VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kostandinos Kaçifa u përcoll për në banesën e fundit

By | November 8, 2018

Komentet

Haki Çako: Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur për situatën e pazakontë me zjarret në vend, ku deri më tani dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta.

Në një deklaratë për mediat, Çako u shpreh se prej datës 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë. Këtë situatë ai e ka cilësuar të pazakontë, ndërsa shton se të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut”, tha Çako.

Ai shtoi më tej se autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit, ndërsa theksoi se

Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies . Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria  një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojne e  ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura të angazhojnë të  gjitha strukturat,institucionet, vullnetarët dhe komunitetin.”, u shpreh ai.

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbulohet porosia e Bashës për deputetët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, nga ku mësohet se ka dhënë porosi për organizmin e protestave.

I pari i demokratëve ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme, nërsa u ka kërkuar detputetëve që të mos rrinë në kafene, por të takohen me qytetarët.

 

“Nuk dua të rrini nëpër kafe, vetëm takime intensive me qytetatët. Protestat të jenë sa me masive. Të gjithë strukturat të jenë të pregatitura per zgjedhje krahas organizimit te protestave.”, mësohet të ketë thënë Basha.

Rama hyri gabim në sfidën seksuale kur i tha Bashës, ‘lider pa hallate – Nga Artur ZHEJI

Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak.
Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.

Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.
Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur ta kundërshtojë dhe të drejtojë vrullin e investimeve në hekur dhe beton, drejt Paskuqanit, te Bulevardi i ri, për të krijuar aty, Tiranën e Re2.

Përtej kësaj, zemërata dhe zulma e vrerit ishte pjesa dërmuese e fjalës kryeministrore, ngjizur me helm të trashur gjarpri, të etur për revansh dhe hakmarrje, sepse punët e tij, nuk janë fare mirë. Dhe kjo është e dukshme dhe nuk mbulohet dot me mjegullën e fjalëve të tij, që ngjanin me një klithëm të papërmbajtur tërbimi, më shumë se sa me një arsyetim kryeministror.

Por pjesa më e ndjerë dhe më e përsosur në metafora, ngjyresa, kthesa, karambole, emfaza, gëlbaza, drithërima, hakërrime, paralajmërime, kërcënime, shpërfytyrime, erdhi te pjesa e spërkatjes me llum të Opozitës dhe të gazetarëve.

Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive.

Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.
Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?)
Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë.
Por kjo është një çështje tjetër…

360grade.al

Haradinaj përkujton masakrën në tri fshatrat e Rahovecit: Kriminelët duhet të sillen para drejtësisë

Kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e saj masakrën e ndodhur mbi popullsinë shqiptare në fsharat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova si shoqëri dhe si shtet, nuk do të pushojë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, dhe për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë, raporton lajmi.net.

Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Lezha e Mirdita nën flakë, digjen rreth 17 hektarë pyje

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore në njësinë administrative Ungrej të Lezhës.

Flakët fillimisht kanë rënë në zonën e quajtur Frengen, ndërsa më pas të ndihmuara nga era kanë përfshirë rreth 10 hektarë pyje deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor kanë shkuar në vend ngjarje dhe me anë të mjeteve rrethanore kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Zjarri i rënë nuk rrezikon të afrohet pranë banesave. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në fshatin Gëziq në Mirditë. Deri tani raportohet për rreth 7 hektarë të djegur.

Terreni malor nuk lejon futjen e makinave zjarrfikëse dhe ka vështirësuar punën e shërbimit zjarrfikës të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

PD mblodhi Këshillin e Kryetarëve, del me thirrje për qytetarët, jep njoftimin e rëndësishëm

Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar  të mbahet me 13 prill, duke nisur nga ora 18:00.

Ky vendim është marrë gjatë kësaj pasditeje, pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve.

 

Sakaq, “në fuqi mbete” vendimi për protestë në çdo seancë plenare që do të zhvillohet, sikurse është bërë edhe më herët, përgjatë javëve të fundit.

Protesta e fundit e opozitës së bashkuar,  u zhvillua të enjten para Kuvendit ndërsa mbahej seanca plenare.

