte një heshtje, jashtë natyrës së vet, një heshtje të sforcuar, sepse ndryshe shprehnin sytë e tij të ëmbël, ngjyrë kafe. Nga përvoja ime, natyrisht, nuk e pata të vështirë të kuptoja se ai djalë, më i rritur, i lidhur me hallet e të ëmës, me problemet familjare dhe të ardhmen e tyre, nën atmosferën e rëndë të luftës klasore, domosdo që do të përjetonte në sytë e tij edhe dramën shpirtërorë të nënës së vet. Sapo atmosfera u ngroh dhe nisën bisedat e zakonshme, atëherë vendosa të nxirrja letrën e t’ia tregoja Nadires. Nuk i thashë asgjë. Ajo e mori me majat e gishtave, pak e hutuar dhe e trembur. E lexoi me një frymë. Të gjithë po shikonim atë se si po ndryshonte në fytyrë.

– Për ty është? – i thashë, i paduruar, si një axhami. Ajo nuk ktheu përgjigje. E lexoi letrën përsëdyti, derisa nga buzët i doli një pshërtimë e thellë.

– Po, po…për mua është shkruar…

Dhe lëviste buzët vetmevete. Çuditërisht si tjetër njeri. Sytë e mëdhenjë, të pastër e të qëruar nga trishtimi, nuk shikonte asnjë nga ne.

– Po si ndodhet kjo letër në dorën tuaj? – pyeti sikur zbriti nga një planet tjetër.

-Rastësisht! Ka disa muaj. A ju ka takuar ky njeri?

-Patjetër. Erdhi më takoi…

-Ishte i jashtëzakonshëm ai njeri. Me siguri i liruar nga burgu!

– E paskët njohur?

– Vetëm sa e kam parë. Por e kuptova që atij i kishte rënë kjo letër…E ndoqa deri sa u gjenda m’u pranë tij, por letrën nuk ia dhashë. Dëshiroja të njihesha me atë, me ju që vuani nga diktatura e sotme. Kam falenderuar Zotin disa here, që më dha mundësinë të jem sot midis jush, bashkë me gruan, në shtëpinë e një martiri, që po vuan në burgjet tona të tmerrshme, me shumë shqiptarë të tjerë dhe familjet e tyre, sepse duan lirinë e shqiptarëve, të Shqipërisë rrethuar me tela me gjëmba dhe bashkimin e trojeve tona të grabitura me dhunë. Qofshin të lavduar idealistët e vërtetë!

NUK E LEJOJ VETEN TË VDES- Poezi nga HASAN MUZLI SELIMI

Eci me duart lidhur pas shpine.
Shëtitores së gjërë, tani jabanxhi.
Këtu veç ëndrra më sillte, të gjurmoj pleqërinë.
Në gjithë ato lagje kalova pa lënë asnjë shenjë.
Tani udhëtoj pa shok, pa njohje.
.
Kur të vdes dua ta shikoj veten time.
Kërrusur mbi një palë këmbë të thame.
Kockat mbuluar me lëkurën e vjetëruar.
Të qesh me veten e tepruar prej kohës.
.
Askush s`do kujtojnë fondin tim në të gjallë.
S`ka prej atyre që më njohin këtu, as që duan një përrallë.
Do përpiqem mos ta nxjerrë veten prej syve.
Përzihem me turmën e humbas.
Kush do më kërkoj vallë?
Ata që prej meje s`mbajnë mend asnjë fjalë.
.
S`mendoj që në kafetoren e lagjes do ketë prej atyre që më kujtojnë.
Jo se nuk isha shenjë, pas meje balli nuk shihej … rend i ri, … pa përralla.
Unë do vdes një ditë.
Kam qef të flasin për mua, sikur flas unë për ata, tani mbi ta ledina.
Të më shajnë, kalin e kishte me samar të shkymë.
S`dinte ta mbante kafshën, ditët i numëronte sprapthi, hobi i tij.
.
Shumë thonë, kur të vdes nuk më shikoni.
Dëgjoj këtë ritual në nota muzikore, n`këngë.
Mendoj veten ndër duar m’përcillnin atje tek …
Të nesërmen unë ngjitem kodrës … të gjëjë mrize.
Pushimores ti vë një degë gjethe … kurorën e kroit ta ledhatoj edhe pa ujë.
Në maje dua të dal me një hap, duart n`gjysmëgjoks.
Maratona ime të jetë rekord.
Nesër të flitet për këtë trofe, të vdekurit garojnë me hijet.
.
Kur të ngjitem në sallonin e pritjes madhe të shikoj …
Ata duke rrufitur kafe … asnjë fjalë për të vdekurin e djeshëm.
Asnjë këngë përsëgjalli …
Do qesh me veten, … rri … do ik … mbas derës një tabaka.
Një qindshe, … asnjë fjalë …
Kurrë nuk do merret vesh kush e la.
Hasan Muzli SELIMI

Franc Kafka, vizita e fundit e Milenës në spital, shkrimtari që dukej se mbante peshën e botës

100 vjetori i vdekjes së Franc Kafkës është shënuar në Bibliotekën kombëtare me një ekspozitë dhe dy kumtesa të studiuesve austriake e çeke. Nga letërsia te jeta plot tallaze që u mbyll shpejt për shkak të sëmundjes, takimi rikthen në vëmendje kontributin e tij letrar

“E dashur Milena ka kaq kohë që këtu jupret një copëz letre, por nuk arrij ta përfundoj, sepse vuajtjet e vjetra më kanë gjetur edhe këtu, më sulmuan dhe më hodhën poshtë”.

Kjo është veçse një nga letrat që shkrimtari i njohur Franc Kafka i drejtonte Milenës, një prej grave më të rëndësishme të jetës së tij. Për shumë kohë, pyetja ka qenë, a shkoi Milena ta takonte në Austri, ndërsa ai kurohej dhe priste fundin? Studiuesja austriake Charlote Aigner i jep përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë kam gjetur regjistrime audio në arkiva që tregojnë për këtë vizitë të sajën në vendin ku ai kurohej dhe jo vetëm që e ka vizituar por kjo është dëshmia e vetme për pamjen e tij në ditët e fundit të jetës”, tha Charlote Aigner.

Në 100 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të njohur me origjinë hebre, që jetoi në Çeki, shkroi gjermanisht e vdiq në Austri, në Bibliotekën Kombëtare u ekspozuan veprat e tij përkthyera në shqip ndërsa ambasadori çek, Karel Urban dhe ai austriak Christian Steiner , vlerësuan shkrimtarin.

 

Ambasadori Çek: Besoj se nuk jam i vetmi që mendoj, se kush ishte Franc Kafka në të vërtetë? A ishte çek apo gjerman? Kam dëgjuar një shprehje interesante për të, që gjatë jetës së tij kishte probleme me botën dhe tani ka bota probleme me Kafkën, si ta kuptojë veprën e tij.

Ambasadori Austriak, Steiner tha se “Jam i lumtur jo vetëm në mënyrë zyrtare por edhe personale sepse Franc Kafka dhe vepra e tij më pëlqejnë shumë”.

Përtej diplomacisë së dy shteteve, portreti i imtë i shkrimtarit që u shenjua nga elementet e ekzistencializmit dhe i dha mbiemrin e tij përshkrimeve për pasardhësit, Kafka u përshkrua edhe si ëndërrimtari të cilit bota i rrinte ngushtë.

“Franc Kafka shihej si një vëzhgues i qetë dhe një person ku dukej se qëndronte gjithë pesha e botës. Si është e mundur që ky njeri modest që vështirë ta vësh re, që u diplomua në drejtësi dhe botoi vetëm disa tregime gjatë jetës së tij u bë një nga shkrimtarët e shek 20. Një djalë i butë dhe i ndjeshëm që jetoi në ëndrrat e tij dhe u përplas me një baba pragmatik dhe nëna Pragë ka kthetra që nuk të lëshojnë kurrë”, tha studiuesja çeke, Marketa Malisova.

‘Kështjella’, ‘Metamorfoza’, ‘Procesi’, ‘ Letra Babait’, apo ‘Letra Milenës’, janë disa prej veprave të tij më të njohura. Në shqip ai erdhi vetëm pas ‘90-ës ndërsa siç vërejti nëndrejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, shqiptari që pati admirimin e Pragës ishte Aleksandër Moisiu.

(BalkanWeb)

Udhёtim nё Londёr- Nga ARTUR SPANJOLLI

 

E prisnim kёtё udhёtim qё prej mё shumё se dhjetё vjetёsh. Isha interesuar vite mё parё, por tё udhёtoje pёr atje, kishte naze puna. Nёse doje t’ia shkilje dheun, shteti anglez, pёrpara se tё tё jepte vizёn, kёrkonte qё udhёtari jo vetёm tё prenotonte hotelin, por edhe t’a kishte gjithashtu udhёtimin e paguar vajtje ardhje. Gjithё ato pretendime tё koklavitura burrokratike, sikur tё ikje nё parajsё dhe jo nё dheun e akullit dhe ngricёs, na kishin mbodhisur fare. Kjo ishte arsyja qё udhёtimin e kishim shtyrё pa fund. Mё nё fund, mbas marrjes sё qytetarisё nё vendin bujtёs, bёmё edhe pashaportat e reja. Tani, nuk na mbetej gjё tjetёr, veç se tё prisnim biletёn dhe t’ja mbathnim drejt kryeqytetit tё Europёs.

Nuk mjaftuan kёto, por qё nga momenti kur u bёmё mbarё, filloi tё na ecё ters gjithçka. “E hёngёrt dreqi kёtё punё!” shfryja duke turfulluar ditё mё vonё. “Aq e pamundur qenka tё vizitoke dheun e Shekspirit?!” Po kёrkonim hotel nё google, dhe duke i hedhur njё sy çmimeve, na pёlqeu njё ofertё, ndaj tё tunduar po merreshim me prenotimin. Shkruajtёm shifrёn me tё cilёn duhej paguar hoteli dhe me njё frikё tё çuditshme nga mosdija, vumё edhe numrat e kartёs me kujdes pёr tё bёrё transaksionin. Simbas rradhёs sё gjёrave, fill tek posta elektronike, na mbёrriti konfirmimi i prenotimit tё hotelit pёr tetё ditё. Veç se nuk po arrinim tё bёnim pagesёn. Qarku i pagesёs nё display sillej e sillej por nuk mbyllej me sukses. Shuma qё duhej tё paguanim i kalonte tё 1500 euro. Ja behu edhe e papritura e parё. Nga banka arriti lajmi turbullues. Pagesa on-line nuk mund tё bёhej e plotё, sepse maksimumi i tёrheqjes ditore nga karta e kreditit ёshtё 1500 euro. “Po tani si i bёhet!?” Pashё nё sy bashkёshorten. Njё tmerr i fshehtё po na ngjitej nё ndёrgjegje. Duke mos patur eksperiencё nё fushёn e pagesave on-line, na dukej sikur duke dhёnё numrat e kartёs, me hir a me pahir, do tё na i zhvatnin tё gjitha paratё. “Si ka mundёsi qё s arritёm t’a bёnim pagesёn? Ne konfirmimi nga hoteli na erdhi!” ia pat ime shoqe. Ndoshta e kishim bёrё pjesёrisht, atё?! “Ja!” vazhdoi, sikur tё donte tё mё mbushte mendjen. “Nga Wedgewood hotel, ka ardhur prenotimi!” Mbeta si i shushatur, sikur sapo tё isha rizgjuar prej njё letargu dhjetё vjeçar. I zhytur nё tё thella, po kruaja ballin. “Provojmё t’i telefonojmё!” shtova. “Dhe ta sqarojmё!”

Gjetёm numrin e telefonit anglez dhe qё nga ai moment, filloi edhe aventura mё absurde, e humbur e kapjes si tё linjёs por sidomos e komunikimit me njё frymё tё gjallё robi, pёrtej fillit tё telefonit, njёmijё e katёrqind e tetёdhjetё e gjashtё kilometra larg. Ishte e djelё mbasdite. Nuk dinim a na i kishin marrё njё pjesё tё parave, a rezultonte e prenotuar dhoma, a…

“Po konfirmimi nga llogaria bankare kur vjen?!” mё pyeti ime shoqe.

“Konfirmimi vjen zakonisht mbas disa ditёsh. Ky ёshtё transaksion ndёrkombёtar!”

“Veç atёhere do ta kuptojmё plotёsisht!” ma ktheu. “Tani provojmё t’i telefonojmё!”

Mbas disa tentativash, çuditёrisht, njё zё burri, vendosi t’ia kёpuste tingullin grishёs dhe nervozues ziles sё telefonit nga pёrtej detit dhe u pёrgjigj. “Hello!” U sqarua me tё ime shoqe, e cila, vёrtetё kishte mbaruar pёr anglisht, por aq shumё vite mё parё sa e kishte humbur fluiditetin nё tё folur. “Transazioni nuk ёshtё bёrё sepse emri i prenotuesit, nuk rezulton i njёjtё me emrin e titullarit tё kartёs bankare!” mё sqaroi, “por kanё tё dhёnat e kartёs, pra mund t’i heqin kur tё mbёrrijmё atje!”

“Si do t’i paguajmё, a e pyete? Karta ime, nuk nxjerr mё shumё se 1500 nё ditё, ndёrsa hoteli kushton mё shumё!”

“Janё shumё çёshtje pezull. Ja t’i marrim rishtaz!” ja ktheva.

Qё nga ajo ditё, kam provuar pa egzagjerim, mbi 40 herё t’i merrja prap nё telefon, por dukej sikur telefoni tё ishte vendosur mbi njё pllakё varri, ku askush, kurrё nё jetё tё jetёve, s do tё kishte shanc tё pёrgjigjej. “Pёrgjigjuni, mor ju dhjefsha rracёn!” klithja, ndёrkohё qё, mbasi kapja me zor linjёn e Londrёs, tutje detit, zilja e telefonin veç tingёllonte bosh. “Pёrgjigjuni, tё mallkuar!”

Edhe pse kokёfortёsia ime ballkanase ishte gati heroike, askush nuk e ngriti receptorin kurrё. Me ditёt, situata filloi tё bёhej gjithnjё edhe mё e nderё. “Po çfar dreq hoteli qenkan qё s pёrgjigjen nё telefon? Mos jetё Hotel fantazёm? Njё kurth pёr tё na zhvatur lekёt?!”

“Jo!” ma kthente ime shoqe. “Pёrndryshe nuk do tё na pёrgjigjeshin njё herё. Pastaj, prenotimin ne e kemi. Shkojmё atje, gjejmё vendin dhe i biem direkt ziles!”

“Po. Dhe me siguri do na presin me lule!” flisja me ironi. “A e kupton se nёse nuk bёhen tё gjallё mbas 40 tentativash telefonimi, don tё thotё se nuk janё serjozё. I shkruajmё e-mail nuk pёrgjigjen. I telefonojmё, nuk e ngrejnё telefonin. Ndёrkohё, tё dhёnat e kartёs time tё kreditit tashmё i kanё. Mё thuaj, si tё shkojmё nё mes tё dhjetorit nё Londёr, pa e ditur se ku do tё strehohemi! E ke ti njё kurajo tё tillё?!”

“Ua sa i marrё bёhesh!” ma kthente ajo. “Do tё flejmё tek hoteli qё kemi prenotuar! Ja. Tek wedgewood hotel!”

“Po qe se nuk e gjejmё?!”

“Si mor nuk e gjejmё? E gjetёm nё internet! Ja adresa!”

“Mund tё jetё njё mashtrim. Njё hotel fantazёm. Me siguri serjozё nuk janё, sepse njё hotel serjoz, pёrgjigjet mbas aq shumё telefonatash. Po tё na kenё mashtruar, ku do tё flejmё ne nё Londёr, nё mes tё ftohtit?!”

“Si mor mund tё jetё mashtrim?! Po qe ashtu do tё thёrrasim policinё!”

“Dёgjo kёtu!” vazhdova. “Unё dua t’a anulloj kёtё prenotim virtual, ndoshta mashtrues dhe dua tё gjej njё hotel tjetёr. Njё pёr tё qenё. Sidomos tani qё kemi blerё edhe gjashtё bileta avjoni. Po shkojmё atje pёr qejf, jo qё tё na gjejё belaja nё pikё tё dimrit!”

“Po. Tё humbasim edhe nja njёmijё euro tё tjera!”

“Mё mirё tё humbasim njёmijё euro tё tjera, se sa tё shkojmё atje, pa e ditur se ku po shkojmё dhe kush na pret!”

Fundi i labirinthit mbёrriti sapo kontaktuam njё nga ato tё paktat agjenci turistike, tё cilat i kishin mbijetuar stuhisё sё internetit bёjevetё.

Mё nё fund, na gjetёn njё hotel tjetёr, Melia white house.

“Nuk ёshtё se edhe ky na e ka me tё hedhur?!” pyeta punonjёsin disi me mosbesim.

“Dёgjo!” mё tha operatori duke mё rrahur shpatullat. “Kam vite qё bashkёpunoj me kёtё hotel. Tё gjithё klientёt e mi kanё mbetur mёse tё kёnaqur. Ёshtё njё mega strukturё me 600 apartamente tё vogla brenda!” Fjala e tij ma solli shpirtin nё vend.

Ndaj, njё ditё tё ftohtё dhjetori, u nisёm pёr tё marrё “Ryanaire.”

