KRISHTLINDJE
Ditë e Shenjtë
Ditë që kudo sjell
Gëzim, buzëqeshje,
Urime, dhurata, përqafime,
Shpresë, besim, lumturi.
Esht’ dita e Shenjtë
Që në jetë solli ATË,
JEZUSIN: të të gjithëve…
Shpëtimtarin e njerëzisë .
Sot në këtë ditë
gjithçka është më e bukur,
e shndritëshme, merr jetë
e përtërirë gjithësia,
gëzimi përpin retë …
Fëmijët më të lumturit
në këtë ditë të Shenjtë,
në këtë ditë Qelibar
Dhuratat e shumta presin
Ti hapin e shohin sa më par’
****
OH SA MREKULLI
Bardhësi,vezullim,dritat e Krishtlindjes
Që shtëpitë, rrugët, pemët zbukurojnë
Makina të parkuara mbuluar me dëborë .
Kjo pamja e magjishme
që në këto mbrëmje shikojmë
Diku një grup gazmor,
Janë fëmijë,të rinj, të reja
Që qeshin, lozin sa bukuri!
Lindi HYJNI, JEZUSI lindi
Oh sa mrekulli!