Voal – Qeveria gjermane ka hedhur poshtë të mërkurën deklaratat e një dite më parë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili shkaktoi hallakamë duke thënë se për Holokaustin Hitlerin e këshilloi myftiu palestinez i Jerusalemit.
“Të gjithë gjermanët e dinë historinë e çmendurisë raciste vrastare të nazistëve, e cila, me Holokaustin, çoi në një ndërprerje të civilizimit… Kjo mësohet në shkollat gjermane për një arsye të vetme – që kjo të mos harrohet kurrë”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënës i Angela Merkelit.
“Ne e dimë se përgjegjësia për këtë krim kundër njerëzimit është gjermane dhe se ajo është vërtet jona”, ka shtuar ai.
Disa orë para se të fluturonte për një vizitë në Gjermani, Benjamin Netanyahu ka thënë të martën në mbrëmje para Kongresit Sionist Botëror në Jerusalem se myftiu, Haxhi Amin al Husseini, e kishte inspiruar Adolf Hitlerin për shfarosjen e hebrenjve.
“Hitleri nuk dëshironte t’i shfaroste hebrenjtë në atë kohë, ai donte vetëm t’i dëbonte”, ka deklaruar z. Netanyahu në fjalimin e tij. “Dhe, Haxhi Amin al Husseini ka shkuar ta takojë Hitlerin dhe i ka thënë: “Nëse i dëbon, ata të gjithë do të vijnë këtu”.
Teksa ka folur për këtë bisedë që është zhvilluar më 1941, kryeministri izraelit ka thënë se Hitleri kishte pyetur: “E çfarë duhet të bëj me ata?”, e myftiu i është përgjigjur: “Digji!”.
Shumë zyrtarë të opozitës izraelite dhe specialistë të çështjes së Holokaustit e kanë kritikuar këtë deklaratë të kryeministrit Netanyahu, të cilin e kanë akuzuar se po e shtrembëron realitetin historik.
“Të thuhet se myftiu qe i pari që ia përmendi Hitlerit idenë për të vrarë ose djegur hebrenjtë nuk është korrekte”, ka komentuar Dina Porat, profesoreshë në Universitetin e Tel Avivit dhe historian në memorialin e Yad Vashemit. “Ideja për ta pastruar botën nga hebrenjtë është një temë qendrore në ideologjinë e Hitlerit shumë kohë para se ta takonte myftiun”, ka shtuar ajo.
Arsyeja pse Netanyahu i bëri këto komente mbetet e paqartë. Por ajo ndodh në një kohë tensionesh në rritje ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. /Zëri/
Mos harroni se ne kohen e tij dhe Satlini ka vrare rreth 1 Milion cifut.
Shqiptari I shpetoi dhe I mbrojti cifutet nga gjermani.
Me shume duhet ti shperbleje dhe ti ndihmojne cifuti Shqiperine dhe Shqiptaret.
Cifuteve nuk i mungon asnje gjate diteve te sotme.
Ato jane te krimbur me leke.