Ngaqё mendonim se do bёnte ngricё, e kishim dingur valixhen me tesha dimri. Por ja qё klima na qёlloi e butё. Veç diellin nuk do ta shihnim gati kurrё. Edhe kur dilte pёr pak çaste, ishte njё diell metalik, i bardhё, si njё shkёlqim alumini, krejt i çuditshёm. Shpesh mendoja se nuk binte shi, – s kishte njerёz me çadra -, por kur fenerёt e makinave ndriçonin, atёherё shquheshin fare qartё pikёlat e ujit. E kuptonim se vёrtetё po binte shi, por ishte njё shi aq i imёt, sa veç kur qulleshe krejt, e kuptoje se vёrtetё po binte.

Kur shkelёm tokёn e lavdishme britanike, me siguri, rastёsia na e kishte ruajtur ndonjё rreng tё papritur. Na kishin ndodhur tё papritura nё Itali, nё Spanjё, nё Francё dhe Portugali, jo mё tani, kur po aventuroheshim aq larg. Jo vetёm larg por edhe gjёrat ishin mbrapsh. Duke filluar nga shenjat rrugore, simbolet, deri edhe makinat iknin andej nga duhej tё vinin.

E kam dor me njё. Kur vё kёmbёn nё njё vend tё panjohur; vend, ku nuk di si funksjonojnё gjёrat, aty gjithmonё do tё ndodhё papritur diçka ters. Jo shumё e mirёpritur.

Sapo zbritёm nga avjoni, me valixhet e rёnda, filluam tё ecnim nёpёr disa tunele tё gjatё, tё cilёt nga dalja e avjonit, deri tek mbikqyrja e pashaportave, mu duk sikur e kaluan kilometrin. Mbas tuneleve, me vetveten reflektuar nёpёr pasqyra, po shkisnim mbi ca shkallё lёvizёse horizontale, tё cilat nuk mbaronin kurrё. Ishin sa qesharake, po aq edhe argёtuese, mjaft tё mbaje ekuilibrin. Mё nё fund, mbasi kaluam edhe doganёn, na duhej tё blinim tre bileta, pёr tё marrё njё tren, tё cilin as nuk e njihnim fare. Pёr tё ikur diku, se ku, as vetё nuk e dinim. Gjithçka ishte njё zbulesё e re.

Njerёzit shkonin e si njё lumё i rrёmbyer. Kishte kinezё, arabё, indianё, afrikanё, veç njerёz tё atij vendi, dukej se nuk kishte. Gjithё ky integrim magjepёs, po mё mahniste jo pak! Mё nё fund, tek sorrollateshim pёr tё kuptuar se ç kёrkonim, ku ishim dhe pse po rrinim aty si alienё, gjetёm dikёnd tё gatshёm tё na tregonte tek pajisjet elektronike, se si bliheshin biletat me kartё krediti. Na nevojitej njё orё e gjysёm rrugё, pёr tё arritur nё Hotel, ndaj, tё merrje taksi, siç kishim vepruar gjithkund, nёpёr shtetet e tjera sapo kishim vёnё kёmbёt, as nuk mund tё mendohej. Rruga do tё na shkonte fare shtrenjtё.

“Ku do tё shkoni?!” na pyeti punonjёsi, i cili ndihmonte bujtёsit e ri. Ne, vizitorёt e sapo ardhur, dalloheshim fill, sepse, mbas çdo dhjetё hapash ndalonim, dhe krejt tё pasigurtё, hidhnim sytё andej kёndej, sikur tё na kishte humbur vula.

“Ja kёtu”, i tha im shoqe duke i treguar adresёn e Hotelit.

“Deri aty nuk shkoni dot me tren. Ju duhet tё ndaloni nё Viktoria, pastaj aty, tё merrni njё taksi ose metronё!” Lёvizёm kokёn disi tё çliruar. Me ndihmёn e çmuar tё tij, premё tre bileta. Pastaj, duke tёrhequr valixhet, si ato tё burgosurit lёshuar rrugёve tё botёs, ecёm drejtё, pa ditur se ku. “Po tani nga tё ikim?!” Idetё nuk na pёrkonin.

Njёri thonte diçka. I dyti ishte nё mёdyshje. Unё kisha njё mendim tjetёr. Demokraci hesapi. Mё nё fund, njё mulate, na ndihmoi si tё kalonim portёn automatike, e cila hapej duke treguar kodin e biletёs. Zbritёm shkallёt dhe tani, tё bindur se tё papriturat mbaruan, prisnim trenin. Time shoqe i erdhi dёshira pёr tё pirё cigare.

“Nuk mund tё pishё. Nuk pihet kёtu!”

“E kam cigare elektronike, ç ke ti?!”

“Ore po nuk pihet. Kur tё arrijmё do ta dredhim njё sё bashku!”

“S pyes njeri!” tha dhe shkoi prapa kollonave duke e ndezur. Ishte ftohtё, por jo ai i ftohti qё mendonim. Gjendeshim mё nё fund, nё tokёn ku kishim dashur tё shkonim 10 vjet mё parё. Qielli ishte njё masё gri e ftohtё. Dritat ishin ndryshe. Shinat e trenit, tё heshtura dhe tё ftohta. Krejtёsisht tё panjohura. Nё ndёrgjegjen time, dukeshin si tё ishin shina tё njё galaksie tjetёr. Rrija duke mbikqyrur dy valixhet dhe pirgun e 3 çantave tё shpinёs, ndёrsa djali kish filluar tё grindej me nёnёn. Pse pin cigare tani? Nuk lejohet. Ç tё duhet ty? Ja kthente ajo. Pse do tё marr lejen ty! Rri aty mbaj vendin tёnd. Dje dole nga veza, sot don tё bёsh ligjin. Dhe ai rishtaz, krejt i xhindosur. Hidhe atё cigaren e shpifur. Hidhe shpejt. Nikotinomane je, ja ç je!

Mё nё fund treni erdhi fare i heshtur. Lёvizja sikur tё kisha zёnё krimba. Deri sa ta fusja kёmbёn tek hoteli, nuk isha i qetё. Sapo u hapёn dyert e vagonave, futёm valixhet brenda, u sistemuam tek njё kabinё e trenit dhe se di si mё erdhi ndёr mend, preka xhepat me pёllёmbё. Shih pёr telefon, nuk ka. Kёrko andej, kёrko kёndej. S po e gjeja telefonin asgjёkundi. Fytyra po mё bёhej e bardhё nga tmerri. Po mё kapte paniku. “Ore, nuk po gjej telefonin!” thashё.

“Si mor s po gjen telefonin?!” I preka nga tre herё xhepat, asgjё. Hapa edhe çantёn e shpinёs, asgjё. Po zbehesha krejt nga hutimi. “Ore po e kisha nё xhep! Ku shkoj mor i mallkuari? Dreqi e treti a si?!” Treni pas pak çastesh do tё nisej. Do tё nisej?! Oh orё e mallkuar. Vend i mallkuar. Si mor mu zhduk telefoni?! E kisha nё xhep, ca çaste mё parё, kur kalova postbllokun. Do tё mё ketё rёnё, ose dikush ma ka vjedhur. Mё ishte tharё pёshtyma krejt. Ime shoqe filloi tё zgurdullonte sytё. Mori telefonin e saj dhe bёri numrin tim. U pёrgjigj anglisht njё zё burri. “Mё duhet tё zbres, me patjetёr. Treni, pas pak çastesh, do tё nisej nё njё drejtim tё panjohur, tё mallkuar, dhe unё, tek telefoni kisha gjithçka. Dokumenta, kartёn e kreditit, biletat. Gjithçka mё nevojitej pёr dinjitetin tim. Si i bёhej pa telefon, nё njё botё, e cila pak nga pak po trasnsferonte gjithçka nё celular? Ndёrsa ime shoqe vazhdonte tё fliste, krejt i tronditur, unё gati sa nuk ulёrita nga padurimi: “Nёse do tё zbresim. Duhet tё zbresim tё gjithё dhe shpejt. Pёrpara se treni tё niset!” Si mund tё udhёtonim vallё? Do tё ishte gjithçka mё e ndёrlikuar. Oh orё e mallkuar! Kishim bёrё disa orё rrugё, pёr tё lёnё namё tani, nё njё stacjon treni tё panjohur?! E dija. E dija. Nuk mё kishte humbur kurrё asgjё, askund. E dija se do t’a humbja si xhaferri simiten. “Zbresim!” ulёrita. Pastaj kapa valixhen mё tё rёndё dhe zbrita me nxit trenin nё nisje. Portat ishin akoma tё hapura. E lashё valixhen tek shkallёt, u ngjita me nxit. Doja tё takoja njeriun, i cili e kishte gjetur dhe po fliste me tim shoqe.

“Telefoni, telefoni, kam humbur telefonin!” i ulёrita njё punonjёse shёrbimi e veshur me njё xhup bizel. Tek i flisja, imitoja xhestin e telefonit nё vesh. Vajza e huaj, me siguri indiane, fare e re, mё shikonte sikur sapo kisha ardhur nga njё planet krejt i panjohur. Nё fillim nuk rreagoi, veç ngrinte supet duke rrudhur buzёt. Mё pas nisi tё thoshte: “Qetёsohu. Qetёsohu!” Hidhja sytё ande kёndej plot ankth. Askush nuk pёrgjigjej. “Orё e mallkuar!” ulёrita. “Mё duhej ta humbja nё çastin mё kritik!” Pashё tё vinte me vrap im bir, i cili nuk dinte ç tё thonte. “My phone, my phone..?!” vazhdoja unё.

“Çfarё bёn ti, s tё vjen zor qё ulёret kёshtu?!”

“Qepe se ta ngjesha. Shko shpejt dhe mos e lёr vetёm mamin!”

“S dua!”

Djersё tё ftohta po mё kalonin nё mish. Dukej gjithçka aq surreale, aq e çuditshme, e pabesueshme.

Ime shoqe, braktisur nga ne, vetёm mbi njё tren nё nisje, sa me zor kishte arritur tё dilte. Nё fillim kishte nxjerrё njё valixhe. Pastaj nga frika se mos nisej treni, nuk kish dashur tё ngjitej pёr tё marrё valixhen tjetёr. Por nё çast, kishte ndёrruar mendje. Ishte zhytur rishtaz brenda si skifter, kishte rrёmbyer edhe valixhen tjetёr. Kish bёrё gjithçka, ndёrkohё qё shkёmbente gjysma fjalёsh anglisht nё telefon me gjetsin.

Ja ku u gjendёm tё gjithё tё hallakatur. Valixhet sa andej kёndej, si qentё pa tё zot, dhe ne, vetё pasagjerёt, pa asnjё lloj lidhje, organizimi. Krejt tё çoroditur nё çast.

Unё, akoma i mpirё nga mosbesimi, sillesha andej kёndej, duke parё fytyrat e ftohta tё njerёzve sikur tё doja tё gjeja fajtorin e farsёs. “I lost my phone. Sombady find my phoneee?!” Askush nuk pёrgjigjej. Im bir, vazhdonte tё mё qortonte pёr si po e pёrballja situatёn. “Si s’tё vjen zor? Si s ke turp?! Po, po, ti. E humbe telefonin!” Valixhet pa tё zot, vazhdonin tё ishin atje poshtё. “Shko!” i bёrtita. “Ndihmo mamin!” Ndёrkohё, ime shoqe, nё momentin qё kishte nxjerrё edhe valixhen e fundit, dera hermetike e trenit nё nisje, gati sa nuk ja kishte zёnё bёrrylin nga presjoni i mbylljes hermetike.

Tek i ngulja sytё njerёzve me shpresёn se dikush do tё ngrinte dorёn, pashё bashkёshorten tё ngjiste shkallёt e nёnkalimit. Vazhdonte tё fliste ende nё telefon me gjetsin. “Ku jeni? Mund t’a ngrini dorёn ju lutem? Nuk ju dalloj!” Unё, vazhdoja tё sillesha andej kёndej, krejt i hutuar. E kisha humbur si xhaferri simiten. Stacjoni ishte pak a shumё i qetё. Askush nuk afrohej tё mё pyeste: si e keni hallin zotёri? Ç vёnd ishte ky ishull?! Si mё ra mor i mallkuari telefon? S mё kishte ndodhur kurrё! Tё paktёn s ma kishin vjedhur, sepse hajdutёt puna e parё qё bёnin, i hiqnin skedёn telefonit dhe e shisnin.

Mё nё fund burri ngriti dorёn. Ishte njё vёzhgues i portave hermetike, qё hapeshin pasi rilevatrorit tё informacjonit i tregoje kodin e biletёs. Oh ç mallkim! Apo, isha ndoshta nё ёndёrr? Si nga ato makthet pёrpara zgjimit qё i bёja shpesh. Mё nё fund, burri dy metrosh, si njё gorrillё e heshtur, ndёrsa rrinte mbёshtetur tek parmaku, nga ana tjetёr e stacjonit, i zgjati telefonin time shoqe.

Se di pse, por mё erdhi t’i ulёrija: “Po ti s mё pe mua qё po ulёrisja, mor debil?!” Por, se di, a do kisha tё drejtё, t’i thoja diçka tё tillё?! Ai ishte gjetёsi. E falenderova, pёr faktin qё tё paktёn arrita ta gjeja. Kjo ishte kryesorja.

Vetёm nё atё çasta, u kujtuam pёr valixhet. Zbritёm me vrap pёr tek bagazhet pa tё zot, lёnё andej kёndej, atje poshtё. Ishte skena mё absurde dhe surreale qё mё kishte ndodhur ndonjёherё nё jetё. Por e kisha zemrёn e qetё. Ah Steve Job, Steve Job. Unё ta vё fajin ty qё ja ke hedhur njerёzisё. I ke bёrё njerёzit si me hije. Pas pak, qenjet njerёzore do tё duan mё shumё telefonin, se sa sojin e vet. I drogove njerёzit me internet sipёrfaqsorё, si dikur britanikёt, ja punuan kinezёve me hashish. Ah pjellё e mallkuar, dinake! Isha tёrё nerva.

Poshtё, bashkё me erёn, e cila u bё fare e hidhur dhe e ftohtё, plasi dhe shamata. Ishim plot nerva, si deti i zi para shtrёngatёs. Stacjoni ishte krejt i zbrazёt. Si njё teatёr bosh ku ne, po tё donim, mund edhe tё kapeshim me grushta. Trenit tjetёr, i nevojiteshin akoma 20 minuta qё tё mbёrrinte nё stacjon.

“Çfar dreq burrash jeni ju aman?! Mё leni vetёm dhe kёrrcisni dhe ikni. Ah ju dhjefsha burrat!” ja pat ime shoqe.

“Ju thashё: zbresim tё gjithё. Pastaj zbrita!” u shfajsova.

“Po ti mor, po ti?” Ju kthye djalit. “Si s tё vjen zor, qё mё le vetёm?!”

“Unё vrapova drejt babit!” u shfajsua edhe djali. “Ti. Ti e pate fajin vetё! Pse s zbrite!”

“Si tё zbrisja? Po flisja nё telefon!”

U çakёrdisёm krejt nga nervat. Bёrtit njёri, shaj tjetri, mallko i treti. Gjithё nerva, pёr çaste tё tёra, mbetёm nё heshtje. “Si mё ra, mor burr i dheut, se morra vesh fare!” vazhdoja tё thoja krejt i humbur. Tani e shtrёngoja celularin nё xhep, sikur tё kisha frikё se do tё mё zhdukej rishtaz. “Edhe djalli vetё tё ma kishte marrё, nuk do tё kishte qenё mё i zoti!” Se kuptova hiç. Ime shoqe, humbi prap mbrapa kollonave dhe filloi tё pinte njё tjetёr cigare. Rrinim me fytyrat e vrenjtura duke parё nё drejtime tё ndryshme. Ndihesha si mut. Gjithçka prej fajit tim. Epo kjo punё. Mё nё fund treni erdhi. U ngjitёm dhe u ulёm diku duke mbikqyrur mirё valixhet. Sikur na erdhi shpirti nё vend.

Tё nesёrmen u zhytёm nё atmosferёn madhёshtore, tё ftohtё por krejt magjepёse tё metropolit verior. Tjegullat ishin tё errёta, muret tё bardha, ose tё kuqe pa suvatim, dritaret krejt tё zeza. Dyert ishin tё errёta, tё shurdhёta, tё kabashme, me njё zotnillёk, elegancё tё papёrshkrueshme. Ajri ishte gri, qielli krejt i mbyllur si hi zjarri i shuar. Dritat ishin pa fund. Gjithё ajo gjallёri artificjale lulesh, dritash, zbukurimesh prej festave, dukej sikur donte tё mbulonte mungesёn e dritёs sё diellit, tё verdhёn e mesdheut. Kishte brymё dhe sqotё. Dhe herё herё, frynte njё erё qё tё priste si brisk rroje. Por ishte bukur. Aq bukur sa gjyserrёsira e mesditёs, na dukej e gjallё, plot dhurata. Gjithçka buzёqeshte mrekullueshёm, sikur tё bёhej gati, tё tё dhuronte diçka. S kisha parё kurrё aq shumё tё huaj, nё njё qytet tё huaj.

Mbas disa ditёsh, tek ecnim pёrbri lumit tё gjёrё, nё mjergullёn e ftohtё tё funddhjetorit, mu shfaq dramaturgu si fantomё. I kishte sytё e rreptё, mjekrrёn si push miu, ballin e gjёrё, flokёt e gjatё. Na shikonte ftohtё, qё pёrtej mjergullёs. “S jam nё ёndёrr!” i thosha vetes. “Kёtu vёrtetё fantazmat egzistojnё!” Njёra syresh mё duket se mё grabiti edhe telefonin.