Rama, gjuhë të ashpër dhe një ftesë për opozitën

Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot opozitën të ulen së bashku për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, si për të eksperimentuar votimin dhe numërimin elektronik ashtu dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shitblerjen e votës. Duke folur në një takim në Sheshin Nënë Tereza, ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn si kandidat për mandatin e dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë

Socialistët kishin thirrur sot kongresin e tyre elektoral në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku ata rikonfirmuan paraprakisht 7 kandidatë të tyre. Por më shumë se ajo çka u zhvillua në sallë, vëmendjen e tërhoqi takimi që ndërkohë ishte organizuar në Sheshin Nënë Tereza, aty pranë “për të kërkuar një mandate të ri për Erion Veliajnë dhe Partinë socialiste në Tiranë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Takimi, si shumë të tjerë të organizuar së fundmi nga kreu i Qeverisë, dukej të ishte dhe një provë force e numrash, përballë opozitës e cila ka lënë parlamentin dhe i është drejtuar protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Një akt që për zotin Rama është “tradhëti ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik”, por që siç u shpreh ai mbetet zgjedhje e vetë opozitës, ndërsa refuzoi kategorikisht çdo mundësi për marrje e dhënie pushteti në tavolinë, sië u shpreh ai: “Mendojnë se duke e kthyer Shqipërinë në rrumpallën e paligjshmërisë, sherrit, konfuzionit, do të detyrojnë ndërkombëarët që të ndërhyjnë që t’u hapin këtre të dëshpëruarve rrugën e pushtetit në tavolinë. Ta harrojnë. Vetë e zgjodhët t’i jepeni rrugës, në rrugë do rrini. Ne s’kemi as mandate t’u japim ju pushtet në tavolinë, dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj”

Zoti Rama pati megjithatë një propozim për opozitën, duke e ftuar që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për të eksperimentuar që tani votimin dhe numërimin elktronik, si dhe për të përfshrë në kodin penal cdo masë ndëshkimi për shitblerjen e votës, “dhe nëse ju në zgjedhjet e 30 Qershorit, fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme që në vjeshtë”

Por opozita, ndonëse nuk ka deklaruar se s’do të marrë pjesë në zgjedhje, këmbëngul se më Ramën kryeministër nuk mund të ketë proces zgjedhor. Kreu i Qeverisë u shfaq shpërfillës ndaj një skenari të tillë: “Punë e madhe fort. Mos u fusni. Askush nuk futet në këtë sistem me zor në zgjedhje. Kush do, futet, kush nuk do s’futet, por ama askujt nuk i ndalohet dot të zgjedhë dhe të zgjidhet, kur vjen dita e zgjedhjeve. Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit, të mbarojë një herë e mirë”.

Sipas kryeministrit opozita i druhet humbjes në zgjedhje: “Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Nuk fiton as në Partinë e tij nëse nuk i vjedh. Ndërsa LSI-ja sot nuk përfaqëson më askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën”

Dhe për presidentin Meta e deklaratat e tij të fundit, për rrezikun e një junte ushtarake dhe se, , ishte gati të sakrifikonte jetën, duke bërë krahasimin me ish presidentin kilian Salvador Allende, zoti Rama tha jo pa ironi e me tone gati tallëse: “Rri i qetë dhe mos i ço më në mendje ato çudira, se na hutove”.

PD: Përgjimet e reja provojnë lidhjet e qeverisë me botën e krimit

Partia Demokratike e opozitës publikoi sot dy përgjime të reja telefonike, që provojnë, sipas saj, lidhjet e qeverisë Rama me njerëz të botës së krimit.

Përfaqësuesi i PD-së, Ervin Salianji, u tregoi mediave dy biseda telefonike të drejtorit të policisë së Fierit dhe personit që besohet se është dëshmitari i rremë kundër opozitës, që sipas tij provojnë përpjekjet për të mbuluar lidhjet e dyshimta ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të qeverisë Rama me trafikantë narkotikësh, si edhe përfshirjen në këtë çështje të sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla.

“Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe skandalin e përfshirjes në narko-trafik si dhe lehtësirat e trafikut të drogës për vëllain e ish-ministrit të brendshëm, deputetit socialist Fatmir Xhafaj” – tha zoti Salianji.

Sipas tij, prokuroria zotëron një mori përgjimesh zyrtare, që faktojnë aferat kriminale të drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste në sajimin e një dëshmitari të rremë kundër opozitës.

