Ai i kujton Lulzim Bashës se para se të kërkojë përjashtimin e personave të inkriminuar nga PS-ja duhet t’u kërkojë të njëjtën gjë edhe personave të implikuar nga partia e tij, siç është rasti konkret i Arben Ristanit.
Postimi i Meminaj:
“Çfare parashikon Ligji Dekriminalizimit per Sekretarin e Pergjithshem , Arben Ristani ???
Menjehere pas miratimit te ligjit te dekriminalizimit Kryetari Basha doli ne nje konference per shtyp dhe deklaroi se Ligji per dekriminalizimin, interes kombetar i permbushur. Beteja vazhdon deri ne pastrimin e politikes.
Nese ka histori suksesi ne te berit opozite keto dy vjet eshte dekriminalizimi i politikes shqiptare, shikohet si nje arritje e madhe pasi eshte mjaft e rendesishme edhe per ambiciet e Shqiperise ne procesin e integrimit Europian.
Te gjithe shqiptaret e pershendeten kete arritje te z. Basha dhe do mbahet mend si dita ku fitoi e mira mbi te keqen, personalisht ne te gjitha debatet e kam inkurajuar dhe e kam pare si element kyç per zhvillimet demokratike ne vend dhe ne nje status ne fb me te drejt e kam quajtur “Ligji Basha”.
Pas miratimit te paketes se dekriminalizimit Kryetari Basha garantoi cdo qytetar se ligji do te zbatohet pike per pike nga Ai dhe Partia Demokratike ne cdo hap , me funksionaret dhe te zgjedhurit e Partise Demokratike.
Jo me larg se dje qytetaret shqiptare jane njohur me te vertetat e para qe rezultojne nga fillimi i zbatimit te ligjit nga formularet e vetdeklarimit.
Dhe nga deklarimet e bera, Sekretari i Pergjithshem, Arben Ristani del se ka qene i denuar me 5 muaj burg ne vitin 1994.
Zoti Basha, qytetaret duan te dijne nese Arben Ristani do te jap doreheqjen nga funksioni i Sekretarit te Pergjithshem apo do ja kerkoni Ju ?”/ Citynews
Komentet