Por, para se ta pikasja gjeniun e letrave, na kishin ndodhur disa gjёra interesante, tё çuditshme. Ndёrsa hanim bukё, e kisha lёnё hartёn e qytetit anash tavolinёs, dhe kur u ngritёm, ajo kishte avulluar. Nё hotel, edhe pse i kёrkuam gjatё, na u zhdukёn disa ilaçe. I kёrkonim andej kёndej, por nuk i gjetёm qё nuk i gjetёm. Pastaj na u zhduk dhe rishfaq ditёn tjetёr, skeda e dytё magnetike, me tё cilёn hapnim derёn e apartamentit. Vend i çuditshёm, mendoja. Mirё ilaçet do tё na i kenё marrё pastrueset e dhomёs, po skeda ç’ti nevojitej vallё? Dha ja tani, nё mes tё mjergullёs, mbas rreth 410 vjetёsh, po mё shfaqej dramaturgu i fantazmave mbi ledhe. “Ç neh?!” po i thoja me mend. Isha krejt pa fjalё. Nuk bёnte ftohtё, ndaj duart nuk i mbaja ngjeshur nё xhepa. “Ti kёtu?” Nuk foli. Nuk mu pёrgjigj. Veç mё shihte si pёrtej mjergullёs, me fytyrёn, krejt enigmatike. Sytё, linja e buzёve, deri edhe vetё mustaqet, po i merrnin njё shprehje tё vёngёrt. Sikur tё donin tё thonte.

“Ju ç neh kёtu? Pse keni ardhur nga kaq larg?!”

“Ju ç neh?” ja ktheva me mend. “Pse u shfaqёt krejt pa kuptim? Ndoshta mendja e ndritur, atje poshtё nё zjarrin e hadit ju ka squllur kurajon? Dikur ishit fare pranё zemrёs time. Tani dashuroj shkrimtarё tё tjerё!”

“Unё nga humbёtirat e ferrit kam ardhur, t’ju tremb, t’ju tromaks, me njollat e gjakut mbi duar!” mu bё sikur mё tha. “Nuk ka sapun qё ti laj ato, si tё Ledit Makbeth. Kur tё flesh nё gjumё, do jetё akoma edhe mё keq. Ju do tё mendoni, se ndёrgjegja e lodhur, mё nё fund do ta gёnjejё disi vetveten. Nё vdekjen e pёrnatshme do tё kridheni. Truri, me melhemin e harresёs, do tё spёrkatet.

Gjumi: fajet, tmerret, thika qё pikon gjak. Ah thika qё pikon gjak! Gjithçka ndoshta, do ta fshijё me napёn magjike tё pёrhumbjes, veç pёr disa orё. Ju do tё mendoni se do pushoni nё paqe. Ja hodhёt. Por kurthe tё tjera ju presin. Leshrat plot gjak, sytё e zgurdulluar tё viktimёs. Ah ai mbreti plak! Ah helmi nё vesh, helmi nё vesh! Mё i keq ёshtё ai, se sa thashethemja. Mё i keq, se vetё zhiva e nxehtё. Unё nga zgafellat plot zjarr dhe squfur kam ardhur. T’ju zgjoj. Thonё, se disa njerёzve. Nga fajet e tmerrshme, tё cilat ndёrgjegja, me dredhi mundohet t’ja fshehё vetvetes, kur i tregojnё diçka tё pёrafёrt, ato nuk e durojnё dot, kёrcejnё pupthi me tmerr. Disa syresh, fillojnё edhe ulёrasin fort: dritё, dritё! Ja kёshtu, ndёrgjegjja e pisёt. Pёr fat tё mirё, akoma nuk e kanё shpikur melhemin magjik, qё fajet, vrasjet e ndёrgjegjes, njё nga njё t’i fshijё. Siç fshijmё njollat nё mur me gёlqeren e bardhё!”

“Po ju?!” e pyes, “italjan ishit apo janё fjalё kot?! Fjalё ziliqarёsh!”

Nuk mu pёrgjigj. Mjergulla çuditёrisht fillon dhe zhduket. Sheshi ёshtё i gjёrё. Qielli ёshtё gri dhe i ftohtё. Nga njё e shqyer e reve, pёr njё çast, njё dritё e ftohtё, si prej alumini, mё verbon sytё. Zotёria, qё çuditёrisht i ngjan aktorit, ёshtё anglez. Si ёshtё e mundur ti ngjaj aq shumё?! A ndoshta, ёshtё truri im, ai qё po e transformon?!!! “Excuse me, how can i find Globe. The famous theatre?!”

Ma shpjegon, sa me duar, me kёmbё. Nё krye tё kaptinёs ёshtё tullac. Anash, i ka leshrat e gjatё. E falenderoj dhe filloj tё orjentohem duke ecur rrugicave tё lagjes sё famshme. Shtёpiat dhe ndёrtesat mё tё vjetra, dallohen nga ato mё tё rejat. Ngjajnё me lёkurat e vyshkura tё shekujve, mbetur nё formё muresh, rrёnojash, dritaresh, themelesh, harqesh dhe kapitelesh. Ato shquhen gjithkund. Kaloj njё kishё, nga e cila ka mbetur veç muri i gurtё, gjigand. Nё majё, dallohet lulja e trёndafiltё, e rrumbullakёt. La rosetta. Pastaj me rradhё, na dalin pёrpara, mure me tulla tё kuqe, kangjella hekuri, çati tё zeza, dritare zbukuruar me lule maji ngjyrё rozё, qё çelin edhe nё dhjetor. Gёrmat e mёdha nё bronx, reflektojnё madhёrishёm, plot xixёllima ёndёrre, mbi trotuarin e ndriçuar nga shiu i mёt. Piklat e ujit tё padukshёm, nuk rreshtёn kurrё.

Mё nё fund e gjej Teatrin Globe, por nuk mundem ta vizitoj. Ёshtё i mbyllur dhe krejt i rrethuar nga njё mur i lartё, hermetik. Lexoj se mund tё vizitohet veç nёse bёhen vizita tё prenotuara.
Dhuratat e qytetit pa fund janё akoma edhe mё tё pafundme se sa ai vetё. Gjithkund vёrshojnё drita, ngjyra, gjeometri, vetrina madhёshtore. Sikur tё jetonin gjigandё dhe jo liliputё nga e gjithё bota. Qyteti natёn, ndriçon aq shumё, sa yjet nuk egzistojnё mё. Bluja e ftohtё e hёnёs, duket akoma edhe mё e largёt dhe e heshtur. Atje, nё majё tё qiellit tё errёt dhe tё panjohur, tё ftohtёt duhet tё jetё akoma edhe mё i tmerrshёm. Por tё ftohtit e Londrёs, ishte i bukur, i madhёrishёm. Mbytej nga pёrralla e dritave nёpёr bulevarde.

Njё natё, e humbёm toruan krejt. Mes shiut tё imёt. Kёtё herё binte vёrtetё sepse edhe tё tjerёt kishin çadra. Mes masёs njёmiljonshe tё turistёve pёrreth, hartёs nё dorё, e cila lagej vazhdimisht, nuk po gjenin drejtimin pёr tu kthyer nё hotel. Kishim ecur gjithё ditёn, si ushtarёt nё front. Por ky ishte udhёtim nga mrekullia nё mrekulli dhe jo nga kurthi nё kurth.

“E di unё!” thonte djali. “Pse nuk mё besoni?!” I besuam. E ndoqёm dhe mbas dhjetё minutash, u gjendёm nё tё njёjtёn rrugё. Krejt tё nervozur, tё lodhur, me sqotёn qё na pёrplasej nё fytyrё, vura syzet. Bёra dritё me telefon dhe po kёrkoja tё ktheja hartёn nga drejtimi qё duhej tё merrnim. Djali u shkreh krejt nё mallkime dhe pasthirrma fyese. “Mbylle!” i ulёrita. “E pamё sa e dije drejtimin e duhur!” Mё nё fund, duke çarё njerёzit si mizat, nga udhёkryqi ku lidheshin 5 rrugё, iu futёm bulevardit tё duhur. Ecёm gjatё. Mё nё fund bulevardi dyzohej. “Dreq o punё!” ngrita zёrin. Kishim marrё drejtimin e kundёrt. “Duhet tё jetё nga krahu tjetёr!” i thashё tim shoqe. Mё dukej vetja si nё mes tё njё xhungle njerёzish a mbi Titanik. Ai rrinte prapa, krejt nevrik, duke sharё ndёr dhёmbё. “S mё dёgjoni mua ju. Ja humbёm tani!” thonte shpesh. “Edhe po humbёm, s’ka problem. Ti je me ne!”

“Po. Po. Jam me ju. Asgjё s merr vesh ti!”

Kur arritёm nё shtёpi, ishim krejt tё dёrrmuar. Dukej sikur e gjithё bukuria e ditёs kishte firuar si tym mishi tё pjekur nё ajёr. Ishim tё lagur dhe disi me nerva, por akoma, pёrplot me dhuratat e Londrёs, shtrirё, pёrtypnim bukurinё. Janё tё mrekullueshme, dhuratat e Londrёs. Janё si çokollata aeroportesh. Falen ato gjithkund. Nё çdo udhёkryq, nё çdo shesh, nё çdo park madhёshtorё, i gjen ato.

Mbas darke, qe ai qё u shkreh i pari kundёr meje. “Sa herё tё kam thёnё. Mos mё thuaj bёj kёtё bёj atё!”

“Deri 18 vjeç!” ja kthej. “Do tё bёsh ç tё themi ne. Pastaj, bёj ç tё duash!”

“Nuk jam kalama i vogёl, ti bindem urdhёrit tёnd. E di vetё!”

“Jo. Nuk e din vetё, derisa gabon!”

“Unё gaboj?! Ti gabon. Nё fillim desh humbe kartat e imbarkimit. Pastaj telefonin. Pastaj drejtimin. Mё pas do humbёsh edhe kokёn!”

“Ore do ta mbyllёsh gojёn ti! S ta lejoj, kuptove?!”

“Nuk e mbyll!” ulёriti ai.

“Mbylle ore gojёn se na vjen turp! S ke faj ti. Pёrfiton nga fakti se ne jemi tё civilizuar. Tё ishe ti fёmijё nё kohёn time, do tё zhdёpeshe nё dru!”
“Hё provoje. Ta shohim?! Shi sa i kam muskujt!”

Shtrembёrova turitё duke lёvizur kokёn. Po e shihja nё sy.

Mbas shamatёs, binte pёrherё njё qetёsi e sikletshme. Mbushur me tencjon, fjalё tё pathёna, mёri tё pa sqaruara. Nё heshtje, gjithkush zhytur tek celulari i vet, fillonim tё kridheshim nёpёr botёt tona fare tё ndryshme. Nuk dija ç tё bёja. Tё shihja kanalet e tv-sё britanike, tё eksploroja hartёn pёr tё gjetur vende dhe muzeume pёr t’i parё ditёn tjetёr, apo thjesht, t’i hidhja njё sy fotografive tё bёra ndёrsa pija njё birrё tё ftohtё. Po shihja fotografitё nё celular. Royal Albert Hall. Albert memorial. Kesington Gardens, Paddington. Notting Hill. St. James Park. Westminster, Tower Bridge.

Apartamenti ishte aq i ngrohtё, sa natёn, i mbushur nё djersё, ecja nё errёsirё dhe hapja dritaren qё tё hynte pak ajёr i freskёt. Do tё dёshiroja tё kisha njё mbulesё disi mё tё hollё, jo atё jorgan aq tё rёndё, si pёr tё mbuluar njё siberjan nёn dёborё. Shkova tё ul kondicjonerin por si tё gjitha sistemet angleze, edhe ai ishte krejt nga e kundёrta. Nё vend qё ta ulja, e ngrita mё keq.

Njё darkё, kur dolёm tё tre nga restoranti me kupolёn e xhamtё tё British Museum, vera e kuqe mё kishte sjellё disi nё qejf. S isha i dehur, thjeshtё kisha ardhur paksa nё qejf dhe piklat e ftohta tё shiut po ma gudulisnin kёndshёm lёkurёn. Ecja si pёrçart, i dehur ca nga vera, ca nga vezullimet plot ngjyra dhe eleganca e rrugёve tё Londrёs. Kisha rrokur prej qafe djalin. Duke ecur, po qeshnim duke treguar qyfyre. Pak mё tutje, krejt e mbuluar me pellushin e saj tё zi, po ecte ime shoqe. Zhurma e makinave, boritё, era e freskёt e darkёs, aromat e pemёve, hapat e njerёzve pa fund, gjithçka po bёhej gjithnjё edhe mё interesante.

“Sa bukur qё jemi tё tre kёtu!” Djali nuk foli. “Pushimet i bёjnё aq mirё familjes. E forcojnё! E shёndoshin!”

“Ça dreq pushimesh janё kёto, ne po bёjmё nga 15 kilometra nё ditё duke ecur!”

“Ashtu quhen. Pushime!” ja ktheva unё.

“Po. Pushime aktive!” Pastaj ja dhashё prap: “Sa bukur. Mё nё fund po komunikoj edhe me ty. Ti kohёt e fundit s bёje gjё tjetёr, veç se mbylleshe nё dhomё dhe humbeshe nё celular. Ndaj ishe shumё larg, edhe pse ishe fare afёr nesh! Pse, jetё ёshtё kjo?!”

“Po. Po. Ti, po ti? Mos pi kaq shumё. Atё bёj!”

“Unё po pij shumё?! Dy gota me verё piva!”

“Po mua pse s mё lёr tё pi?!”

“Kur tё mbushёsh moshёn do tё pishё edhe ti. Do tё pishё sa tё zhdёpesh. Do tё dalёsh me vajza tё bukura. Ehu. E tёrё botё do jetё e jotja. Ç ti bёj vetes time unё, qё u thinja!”

“Po pra. Ja pse tё thёrras plak-o!”

“Mirё! Ti shyqyr mё thёrret kёshtu. Ka qё mё thёrrasin xhaje!” thashё dhe u shkriva gazit, duke parё nga im shoqe. Ajo ktheu kokёn dhe buzёqeshi. Ishte njё buzёqeshje e ёmbёl, e dlirё, e bukur. Njё buzёqeshje ku kishte lumturi dhe mirёnjohje.

“Sa mirё!” pёrsёrita. “Sa i lumtur qё jam kёtu me dashuritё e mia!”

Kur morrёm avjonin e kthimit, mbas 9 ditёsh, po e ndjeja se kisha rёnё nё dashuri me qytetin. Ёshtё e çuditshme, sepse qyteti, me bulevardet, me ushqimin, me aromat, me dritat, me kopshtet, me pallatet madhёshtore, me lumin dhe urat, nuk flet. Ai nuk ka zё. Nuk shqipton asnjё fjalё dashurie. Por megjithatё, ai tё flet mё shumё se ç duhet. Tё flet me mijra fjalё magjike.

Ulur tek sedilet e avonit, po lodhesha disi duke pritur radhёn pёr fluturim. Avonёt rrinin nё pritje njёri mbas tjetrit. British airline. Vouling. Ryanaire. Airfrance. Emirates…. Erdhi mё nё fund edhe radha jonё.

“Mi jep kufjet tё lutem!” i thashё djalit.

“I dua vetё!”

“I don vetё?! I ke mbajtur gjithё kёto ditё. Mi jep tani. Janё tё miat!”

Mi dha fare pa dёshirё. “Veç pёr 10 minuta,” mё tha.

“Veç pёr 10 mimuta!” ja ktheva.

Aeroplani jonё, gjigand, si njё pёrbindёsh i bukur, krenar dhe i pamposhtur, filloi dhe lёvizi me njё uturimё tё mbytur. Pak nga pak, por gjithnjё edhe mё i bindur. Vura kufjet dhe fillova tё dёgjoj tingujt e njё kёnge qё e adhuroja. Edhe pёrzgjedhja e njё kёnge sipas humorit tё shpirtit, ishte pёr mua njё art mё vete. Çdo gjendje shpirtёrore, kishte nevojё pёr njё tingull tё tijin. E dija me saktёsi ç muzikё i nevojitej shpirtit tim nё ato çaste. Ishte njё ndarje nga njё dashuri e bujshme, plot vrull, plot aroma, ngjyra, tinguj. Ndaj mё duhej njё muzikё agresive, e fuqishme, por gjithashtu edhe romantike. Plot tinguj qё tё ta zbusnin shpirtin dhe tё stimulonin lotёt. Ah lotёt e lamtumirёs.

Ndarja filloi tё marrё ca ngjyra romantike, tё cilat, e dija, do tё mё bёnin tё lotoja. Vura ballin e nxehtё tek xhami i dritares. Ishte i ftohtё akull. Uturima e motorrave u shtua. Tani dukej si tё ishte rёnkim pёrbindёshi tё errёt, tё frikshёm, tё pamposhtur. Gjithçka pёrreth dridhej fort. Edhe zorrёt po mё dridheshin. E ndjeva uturimёn e motorrёve deri nё shpirt. Si njё tronditje ekzistencjale.

Muzika po ma zbuste shpirtin krejt. Mё dukej sikur po ndahesha me tё dashurёn, mbasi kishim kaluar sё bashku orё plot zjarr pasjoni. Oh mirupafshim vend pёllumbash. Mirupafshim bulevarde, drita, madhёshti pa fund. Mirupafshim, restorante, muze, kopshte pa skaje, ketrusha, pata, rosa, zogj tё qiellit. Mirupafshim mjellma qё nuk munda t ju shoh dot, shatёrvane madhёshtore, obeliskё, statuja gjigande.