Partia Demokratike deklaroi se prokuroria po shkel ligjin dhe Kushtetutën, duke mos i zbardhur këto përgjime, ku provohen shërbimet politike antiligjore të kreut të policisë në favor të Partisë Socialiste, qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Opozita deklaroi se përgjimet zyrtare të prokurorisë provojnë degradimin e shtetit dhe policisë deri në lehtësimin për trafikun e drogës dhe në mbrojtjen e trafikantëve të drogës.

“Fakti se si një drejtues policie i dërgon pagesa dëshmitarit të rremë kundër opozitës, tha zoti Salianji – tregon se si në qeverinë e Edi Ramës pushtetin real e kanë kriminelët, tregon nënshtrimin e policisë dhe prokurorisë ndaj tyre”.

Sipas tij, faktet në dosje tregojnë shpërdorimin e detyrës nga ish-ministri i brendshëm, drejtuesi kryesor i policisë dhe ai i Fierit, përfshirjen e numrit dy të partisë në pushtet në sajimin e një dëshmitari të rremë, për të shpëtuar nga drejtësia trafikantët e drogës dhe kriminelët. “Në një vend me drejtësi normale, të gjithë këta sot duhet të ishin në bankën e akuzës” – tha përfaqësuesi i opozitës.

Publikohet biseda +18, Drejtori i policisë në telefon me Fredi Alizotin: Dikush do sjellë paratë! Të kam q…motrën (video)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe i marrë i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale” ka publikuar një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje.

Bëhet fjalë për një bisedë audio i publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare. Bëhet fjalë për një një bisedë audio mes dy personave që sipas Salianjit, janë drejtori i Policisë së Fierit dhe ai që e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.


Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç thotë Salianji. Biseda mes të tyre zhvillohet me tone të ashpra e të shara, aq sa ish-deputeti e cilëson “komunikim +18”.

“Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18”,- shkruan ai.

Dalin të tjera përgjime për ‘Babalen’, Fredi Alizoti merr lekët: Kam folur edhe me Taulant Ballën

Ervin Salianji ka bërë publike, përgjime te rëja në lidhje me dosjen hetimore të fabrikimit të dëshmitarit Fredi Alizoti nga ana e qeverisë socialiste.

Salianji i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes ‘Xhafaj-Babale’ nga selia e PD-së sot nxori përgjimet ku tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Nga përgjimet, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh.

Por këtë të shtunë, Salianji tha se Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policisë.Lojtës Videosh

Atentat avokatit të Shullazit dhe Çapjave, 3 të shtëna me silenciator

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Raportohet se në qendër të qytetit është vrarë me armë zjarri një avokat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta.

Mësohet se i vrarë ka mbetur avokati Ravik Gurra.

Ai ka qenë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, si edhe fisit Çapja në Elbasan.

Mësohet se ndaj tij është shtënë 3 herë me silenciator.

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.

Zbulohen ndërkohë emrat e dy personave me të cilët po pinte kafenë avokati që u ekzekutua mbrëmjen e sotme, Ravik Gurra.

Burime zyrtare i thanë “Balkanweb’ se njëri prej tyre është juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha si dhe Astrit Telhallari miq të përbashkët mes tyre.

Ata janë marrë në pyetje si dëshmitarët kyç të vrasjes së avokatit Ravik Gurra , baba i dy vajzave që studiojnë në Londër.

Ndërkaq ende nuk ka asnjë pistë ku të jetë i orientuar hetimi paraprak , ndërsa forca të shumta policie prej disa orësh ushtrojnë kontrolle nëpër postblloqe në kryqëzime në të katër anët e qytetit të Elbasanit.

/Express

Gazmend Bardhi për Edi Ramën: I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët

Sekretari përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka sulmuar kryeministrin Rama, ndërsa shkruan se halli i tij nuk është hapja e negociatave, por ruajtja e karriges me çdo kusht.

Në një postim në facebook, ai shkruan se ishte pikërisht ky “hall  që e detyroi të fshihej 4 ditë më radhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi”.

 

Postimi i plotë i Bardhit:

Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite.

Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më radhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.

Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës. Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët. Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie.

#Protestoj

#ShqipëriasiEuropa