Avjoni filloi tё ngrihej. Muzika ishte nё kulmin e fuqisё saj. Ç ishte muzika vallё? Ishte ajo si njё shpirt qё ulёrin. Ndoshta vetё tingulli i panjohur i heshtjes tonё. Njё shkulm energjie qё trand kordat e padukshme tё gjoksit. Njё vibrim energjie brenda heshtjes ulёritёse.

Avioni tani po fluturonte si njё shqiponjё krenare, mbi copёzat e parcelave tё dheut qё kishim lёnё tutje. Mirupafshim vend i mrekullueshёm. Rrugё pa fund, bulevarde, shtёpia, kangjella, ballkone llozha, zhytur nё heshtjen e bardhё. Pemё, parcela, hapёsira bari tё gjelbёr nё gri. Tashmё gjithçka filloi tё bёhej e vogёl. Sa mё shumё avjoni ngrihej, aq mё shumё unё ndihesha i plotfuqishёm.

Pastaj u zhytёm nё grinё e reve. U zhytem nё ёndёrrёn e jetёs, dhe mё dukej se ende po flija nё gjumё.

Pamja ishte krejt surreale. Tutje dielli nё perёndim ishte shkrirё mes reve tё bardha nё gri. Vargmalet e reve rrinin nё sfond, krenare, sunduese, tё pamposhtura. Pranё nesh, shtrihej njё hapёsirё e rrafshёt reshё, e cila shёmbёllente me njё fushё gri, tё mjergullt, plot avuj, tym dhe ujё. S arrija ta kuptoja, por mё intrigonte aq shumё.

Mё duket se gjithçka, nuk ishte mё jeta reale. As ёndёrra, por as edhe zhgjёndrra. Ndaj unё, se dija, nёse mё duhej tё zgjohesha, apo mё duhet akoma tё rrija kredhur nё gjumin e jetёs?! Nё gjumin e Londrёs.

Artur Spanjolli

Lirika vere- Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 

1.Intime

Kur më puthe ti,thashë më shpoi një gjemb
Hajde më puth prapë,që më pak t’më dhëmbë.
Ti më thuaj:-Të dua,por të vjen si turp
Të mbulon të kuqtë si vera në kupë

Si vera në kupë,je si luleshqerrë
Unë pa patur turp,puth buzën sheqer
Buza nuk më del,sulem dhe nga gjiri
Shpirti im si s’del,nuk ngopem së piri,

Pi e pi sa dehem, qe raki sarhoshe
Dhe aty dhe “shdehem”,o moj bukuroshe!

2.Një mikeje

Dielli më hedh ar
Hëna veç argjend
Fare nuk i dua
Para syrit tënd,

Pylli fal gjelbërimin
Deti kaltërsinë
Po për Përparimin
Veç mbi ty synë.

E ç’të them,moj mike,
Me ty jam sevdallisur
Nuk pyes më, moj shpirte,
Sado që jam kokëthinjur,

3,Kur të lë mosha…

Jeta më shkon bosh,si një murg i ngratë
Asgjë nuk më josh,sikur jam shpirtthatë
Seç vijnë më ngacmojnë ca vajza noksane
Ato më kujtojnë,një tjetër “jallane”,

Sa largohet njëra,tak shfaqet një tjetër
Eh, se si u bëra, se jam burrë i vjetër!
Dhe më nakatosin,më prishën humorin
Unë i hardallosur,dua të bëj gazmorin.

Njëra ma ka gjoksin si të jetë Pamela *
Tjetra ma ka syrin si të jetë Ornela **
Unë i shoh me neps,se nuk kam fuqi
Pak mbetem me “stres”,se jam pleqëri.

*Pamela Anderson-aktore amerikane e famshme për gjoksin e saj,
** Ornela Muti-artiste e madhe italiane,

4.Nudo

Kishe dalë nudo dhe bëje shullë
Bobo,sa të pashë,një lemëz më zë.
Më zë lemzë e keqe(grriq-grriq,më griu)
Je e mirë,moj dreqe, s’duroj dot”ditëziu”

Zgjohesh e tramaksur,se të zgjoi lemza
Kur sheh një kokëzbardhur që vështron”andejza”
“Andejza” lakuriq si të ka bërë nëna
Unë”Krisht në kryq”,se s’duroj “gjëma”,

Dielli të ka nxirë, mu si bukëfike
Unë dehur pa pirë,o e bukura mike!
Lemza më këputi(mend më mori shpirtin)
Shpëtoj a s’shpëtoj? Ti e pret “shiritin”.

5. Shqetësim

Pa feksur mëngjesi,kishe zënë pusi
Të mundonte “stresi”( na kishin parë të dy,)
Na kishin parë të dy,shtritur tek mullari
Mbushur me fjalë fshati,sa s’mbante “kadari.”

Çfarë t’i them babait (bobo,ku të futem?)
Është më mirë nga sytë,fare unë të zhdukem
-Prit,-të thashë,e gjeta:-Po vij tek ytatë
T’i tregoj veta se ç’bëmë atë natë.

Se,në fund të fundit, nuk po bëjmë shaka
Unë të dua ty dhe ti më do mua
Kështu kësaj pune do t’i vëmë kapak
Për llafet e fshatit,mos u bëj merak.

Tiranë,16 qershor 2024

Më 16 qershor 1313 shkrimtari Giovanni Boccaccio, eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes

Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaço) (1313– 21 dhjetor 1375) qe një shkrimtar dhe poet italian, mik i Petrarkës, dhe eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes. Shkroi një numër të rëndësishëm veprash, ku përfshihet Dekameronin dhe De mulieribus claris. Shkroi në italishten popullore dhe veçohet për dialogjet realiste të cilat ndryshonin nga ata të shkrimtarëve mesjetar, të cilët zakonisht ndiqnin modele skematike për karakteret dhe subjektin.

I njohur si il Certaldese, Giovanni Boccaccio qe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIV: i cili me Dekameronin e tij, që u përkthye menjëherë në shumë gjuhë, u bë i njohur dhe vlerësuar në nivel europian (dhe botëror më pas)[4], aq sa, për shembull, ndikoi edhe letërsinë angleze, me Geoffrey Chaucer-in.

Disa studiues (mes të cilëve Vittore Branca) e konsiderojnë si prozatorin më të madh europian që ka pasur një rol dominues në panoramën letrare të shekullit të XIV. Shkrimtar poliedrik dhe i zhdërvjellët, zotërues i një eksperimentalizmi të aftë të përfshinte tendenca dhe gjini të ndryshme letrare, duke i ngjizur në vepra origjinale, si dhe një nga pararendësit e humanizmit të nisur nga mësuesi dhe miku i tij, Françesko Petrarka, duke i vendosur bazat në Firence.

Së bashku me Petrarkën dhe Danten, bën pjesë në të ashtuquajturat «tre kurora» dhe, në shekullin e XVI, Pietro Bembo e konsideroi Boccaccio-n si modelin e përsosur të prozatorit[6]. Boccaccio qe një promotor i rëndësishëm i figurës dhe veprës së Dantes, duke kopjuar dorëshkrime të Komedisë Hyjnore, pikërisht nga ai të emërtuar hyjnore duke nisur kritikën dhe filologjinë danteske. Në shekullin e XX Boccaccio qe objek studimi kritiko-filologjik nga Vittore Branca dhe Giuseppe Billanovich dhe Dekameroni i tij, u kthye në film nga regjizori dhe shkrimtari Pier Paolo Pasolini.

Biografia

Fëmijëria fiorentine (1313-1327)

Giovanni Boccaccio lindi midis qershorit dhe korrikut të vitit 1313 nga një marrëdhënie jashtëmartesore e Boccaccino di Chellino-s, tregëtar fiorentin, me një grua të shtresës së ulët. Nuk dihet me siguri se cili ishte vendi i saktë i lindjes, midis Firences dhe Certaldo-s: Vittore Branca pohon se, kur Boccaccio firmos si Johannes de Certaldo, kjo tregon se Certaldo është vendlindja e familjes, por jo vendi fizik i lindjes. Fakti se ishte një fëmijë ilegjitim duhet të peshonte mjaft në psikën e Boccaccio-s, përderisa në veprat vulgare (dmth. në gjuhën italiane) ndërtoi një biografi mitike, të idealizuar, duke bërë të besohej se ishte i biri i një gruaje nga familja Capetingi, duke mar në këtë mënyrë spunto nga udhëtimet tregëtare që i ati bënte në Paris. I njohur që në moshë të vogël nga i ati, Giovanni u mirëprit, afër vitit 1320, në shtëpinë atërore që gjendej në lagjen e San Piero Maggiore-s. Falë gjendjes së mirë të të atit, mori mësimet e para pranë shkollës së Giovanni Mazzuoli da Strada, babai i Zanobi da Strada-s. Përgjatë rinisë, Boccaccio mësoi kështu bazat e gjuhës latine dhe artet liberale, përveç mësimit të Komedisë Hyjnore të Dante Alighierit, përderisa i ati ishte martuar me aristokraten Margherita de’ Mardoli, e afërme me familjen Portinari.

Adoleshenca napoletane (1327-1340)

Një mjedis kozmopolitan: formimi autodidakt

Por Boccaccino dëshironte që i biri të futej në profesionin e tregëtisë, sipas traditës familjare. Pasi i bëri një instruksion të vogël në Firence, në 1327 Boccaccino vendosi ta merte me vete në Napoli, qytet ku Boccaccino ishte agjent shkëmbimi i familjes Bardi. Boccaccio mbërriti kështu, katërmbëdhjetë vjeç, në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i Firences: nëse Firence ishte një qytet komunal fortësisht provincial, nga ana tjetër Napoli ishte selia e një oborri mbretëror dhe kozmopolit, si ai i Anzhuinëve.

Mbreti Robert Anzhuin (1277-1343) qe thellësisht fetar si dhe jashtëzakonisht i kulturuar, madje i apasionuar pas kulturës aq sa të krijonte një bibliotekë mjaft të madhe, të drejtuar nga eruditi Paolo da Perugia. Bashkë me të shoqen Sancha d’Aragona (1285-1345), ai mbajti një oborr shkëlqyes, i fundit shkëlqim i madh i Napolit anzhuin para luftërave civile nën Giovanna-n e I.

I ati, Boccaccino e pa shpejt, me keqardhje, se i biri nuk ndihej rehat në zyrat e shkëmbimit monetar, dhe se preferonte ti kushtohej studimit të letërsisë. Për më tepër, pasi u përpoq ta shkëpuste nga këto prirje, tërësisht të huaja për tregëtinë, Boccaccino e regjistroi të birin për jurisprudencë në Universitetin e Napolit “Federico II”. Boccaccio ndoqi për dy vite (1330-1331) leksionet e poetit dhe juristit Cino da Pistoia, por në vend që të studionte me të të drejtën kishtare, parapëlqeu të ndiqte leksionet poetike që pistojezi jepte jashtë mjedisit akademik. Falë Cino-s, në fakt, Boccaccio u thellua në traditën stilnoviste të gjuhës vulgare, pasi vetë Cino qe në marrdhënie miqësore me të adhuruarin Dante. Për më tepër, Giovanni nisi të frekuentonte Oborrin Anzhuin (ku njohu, veç Paolo da Perugia-s, edhe Andalò del Negro-n) dhe të merrej me letërsi: shkruante si në latinisht ashtu dhe në italisht, duke hartuar vepra si Teseida, Filocolo, Filostrato dhe Caccia di Diana.

Një tjetër element i përdorur në arsimimin tipik të kohës isthte mësimi i disa nocioneve gramatikore dhe leksikale të gjuhës greke nëpërmjet murgut dhe teologut bizantin Barlaam di Seminara, i ardhur në Italinë e Jugut si ambasador për llogari të perandorit bizantin[22]. Rinia napoletane nuk u mjaftua vetëm te frekuentimi i mjediseve akademike dhe oborrtare: përrallat dhe aventurat e tregëtarëve që Boccaccio dëgjonte ndërsa punonte në bankën tregëtare do të ishin themelore për panoramën narrative që do të merrte jetë me Dekameronin.

Fiammetta

Në këtë pikë poeti, i bërë një autodidakt i ditur dhe entuziast, krijon mitin e tij letrar, sipas përvojës së traditës stilnoviste: Fiammetta, ndoshta Maria d’Aquino, bija ilegjitime e Robert Anzhuinit. Periudha napoletane përmbyllet papritur në vitin 1340 kur i ati e thërret në Firence për arsye të rrënimit ekonomik nga falimentimi i disa bankave ku kishte bërë investime të shumta[25].

Fillimi i periudhës së dytë fiorentine (1340-1350)

Rikthimi melankolik në Firence

Horizonti i Boccaccio-s, me rikthimin në Firence në fillim të viteve 1340, ndryshoi tërësisht nga këndvështrimi ekonomik dhe shoqëror. Duke e vuajtur jetën tepër të ngushtë dhe provinciale të Firences, do të kërkonte gjatë gjihtë jetës të kthehej në Napolin e dashur. Duke nisur që nga viti 1341 me realizimin e Epistola V adresuar mikut të vjetër Niccolò Acciaioli, tashmë komandant i përgjithshëm i Mbretërisë së Napolit. Megjithë këtë vuajtje emotive për braktisjen e qytetit të qeshur partenopeas, Boccaccio diti ndërkohë të perceptonte ngrohtësinë “mëmësore” të qytetit të tij të lindjes, tipik i kulturës mesjetare, duke kërkuar të fitonte zemrën e bashkëqytetarëve të tij nëpërmjet realizimit të Kommedisë së Nimfave fiorentine dhe Ninfale fiesolano. Megjithë sukseset letrare, gjendja ekonomike e Boccaccio-s nuk dha shenja përmirësimi, duke e detyruar letrarin e ri të largohej nga Firencia në përpjekje për të mar një pozicion në ndonjë oborr emilian.

Qëndrimi ravenas dhe forlez (1347-1348)

Midis viteve 1345 dhe 1346 Boccaccio qëndroi në Ravena, pranë oborrit të Ostasio-s së I da Polenta, ku u përpoq të merte ndonjë detyrë fitimprurëse dhe ku përfundoi vulgarizimin (dmth. përkthimin në gjuhën vulgare italiane) të dekës së tretë dhe të katërt të Ab Urbe Condita të Tit Livit, duke ja kushtuar zotërisë ravenas. Me të dështuar ky synim, në 1347 Boccaccio u trasferua në Forlì në oborrin e Francesco II Ordelaffi. Këtu frekuentoi poetët Nereo Morandi dhe Francesco Miletto de Rossi, i quajtur Checco, me të cilin mbajti pastaj korrespondenca si në latinisht ashtu edhe në gjuhën vulgare. Midis teksteve të kësaj periudhe, duhet përmendur egloga Faunus, ku Boccaccio-ja rievokon kalimin në Forlì të Luigjit I të Hungarisë (Titiro, në eglogë), të cilës i bashkohet edhe Francesco Ordelaffi (pikërisht Fauni), i drejtuar për në Napoli. Kompozimi pastaj përfshihet nga Boccaccio në përmbledhjen Buccolicum Carmen (1349-1367).

Murtaja dhe përfundimi i Dekameronit

Megjithë këto trasferime, Boccaccio-ja nuk arriti të fitonte pozicionin e dëshiruar dhe midis fundit të 1347 dhe fillimit të 1348, qe i detyruar të rikthehej në Firence. Por rikthimi i çertaldezit, koinçidoi me murtajën e tmerrshme që preku shumicën e popullsisë, duke shkaktuar vdekjen e shumë prej miqve dhe të afërmve të tij, midis të cilëve i ati dhe njerka. Por qe pikërisht gjatë epidemisë së tmerrshme që Boccaccio përpunoi atë që do të ishte baza narrative e novelistikës perëndimore, dmth. Dekameroni, që me gjasa e përfundoi në vitin 1351. Kjo epidemi i shërbeu Boccaccio-s si prolog moral i kryeveprës së tij letrare, duke përshkruar mjerimin moral dhe vdekjen që mbretëronin në shoqërinë njerëzore.

Vitet 1340 dhe admirimi për Petrarkën

Petrarka qe një figurë themelore për evolucionin intelektual të Boccaccio-s, duke e drejtuar atë drejt kuptimit të programit të tij revolucionar kulturor. Ai dëgjoi të flitej për Petrarkën që gjatë qëndrimit napoletan: falë të atit Dionigi da Borgo Sansepolcro (i ardhur në Napoli në 1338) dhe, ndoshta, nga Cino da Pistoia, Boccaccio mund të ketë patur dijeni rreth këtij të riu të talentuar që rrinte në Avinjon. I rikthyer në Firence, njohja me Sennuccio del Bene dhe admirues të tjerë fiorentinë (Lapo da Castiglionchio, Francesco Nelli, Bruno Casini, Zanobi da Strada dhe Mainardo Accursio) kontribuan në shpirtin e çertaldezit të forcohej ajo që në fillim ishte një vëmendje kureshtare, por që u shndërrua në një pasion të brendshëm për këtë njeri që, i drojtur, serioz dhe një poet i madh, do ta largonte Boccaccio-n nga gjendja e tij dekadente.

Në këtë dhjetëvjeçar Boccaccio realizoi disa kompozime që lartësonin figurën e Petrarkës: Mavortis Milex i vitit 1339, elozhe ndaj personit të Petrarkës, i aftë për ta shkëputur nga degradimi i tij moral; Notamentumi, i shkruar pas vitit 1341 me qëllim që të lartësonte Petrarkën si poetin e parë të kurorëzuar në Romë pas Publio Papinio Stazio-s, si Publio Virgjil Maroni i rimishëruar, si filozof moral njëlloj si Mark Tul Ciceroni dhe Lucio Anneo Seneca; dhe në fund De vita et moribus domini Francischi Petracchi, e shkruar para vitit 1350 dhe në gjurmët lartësuese të Notamentum-it, në një tentativë të mirëfilltë për «shenjtërimin» e aretinasit.Falë takimeve të tyre, Boccaccio mundi ti përmblidhte në “antologjinë petrarkeske” vargjet që Petrarka shkëmbente me dishepujt e tij, duke u përpjekur kështu të përvetësonte atë kulturë që çertaldezi e admironte aq shumë.

Takimi me Petrarkën më 1350

Takimi “fizik” me poetin e kurorëzuar mundi të ndodhte kur në rastin e Jubileut universal të Kishës Katolike të vitit 1350, u përpoq të linte Valchiusa-n, ku ishte strehuar për shkak të epidemisë së rëndë, për të shkuar në Romë. Përgjatë rrugëtimit, Petrarka, në një mendje me rrethin e miqve fiorentinë, vendosi të ndalonte për tre ditë në Firence për të lexuar dhe shpjeguar veprat e tij. Qe një moment me intensitet të jashtëzakonshëm: Lapo da Castiglionchio i dha Petrarkës Institutio oratoria të Marco Fabio Quintiliano-s, ndërsa Petrarka në vazhdim do tu dërgonte atyre Pro Archia poeta, e zbuluar disa vite më parë në Bibliotekën capitolare të Katedrales së Liezhit.

Konvertimi në humanizëm (1350-1355)

Nga viti 1350 dhe më tej lindi një raport i thellë mes Boccaccio-s dhe Petrarkës, që do të konkretizohej në takimet e viteve pasues, gjatë të cilëve ndodhi gradualisht, sipas një termi të sajuar nga filologu spanjoll Francisco Rico, “konvertimi” i Boccaccio-s në humanezmin në lindje e sipër. Boccaccio, që nga rinia e hershme në Napoli, kishte hyrë në kontakte me biblioteka të pasura, midis të cilave spikaste me siguri ajo e manastirit të Montecassino-s, ku ishin ruajtur dorëshkrime të shumta autorësh pothuaj të panjohur për pjesën tjetër të Evropës perëndimore: midis këtyre, Apuleio, Publio Ovidio Nasone, Mark Valer Marciali dhe Mark Terenc Varroni.

Por deri në takimin me Petrarkën, Boccaccio vazhdoi ti shikonte klasikët në optikën e shpëtimit kristian, të deformuar në raport me mesazhin e tyre origjinal dhe të tëhuajsuar nga konteksti në të cilin u kompozuan. Takimet e ndryshme me poetin, të realizuara në mënyrë konstante nëpërmjet një letërkëmbimi të dendur dhe frekuentimi ngulmues i para-humanistëve të tjerë, i lejuan Boccaccio-s ta tejkalonte mentalitetin mesjetar dhe të përqafonte mentalitetin humanist në lindje e sipër.

Në harkun e një pesëvjeçari Boccaccio mundi ti afrohej mentalitetit të atij që do të bëhej praeceptor-i i tij, duke konstatuar indiferencën që ata ushqenin për Danten dhe shpirti ngulmues prej kozmopolitani e shtyn poetin aretinas të refuzonte ftesën e Republikës fiorentine për të marr rolin e docentit në Universitetin e sapolindur Studium (Universita degli Studi di Firence) të Firences, por në vitin 1353, të pranonte ftesën e Giovanni II Visconti, armikut kryesor të fiorentinëve.

Me tu tejkaluar kriza e marrdhënieve për reflektimin e Petrarkës, Boccaccio i rinisi përsëri marrdhëniet kulturore me rrethin e miqve fiorentinë, duke arritur në pjekurinë e mentalitetit humanist kur “çertaldezi”, në 1355, i dha mikut dy dorëshkrime të çmuara: një nga Enarrationes in Psalmos të Shën Agustinit, të cilës i pasoi ajo e De Lingua Latina e eruditit roman Mark Terenc Varroni dhe gjithë Pro Cluentio e Mark Tul Ciceroni.

Vitet e angazhimit (1350-1365)

Midis detyrave publike dhe problemeve private

Ndërsa Boccaccio konsolidonte miqësinë me Petrarkën, nisi të angazhohej në përfaqësime diplomatike nga Signoria, e ndërgjegjshme për cilësitë retorike të “çertaldezit”. Që midis gushtit dhe shtatorit të vitit 1350, për shembull, Boccaccio u dërgua në Ravenë për ti sjellë Antonia Alighierit, të bijës së Dantes, 10 fiorinë të artë në emër të kapitenëve të kishës së Orsanmichele-s, gjatë të cilës me gjasa do të ketë mbledhur informacione rreth poetit të dashur dhe do të ketë njohur mikun e Petrarkës, rektorin Donato Albanzani. Më 1351, Signoria e ngarkoi përsëri Boccaccio-n për një mision të trefishtë: të bindëte Petrarkën, që ndërkohë gjendej në Padova, të vendosej në Firence për të dhënë mësim në të porsalindurin Studium (takimet mes të dyve u zhvilluan në mars); të firmoste me Ludvikun V të Bavarisë, markez i Brandeburgut, një aleancë kundër synimeve ekspansioniste të Giovanni Visconti-t (dhjetor 1351 – janar 1352); dhe në fund, pasi u emërua një nga thesar-mbajtësit e Republikës (Camerlenghi della Repubblica), ajo që të bindëte Giovanna-n I të Napolit të linte Prato-n nën juridiksionin fiorentin.

Megjithë dështimin e tratativave me Petrarkën, Signoria i rinovoi Boccaccio-s besimin e saj, duke e dërguar në Avinjon pranë Inoçentit të VI (maj-qershor 1354) dhe, në 1359, në Milano pranë zotërisë së ri të Milanos, Bernabò Visconti, qytet në të cilin Boccaccio ndaloi për të vizituar Petrarkën, shtëpia e të cilit gjendej pranë në Bazilikës së Sant’Ambrogio-s.

Kjo dekadë me aktivitet të dendur politik u karakterizua edhe nga disa çështje të dhimbshme personale: në 1355 i vdiq vajza biologjike, Violante (Boccaccio, në një datë të pa saktësuar, bëri betimin për tu bërë klerik, siç dëshmohet në një bamirësi të vitit 1360); në të njëjtin vit, shkrimtari provoi hidhërimin dhe inatin që nuk u ndihmua nga miku i fuqishëm Niccolò Acciaiuoli në marjen e një posti në oborrin e Giovanna-s I të Napolit. Por në vitin 1355 pa edhe një sukses të vogël financiar nga ana e çertaldezit, pasi disa tregëti të ndërmarra nga ai me qytetin e Alghero-s i sollën ato burime për të cilat do të tregonte se i dispononte në vitet pasuese, të karakterizuara nga vështirësi të ndryshme ekonomike.

Rënia e përkohshme në fatkeqësi

Viti 1360 shënoi një kthesë në jetën shoqërore të Boccaccio-s. Në atë vit, në fakt, gjatë zgjedhjeve të priorëve të Signorisë u zbulua një komplot në të cilin morën pjesë persona të afërt me vetë Boccaccio-n. Megjithëse qe i pa përfshirë në tentativën për grusht shteti, Boccaccio u pa me sy të keq nga ana e autoriteteve politike fiorentine, aq sa deri në 1365 nuk mori pjesë në misionet diplomatike apo detyra politike.

Në mesin e viteve pesëdhjetë, ndërsa përparonte në njohjen e metodologjisë së re humaniste, Boccaccio nisi të shkruant pesë vepra në gjuhën latine, fryt i studimit të vazhdueshëm mbi dorëshkrimet e klasikëve. Tre nga të cilët kanë një karakter erudit (Genealogie deorum gentilium, De Canaria dhe De montibus), ndërsa pjesa tjetër (De casibus virorum illustrium dhe De mulieribus claris) kanë një shije më të thjeshtë. Një nga meritat më të mëdha të Boccaccio-s për përhapjen e kulturës humaniste qe interesi i treguar përkundrejt murgut kalabrez Leonzio Pilato, njohës erudit i greqishtes antike për të cilën Petrarka i foli mikut fiorentin. Pasi mori nga Signoria fiorentine që Pilato të pritej në Studium (Università degli Studi di Firenze) si mësues i greqishtes antike, Boccaccio e priti murgun me shpenzimet e tija midis gushtit 1360 dhe vjeshtës së vitit 1362.

Bashkëjetesa me të nuk duhet të ketë qenë shumë e lehtë për shkak të karakterit të keq të Pilato-s[66], por në të njëjtën kohë doli i leverdisshëm për mësimin e greqishtes antike nga ana e çertaldezit. Në Firence Pilato përktheu pesë librat e parë të Iliadës dhe Odisenë (veç komentimit të Aristotelit dhe Euripidit[64]) dhe, me tu realizuar dy dorëshkrimet e të dy veprave, Boccaccio ia dërgoi Petrarkës (1365).

Periudha fiorentino-çertaldeze (1363-1375)

Periudha që shkon nga viti 1363 në vitin e vdekjes (1375) [68][69][70] quhet «periudha fiorentino-çertaldeze»: në fakt, autori i Dekameronit do të fillonte gjithmonë e më shumë të qëndronte në Certaldo, megjithëse autoritetet fiorentine kishin vendosur ta ri-integronin në zyrat publike, duke e dërguar si në të shkuarën në misione diplomatike[71].

Duke filluar nga viti 1363, në fakt, Boccaccio qëndroi për më shumë se dhjetë muaj në qytezën toskane, nga e cila lëvizi gjithmonë e më rrallë edhe për shkak të shëndetit të përkeqësuar (në vitet e fundit u prek nga cërma, nga zgjebia dhe nga hidropizia[72]). Udhëtimet e vetme që do të përmbushte do të ishin ata për të takuar Petrarkën, disa misione diplomatike për llogari të Firences, apo për të ri provuar fatin pranë Napolit të dashur. Veç rënies fizike, iu shtua edhe një gjendje ezaurimi psikologjik: në 1362 murgu çertozin (dhe më pas i lumturuar) Pietro Petroni[73] e kritikoi atë dhe Petrarkën se i dedikoheshin kënaqësive mondane si letërsia, kritika që e prekën thellësisht shpirtin e Boccaccio-s, sa ky mendoi edhe ti digjte librat e tij[74] dhe, pastaj, të hiqte dorë nga studimet duke ia shitur Petrarkës bibliotekën e tij.

Rehabilitimi publik

Në 1365, në fakt, Boccaccio u vendos në krye të një misioni diplomatik pranë oborrit papnor të Avinjonit. Në atë qytet çertaldezi duhej të tregonte besnikërinë e fiorentinëve ndaj papa Urbanit të V kundër ndërhyrjeve të perandorit Karli i IV i Bohemisë. Më 1367 Boccaccio shkoi në Romë për të uruar mirëseardhjen e papës në selinë e dioqezës së tij.

Rrethi i Santo Spirito-s dhe autoriteti i Boccaccio-s

Në vitet pasuese u pa gjithmonë e më shumë ngadalësia e udhëtimeve të Boccaccio-s: në 1368 takoi për herë të fundit mikun Petrarka, tashmë i stabilizuar në Arquà; midis vitit 1370 dhe vitit 1371 qe në Napoli, qyteti ku vendosi befasisht të mos kthehej më për shkak të moshës së thyer dhe shëndetit të keq.

Në vitet e fundit Kisha e Santo Spirito-s, me aneksin e manastirit agustinian qe vendi i takimit midis intelektualëve të ndryshëm të afërt me ndjeshmërinë humaniste. Strehoi edhe të ashtuquajturën «Parva libreria», dmth. tërësinë e librave që Boccaccio-ja i dhuroi Martino da Signa-s, në bazë të vullnetit të tij testamentar. Qëllimi kryesor i çertaldezit, në vitet e fundit të jetës, qe ai i përfundimit të veprave të tija latine dhe të forconte primatin e kulturës humaniste në Firence. Qe pikërisht në këta vite që Boccaccio, tashmë i admiruar nga elita kulturore italiane, mundi të krijonte një rreth besnikësh në Firence pranë konventit agustinian të Bazilikës së Santo Spirito-s[81]. Midis tyre përmenden Martino da Signa, Benvenuto da Imola dhe, mbi të gjitha, noteri dhe kancelari i ardhshëm i Republikës, Coluccio Salutati.

Vitet e fundit

Pllaka përkujtimore e varrit, realizuar mes fundit të shek. të XIX dhe fillimit të atij të XX, në nder të Boccaccio-s, në qendër të navatës së kishës së shënjtëve Jacopo dhe Filippo në Certaldo.

Përkrahë prodhimtarisë humaniste, Boccaccio vazhdoi të kultivonte dashurinë e tij për poezinë vulgare, veçanërisht për Danten. Nga ai, në fakt, redaktoi botimin e kritikës së veprave, duke bërë parathënien e Trattatello in Laude di Dante, i realizuar në dy versione në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë. Në 1370, për më tepër, traskriptoi një dorëshkrim të Dekameronit, të famshmin Hamilton 90 të zbuluar nga Vittore Branca. Megjithë sëmundjet gjithmonë e më të rënda, Boccacciò pranoi një detyrë të fundit nga Komuna e Firences, duke nisur një lexim publik të Komedisë Hyjnore danteske në Abacinë Fiorentine, të ndërprerë te Ferri – Kënga e XVII për shkak të një dobësie fizike.

Vdekja dhe varrimi

Muajt e fundit kaluan midis dhimbjeve fizike dhe dhimbjes për humbjen e Petrarkës, të vdekur midis 18 dhe korrikut të vitit 1374. Si dëshmi të kësaj dhimbjeje kemi Epistola XXIV adresuar dhëndërrit të Francescuolo da Brossano-s, të vdekur, ku poeti pohon miqësinë me poetin, ndjenjë që do të shtrihej edhe përtej vdekjes. Në fund, më 21 dhjetor 1375 Boccaccio dha frymën e fundit në shtëpinë e tij në Certaldo. U vajtua sinqerisht nga bashkëkohësit dhe dishepujt e tij (Franco Sacchetti, Coluccio Salutati) dhe nga miqtë e tij (Donato degli Albanzani, Francescuolo da Brossano, dhëndërr i Petrarkës), Boccaccio u varros me të gjitha nderimet në kishën e shenjtëve Jacopo dhe Filippo në Certaldo.

Në prodhimtarine e Boccaccio-s mund të dallohen veprat e rinisë, të pjekurisë dhe pleqërisë. Vepra e tij më e njohur është Dekameroni.

Dekameroni (1348-1353)

Kryevepra e Boccaccio-s ëshë Dekameroni, nëntitulli i të cilit është princi Galeotto (për të treguar funksionin që libri do të kishte si ndërmjetës midis të dashuruarve) dhe titulli i të cilit ësthë mar nga traktati Exameron i sant’Ambrogio-s[108]. Libri rrëfen për një grup të rinjësh (shtatë vajza dhe tre djem) që, gjatë epidemisë së murtajës së vitit 1348, të sapo takuar në Bazilikën e Santa Maria Novella-s, vendosin të strehohen në kodrat pranë Firences. Për dy javë «brigata e ndershme» ja kalon qetësisht me lojëra të ndryshme, në veçanti duke treguar me radhë novelat, të mbledhura në një kornizë narrative ku alternohen plane të ndryshme narrative: kjo i lejon Boccaccio-s të ndërhyjë qortueshëm në tematika të ndryshme të lidhura me disa novela që qarkullonin lirisht.

Emrat e dhjetë të rinjve protagonistë janë Fiammetta, Filomena, Emilia, Elissa, Lauretta, Neifile, Pampinea, Dioneo, Filostrato dhe Panfilo. Çdo ditë ka një mbret ose një mbretëreshë që vendos temën e novelave; por dy ditë, e para dhe e nënta, janë me temë të lirë. Rendi me të cilin tregohen novelat gjatë harkut të ditës nga secili prej të rinjve është plotësisht i rastësishëm, me përjashtim të Dioneo-s (emri i të cilit rrjedh nga Dione, nëna e Venusit), që zakonisht tregon i fundit dhe jo domosdoshmërisht mbi temën e zgjedhur nga mbreti apo mbretëresha e ditës, duke rezultuar kështu si një nga përjashtimet që Boccaccio fut në projektin e tij të përpiktë. Përkundrazi, vepra paraqet një larmi temash, mjedisesh, personazhesh dhe tonesh; mund të dallohen si qendrore temat e fatit, të gjenialitetit, të oborrtarisë dhe dashrisë.

Dekameroni është, sipas fjalëve të babait të historiografisë letrare italiane, Francesco De Sanctis, «Komedia tokësore»: në të Boccaccio tregon se dinte të pikturonte mjeshtërisht gjithë kodin etik të qenies humane, i detyruar të përballonte situata ku kërkohet gjenialitet për të tejkaluar vështirësitë e vendosura nga Fati. Te Boccaccio-ja, tashë është shkëputur plotësisht nga forcat mbinatyrore (si në rastin e Dantes, që reflekton mbi Fatin te Ferri – Kënga e VII), duke e lënë zhvillimin në dorë të protagonistit. Tregimi me tematik erotike ose sakrilegjale (si për shembull ato të lidhura me novelën e Ferondo-s në Purgator, ose të Masetto-s nga Lamporecchio) nuk janë gjykuar moralisht nga autori, që përkundrazi, vështron me shikim neutral sa mund të jetë e pasur dhe larmishme jeta njerëzore. Gjykimi akoma më i kuptueshëm në dritën e vlerave “laike” të sjella në rrëfim nga një eksponent i klasës tregëtare dhe borgjeze e ‘300-ës, për më tepër biri biologjik i njërit nga ata tregëtar që popullojnë këtë komedi njerëzore. (Wikipedia)

Qielli i poetit Skënder Rusi, ka disa ditë që iku atje…- Nga VISAR ZHITI

Kur një poet shkon në qiell, pasurohet qielli, – na vjen të themi, – dhe kur ai është mik, ti ndjen se krahërori të ngushtohet nga dhimbja e ikjes dhe i kthehesh poezisë së tij, që të qortosh ikjen, të vazhdosh ndërprerjen dhe kupton se tani ka filluar jeta e vërtetë e poezisë së tij, pra e poetit…

Gjëra të tilla kam menduar këto ditë, që nga fundi i majit, kur poeti i dashur Skënder Rusi zgjodhi të merrte rrugën e qiellit.

E di, ai shkonte herë pas here qiejve, merrte kaltërsi dhe dritë andej, re dhe shira dhe ylberë me poezinë e tij dhe, nëse këtë herë vendosi të mos kthehet, ndër librat e tij ai la copa jete, copa ëndrrash, udhëtime, mjafton t’i shfletojmë, aty do ta gjejmë, është më shumë se kudo, si në shtëpi, aq  shpirtbukur…

Është një jetë e tërë që jemi miq, edhe pse bashkë kemi qënë shumë pak kohë, edhe larg, përveç viteve të studentit, kur u njohëm e rrinim çdo ditë, bisedonim, lexonim, shkruanim, shëtisnim, të dalldisur nga dashuritë…

Ishim me fat se na kapën fillimet e viteve ’70, fjala është për shekullin e kaluar, që do të quheshin si “vitet e liberalizmit” dhe më pas regjimi do të dënonte ata që i damkosi si ideatorë të tyre viteve, shkrimtarë, dramaturgë, edhe aktorë cirku, muzikantë, këngëtarë, piktorë, studentë, lexues, madje dhe librat vetë, jo vetem i ndalonin, por i riciklonte duke i kthyer prapë në letër në fabrikat qe ndërtuan kinezët. etj.

Gjithsesi ne na doli e drejta e studimit atëhere, jo në Universitetin e Tiranës, por në Institutin e lartë të Shkodrës, ku mundën të shkonin dhe nga ata me “biografi jo të mirë” siç quheshin familjet e atyre që nuk i donte regjimi.

Dhe kështu pata fatin të njihesha me Skënder Rusin. E kujtoj ashtu aq të çiltër, me sy të pastër dhe të vëmendshëm, flokët e drejtë dhe të zbërdhyltë mbi ballë, nga Korça jam, nga fshati Vishocicë, tha, emër i çuditshëm për studentët, kishte diçka eksituese, thoshim, edhe veshje, edhe… pra, Skënderi kishte arësye të ishte më eseniniani nga të gjithë ne. Secili nga brezi im e mendonte poetin rus e sovjetik, Eseninin-ikonë si më shumë të vetin, disa për lirikat aq kumbuese të dashurisë, disa për trishtimin dhe zhgënjimet, disa për vetëvrasjen dhe poezinë e fundit e shkruar me gjak… dhe donim të shkruanim si ai. Më të partishmit zgjidhnin Majakovskin. E përkthyer në shqip ky ishte dhe si një debat: me Kadarenë apo me Dritëronë. Po Fatos Arapi? Më i trishtuari. Ndërsa Lasgush Poradeci, liriku qiellor, komplotohej me heshtje, ai I përkiste kohës se mbretërisë, aq sa e dinin të vdekur, kur ai bënte të xhindosurit me atë kohë xhindësh socrealistë.

Që sa më tregoi poezitë e tij të para, Skënderi më shumë ua tregonte vajzave më duket, unë i pëlqeva shumë për ndjeshmërinë dhe kadencën, për metaforën me të thjeshtën, pa hermetizëm siç na pëlqente një pjese, Lorka psh, po edhe Eluari, etj, po i gjenim librat e tyre, fyteshin fshehurazi në shqip nga Prishtina, na jepnin pedagogët vetë në mirëbesim, më pas ktheu, po i gjenim dhe rusisht, Jevtushenkon e rrezikshëm apo Tomas Eliotin biblik, etj, do të na pëlqente të shkruanim me atë figuracion, edhe të shpërdredhur për të fshehur brenga, ide, pakënaqësi, pa qëllim dhe me qëllim, na ndodhte që të shkruanim dhe bashkarisht në të njëjtën fletë, duke ia kaluar njëri-tjetrit, Skënder Rusi, shoku tjetër po aq i dashur, Simon Vrusho, dhe unë. Vonë, pasi ndërroi regjimi, Skënderi do të fuste ndonjë gjë të tillë, kapriço me emrat tanë, në ndonjë një përmbledhjet me poezi të tij. Ndërkaq vetëm poeti Agim Spahiu, shok i ngushtë yni, arriti të botojë libër që student.

Kujtoj që profesor Hasan Leka na dha fshehurazi Skënderit dhe mua një libër me tanka japoneze, të poetit Isikava Takubok, që kishte jetuar sa Migjeni ynë, 27 vjeç dhe nga turberkulozi kishte ikur dhe ai. E përkthyem bashkë të gjithin  nga rusishtja. Kur më arrestuan, ma përmendin dhe në akt-akuzë atë emër, “raketakja” – i thoshte prokurori, – c’të duhej ai ty, armik!”, – bërtiste, nejse erdhi dita që fletoret tona, që mundën të shpëtojnë, së voni, pas rënies së perandorisë komuniste, t’i botonim dhe si libra më vete.

Skënderin, mbas diplomimit, e çuan mësues fshatrave afër vendlindjes, arriti të botojë, po krijonte emër në lirikën e re, unë nuk do ta takoja dot më, ndarja u bë dramatike dhe e gjatë. Në në burg unë kërkoja të shihja shtypin letrat, aq sa mundej, doja të gjeja dhe emra shokësh, pra ishin dhe më ikte ankthi, kur lexoja poezi të tyre të botuara, e kuptoja censurimin, por gëzohesha që s’u kishte ndodhur gjë…

Malli për Skënderit do të ishte i gjithmontë. më vonë, do të merrja vesh se si do të specializohej në dramaturgji, për bibliotekat deri dhe kairo në Egjipt dhe do të ishte libretist në teatër, drejtor i bibliotekës së Korçës, qytetit të tij, siç do ta quante nëpër lirika, që do i kushtonte dhe një libër të veçantë dhe nuk do ta braktiste kurrë, as në kohët e ikjeve të mëdha.

I shkova atje ta takoj, në postdiktaturë, thoshim ne, s’kishte më Realizëm Socialist, por mbetjet ishin po aq të liga. Skënderi do të punonte me gazetën e parë demokratike të qyteti, edhe atë letrare, do të organizonte festivalin ndërkombëtar të poezisë “Netët Korçare”, do të më ftonte dhe mua të mbillja një pemë në kopshtin e festivalit, etj.

Do të njihesha me Zonjën e tij, fëmijët, me shumë gëzim fliste për djalin që studionte në Universitetin e Romës, në “La Sapienza” dhe shkruante tregime. Do të m:e jepte t:e gjith;e librat e tij me autograph, ishin bërë shumë, mbi 20. Gjithsesi Skënderi ishte vetëm poet. Dhe mua më mrekullonte, jo pa habi, që ai nuk ndryshoi fare deri në fund, po ajo poezi si tek të parat, po aq rinore, do të thosha, një permanencë sinqeriteti deri në mallëngjim, natyrisht që rafinohej, zgjeronte gamën e shqetësimeve, bashkë me entuziazmin dhe trishtimet, befasitë dhe zhgënjimet, por përherë i dashuruar…

Skenderi ishte lirik dhe poet i lirisë së brendshme, i dashurisë me sfond peizazhet, e pati të vështirë sigurisht si të gjithë, përveç të partishmëve dhe të patalentuarve. Herë here më dukej se donte te ishte ende si Esenini rural, por dhe si Jevtushenko – kyeqytetasi moskovit, por e kishte më të lehtë të bënte si Dritëroi devolli, korçar ishte dhe Koçi Petriti, që Skënderi i donte lirikat e tij,

Skënder Rusi i njohu mirë këta, poezitë e tyre, dukej sikur në atë rrugë po ecte, por më vete, i dalluar, I ngarkuar me barren e jetës së tij. Do të shkëlqente si yll i mbramë i lirikës korçare dhe jo vetëm, poet i Shqipërisë, aq i çiltër, me muzikë erërash, sy lulesh e flatrime orësh, – kështu kisha shkruar me mall për poezinë e tij, – por ai ka rëndësi se ruajti të bukurën jetësore si ndjesi, si formë, si fjalë.

Edhe vdekjes po i këndonte bukur…

Gjithë këto ditë kam menduar i dëshpëruar për ikjen e tij. Po doja ta shikoja dhe si shpëtim. Ajo e dridhura e tij prej parkinsonit, e dija që shkaqet janë neurodegjenerative, por i shikoja dhe si metaforë te ai, ndikim nga shqetësimet dhe faktorët mjedisorë, fërgëllonte koha në trupin e poetit…

Ndërkaq, teksa isha duke përgatitur diçka për në fb, pa m’i kërkuar kush, ca fjalë të thjeshta për Walt Witman-in në 205 vjetorin e lindjes së tij, poet që na rriti… mua, brezin tim, desha të them, kur lexoj, – shkruante i biri i Skenderit, Erisi, – që po atë ditë, në 31 maj, babai i tij,  poeti dhe miku ynë, Skënderi, iku papritur në Qiell…

Ah, kishte zgjedhur të njëjtën ditë. Do jenë takuar patjetër shpirtrat e tyre mes reve sonte… – mendova përhumbshëm. Dhe u kujtova që librin e famshëm, “Fije bari” në shqip të Whitman-it e donim aq shumë, po që dhe libri i parë me poezi i Skënderit kishte bar në titull, “I njomë ishte bari”.

Dhe kur? Kur dhe Whitman-i si poet amerikan, “këngëtari i demokracisë”, ishte i ndaluar, aq më tepër që e kishte përkthyer një Skender tjetër, luftër i Spanjës, rebel, megjithatë atë libër për fatin tonë të mirë, e kishte shpëtuar titulli, “Fije bari”, e dinin libër agrokulturor, të paktën në Lushnjën time bujqësore, në vitrinën e librarisë ishte mes librave për grurin, si të rritim misrin, derrat, pambuku, etj, “Fije bari”.

Po libri hollak i Skenderit, kur çdo gjë atëhere botohej me heqje e cungime si kositje e vrazhdë bari, me shtesa politike si me arna thesi?

I them këto për të kujtuar dhe kutuar kohën, si na bëri dhe si e bëmë, ku Skënderi ia doli dhe sfidoi, njerëzor dhe shpirtbukur, bisedat me atë mund t’i vazhdojnë të gjithë ata e duan dhe ai i donte, jo vetëm me librat e tij, por dhe me të birin-shkrimtar, Eris Skënder Rusi dhe kjo mbetet ëndrra më e shtrenjtë e tij…

Shoh qiellin tani i mallëngjyer, shoh fytyrën e lirikut tim…

(Marrë nga ExLibris)

Tim eti, dy fjalë- Nga ERIS RUSI

Libri i fundit i babait tim, Skënder Rusit, titullohet “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”. E zgjodhi vetë këtë titull, “Është poetik”, më thoshte, e kështu mbeti, deri në botim. Por poetët e dine kur është momenti të thonë gjëra që për njerëzit e zakonshëm janë ende të padeshifruara. Ditën e fundit të majit, 2024, siç kishte qejf ta quante babai im, bota e ndali rrotullimin e saj të zakonshëm për të. Poeti mbylli sytë e në buzë mbajti një buzëqeshje të padeshifrueshme, të qetë, të paqtë, sikur gjithçka e kishte një shpjegim, e qielli ja ku është, na pret të gjithëve. Një javë më vonë, në shtëpi ka një qetësi që të bën të rrish zgjuar. Të shohësh në errësirë, të dallosh dritën e dobët të hënës, që rrëshqet, e zbehtë, e tretur, mbi kopertinat e librave në bibliotekë.
Shtëpia e babait është e gjitha kështu: rafte librash, mobilje që mbajnë mbi vete tituj dhe botë të krijuara nga njerëz që kanë jetuar që nga fillimi i kohërave. Një pjesë të autorëve që kanë shkruar këta libra i kam njohur që në vogëlinë time. Dritëro Agollin, Moikom Zeqon, Petrit Rukën, Petraq Zoton, Demir Gjergjin, Simon Vrushon, Klito Fundon, Ylber Merdanin, Ali Bregun e sa e sa njerëz që dikur kanë ledhatuar flokët e mi të pabindur, më kanë përkëdhelur faqet fëminore, ashtu siç ledhatova e preka unë flokët e tim eti, fytyrën e tij në gjumin e thellë.
Pastaj janë librat e njerëzve që s’i kam njohur kurrë, por ishin emra që i maj përherë brenda vetes, si krijues i kanë dhënë kuptim jetës sime, që i kanë dhënë formë mendimit dhe mënyrës si mund të marrësh frymë në një botë që s’është asnjëherë si duket.
Më tej, janë librat e babait tim. Të radhitur, gjithandej. Kishte shumë qejf kur shkoja ta takoja në shtëpi, gjëja që bënte të parën, ishte të vraponte drejt bibliotekës, të merrte një nga librat e tij e të niste të më lexonte. Por edhe kur krijonte një poezi të re dhe e printonte në disa kopje njëherësh. Çdo anëtari të familjes i jepte nga një kopje, nuk pranonte që fleta të kalonte nga një dorë në tjetrën. E donte përshtypjen menjëherë, njëkohësisht. Dëgjonte, e lumturohej.
Të lumtur, babain tim, me një hije të pandashme prej vetes, me emrin Parkinson, që u shfaq 27 vite më parë dhe u shndërrua në shtjellën që gllabëronte çdo moment të bukur të tijin, e kam parë vetëm pranë poezisë dhe nënës sime.
Në shtëpinë tonë, në jetën tonë, në qytetin e Korçës, kudo ku takohej me njerëz, babai dhe nëna ime ishin një. Nuk e kuptoj dot, si ka mundësi që fati i njerëzve të lidhet aq fort, nga ajo që babai im e ka quajtur esencë të poezisë së tij: Dashuria. Një dashuri e pakufi, që sonte, me këtë dritë të verdhë hëne që lëpin në heshtjen e padurueshme të natës librat e renditur në rafte, më ngjan se e mbajti në jetë për gjithë këtë kohë tim atë dhe poezinë e tij.
Unë po fle në vendin ku deri dje i jepej gjumit dhe ëndrrave poeti. Është shtëpia ime e fëmijërisë. Do të rri këtu sa të jetë nevoja. Dhe e ruaj ende brenda vetes ndjesinë e këtij vendi që të ngjan i njohur së jashtmi e ti guxon e futesh, pa qenë i sigurt në duhet të trokasësh a jo, në ka njeri brenda a jo, në do gjesh dritë dhe ngrohtësi brenda a jo… E dikur doreza përkulej lehtë, dera shtyhej pa pengesë dhe e gjeje veten brenda, ku shihja dikë që më përngjante me kujtimin më të dashur të jetës, të cilit i buzëqeshja dhe ai ma kthente qeshjen.
Dikur, ama. Por që nga dita e fundit e majit të këtij viti, jo më. Kjo ka qenë bota e tij, E poetit Skënder Rusi, e unë gjendem në shtëpinë e babait tim, ku flinte dhe zgjohej njeriu. E ku tani do të flerë e do të zgjohet përgjithmonë poezia.

  • O bab’! – më vjen të thërras. Por hëna e verdheme, në qiell, më shpërqendron, ka hedhur dritën mbi kopertinën e librit “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”! E njoh me detaje përmbajtjen e këtij libri. Gjergji dhe Eralda që më kërkonin të zgjidhja poezitë me babain, e im atë, që donte të nxitoja, sa më shpejt, libri të dilte sa më parë, të shpërndahej e të ribotohej përsëri. Në çdo poezi, më ngjan sikur im atë ka dashur të thotë diçka. Të tregojë që mishi dhe gjaku, janë asgjë pa shpirtin, pa atë esencë që do të mbetet e do të kthehet në qiell, edhe kur të mos jemi më. Akoma më tej, im atë zgjedh të thotë diçka me një tjetër poezi të tij: “Nuk dua të ik i zemëruar”. Dhe iku i qetë. Pa iu rënduar kujt. Me asnjë, në jetën e tij, që të mbante inat, apo të donte t’i bënte keq. Dhe qyteti i Korçës, miq, të afërm, lexues, erdhën dhe e nderuan me lule pa fund në homazhin solemn, një ditë pas vdekjes. Gjithçka ishte si e shkruar me dorë prej tij. Në fund, të gjithë rrotull autorit, me aktorët që recitonin poezi, me njerëzit që prekeshin dhe me zemrat që mbusheshin me frymë. E tillë është jeta. Di të emocionojë, nga artistët, edhe në vdekje.
    Kishte atë mirësi në jetë, im atë, që e ka marrë me vete edhe në rrugëtimin e fundit të tij. E donte Korçën, njerëzit e këtij qyteti, lexuesit që mblidheshin e dëgjonin poezitë e tij. Shtëpia e babait tim ishte dhe do të mbetet poezia. Më kujtohet kur më tregonte botimin e librit të tij të parë, në vitin 1975, “I njomë ishte bari”, lirika. Kur mori vesh që më në fund, pas nëntë herë refuzimesh, libri i tij do të botohej, im atë shpërtheu në lot. E lotët ishin të mëdhenj, si kokrra breshëri, që binin mbi tavolinë. Binin lotë, breshër që bënin zhurmë. Qante poeti. Me ngashërimë.
    Sot, gjysmë shekulli më vonë, qajnë lexuesit. Poeti bëri sërish një zgjidhje si të tijat. Vendosi të ikë, pa lajmëruar, pa mërzitur askënd. Me një buzëqeshje në buzë, I paqtë, I mirë, si askush tjetër!
    “Bab’!”
    Këto fjalë i thashë njëherë, shumë herë, kur e gjeta pa jetë, teksa i ledhatoja flokët, në gjumin e thellë, në dhomën e ndenjes, ku pengohej e rrëzohej ndonjëherë. Nuk m’u përgjigj. E mua më erdhi në mend poezia e tij. Shpirti i tij. Që vinte, në këtë formë:

DO TË KEM IKUR

Kur të shohësh se nuk do të ketë më
asnjë bli,
Përgjatë rrugës me hënë të fikur,
Kur të shohësh se nuk do të ketë më
asnjë gur,
Nëpër kalldrëmet ku dikur jemi rritur,

Kur të shohësh se nuk do të ketë më
asnjë oborr,
Me fëmijë që sapo kanë lindur,
Kur të shohësh se nuk do ketë më
asnjë kitarë,
Që të shpërndajë nëpër sokaqe
tinguj,

Kur të shohësh që nuk do të ketë më
asnjë dritare,
Që të rrijë e hapur duke pritur,
Kur të shohësh se nuk do ketë më
asnjë puthje të re
nga të gjitha puthjet që janë shpikur,

Dije,që, atëhere,
Unë do të kem ikur!

Tashmë, me vullnet të Qiellit, si për çudi shtëpia e fundit e tim eti, në varrezat e qytetit të Korçës, është nën hijen e një bliri të madh, gjetheshumë. Edhe në rrugën me hënë të fikur, im atë do ta ketë përherë blirin e tij, që do të thotë se nuk ka ikur akoma, që do të thotë se nuk do të ikë kurrë, im atë, poeti, i kthyer në shpirt.

VDEKJA E POETIT NË KURORËN SONETIKE- Poezi nga BEQIR MUSLIU- I përgatiti për botim EMIN AZEMI

BEQIR MUSLIU I (PA)NJOHUR
(Gjilan,1945 – Prishtinë,1996)

Ditëlindja e shkrimtarit tonë emblematik, simbolisti më i kultivuar i letrave shqipe, Beqir Musliu.

Nga Emin Azemi

Ai erdhi në botën tonë letrare si një banor tepër i vaçantë që e zhvilloi ‘habitatin’ e vet krijues brenda një sistemi dhe jashtë kodeve e kanoneve që i kishte caktuar koha e shkrimit të viteve 60 e këndej, kur edhe u formua dhe u zhvillua si emër dhe si fenomen letrar.
Beqir Musliu është ndër emrat e rrallë në letrat shqipe që la një trashëgimi të pasur e komplekse krijuese, e projektuar mbi një sistem autonom e autentik letrar. Ai nuk ndoqi rrymimet e formimit letrar të kohës, por u përpoq të sjell një autorësi origjinale shkrimi që do të bazohej në promovimin e një leksiku pak a shumë atipik poetik, me një përkufizim të avancuar kulturologjik mbi resemantizimin e botës mitike dhe shkrirjen e saj në një areal të pasur simbolikash poetike krejtësisht novatore, si për kohën kur u krijuan por edhe për të sotmen që ende nuk po mundet ta tejkalojë kondicionin e shprehjes dhe të gjuhës që ai la si gjurmë të pashlyera.
Fuqia magjike e fjalës së tij, i jep hirit të metaforës përtëritjen që ka zjarri i fjetur brenda deklishetizimit të fjalëformimit kontrastiv poetik, të tipit BUKURIA E ZEZË, DARKA E MAGJISË,TRENDAFILI I DRUNJT, MURIMI I BUTËSISË, DAULLET E QETËSISË etj.
Për të fjala më shumë se prodhim leksikor e gramatikor, ishte vetë pjesa organike e qenësisë, dhe mbi këtë postulat estetik Beqir Musliu projektoi një dimension të veçantë receptiv, i cili herë del si bashkëpjesmarrës në eksplorimin e kujtesës arkeologjike e paleologjike ndaj historisë dhe aktualitetit, ndaj individit dhe kolektivitetit dhe herë del si fushë magnetike ku ndeshen alkimia e fjalës me horizontin e koduar kontemplativ të ironisë së gjuhës dhe simbolikës së saj.
Nëse dikur shkrimtarët i kishin shkruar veprat e tyre jashtë vëmendjes aktive të lexuesit dhe të kritikës letrare, kjo a mund të vlejë edhe për Beqir Musliun, ndaj të cilit më pak se vëmendje lexuesi, pati mungesë vëmendjeje nga studimet tona letrare, qofshin ato të autorëve e studiuesve , qofshin edhe të katedrave tona universitare e shkollore, (kush e njeh atë, bie fjala, në Shqipëri?) ku Beqir Musliu ende trajtohet vetëm si një shkrimtar hermetik.
Ka ardhur koha (madje jemi vonuar) ta njohim më tepër Beqir Musliun. (e.a)

Beqir Musliu

VDEKJA E POETIT NË KURORËN SONETIKE
(FUNDI APO FILLIMI)

Fundi apo fillimi o cili do të jetë prap në këtë fund e fillim
Nëse nuk do të mundem të qëndroj i pathyeshëm gjer në fund
Për vdekjen do të këndoj aq fuqishëm si askush nuk ka mundë
Gjersa të trimërohet vet koka ime duke më ngrënë në trishtim
Nuk po i mbeten më botës as këngëtarë që ia ruajnë o ngjyrën
E as kalorës që fushës së gjerë po e nxjerrin nëpër simbolet
Memeci më lehtë do ta ketë sepse fjala vet në brendësi i flet
E druri i vetmuar do të barazojë gjakun e zi me lulen natyrën
Sepse: lehtëështë tani kur nga gjaku zbulohet hiri udhëtimet
Që nuk çojnë askund ose të lënë që tëëndërrosh edhe të blerë
Vetën e vogël e strukur si thërmi nën hijet e ditës ka mbetë
Apo të barazuar me të vetmen mrekulli që më pruri edhe në verë
Për të shetitur nëpër vete duke pyetur kështu nëpër zbrazëti:
Alfabetin kush e zbuloi nëpër vatrën e zjarrtë përplot hi?

(KËNDIMI I HIDHUR)

Alfabetin kush e zbuloi nëpër vatrën e zjarrtë përplot hi
Mbeti të ndëgjojë muzikën e bimëve që kanë varë kryet në farë
Drunjit i kthjnë urtësitë gurë e ato i rrethojnë n’zjarr
Në çdo shkëmb gjejnë nga një kokë të fortë për t’u përtërirë
Erdhi koha ja këngëtimet në kokën e secilit të hidhura e të vuaj
Nuk është njësoj as kend kënga e ka ngrënë e kë ka ndriçuar
Nëse për florën zbërthen sërish pranvera e artë apo e shëmtuar
Atëbotë nga gjaku kënga për kohën e vet me jetë do të paguajë
Kështu lehtë mund të krijohet këndimi ngapak i zi ngapak i butë
Tani më as lulja nuk do të guxojë që të ikë nga vera në crrule
Nëse për kohën e vet Kali i Trojës tepër o tepër qenka ngutë
Kush do ta nxjerrë shpirtin e barazuar në botë vetëm me lule
Do të mbetet para kohës i njëjtë aq i ftohtë i ngrohtë në shi
Zëri i Orfeut do të shpupurishi kohën e vet nëpër lashtësi

(RECITAL I SHURDHËR)

Zëri i Orfeut do të shpupurishi kohën e vet nëpër lashtësi
Po fillon murimi dhe flet: të dalë nga lëkura ai që do mundë
Trupi i fjetur në luginëëndrron të zbresë gjer në atë fund
E të mos mbesë më për këngën as një dhëmbje e as fatkeqësi
Ja po shpalohet pluhuri: ku mbetën ato madhështi në ngurzim
Shihni bjeshkët po zbresin me tërë peshën e tyre në kraharor
Nëse vdekjet tona mbesin pa varre e varret pa kurorë
Ndizni zemrat: ja aty jemi duke u aromuar me këtë balsamim
Le të fillojë edhe tragjika e soneteve të recitohet nëpër gurë
Ai që heshti ai më së miri dijti të këndojë dhe në këtë vjeshtë
Kur pas këngës filloi të ndërrohet çdo gjë flora myshku në mur
E murimi nuk mori fund as pas këngëtimit të zi e të thjeshtë
Banorët që e çpikën këtë tokë mbetën ta arrijnë nëpër harrim
Leni pluhurin eshtrat urnën si barrë të ngarkuara për Amshim

(MAGJIA E VDEKUR)

Leni pluhurin eshtrat urnën si barrëtë ngarkuara për Amshim
Të zgjohet gjaku dhe të tjerrë magjinë e re dhe të zezë
Gjer te lëkura që mbet në gjysëm të udhëtimit që tani u ndez
Bashkë me natën që buzët e mia m’i kafshoi rëndë pa përdëllim
Çilet përsëri bota para meje si çudi pa këndim dhe e pa uratë
Për qetësinë e shpirtit nuk mbet asnjë fije shprese as fjalë
Nëse vdekjen mund ta quaj një magji ajo po më vjedh ngadalë
Në goditjen e thikave të territ a do të shëndritë edhe kjo natë
Ku mbetën gjurmat që i bënë bubrrecat e uritur nëpër murin e zi
Aspak nuk po i ngjan kohës që ka dijtur të varroset në shpinë
Kush ka mundur të përbirohet nga ky ferr po këndon është në liri
Mund ta barazojë krejt udhëtimin me këndimin e qytetin me
magjinë
Qëshirtërat për shkëmbij e shkëmbijt për shpirtra i mbërthen
Infinitoja në lojën e zezë me vdekjen e re tani po e përkryen

(LOJA TRAGJIKE)

Infinitoja në lojën e zezë me vdekjen e re tani po e përkryen
Filloi ëndrrimi të çlirohet nën lëkurë në mish dhe nëpër gjak
Trëndafili të mbyllë tani botën lakuriqe në shuplakë
Gjersa sezamet e veta të gjitha sendet në magji i mbërthyen
Kështu fluturimi i ri mori krahë tani ngapak dhe hapësi
E u ndërrua në zog: në botë u zbulua e fshehur ajo legjendë
Që lehtë ka mundur të personifikohet me një simbol në këtë vend
T’i ngjajë vdekjes së mundur në lojë që më tepër është magji
Nëse lirohet mendimi i zi prej këngës që s’po këndohet lehtë
Nëpër këtë zbrazëti ku unë jam: o edhe zbrazëti edhe plot
Jugu do të ndërrohet në zili në një meridiane të re të nxehtë
Duke u shikuar me vetveten a do të mbes i pavdekshëm në botë
Aty ku gjërat i marrin dimensionet e veta hirin e shëmtisë –
Guri trillon lashtësitë e mëson të flasë në gjuhë të magjisë

(SIMBOLI MË I VËRTETË SE VDEKJA)

Guri trillon lashtësitë e mëson të flasë në gjuhë të magjisë
A to të mund të qëndroj edhe një natë gjersa kënga mbretëron
Tani nga çdo gjë le të krijohet ky qytet i zi që po më dëbon
Apo vetëm mendimet e helmuara po shetisin gjurmat e marrisë
Por mbi majën e majës po ndrit tani vetëm edhe ai simbol si mbi rrasë
E krejt gjërat i kthen të përsëriten nëpër vetvete e në gjak
Magjia ndërrohet në urtësi: lulen e kthen në dru në zambak
Kush guxon tha druri për këtë metamorfozë në zili le të flasë
Por bota a do të mundet t’i mbesi bukurisë së vet pa u falë
E të kalojë përmbi këto ura që akoma po mbesin pamundësi
Gjysëmrrugës së vdekjes mbet simboli shumë më i madh se fjalë
Nëse do të mungojë koha e këngëtimit për Orfeun që u përtri
Që do të ndërrohet në simbolin e vërtetë i ikën madhështisë
Rëndë është për të vërtetë gënjeshtra t’i shëmbllejë bukurisë.

(LASHTËSIA E ZGJUAR)

Rëndë është për të vërtetë gënjeshtra t’i shëmbllejë bukurisë
Udhëtimet marrin rrugë kah flaka e zezë në sende e pasiguria
Nëse për jetën nuk mbet metaforë e vërtetë vetëm dashuria
Atëbotë – kush do t’i zbulojë nga ajo jetë kupat e idhëtësisë
Nuk i duhet më kohë as zjarrit për t’i ndezë gjërat në flakë
E as gjelbrimit pranvera që ka ardhur përherë e shëmtuar
Nëse nuk kemi për të pasur trimëri çka t’i bëjmë hirit të zgjuar
Që na i zbulon eshtrat e varret e gjakun të gjallë në shuplakë
Himnizimi i lashtësisë fillon në kohë që akoma është e sëmurë
Nuk është mjaft që nëpër fijet e barit të zgjohet o pranvera
Ai që u çmend mos e kërkoni më askund në lëkurë po bën mur
Për balsamimin e ri që nga vetvetja për vete po e ruan vera
Prometheun nga gjaku të dëbuar përsëri në gjak të ri e kthyen
E diellin ngritur në simbol kombëtar në madhështi e përlyen

(HIRI OSE ASGJË)

E diellin ngritur në simbol kombëtar në madhështi e përlyen
Gishtat mbetën të çpikin nga çdo tingull edhe ca këngë lira
Gjersa të mbarojë i kuqremti dielli e pas detit o shkretira
Magjinë e vdekjes e zbuluan sfingat e në vdekje e mbërthyen
E hiri u zgjua si njeri i qetë me pak trimëri dhe aq urtësi
Nisi të flasë për zjarrin qëështë parë një herë në atë verë
Me kullat e ngritura bregut të përhimtë në hir dhe atëherë –
Vetë folën banorët për historinë e shpuzën që i kthyen në shëmti
Në këtë mënyrë gjersa këndohej zjarri s’i mbet asgjë o hirit
Të përsëritet ndoshta vetëm me ato faqet e historisë që sillen
Sikur ajo zbrazëti ku jam nëpër të cilën trupi im në flak ndrit
Ja thika është kthyer kah unë dikush e detyron që të më harrojë
(Krejt gjërat rreth boshtit të vet e diellit po mbështillen)
Inferior para vdekjes sime as vdekja më nuk mun të më qëndrojë

(SHPUZA E GJALLË)

Inferior para vdekjes sime as vdekja më nuk mund të më qëndrojë
Nëse do të prekë në hirin tim të gjallë që akoma është zjarr
Ai që një herë hyri në këtë sezam kthehen nëpër të vetin o varr
Le të mësojë gjuhën e zezë të shpuzës apo para gjërave të vajtojë
Kështu: e vërteta mësoi gjuhën e rreme nuk mbet kurrë
Bukuria nuk i tradhëtoi gishtat e vet edhe pse i ka parë në flakë
Nëse ky qiri nuk do t’i bëjë dritë shpirtit gjer te i imi prak
Merre zemrën time që ndërruar është në kandil që po ndrit nur
Shih: gjërat mbetën të flasin vetë për kohët e tyre e trimëritë
Që të zbehta janë gati asgjë kanë mbetur vetëm hi dhe shpuzë
Guxo dhe preki të thotë lulja nga to krejt koridori po shëndrit
Dita e rëndomtë do të zbrezë në ballë mërdhezet lulja në buzë
I hutuar pyetjen time do ta bëjë edhe ai i humbur – udhëtari:
Ç’është më e tmershme në këtë natë të sprasme: nata apo litari

(NATA VRASËTARE)

Ç’është më e tmershme në këtë natë të sprasme: nata apo litari
S’mund të përgjigjem unë as Jesenini që dinakërisë së saj shkoi
As për lulen që pranvera e vet nuk e zbërtheu por e helmoi
Mbet që prore tëëndërrojë kullën e vet të zezë mu majë zjarri
O askush nuk e nxori në kupë të hidhur dhe dobësinë e vet dot
Vetëm krenaria e nxori përsëri kryet dhe mbet në lartësi
Ndodh që askush për dimrin s’ka mundur të flasë me aq ftohtësi
Le të zbrezë në të e të këndojë symbyllur pa zemër në këtë botë
Atëbotë shpirti i ngriu sendet pëlcitën për një herë në vete mëria
Përcolli në korin e ri vdekjen e stolisur edhe në këtë natë
Për duart pa trup e gjymtyrë mbet të orkestrojë vetëm zbrazëtia
Të tresë athua gjurmëve të natës pa strehë pa gjumë dhe pa uratë
Mbetet që gjërat të flasin në ditën time që nuk po më lëshon
Emërin gjaku lëkurës së vet n’Abetaren e jetës në urtësi e meson

(SHTEGTARI APO LYRA)

Emërin gjaku lëkurës së vet n’Abetaren e jetës në urtësi e mëson
Tani duhet të ec rrugës që as për kthimin nuk ka atëëndërrim
Ndodh që nuk përcillet gjer këtu kënga pak verë ruajni për amshim
Ajo pak verë e ndryrë në këndin e zemrës athua nuk e tradhëton
Sepse: në vend të zemrës së mërdhirë lyra po e krijon në lyrë
Shihni: po çelet përsëri bota dhe gjërat po ndërrohen në verë
Askush nuk guxon tha lulja të kërcej gjer në atë pranverë
Që e shëmtuar do të qendiset pamundësisë së gjakut në fytyrë
Ngadalë vetë gjerat po e zbulojnë detin e murrmë të pamundur
Që lundrimi të fillojë gjersa nuk ka më fjalë dhe udhëtime
Edhe këndimi i zi do të fitojë kohë dhe do të bëhet i mundur
E ky udhëtim po kthehet në tragjikë dhe po e han kokën time
Bashkë me fushën e bozhureve që në lëkurë e zbuloi vetëm zjarri
Veli e krijoi vendin e dëbuar që nga errësira e nxori udhëtari
(FERRI I NDRIÇUAR NË SHUPLAKË)
Veli e krijoi vendin e dëbuar që nga errësira e nxori udhëtari
Dikush pyet: ku mbet udhëtimi ku është koha e dehur e ku fundi
Apo vetëm tani janë në fill fillet që asnjeri askurrë nuk mundi
As për madhështinë e vdekjes të flet me magjinë e zezë as varri
Ai që një herë e pa ferrin e keni në të duke klithë e shkumzuar
Lulet vera i vyshku nëpër lëkurë po fillon të lulëzojë thartia
Të humburit prapa dyerve të humbura kush do t’i shpjerë në shtëpia
ai që u shpall i gjetur kanë për ta emërtuar me florën e shëmtuar
Nëpër këtë koridor të errët në të njëjtën ngjyrë ja edhe Ndriçimi
Ferri rrugën e vet do të godasë të ndëzur me qiri në shuplakë
Pas këngës së vet të vdekur kokën do ta gëllëtisë në turp pikllimi
Atëbotë për secilin popull do të thuret nga një përrallë me gjak
Tragjika do t’i zbulojë duart e veta prapa skenës në shpuzë a hi
Cili dru është ai që me vete po më bart solemn për varrimin e ri

(FILLIMI APO FUNDI)

Cili dru është ai që me vete po më bart solemn për varrimin e ri
Le të kërkojë fillimi zanafillën e vet nëpër fund e në fillim
Koha do të mbyllet në metaforë gjërat udhëtojnë vetë në harrim
Sikur shpuza e gjallë që i krijon banorët e vet si bozhuret në hi
As unë as ti nuk mund të krenohemi me natën e ftohtë e të zezë
Që me veten ngjesh edhe pafuqinë e simbolit nëpër atë tradhëti
Askush prej nesh nuk do të kërkojë të mbetemi vetëm në lashtësi
Vetë lashtësia Bozhuret në fushat e Kosovës është duke i ndezë
Fillimi vet po i ha gishtat e vet nga koha ngapak lazdranë
Nëse pas Uliksiadës së re do të zbutet vetë Uliksi në metaforë
Më kërkoni në eshtra nën lëkurë apo ndër gurë në ndonjë muranë
As pas vdekjes vdekja nuk kërkon shpërblim as emër o as kurorë
As kjo natë nuk do të kërkojë shpëtimtarë se ata i ka mu në gji
I mbetet Trojës së Re të shtrijë natën e vet mbi qytetin e zi
(VDEKJA NË BOZHURET E KOSOVËS)
I mbetet Trojës së Re të shtrijë natën e vet mbi qytetin e zi
E të lajmërojë errësirën që akoma fronin ta ketë në këtë vend
Vdekja e Bozhurit nëse shpallet tragjikë duhet të hyjë në legjendë
Atëbotë kush do të mundë të më krijojë të plotë nëpër këtë zbrazëti
Për bozhurin e gjorë nuk ka më as verë shpuzë hi dhe as kohë
Për vdekjen nëse askush nuk do të gjejë shërim o asnjë bar
Atëbotë fshehtësisë së saj i humbur mbeta mes mureve apo në litar
Në këtë vend të ftohtë vetë dimri im nën lëkurë e gjak më ngroh
Kur shqiponja arriti në ëndërr mbi kala atëbotë u deh vetë
A vlen të mendosh për poezinë më si për shejtërinë, o marri
Gënjeshtrës iu thyen tërë urat që të arrijë të bëhet e vërtetë
Shih: në një qytet u shpall edhe dëshmitari e ai krejt u shkri
Në të njëjtën metaforë që bozhuret i krijoi të mbesin Amshim
Fundi apo fillimi o cili do të jetë prap në këtë fund e fillim
MAGJISTRALI
Fundi apo fillimi o cili do të jetë prap në këtë fund e fillim
Alfabetin kush e zbuloi nëpër vatrën e zjarrtë përplot hi
Zëri i Orfeut do të shpupurishë kohën e vet nëpër lashtësi
Leni pluhurin eshtrat urnën si barrë të ngarkuara për amshim
Infinitoja në lojën e zezë me vdekjen e re tani po e përkryen
Guri trillon lashtësitë e mëson të flasi në gjuhë të magjisë
Rëndë është për të vërtetë gënjeshtra t’i shëmbllejë bukurisë
E diellin ngritur në simbol kombëtar në madhështi e përlyen
Inferior para vdekjes sime as vdekja më nuk mund të më qëndroj
Ç’është më e tmershe në këtë natë të sprasme: nata apo litari
Emërin gjaku lëkurës së vet në Abetaren e jetës n’urtësi e mëson
Veli e krijoi vendin e dëbuar që nga errësira e nxori udhëtari
Cili dru është ai që me vete po më bart solemn për varrimin e ri
I mbetet Trojës së Re të shtrijë natën e vet mbi qytetin e zi
( *Botuar në revistën ,,Jeta e Re” nr. 1 janar-shkurt 1971)
MBRETËRIA E RRËNUAR E KOSOVËS
Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil
Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri
Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit
Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur
Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë
As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata
Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten
Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë
Luftëtarët i varëm për degët e historisë
Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra
Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve
Apo i ndrydhën në këtë ditë që është jatagan
Nëse prapë zë fill beteja atëherë ku jemi ne
Do të ktheheshim në zanafillë apo do të mbylleshim
Në zemrat e bozhureve si në zemrat tona robër
Të ëndërrojmë parajsën e kuqe si vuajtjen tonë
Por këtu gjithçka tjetër është rrënuar përveç nesh.
SYTË NË PERON
Për çdo ditë vijnë autobusat n’kët qytet të vogël:
Sjellin lotin e ndamjeve n’takimet e patakueme kurr.
Ose buzëqeshjet n’takimet e ndamjeve. Njisoj.
Si kangën. Si dashuninë. Si ofshamën e lodhun…
Vijnë autobusat… me ta edhe njerzit me caqet e botës,
E flakën e dëshirave n’sy: Dhe harrojnë dashuninë
E dashunisë. Dhe dashunojnë dashuninë e harrimit.
Vijnë njerzit me barrët e jetës t’ngarkueme n’shpinë…
*
Përditë e përnatë vijnë edhe trenat n’kët stacion,
Dhe rrëshqasin nëpër sytë e kalimtarëve të ditës:
Ata e mbyllin plogështinë e kohës e të rrotave —
N’peronin e fundit t’gjykimit dhe t’dashunisë…
Ecin trenat që sjellin kangën e lindjes e t’vdekjes.
Dhe me udhtarët e lodhun e t’rrahun nga vetë koha —
Kthehen përherë n’udhtimin e tyne kah largësitë e lulet,
E t’untit n’rrugën e fillueme deri te buka dhe kanga…
*
O, përditë vijnë edhe qerret e Çergarëve n’kët qytet:
E na dalim dhe i presim ata që ende s’janë kthye,
Ata që kahmot janë nisë mbas hapave të bukurisë —
Me hasë trandafilin e lulzuem në skaj t’botës.
Përditë vijnë njerzit: Të panjoftun dhe të largët.
Udhtojnë nëpër dritë dhe terr. Kah jeta.
Kah dashunija dhe mënija. Kah gishtat dhe gjymtyrët.
Kah njerzit. Na dalim me i pritë ata që s’janë mes nesh…

MBASLOJA E PRIZRENIT
Unë jam në Prizren edhe kur s’jam në të
Ti më merr dhe m’i zhvesh rrobat The Të jesh
I pastër ma rregullon grimin dhe krejt atë
Që shkon me të Prizreni më mbeti matanë Them
Më kthejnë sërish aty ku isha Prizren Unë
Jam Ai Që (S) Jam Kur Jam Prizreni Imzot
Nga dora ime krijuan një statujë antike
Më lanë në Muzeum që e pushtonte qetësia Thanë
Këtu çdo gjë që (s) ishte Lojë vazhdon të jetë
Si diçka që shekujt e sfiduan nëpërmjet teje
Zbrit më poshtë Ja Ku Jam Në Prizren
Aty më ke edhe mua A nuk të thashë se unë jam Ai
Që (S) Jam Mund të më ngatërrosh me engjëllin tënd
Tekanjoz që shëtit në vend teje nëpër muret
E qetësisë Kërkon një afreskë që të gjason ty
Të mund të të shenjtërojë në mënyrën e vet
Vishni rrobat e mia të vjetëruara Dua ta shijoj
Bukurinë ashtu siç është Loja mbaroi
Edhe për një milienum të heshtjes Ajo që po
Ndodhë këtu është vetëm një variant i saj
Që njëherë ka ndodhur Ç’ u bë Prizreni
Ai është në mua Thashë Prizreni
( Prizren, 11 janar 1986)

SYTË E ZEF SEREMBES
(triptik poetik)
(VDEKJA E POETIT)
Me lulekuqet e Kosovës do të dal o shumë më i ri
A është kjo dëshirë edhe kur zogu fluturon
Në qiell edhe kur lulja në dimër nis frymon
Verën e vet e unë në gjak kala do të ngre përsëri
Në pikëllim s’kemi ditur t’i vizatojmë brigjet e detit
Por deri në dekje të këngës është edhe një dëshirë
Për t’u kthyer në epokën e gurit të fortë martirë
Që të kuptoet ajo verë e lules dhe Vdekja e Poetit
E tash si ta shëroj prej fjalëve gjakun tim
Që po ndizem i tëri kur jam në të parin varg
Që s’po mund të më kthejë as deri te emri im
Prej gjakut më duhet të udhëtoj edhe më larg
Ta vizitoj verën e humbur nëpër këto zbrazëti
Prej kohës të ndaj për vete një kohë e histori
(SYTË E ZEF SEREMBES)
Shikojnë apo shikohen në një pikë nëpër natë e errësirë
Zgjohet pluhur e historia e legjenda nëpër këto metafora
Mbas mbeten gërmadhat varret emrat e pluhuri në muzé
Koha ruan urtësinë mendimin e shpata shekullin e verdhë
Këmbët udhëtimin që filloi në zanafillë të botës
Horizontet mbeten vetëm e udhët shndërrohen në Oqean
Mbi natën që të gjithë e kanë në lëkurë sytë e trillojnë
Shikimin për atë Pikë ku çelën edhe në dyll e në hi
Vallë, a e vërteta mbeti të luhatet në luhajën e vjetëruar
Nëse s’e kapërdinë aventurat me një hurbë atë valë të kuqe
Gjithçkah e ndanë deti mbeten zgavrat e zbrazëta për varkën
Për të depërtuar matanë natës që është edhe pafundësi
Gjithçka mbete e afërt në sytë që Pikën e Shndërrojnë në Arbëri
(VARRI I ZEF SEREMBES)
Nata përsëri kërkon shtegtarë të rinj të fortë
Se në pjesën tjetër të natës bishat pinë gjak
Matanë vdekjes e dashura këndon në kroin më të bukur
Ende zgjasin ëndrrat e Polifemëve dhe Bajlozëve
Përkundër muzave që me flijime e gdhijnë këtë natë
Zemra qëndron mbi të gjitha simbolet madhështore simbol
Kjo natë përsëri kërkon shtegtarë të rinj të fortë
Që do ta përbironin flakën nëpër gishta
Pra, më kot bie shi kur zjarret mbeten të ndezura
Kalorësit e çalë nëpër planet kërkojnë vend të lirë
Në atdheun e lulkuqeve duke ëndërruar një shtegtar
Varri mbeti të shikojë vetëm atë pikë drithëruese kah qielli
A do të më njohë mua së paku në metaforë Arbëria

NATA E BARTOLOMEUT
Duhet të kalojnë mbi trupat tanë
që të mund të arrijnë atje ku je ti
Jeronim De Rada
Tokë të stuhive që lozin me zjarr e rrufe e quajtën
Thamë Bukën e shkollojmë dhe orën e gjakut
Varret i stolisën me duart tona të mbetura udhë
Merrni nga një pasqyrë dhe shikoni mrekullinë
Shiu ra e pasqyrat u shndërruan në ujë që rrjedh
Luftëtari zbuloi një lis të madh shumëdegësh
Tha Do të ngjitem deri nën zbrazje të rrufeve në qiell
Fusha iu rriti bozhuren deri në lule të ballit
Kulla mbeti zbrazët por në fshehtësi çeli zogj
Të gjithë folën gjuhën e tokës që është nën ne
Kush zbriti shkallëve të ferrit të shtatë në tokë
Mund të qëndrojë edhe në të tetin dhe të nëntin
Treguan me gisht për muranat që rrinë në lëndinë
Thamë Bukën e shkollojmë dhe erën e gjakut

METAFIZIKA E PRISHTINËS
Ky qytet shtrihet në ëndërr si të ish
I vërtetë e në Gazi-Mestan humbi qetësia
Anatema A
Është trilluar edhe një udhëtim në shuplakë
Në maje të gjuhës na ka zbritur bukuri
Prapa na kanë ndjekur një mijë e një mrekulli
Asgjë s’mund të marrësh më tepër se ç’ke
Edhe një farë të është mbjellë ndër grushta
Deri në vere balsamin e mban nën sqetulla
Nëpër këtë portë u përbiruan edhe engjujt
Që i shpikëm në hyrje për të na ruajtur O
Nga trëndafilat që i kemi në gjuhë e na flasin
Edhe mbi të gjitha magjitë që na dëbuan
Është trilluar një udhëtim i ri në shuplakë.

NOKTRUNO. KTHIMI I MARATHONOMAKUT
Kush e përmendi Marathonomakun. Ai vërtet u kthye
Pa një dorë. Unë ia fal një këmbë që të mund të eci
Por imzot ai në ngarendje harroi edhe këmbën tjetër
Ç’të bëjmë? Mund ta ndjekim edhe ne, për aq sa ai
Të arrijë në atë vend të lashtë prej nga edhe doli
Pastaj të kthehet në vete dhe në ne po aq i panjohur
Për udhëtimin që na krijoi ne shumë më të mëdhenj
Jo vetëm se ai, por edhe se vetë udhëtimi
Unë i kam zgjatur duart kah gjëra të njohura
Kah ajo bukuri që më lindi edhe mua në rrugë vetiu
Ç’tha Homeri plak për atë që ndodhi pastaj vallë
Asgjë – Pastaj u krijua edhe Ai Marathonomaku
Ndër sheshe të blerta përmendorja e tij flet vetë
Edhe për mungesën tonë në fletët e grisura të historisë
Që hëngër vetveten derisa s’na kishte ne të tillë
Siç dhe i shkelëm në kërthizën e zgjebosur
Nga epshet tona të mbyllura ndër shtyllat e gjakut
Lindi gruaja që do t’i krijonte pastaj fëmijët tanë
T’i shohin fjalët e historisë që s’na tupëroi
Globin e shndërrojnë në një top llastiku imzot
Dhe e sjellin ndër pole si diçka të pavlerë
E thonë: Hajt, po qe se mund ta zini kohën
Dhe atë lulëzim të lulekuqes në atë shishe të mbyllur
Shihni si është kthyer kah fytyrat që e njohën
Dy mijë vera më parë. Ashtu i shndërruar në purpur
Kumbonaret e qytetit të botës rrahën në mesditë
Thonë ata. Si janë ngulur të gjithë në shtiza si Issai
Në Golgothë. Dilni të gjithë nga shtëpitë tuaja
E dashuroni thellë dashurinë o deri në gjak
Një sihariq të vogël Atij Marathonomaku
Që njerëzve do t’ua dhurojë unazat e Ademit e të Havës
Për t’i krijuar edhe një herë nga epshet e ndaluara
Për ta mbyllur prapë djallin në gastaren e qelqtë
E unë i fala edhe këmbën tjetër atij Marathonomaku
Ai shpalli nokturnin në botë e Unë mbeta pa këmbë
Ç’të bëj këtu mes këtij lulëzimi që s’po më njeh
Dhe asaj që ëndërrova dy mijë vjet më parë
Kështu si njollë e shenjtëruar në midis të majës
Që e krijoi pikëllimi im edhe tri pëllëmbë mbi mua
Të eci edhe për një hap më tej historisë
Që s’u trupërua nga unë edhe pse Ai Marathonomaku
U kthye për t’i marrë të gjitha ato gjëra
Që njëherë i la këtu. Shkoi të mundë vetëm vetveten
U kthye duarthatë të lotojë së bashku me mua
Për atë që e pata dhe tash më është kthyer në harresë.

 

(Marrë nga Nacional)


Send this to a friend